Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Sot.

  1. #1

    Sot.

    Sot si cdo dite tjeter, hapa syte pasi ra zilja e celularit per te me ber zgjimin, shoh oren edhe shpresoja mos te kishin ikur dritat se skisha fuqi te lahesha pa drita.. fati madh drita kishte. Mendova te lahem shpejt e shpejt qe te pakten te arrija te beja ndonje gje per te ngren ne mengjes, *gjithmone duke menduar per dritat* mbarova shpejt e shpejt u lava edhe ika ne kuzhine mendova te skuq nja dy veze si mengjes qe eshte, vura gjalpin te shkrihej *se vezet me pelqejn me gjalp* edhe prita gjer sa te shkrihej ca edhe hudha vezet, por sa hudha vezet une, dritat u fiken. Mbeta pa mengjes edhe sot, vezet i hodha mu desh pak kohe qe te pastroja tiganin.. nejse e gjith kjo mbaroi, dola pa mengjes si cdo dite ne kto 3 muajt e fundit, me eshte ber normale, mengjesin se ha kurre tani. Dola jashte edhe si cdo njeri tjeter ne mengjes kam qejf te me rrije koka pak pushim nga zhurmat, por nuk ishte e thene, sa dola jashte degjoj nja 15 gjeneratore te ndezur ne gjith rrugen ku shkoja te blija gazetat.. Tmerr, koka filloi te me dhimbte qe ne mengjes, mendova me vete te pija ndonje paracetamol, por pastaj u kujtova se isha pa ngrene.. vajta ne pune ngrita qepenin e pagrasatuar qe ben nje zhurme allahu na rujt.. edhe futem brenda.. ndeza te gjith kondicioneret edhe hapa dritaret te qarkulloje ajri... sa ulem ne karrige ndez PC, kur ja bejn dritat pafffff fiken edhe ktu.. ( e kan me orare nuk fiken te gjitha njesoj ) mbeta edhe pa kafe se sa doja te ulesha te lokali poshte te porosisja kafen, iken dritat... eeeeeeee thashe kshu ska lezet, me hipen nervat, thyeva ca gjeta perpara.. mbaroi edhe 5-minutsh terrori duke luftuar me veten time.. (kjo si pasoje e dritave qe skemi) tani qe po shkruaj, jam ulur ktu ne karrige, kam ndezur gjeneratorin, edhe po plas vape sepse temperatura mund te jete siper 37 grade, edhe ne skemi me cte freskohemi, jemi kthyer ne mesjete, ku skishte drita edhe uje, te gjith mbushnin uje neper lumenj.. po e keqja eshte se ktu skemi as lume ku te mbushim uje.. do mbijetojme (shpresoj)

    Gjithsesi kaq e pati mengjesi...

  2. #2
    SOT: Dite e re, ma ben zgjimin qe ne oren 7.30, nje telefonte me beri te zgjohem.. nuk fjeta dot me, megjithse kisha ren te flija ne oren 3.40 te mengjesit.. zgjohem, edhe duke ndjekur keshillen e 2043, nuk e vrava mendjen per dritat, tani po mesohemi, megjithse nga kto gjera po behemi me gangrene ne koke.. bera nje dush qe ne oren 7.45, hengra mengjes, edhe mu kujtua fjala e 2043 "ndihem si qefull"

    Dola jashte, punen do e hapja nga ora 9.00 perfitova nga rasti te dilja te pija nje kafe ne ndonje lokal tjeter se te i zakonshmi ka filluar mos te me pelqeje me, ulem ne lokal edhe porosis kafen, kamarieri me sjell nje lori caffe e cila te vjen e idhet qe nga goja gjer ne stomak... me zor e piva, cti besh gjera e idheta nuk pihen qe ne mengjes, edhe mendoja me vete... Po ky qe ka Lori Caffen sa e mashtron kte popull, duke i dhen nje kafe qelbsire per te pire, edhe te tjeret e blejn vetem se Reklama kryesore behet te top channel... bahhh cfar turpi.

    Sot ishte dita e pare edhe e fundit q futesha ne ate lokal, isha mesuar te lokali qe e pi perdite, kjoske e vogel por te pakten e pi Illy Caffe, duket 100 her me e mire se Lori Caffe... mendova me vete, sa keq qe se piva atje ku e pi gjithmone, leket me iken, edhe gurmazi mu be i idhet.

    U ngrita paguajta, edhe ika ne pune.. pas nja 1 ore iken dritat, temperatura ne tirane eshte rreth 43 grade celsius.. edhe un ne kte moment ju besohet apo jo.. JAM UJE NE DJERSE.

    kaq edhe per sot ne mengjes..

  3. #3
    SOT:

    Dite me ndryshe se te tjerat, u zgjova vone, sepse mbreme nuk arrita te flinja nga vapa e madhe, kondicionerin nuk e mbaj dot ndezur sepse me dhemb koka, kshu ndejta pa fjetur gjer vone.. nga mengjesi nje zgjim i turbullt mezi hapa syte, dje isha lodhur shume, plus qe me erdhen ca oferta te reja pune.. nga nje ane jam i lumtur sepse gjendja ekonomike do jete me e qendrueshme. nga ana tjeter do lodhem pak me shume, por ska rendesi, e rendesishme eshte qe te punoj. si cdo dite rutina mengjesit, dil pi kafe edhe ik ne pune.. eshte ber monotone, shyqyr qe do ndryshoj sistem nga 1 shtatori.. megjithse ndihem i lodhur.. jam edhe i lumtur.. gjume me vjen, por akoma e kam mendjen se si erdhen gjerat kshu.. eshte dicka fantastike... per momentin akoma se kam mbyllur punen time, gjer me 1 shtator do plas vape ktu ku jam, edhe tani jam qull ne djerse, sepse ska drita edhe me gjenerator nuk mbahen shum gjera ndezur!!

    Sa do doja te isha ne plazh...

  4. #4
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    SOT
    Gjumin e kam bere,gjithe naten,duke degjuar tik takun e shiut ne xham.....me sakte shi e bore bashke
    Dhe ne mengjes dola ne dritare,shof,rruget e mbushura me debore.Dhe pa dashur,i dhash nje pershendetje debores se pare te vitit.Eshte ftohte ,po kendeshem.
    ...sa do te doja te ishte e shtune.....
    Wild and crazy can't be lazy

  5. #5
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Sot nje dite jo vetem kalimtare ne jeten e njeriut!
    Me e plotesuar se dita qe lash dje!
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  6. #6
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anėtarėsuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    sot lexova do sende palidhje ne kete forum,
    e neser eshte edhe nje dite...
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sot me ra zilja ne oren 8.00 se ne ate ore zgjohem, por sot per cudi me flihej shume, edhe fika celularin pa e vrare mendjen se do shkoja ne pune.
    Zgjohem rreth ores 9.00, lahem vishem, edhe nisem per ne pune, shoh qe pastruesja kishte ik, normale kishte prit 1 ore.. e mora ne telefon i thashe hajde pastro vendin, leri llafet.
    U ula poshte te lokali duke pire kafe, tani ne oren 10.00 iken dritat, ndeza gjeneratorin.. edhe ja ku jam, duke shkruar ne forum, me zhurmen e gjeneratorit edhe muzike tek my-music.. cfar jete!!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •