Sot si cdo dite tjeter, hapa syte pasi ra zilja e celularit per te me ber zgjimin, shoh oren edhe shpresoja mos te kishin ikur dritat se skisha fuqi te lahesha pa drita.. fati madh drita kishte. Mendova te lahem shpejt e shpejt qe te pakten te arrija te beja ndonje gje per te ngren ne mengjes, *gjithmone duke menduar per dritat* mbarova shpejt e shpejt u lava edhe ika ne kuzhine mendova te skuq nja dy veze si mengjes qe eshte, vura gjalpin te shkrihej *se vezet me pelqejn me gjalp* edhe prita gjer sa te shkrihej ca edhe hudha vezet, por sa hudha vezet une, dritat u fiken. Mbeta pa mengjes edhe sot, vezet i hodha mu desh pak kohe qe te pastroja tiganin.. nejse e gjith kjo mbaroi, dola pa mengjes si cdo dite ne kto 3 muajt e fundit, me eshte ber normale, mengjesin se ha kurre tani. Dola jashte edhe si cdo njeri tjeter ne mengjes kam qejf te me rrije koka pak pushim nga zhurmat, por nuk ishte e thene, sa dola jashte degjoj nja 15 gjeneratore te ndezur ne gjith rrugen ku shkoja te blija gazetat.. Tmerr, koka filloi te me dhimbte qe ne mengjes, mendova me vete te pija ndonje paracetamol, por pastaj u kujtova se isha pa ngrene.. vajta ne pune ngrita qepenin e pagrasatuar qe ben nje zhurme allahu na rujt.. edhe futem brenda.. ndeza te gjith kondicioneret edhe hapa dritaret te qarkulloje ajri... sa ulem ne karrige ndez PC, kur ja bejn dritat pafffff fiken edhe ktu.. ( e kan me orare nuk fiken te gjitha njesoj ) mbeta edhe pa kafe se sa doja te ulesha te lokali poshte te porosisja kafen, iken dritat... eeeeeeee thashe kshu ska lezet, me hipen nervat, thyeva ca gjeta perpara.. mbaroi edhe 5-minutsh terrori duke luftuar me veten time.. (kjo si pasoje e dritave qe skemi) tani qe po shkruaj, jam ulur ktu ne karrige, kam ndezur gjeneratorin, edhe po plas vape sepse temperatura mund te jete siper 37 grade, edhe ne skemi me cte freskohemi, jemi kthyer ne mesjete, ku skishte drita edhe uje, te gjith mbushnin uje neper lumenj.. po e keqja eshte se ktu skemi as lume ku te mbushim uje.. do mbijetojme (shpresoj)
Gjithsesi kaq e pati mengjesi...
Krijoni Kontakt