Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Mehmet Gjevori [1910 - 2007]

    Mehmet Gjevori apo Mehmet Xhevori ishte pishtar i devotshėm i arsimit shqip dhe tėrė jetėn ia kushtoi zhvillimit tė arsimit dhe pėrhapjes sė dijes nė Kosovė", u tha nė akademinė komemorative.

    Autori i Abetares sė parė Shqipe nė Kosovė, mėsuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori, ndėrroi jetė dje nė moshėn 93 vjeēare. Familjarė, miq tė shumtė dhe personalitete tė jetės politike e shoqėrore, bėnė homazhe pranė arkivolit tė tij, ndėrsa pėr nder tė jetės dhe veprimtarisė sė tij tė bujshme qė la nė sferėn e arsimit shqip, nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u mbajt mbledhje komemorative. Mėsuesi Mehmet i lindur nė Elbasan tė Shqipėrisė, shėrbeu nė Kosovė pėr plot 67 vjet. Pėr jetėn dhe veprėn e tij, folėn akademik Pajazit Nushi dhe zv.ministri i arsimit, Fevzi Berisha. Telegrame ngushllimi pėr familjen Gjevori kanė dėrguar presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe personalitete tė tjera. Mehmet Gjevori ishte nderuar me urdhėrin Naim Frashėri tė klasit tė I mė 1994 nga president i Republikės sė Shqipėrisė ndėrsa nė vitin 2003 me Medaljen e artė tė Lidhjes sė Prizrenit, nga ish presidenti, Ibrahim Rugova. Varrimi i Mehmet Gjevorit u bė nė varrezat e qytetit nė Prishtinė.

    02.05.07

    Requiem per profesorin e nderuar:




    Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-08-2007 mė 00:01

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Udhėheqėsit e vendit dėrgojnė telegrame ngushėllimi me rastin e vdekjes sė veteranit tė arsimit, Mehmet Gjevori

    Me rastin e vdekjes sė veteranit tė arsimit, Mehmet Gjevori, udhėheqėsit mė tė lartė tė institucioneve tė vendit iu kanė dėrguar telegrame ngushėllimi familjes Gjevori dhe MASHT-it. Telegrame ngushėllimi kanė dėrguar presidenti Sejdiu, kryeparlamentari Berisha, kryeministri Agim Ēeku, Kryesia e LDK-sė, kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi, kryetari i ORA-s, Veton Surroi, etj..
    Me dhimbje morėm lajmin pėr vdekjen e prindit tuaj, mėsuesit tė dalluar tė Kosovės, Mehmet Gjevori. Me kėtė rast, ju shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta, ju familje e nderuar, thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė presidentit Sejdiu..

    Mehmet Gjevori ėshtė nga emrat e rrallė tė arsimit shqip nė Kosovė, i cili gati njė shekull tė plotė jetė ia kushtoi edukimit dhe arsimimit tė brezave nė Kosovė. Erdhi nė Kosovė atėherė kur na u desh mė sė shumti dhe qėndroi nė Kosovė pėr gjithė kohėt e vėshtira qė kaluam si popull pėr tė qenė kėmbėngulės nė misionin e tij tė shenjtė. Si autor i abetares sė parė shqipe nė Kosovė, Mehmet Gjevori me pėrkushtim tė rrallė shpėrndau shkronjėn shqipe gjithandej nėpėr Kosovė.

    E gjithė krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ka njė mision tė pėrbashkėt nė pėrhapjen e dijes dhe tė kulturės shqiptare.

    Pėr rolin e veēantė tė tij prej mėsuesi dhe atdhetari, Presidenti Rugova e ka dekoruar me Medaljen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė u jepet personaliteteve tė rralla pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm nė veprimtari atdhetare.

    I falemi pėrgjithmonė pėrkushtimit tė tij jetėsor, pėrfundon telegrami i ngushėllimit tė Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu.


    Nė telegramin e ngushėllimit tė kryeparlamentarit Berisha thuhet:

    “Me pikėllim tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e veteranit tė arsimit shqip nė Kosovė, Mehmet Gjevori. Kontributi i tij pėr arsimin nė Kosovė ishte i jashtėzakonshėm, sepse bazėn e kishte te dashuria e tij pėr Kosovėn dhe pėr shkollėn shqipe. Me tė njėjtin entuziazėm u shqua gjithmonė, qė nga ditėt e Luftės sė Dytė Botėrore, kur erdhi pėr herė tė parė nė Kosovė, e pastaj edhe nė tė gjitha aktivitetet e tij pėr tė luftuar analfabetizmin, nė hartimin e abetareve dhe tė teksteve mėsimore dhe pėr tė avancuar arsimin dhe shkollėn nė Kosovė. Me emrin e tij janė tė lidhura tė gjitha pėrpjekjet madhore nė lėmin e arsimit. Ishte pedagog, autor tekstesh letrare, autor i disa abetareve, autor i monografive.

    Me vdekjen e Mehmet Gjevorit, arsimi shqip dhe Kosova ka humbur njė intelektual tė pėrmasave tė veēanta, i cili me punėn e vet tė palodhshme ka shkruar pėr tė gjallė tė tij emrin me shkronja tė arta nė pėrpjekjet e Kosovės pėr arsimim dhe pėr progres.

    Mehmet Gjevori u shndėrrua nė simbol dhe nė personalitet tė admiruar tė arsimit dhe tė shkollės shqipe.

    Nė emrin tim dhe nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės, pranoni ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e kėtij burri tė madh tė Kosovės”, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime e Kuvendit tė Kosovės.


    Telegrami i ngushėllimit i kryeministrit Ēeku


    Nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė emrin tim personal, ju lutem qė t’i pranoni ngushėllimet tona mė tė sinqerta pėr humbjen e z. Mehmet Gjevori, veteranin e shquar tė arsimit nė Kosovė, thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė kryeministrit Ēeku

    Pėr Kosovėn dhe popullin e saj, z. Gjevori do tė kujtohet gjithmonė si njė veteran arsimi, studiues e mėsues i palodhur, dhe si autori i parė i Abetares nė Kosovė. Mehmet Gjevori kontribuoi nė hapjen e shkollave shqipe, dhe punoi pa u lodhur pėr zhdukjen e analfabetizmit nė Kosovė.

    Hartuesi i abetares sė parė shqipe nė Kosovė, nga gjeneratat, do tė pėrkujtohet me pietetin e njeriut qė pėr njė gjysmė shekulli kontribuoi pėr ngritjen e nivelit tė arsimit dhe edukimit nė Kosovė.

    Qeveria dhe populli i Kosovės ndajnė pikėllimin pėr humbjen e z. Gjevori sė bashku me familjen e tij. Largimi i tij lė njė boshllėk tė madh nė Kosovė, veēanėrisht nė arsim, thuhet nė telegramin e Kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku.


    Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės ndan me ju dhimbjen pėr vdekjen e njėrit ndėr mė tė mdhenjtė dhe ndėr tė parėt mėsues tė Kosovės, prindit tuaj, z. Mehmet Gjevori. Me kėtė rast, ju lutemi tė na lejoni t’ju shpresim ngushėllimet tona mė tė sinqerta.

    Pėr ne Mehmet Gjevori mbetet njėri nga emrat e rrallė tė arsimit shqip nė Kosovė, i tėrė jetėn ia kushtoi edukimit dhe arsimimit tė brezave nė Kosovė. Pėrkushtimi i tij ndaj zhvillimit tė arsimit nė Kosovė, si dhe pėrkrahja qė ai i dha nismės sė njeriut tė madh tė letrave e tė dijeve, ish-ministrit tė Arsimit tė Shqipėrisė, Ernest Koliqit, qė tė vinte nė Kosovė pėr tė pėrhapur rrezen e dritės e tė arsimimit, e bėjnė atė tė nderuar nė tė gjithė hapėsirėn shqipiptare dhe pėr tė gjithė brezat.

    Autor i abetares sė parė shqipe nė Kosovė, Mehmet Gjevori mbetet model i vullnetit tė pathyeshėm pėr tė shpėrndarė shkronjėn shqipe gjithandej nėpėr Kosovė dhe njeri i respektuar nga tė gjithė.

    I falemi pėrkushtimit tė tij jetėsor, thuhet nė telegramin e Kryesisė sė LDK-sė,



    Me dhimbje tė thellė mora lajmin pėr humbjen e mė tė dashurit tuaj, mėsuesit tonė tė nderuar z. Mehmet Gjevori, thotė nė telegramin e tij tė ngushėllimit, kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi

    Mė lejoni tė shprehė admirimin tim mė tė thellė pėr mėsuesin tonė. Pėr mua
    dhe pėr gjeneratėn time z. Gjevori ishte burim i pashterueshėm frymėzimi.


    I tillė do tė vazhdojė tė jetė pėr breza tė tėrė. Emri dhe puna e tij e palodhshme nė emancipimin e gjeneratave, nė thyerjen e territ tė padijes dhe analfabetizmit do tė kujtohet pėrgjithmonė dhe do tė pėrjetėsohet nė emra rrugėsh e shkollash tė cilat me mburrje do tė bartin emrin e njeriut qė dha tėrė jetėn pėr shkollė e dituri, thuhet nė telegramin e kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi.

    Mbledhja komemorative do tė mbahet nė orėn 14 nė Teatrin Kombėtar, ndėrkaq varrimi i tė ndjerit Mehmet Gjevori bėhet nė orėn 16:00 nė varrezat e qytetit nė Prishtinė.


    Telegram ngushėllimi i Veton Surroit

    Kryetari i Partisė Reformiste ORA, Veton Surroi, i ka dėrguar telegram ngushėllimi familjes Gjevori, pėr humbjen e intelektualit tė madh Mehmet Gjevori.

    Nė telegramin e shkruar nga Surroi thuhet: “Mė lejoni t’ju shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta tė mija dhe ato tė Partisė Reformiste ORA pėr humbjen e mė tė dashurit tuaj, Mehmet Gjevorit. Vdekja e Mehmet Gjevorit ėshtė humbje e cila prek jo vetėm e familjen tuaj, por nė njė mėnyrė edhe tė gjitha familjet kosovare. Mehmet Gjevorit ėshtė simbol i arsimimit dhe emancipimit tonė kombėtar”.


    Mė tej nė telegram ngushėllimi thuhet se ”falė angazhimit tė tij dhe miqve tė tij, Kosova nisi rrugėn e cila e nxirrte atė nga errėsira e analfabetizmit dhe i mundėsonte popullit tė saj perspektivė mė tė mirė. Kjo rrugė e cila po zgjatė ende, do tė ishte mė e varfėr pa kontributin e shkėlqyer tė dashurit tuaj dhe tonit, Mehmet Gjevorit”, thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Veton Surroit..

    RTK

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Mėsuesit tė madh Mehmet Gjevori

    Sh, 16-06-2007, 07:03pm (GMT+1)


    Epitaf

    O udhėtare, sa hėre udhėve tė atdheut tė kaloni,
    dhe sa herė qė tė shikoni dritėn lart nga yjėsia,
    ndaloni pak o njerėz, se aty ėshtė Gjevori,
    njėri nder yjet mė tė ndritshėm qė pati Shqipėria!

    Ma ndalni hapin pak, dhe gjurin pėrkuleni,
    para vorrit tė tij ju heshtje mbani,
    njė lule Trėndafili ma vini mbi trup tė tij,
    se pėr ju erdhi ai, nga derė e Elbasanit!

    Pastaj sėrish ju ecni krenarė nė udhėn tuaj,
    se krenarė ishte mėsuesi pėr ju gjithnji,
    ai qė ju mėsoje se si atdheun ta duani,
    dhe pėr gjuhėn tė punoni, siē punojė ai!


    Autori: Llemadeo Dukagjini

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Varroset veterani i arsimit, Mehmet Gjevori

    e mėrkurė . 02 maj 2007

    Ėshtė varrosur nė varreza tė Prishtinės, pishtari i arsimit shqip, Mehmet Gjevori. Para ceremonisė sė varrimit, nė Teatrin Kombėtar, ėshtė mbajtur njė akademi komemorative. Akademiku, Pajazit Nushi, ka thėnė se “ka ardhur ēasti tė ndahemi nga mėsuesi ynė nga Elbasani, i cili ka ardhur pėr njė qėllim tė vetėm – zhvillimin e arsimit nė Kosovė. Zėvendėsministri i Arsimit, Shkencės dhe i Teknologjisė, Fevzi Berisha, ka deklaruar se arsimi shqip nė Kosovė, pėrgjithmonė, do tė mbajė emrin e Mehmet Gjevorit. Familjes Gjevori i janė dėrguar telegrame ngushėllimi nga krerė institucionesh vendėse dhe nga liderė partish.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    "Nga tė gjitha dekoratat qė kam marrė deri mė tani, unė veēoj kėtė tė Presidentit tė Kosovės", thotė Mehmet Gjevori

    Prishtinė, 30 qershor (KIC) - Falenderoj pėrzemėrsisht Presidentin e Kosovės, Dr.Ibrahim Rugovėn, pėr Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, qė ma dha me rastin e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e arsimit tė Kosovės, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj nė mbarėvajtjen e shkollės nė Kosovė, nė fushėn e hartimit tė teksteve shkollore, si dhe tė mirėkuptimit e tė pėrkrahjes sė Lėvizjes Demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi nė vitet '90-ta, - shkruan nė njė letėr falenderimi drejtuar Presidentit Rugova punonjėsi veteran nė fushėn e arsimit, Mehmet Gjevori.

    Ai mė tutje shkruan: "Nga tė gjitha dekoratat qė kam marrė deri mė tani, unė veēoj kėtė tė Presidentit tė Kosovės, Dr.Ibrahim Rugovės, dhėnė mė 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artė "Naim Frashėri t klasit I" tė Kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė, Dr.Sali Berishės, dhėnė nė Tiranė, mė 11 prill 1994, pėr shėrbimin nė shkollat shqipe nė Shqipėrinė Veriore e Lindore, jashtė kufijve politikė tė vitit 1913 tė shtetit shqiptar".

    "Me sinqeritetin mė tė madh njerėzor veēoj e theksoj se kėto dy dekorata tė arta i konsideroj jo vetėm si sukses timin personal, por edhe tė tė gjithė punonjėsve tė arsimit, qė kanė shėrbyer e kontribuar nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare.

    Me kėtė rast Ju premtoj se do tė vazhdoj tė punoj me Ju pėr zyrtarizimin sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės sonė tė dashur e tė shtrenjtė, sepse disa herė e kam thėnė se, ndonėse jam i lindur nė Elbasan, vendlindje tė dytė kam Kosovėn, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet nė fushėn e arsimit dhe tė edukimit tė brezave tė rinj", thotė ne letrėn e tij Mehmet Gjevori.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Elbasan: Tubim per arsimin ne Kosove

    Prishtine, 19 nentor 1998 (QIK) - E Shtuna e 14 nentorit mblodhi ne
    sallen e konferencave te bashkise, intelektualet elbasanas, ne nje
    takim me pedagoget shqiptare nga Kosova, Mehmet Gjevori dhe Tahir
    Z.Berisha. Ne qender te tubimit ishin veprat: "Shenime e kujtime"
    te z.Gjevori dhe libri i z. Berisha " Tregime ne vete te pare".
    Gjithcka u zhvillua ne nje amtosfere permallimi e nostalgjie. Pas
    6 dekadash mesuesi 86 vjecar Mehmet Gjevori, i kthehet qytetit te
    lindjes. Ketu e pat burimin edhe ajo fryme respekti qe pershkonte
    edhe referatet e mbajtura nga Reshit Koburja, Hyjni Ceka, Zeqir
    Sarja dhe Sefedin Trungu. E gjithe kjo veprimtari atdhetare u
    nderua nga prania e z.Muhamet Bicaj, minister i arsimit per
    Kosoven.
    Te takim folen edhe miqte. Duhet nenvizuar se si ne fjalen e
    z.Muhamet Bicaj ashtu edhe ne pershendetjen e Tahir Z.Berishes iu
    be nje vleresim i larte gjithe atyre "normalisteve" qe me 1941
    erdhen ne Kosove dhe ngriten atje 400 shkollat e para shqipe.
    Homazhe ne kete soleminitet iu bene ve^anerisht "Mesuesit te
    Popullit Peter Elezit, themeluesit te gjimnazit shqiptar te Pejes,
    profesoreve Lirak Dodbiba e Vasil Andoni, te Normales se
    Prishtines, Tajar Hatipit, Gavrill Santos, Xhemal Vocit, Selim
    Vocit etj.
    Pas ceremonise se promovimit se veprave te shquara te pranishmit
    bene edhe nje vizite ne muzeun e Normales se Elbasanit. Ketu te
    gjithe mesuesit pensioniste pjesemarres deklaruan se "te gjithe
    keshtu si^ jemi, jemi gati te vihemi nen drejtimin tuaj e te
    sherbejme pa rroge, atje ku te jete nevoja...Per Kosoven as qe e
    ndiejme peshen e viteve, shkruan "Zeri i Popullit".

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •