Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Raport nga ICG: Pavarësi ose luftë

    Gazeta Express (Artan Mustafa)
    PAVARESI OSE LUFTE

    Bisedimet 120 ditëshe nuk do të rezultojnë me zgjidhje të dalë nga marrëveshja mes palëve. Europa duhet të punojë që sa më shumë shtete të saj të njohin pavarësinë e Kosovës, kur ajo të shpallet. Në të kundërtën, rrezikohet konflikt i përgjakshëm dhe dëmtim i vet kredibilitetit të bllokut 27 anëtarësh. Këto janë përfundimet e një raporti të ICG'së.

    Prishtinë, 21 gusht —

    Bashkimi Europian duhet të shfrytëzojë bisedimet 120 ditëshe që të nxis përgatitjen e sa më shumë vendeve anëtare për të njohur pavarësinë e Kosovës, thotë një raport i ri i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. E njohur për analiza të respektuara, qendra e mendimit me seli në Bruksel i është drejtuar Grupit të Kontaktit me parashikimin se faza e negociatave nën patronatin e tyre pritet të mos nxjerrë zgjidhje
    me të cilën të dyja palët do të pajtoheshin. "Grupi i Kontaktit duhet të lëvizë duke marrë parasysh se një marrëveshje me Rusinë që Këshilli i
    Sigurimit të autorizojë implementimin e planit të Ahtisaarit nuk është e arritshme dhe se nuk do të ketë zgjedhje të dalë me marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të koncentrohet në masa për implementimin e planit për pavarësinë e mbikëqyrur", ka rekomanduar raporti që i kërkon BE'së t'i japë fund qorrsokakut të Kosovës. Për më shumë ajo u kërkon këtyre qendrave ndërkombëtare të përkushtohen intensivisht me shtetet skeptike anëtare të BE'së në lidhje me pavarësinë e Kosovës duke u sqaruar qartësisht dhe publikisht çmimet e larta në mungesës së veprimit.

    Grupi thotë se nuk duhet pasur bisedime më shumë se katër muaj të cilat duhet të përfundojnë me raportimin e 10 dhjetorit tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB'së. Për më shumë, organizata shton se delegacioni i Kosovës nuk duhet të ballafaqohet me presion për të bërë më shumë koncesione përtej planit të Martti Ahtisaarit, përveç ndonjë inkurajimi për masa të mëtejme në lidhje me komunitetin serb nëse delegacioni i Beogradit pajtohet me pavarësinë. Por adresa kryesore e rekomandimeve është Brukseli të cilit i është thënë të bëjë prioritet kryesor Kosovën dhe të cilit i është rikujtuar se nuk ka alternativë ndaj pavarësisë së mbikëqyrur. "Strategjia e preferuar e BE'së dhe SHBA'së për ta sjellë Kosovën tek pavarësia e mbikëqyrur nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB'së ka dështuar, duke pasuar deklarimin e Rusisë se do të përdorë veton", thotë raporti. Kështu që është koha për aksion europian. Raporti analizon se BE rrezikon një konflikt të ri të përgjakshëm
    dhe destabilizues meqë shqiptarëve të Kosovës po u rritet shqetësimi dhe pritet të deklarojnë pavarësinë e njëanshme në mungesë të një alternative kredibile.

    Për të shmangur kaosin në prag, BE dhe shtetet e saj anëtare duhet të pranojnë tash përgjegjësinë primare për të sjellë Kosovën në pavarësi të mbikëqyrur. ICG shton se rreziqet për Europënshkaku i mosveprimit janë thelbësore. "Përpara përfundimit të vitit, liderët e shqiptarëve të Kosovës do të gjenden nën atë që pritet të jetë presion i brendshëm për të deklaruar pavarësinë, me ose pa mbështetje të jashtme. Nëse ata veprojnë dhe nuk mbështeten, Kosova do të çahet: Serbia do rimarrë veriun nga lumi Ibër, serbët në vendet tjera do të zhduken dhe tetë vjet të ndërtimit të institucioneve nën drejtimin ndërkombëtar do të jenë humbur". Kjo, sipas ICG'së, do të destabilizonte shtetet fqinje ku do të rritej presioni për ndarje në vija etnike, BE do të përballej me refugjatë dhe krim të organizuar me burim nga rajoni dhe do me diskreditim të politikës së jashtme të përbashkët. "Sa më shpejt BE ose shumica domethënëse e shteteve anëtare deklarohen të gatshme të mbështesin një Kosovë të pavarur, shanset janë më të mira për parandalimin e këtij dëmi", sugjeron raporti. ICG thotë se anëtarët e BE dhe SHBA duhet të sigurojnë se ato nuk do të copëtojnë planin për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës të nxjerrë nga emisari
    Martti Ahtisaari. Madje ato duhet të shfrytëzojnë katër muajt për të siguruar një aleancë që do të koordinojë tranzicionin e Kosovës në pavarësi. Ajo rekomandon që BE, SHBA, NATO duhet që të jenë të përgatitura të nisin tranzicionin katër mujor që do të dërgonte në
    pavarësinë e Kosovës sipas planit të Martti Ahtisaarit. Ajo periudhë, sipas saj, duhet të shfrytëzohet për të mbledhur deklarimet e njohjes të shtetit të pavarur me kusht nga sa më shumë qeveri që të jetë e mundur; që të nxjerret dhe të ngritën legjislacioni dhe institucionet e parashikuara me planin e Martti Ahtisaarit dhe që Qeveria e Kosovës të ftoj BE dhe NATO'n të marrin përgjegjësitë. Ajo madje ka shtuar se nuk është e domosdoshme që të gjitha shtetet europiane të njohin pavarësinë e Kosovës. Nëse disa shtete skeptike nuk pajtohen me dërgimin e misionit, blloku duhet të përdorë një rrugë që lejohet në legjislacionin e saj me rregullën "Enhenced corporation"
    (Bashkëveprim i Rritur).

    Në pjesën tjetër të rekomandimeve ICG ka thënë se NATO duhet të konsultohet me ato shtete që hezitojnë të njohin Kosovën dhe që kontributorët e atyre shteteve të zëvendësohen më të tjerë nga ato që e njohin atë Dhe për më shumë, nëse Komiteti i NATO's nuk pajtohet
    me vazhdimin e misionit në Kosovë sipas planit të Martti Ahtisaarit, atëherë SHBA dhe shtetet e BE'së që do ta njohin duhet të jenë të përgatitura të dërgojnë forcat e tyre të kryejnë detyrat e sigurisë.

    ICG ka inkurajuar edhe Parlamentin e Kosovës të përgatitet të shpallë periudhën 120 ditëshe sipas planit të Martti Ahtisaarit në dhjetor 2007 me të gjitha obligimet që dalin prej saj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 22-08-2007 më 16:31

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2005, 08:43
  4. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •