Epilepsia e kores tëmthore të trurit jep një efekt të pazakonshëm anësor. Tek disa pacientë ajo shkreh halucinacione fetare duke i bërë njerëzit të mendojnë p.sh. se kanë vdekur apo kanë sjellë në jetë Krishtin.
Sipas profesor Vilayanur Ramachandran të Universitetit të Kalifornisë në ShBA edhe fanepsja e profetëve dhe apostujve mund të ketë qenë shkrehur nga kjo sëmundje. Mos vallë Pali (Paulus) dhe Musai (Moses) vuanin nga epilepsia e lobit tëmthor ?
Kjo i bën dijetarët të mendojnë se mos Zoti ndoshta është vetëm një shpikje e trurit tonë.
Dëshmi e parë klinike mbi atë që feja është e ngulitur në tru vjen nga profesori Vilayanur Ramachandran. Në një ekran ai u tregon njerëzve me dhe pa epilepsinë e kores tëmthore të trurit tre lloje fjalësh: asnjanëse, me domethënie seksuale dhe fetare. Për të krahasuar kundërveprimet e njerëzve, ai mat qëndresën e lëkurës së personave të testuar. Për këtë vendosen dy elektroda në gishta. Ato matin, se sa shumë djersitin personat e testuar. Përfundimi është i habitshëm: Njerëzit me këtë lloj epilepsie reagojnë me më të madhe ndaj fjalëve fetare, ndërkohë që njerëzit normalë djersiten më së tepërmi në rastin e fjalëve seksuale.
Pra një ndryshim patologjik i veprimtarisë së trurit të bën më të ndjeshëm ndaj fesë. Për të arritur të njëjtin efekt nëpërmjet ndryshimit artificial të veprimtarisë së trurit dr. Michael Persinger (Majkëll Përsinxhër) ka zhvilluar një makinë e cila ngacmon koren tëmthore të trurit (lobin temporal) nëpërmjet impulsesh elektromagnetike. Personit në testim i fashohen sytë, pastaj i vihet në kokë një kaskë motori e modifikuar me 8 rrotulla magnetike. Nga dhoma ngjitur dr. Persinger mundet të ndryshojë fushat magnetike. 80 përqind të pjesëmarrësve u duket sikur është dikush aty në dhomë me ta, ndonëse janë krejt vetëm. Besimtarët e interpretojnë këtë ndjenjë si të ishte Zoti.
Por jo gjithkush mund të ndjejë këtë gjë. Sipas dr. Persinger njerëzit ndryshojnë shumë për sa i përket masës së ndjeshmërisë. Ka nga ata që nuk ndjejnë asgjë e deri tek epileptikët e lobit tëmthor që janë tepër të ndjeshëm.
Krijoni Kontakt