Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Zoti në tru – epilepsia e kores tëmthore të trurit

    Epilepsia e kores tëmthore të trurit jep një efekt të pazakonshëm anësor. Tek disa pacientë ajo shkreh halucinacione fetare duke i bërë njerëzit të mendojnë p.sh. se kanë vdekur apo kanë sjellë në jetë Krishtin.

    Sipas profesor Vilayanur Ramachandran të Universitetit të Kalifornisë në ShBA edhe fanepsja e profetëve dhe apostujve mund të ketë qenë shkrehur nga kjo sëmundje. Mos vallë Pali (Paulus) dhe Musai (Moses) vuanin nga epilepsia e lobit tëmthor ?
    Kjo i bën dijetarët të mendojnë se mos Zoti ndoshta është vetëm një shpikje e trurit tonë.

    Dëshmi e parë klinike mbi atë që feja është e ngulitur në tru vjen nga profesori Vilayanur Ramachandran. Në një ekran ai u tregon njerëzve me dhe pa epilepsinë e kores tëmthore të trurit tre lloje fjalësh: asnjanëse, me domethënie seksuale dhe fetare. Për të krahasuar kundërveprimet e njerëzve, ai mat qëndresën e lëkurës së personave të testuar. Për këtë vendosen dy elektroda në gishta. Ato matin, se sa shumë djersitin personat e testuar. Përfundimi është i habitshëm: Njerëzit me këtë lloj epilepsie reagojnë me më të madhe ndaj fjalëve fetare, ndërkohë që njerëzit normalë djersiten më së tepërmi në rastin e fjalëve seksuale.

    Pra një ndryshim patologjik i veprimtarisë së trurit të bën më të ndjeshëm ndaj fesë. Për të arritur të njëjtin efekt nëpërmjet ndryshimit artificial të veprimtarisë së trurit dr. Michael Persinger (Majkëll Përsinxhër) ka zhvilluar një makinë e cila ngacmon koren tëmthore të trurit (lobin temporal) nëpërmjet impulsesh elektromagnetike. Personit në testim i fashohen sytë, pastaj i vihet në kokë një kaskë motori e modifikuar me 8 rrotulla magnetike. Nga dhoma ngjitur dr. Persinger mundet të ndryshojë fushat magnetike. 80 përqind të pjesëmarrësve u duket sikur është dikush aty në dhomë me ta, ndonëse janë krejt vetëm. Besimtarët e interpretojnë këtë ndjenjë si të ishte Zoti.

    Por jo gjithkush mund të ndjejë këtë gjë. Sipas dr. Persinger njerëzit ndryshojnë shumë për sa i përket masës së ndjeshmërisë. Ka nga ata që nuk ndjejnë asgjë e deri tek epileptikët e lobit tëmthor që janë tepër të ndjeshëm.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    I bukur ky shpjegim i zotit ,shkencor fare....sipas kesaj,gjyshi dhe gjyshja paskan qene me epilepsi se me siguri djersisnin per fjalet fetare,po ashtu mbare europa deri para 200 vjetesh ishte me kete lloj epilepsie.... Paskan filluar me ike skic robte
    e ka mire gjyshja ime ,po prishet bota.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    Po ti djersitesh nga fjalet fetare apo seksuale miush?

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes?
    Nga YaSmiN në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 266
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:55
  2. Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti
    Nga toni007 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 09:05
  3. Zona e trurit qe kontrollon levizjet
    Nga optimus.prime në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 13:34
  4. Sa i mprehtë është 'largimi i trurit'?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  5. Perberja e trurit te njeriut.
    Nga White_Angel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •