E nderuar moter Abigail. Se pari dua te te falenderoj per shkrimet qe ti ke sjelle , sepse me te vertet ato kishin nje domethenie teper te madhe per cdo te krishtere.
Tani qe te mos zgjatemi le te flasim rreth ceshtjes sone.
Vertet ju beni nje pyetje teper te rendesishme ne lidhje me shembelltyren e 10 virgjereshave.
Se pari te ftoj qe ta lexosh perseri kete shembelltyre, dhe une kryesisht do te te paraqes, gjithmone nen mesimin dhe udheheqjen e Frymes se Perendise, nje kend te gjere veshtrimi , nga ku ju mund te njihni dhe te kuptoni thelbin e kesaj shembelltyre.
Jezusi qysh ne fillim na paraqet 10 virgjeresha, dhe ashtu sic e thame edhe ne shkrimin e mesiperm, te dhjeta keto virgjeresha simbolizojne , te KRISHTERET. Me poshte Jezusi na jep nje ekspoze te qarte duke na ZBULUAR se, midis Virgjereshave kishte nje ndryshim thelbesor. 5 prej tyre ishin te MENCURA, dhe pese te tjerat BUDALLAQE. Me fjalet te MENCURA dhe BUDALLAQE, Jezsui nuk ka qellim qe te na tregoje aftesine MENDORE te njeriut. Jezusi ketu eshte duke folur per DITURINE e Perendise, dhe DITURINE qe vjen prej njeriut. Jezusi na tregon se , Virgjereshat e MENCURA kishin DITURINE qe vjen prej Perendise, ndersa virgjereshat budallaqe, kishin DITURINE qe vjen prej njeriut. Tek 1Korin:2:14-16, Apostulli Pal naj jep nje zbulese teper te qarte ne lidheje me ate cka JEzusi kerkon te na tregoje. Konkretisht Pali thote:
" Dhe njeriu NATYROR nuk mund ti RROKE ( ti prese, ti pranoje dhe ti mare) gjerat qe jane te Frymes se Shenjte, sepse per te jane MAREZI dhe nuk mund ti njohe.."
Pra Pali e shpjegon fare qarte se, cfare do te thote te qenit "virgjereshe budallaqe" per Perendine. (DITURIA e njeriut eshte MArrezi per Perendine ). Keshtu kemi arritur ne konkluzionin se , Virgjereshat budallaqe , simbolizojn ata te krishtere , te cilet jane ende nen vullnet te MISHIT , dhe ai qe eshte i MISHIT nuk eshte i FRYMES Gjon:1:12-13. Ai qe eshte nen vullnet te MISHIT, nuk eshte i RILINDUR prej se lartmiGjon:3:3-5. Por le te vazhdojme perseri me Palin tek Letra e Korinthasve.
Ne vargun me poshte Pali thote:
" Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit qe te mund ta mesoje ate? Por ne kemi MENDJEN E KRISHTIT."
Te gjithe ata qe kane MENDJEN e Krishtit , jane virgjeresha te MENCURA. Pra e nderuar Abigail, mendoj se ju do te kini mare nje zbulese te plote rreth 5 virgjereshave te MENCURA dhe 5 Virgjereshave BUDALLAQE.
Ndryshimi qe virgjereshat kishin nga njeratjetra ishte pikerisht DITURIA, dhe DITURIA ne te krishterin e vertete dhe te rilindur ,eshte Krishti 1Korin:1:30. Pra me 5 virgjershat e mencura Jeusi na tregon besimtaret e vertete kristjane , te cilet kane Krishtin ne zemer te tyre, dhe te kesh Krishtin se pari do te thote : te jesh i RILINDUR, dhe se dyti , te jesh i shpetuar, sepse je bir i Perendise dhe trashegimtar.
Qysh prej fillimi te kesaj shembelltyre dhe deri ne fund, Jezusi na tregon se, rrugen drejt shpetimit e ndoqen vetem 5 virgjereshat e MENCURA, dhe keshtu vetem ato munden te hynin ne dasmen e dhendrit. Por perse? Sepse ato kishin DITURINE e plote per ta perfunduar ate rruge qe kishin nisur. Krishti me kete fakt na tregon se , ne RRUGEN e SHPETIMIT ecin vetem te SHPETUARIT. Une rend si ai qe e fiton garen , thote apostulli Pal. Kjo deshmi e Palit ka shume rendesi per te krishterin. Veshtro nje vrapsit ne pisten e gares. Fituesi eshte gjithmone i pari nga te tjeret gjate kohes qe ata vrapojne, por ai behet fitues dhe mer titullin FITIMTAR, pasi ka keputur perin e finishit. Pra nese e shohim kete vrapist ne dy momente, gjate gares si dhe mbas saj, dalim ne te njejtin perfundim se : ai edhe kur rendte ishti i pari ( dmth fitimtari) por edhe kur ai e keputi perin ishte fitues. por ndryshimi i vetem eshte se pasi ai keputi perin , ju dha mundesi qe te merte TROFEUN, te cilin Pali e quan Kurore te drejtesise, 2Timot:4:8. Pali gjate gjithe kohes deklaron se eshte i shpetuar, pra ai quan te fituar GAREN Filip:1:23. Por "TROFEUN" do ta mar, thote Pali, pasi te vete ne Krishti. Ky fakt ka rendeis shume te madhe. Prandaj dhe pak me siper te thashe se, ne rrugen e shpetimit ecin vetem TE SHPETUARIT. Shikoje kete fakt tek 10 virgjereshat. Ne dasme hyne vetem 5 virgjereshat e mencura. Eshte anormale dhe allogjike te mendosh se, njera prej 5virgjereshave te MENCURA edhe mund te mos hynte ne dasme , qe do te thote: te HUMBASESH e SHPETIMIN. Jezusi na tregon pergjate shembelltyres se, vetem te MENCURAt kryen plotesisht veprimet e nje te SHPEUTARI dhe te RILINDURI ne Krisht. Ndersa Budallaqet kryen verpime te nje te PASHPETUARI , dhe te parilinduri ne Krisht.
Me poshte Jeuzusi na tregon konkretisht se cdo te thote te jesh i MENCUR apo BUDALLA per Perendine. Te dhjeta keto "VAJZA" mbanin te njejtin emer, Virgjeresha( dmth, te krishtere), te dhjeta Virgjereshat ishin se bashku ( te krishteret ne kishe), te dhejta virgjereshat kishin te njejtin qellim, te dhejta Virgjereshat prisnin dhendrin, pra deri ketu ne shohim se ato ecnin ne te njejten linje. Por duhet thene se, e megjithse ato ecnin ne te njejten "linje" , ato gjate gjithe kohes kishin te njejtin ndryshim: 5 ishin BUDALLAQE dhe 5 te tjerat ishin te MENCURA. Jezusi eshte Perendi dhe ai na jep veshtrimin e Perendise mbi kishen e tij. Ai di qe prej fillimit se kush eshte Budallai dhe kush eshte i Zgjuari, kush eshte i shpetuari dhe kush eshte i humburi. Kur Jeusi deshmon se 5 ishin budallaqe dhe 5 ishin te mencura, ai na jep nje zbulese te vertete qe vjen prej SYRIT te Perendise, i cili njeh gjithshka qysh prej fillimit. Pra nese 5 virgjereshat budallaqe do te kishin qene dikur te mencura, Jezsui nuk do te linte pa na e zbuluar kete fakt shume te rendesishem. Veshtroi te gjitha shembelltyrat e Jezusit, ato kane ne thelb shikimin dhe deshmine qe vjen prej Perendise. Pra JEzusi naj tregon gjerat qysh prej fillimit.
Por cili ishte rezultati perfundimtar i 10 virgjereshave? 5prej tyre mbeten jashte, ndersa 5 te tjerat hyne tek dhendri. Pra vetem pese virgjersha arriten ta realizojne poltesisht QELLIMIN. Dhe realizimi i Qellimit erdhi vetem si rezultat i DITURISE qe vepronte tek Virgjereshat e MEncura ( Vepra e Krishtit ne zemer te besimtarit).
Jezusi ne vargun 3-4, na zbulon THELBIN e kesaj Shembelltyre, te ciles duhet ti kushtoje vemendje cdo i Krishtre. konkretisht Jezusi thote:
" Budallaqet kur moren LLAMBAT e TYRE , nuk moren me vete VAJIN, kurese te MENCURAT , bashke me LLAMBAT moren dhe VAJIN ne ENET e tyre."
Abigail, ketu po e nderpres biseden time, dhe do ta vazhdoj neser.
Zoti Krisht te bekofte, dhe ndjehem i gezuar , qe Zoti Krisht me perdori mua, per tju sherbyer sado pak ne Zbulesn dhe mesazhin e Ungjillit.
ps. vendodhja ime nuk eshe stabel ne nje vend, une shkoj ne nje kishe prozbiteriane, dhe jam nje evangjelist i Krishtit.
Por gjithsesi , bibla dhe lutja jane pjese e jetes sime.
deshmeusi.
Krijoni Kontakt