Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shenja e Kryqit ne Testamentin e Vjeter

    Ne keto dite te sotme, ne te cilat shumekush hutohet pas modes, shkollat e fundit biblike tentojne ta ndajne Testamentin eVjeter prej atij te Riut. Pergjigja jone karshi ketyre mesuesve sipas "modes" edhe "ne rryme me te tjeret" eshte se Testamenti i Vjeter eshte sikur i Riu, qe te dyja jane libra te Jisu Krishtit edhe Vepres se Tij shpetimtare.

    Qe prej fillimit e deri ne fund te Testamentit te Vjeter, tema kryesore eshte ardhja e Mesias, Clirimtarit te Israelit edhe Kombeve.

    Testamenti i Vjeter ne gjithesine tij, eshte nje imazh i Testamentit te Ri, edhe i destinuar te kaloje. Eshte prej Shen Pavlit, gojes se Krishtit, qe thote ne letren e Hebrejve se Perendia, duke shpallur se do te beje nje Testament te Ri, Ai e vjeterson te parin (shih Heb 8:13). Keshtu ata qe mendojne se Testamenti i Vjeter eshte i shkeputur prej te Riut, jane te gabuar. Ja se si shprehen Kisha ne Hymnet e saj:

    Hija e Ligjit kaloi
    me ardhjen e Hirit, o Virgjereshe
    Edhe ashtu sikunder Shkurrja u dogj pa u shkrumbuar,
    O Virgjereshe, ti linde
    e Virgjereshe mbete
    edhe ne vend te kollones se zjarrte
    doli Dielli i Drejtesise,
    edhe ne vend te Moisiut,
    Krishti, Shpetimtari i shpirteve tane.


    (prej Theotikonit te Sherbeses se Mbremesores se te Shtunes, toni II)

    Ai qe ka sy shpirteror, mund te shohe me lehtesi ne Testamentin e Vjeter, Driten e te Riut qe e deperton tejpertej. Pas te gjitha ngjarjeve ne historine e Hebrejve, mund te shihet se si shpaloset plani shpetimtar Hyjnor edhe degjohen hapat e Mesise ne afrim.

    Patriarket, Profetet, Flijimet, Figurat fetare ne adhurim, shpallja e ardhjes se Perendise-njeri, edhe nuk u profetizua vetem per Krishtin. Njerezit qe do te merrnin pjese ne Tragjedine Hyjnoro-njerezore jane profetizuar po ashtu si Joan Pagezori, Apostojt, armiqte e Krishtit, edhe Shenja e Birit te njeriut - Kryqi.

    Viti Kishtar fillon ne Shtator, muaj ne te cilin ne festojme Ngritjen e Kryqit (14 - Shtator). Mbi Kryqin nuk eshte profitizuar vetem ne Testamentin e Vjter, por po ashtu, nqs do te mund te thuhej, edhe ne Testamentin e Ri. Kryqi do te shfaqet, duke i paraprire ardhjes se Shpetimtarit, ne Diten e Lavdishme te Ardhjes se Tij te dyte.

    "Edhe atehere do te shfaqet Shenja e Birit te njeriut ne Qiell, edhe atehere do te bejne vaj te gjitha kombet e dheut, edhe do te shohin te Birin e njeriut te vije mbi rete e Qiellit me fuqi e lavdi." (Matheu 24:30). Profeti Isaia thote se :".....edhe qeverisja (mbreterimi) do te jete mbi supet e Tij...." (Is 9:5). Mbreteria eshte Kryqi qe Shpetimtari mbajti mbi supe. Mbreteria eshte pushteti i Tij. "....edhe me eshte dhene cdo pushtet si ne qiell edhe mbi dhe" (Math28:18).

    ************

    Shenja e pare mistike edhe misterioze e Kryqit eshte e fshehur qe ne Parajsen e Edenit. Ne ate livadh qiellor e festiv, ku nuk kish mekate, prishje apo vdekje, njeriu jetonte ne bekim edhe njohuri te Perendise. Atje ishin mbjelle Peme te mrekullueshme te te gjitha llojeve. Midis tyre ishin dy Peme misterioze, Pema e Jetes edhe e Njohjes se te mires edhe te se keqes (Gjen 2:9).

    Ajo Peme e Jetes, te Cilen njeriu nuk e shijoi, eshte shenja e pare edhe me e vjetra e Kryqit te nderuar. Ka patur shume simbole persa i perket Kryqit ne Testamentin e Vjeter, por asnje prej tyre nuk ishte aq i qarte sa Pema e Jetes. Do tu duhej vetem ti hidhnit nje veshtrim Teologjise se Eterve edhe Himnologjise Kishtare, qe te zbulohet afrimiteti i madh i Pemes se Jetes me Pemen e Kryqit. Kryqi eshte pershkruar si i nderuar, si i shenjte, edhe mbi te gjitha, si Peme e Jetes, Pema Jetedhenese, Pema Jetembajtese, etj. Keto emertime shpallin se per Kishen, Kryqi eshte Pema e re e Jetes.

    "Nqs do te me pyesnin, se cfare eshte gjeja me e admirueshme qe beri Krishti, - thote Shen Joan Gojearti (Krysostomos) - une do ta lija menjeane qiellin, dheun (token), detin, Ringjalljen e shume te vdekurve edhe te gjitha mrekullite e tjera, edhe do te nxirrja vetem Kryqin, qe eshte me i lavdishmi nga te gjithe..."


    Ne imazhin e Pemes se Jetes edhe ne ate te Pemes se Kryqit Kisha ka pare Sakrificen e Adamit te ri, Krishtit, Perendi-njeri, i vetmi i pamekate, vuajtesi i vetevullnetshem per shpetimin e njeriut prej mekatit edhe vdekjes se perhershme. Me sy shpirterore mund te shihet se cfare ishte Pema e Jetes, perpara Renies sone prej lartesise te bukurise sonte te pare, edhe po ashtu ate se cfare eshte Kryqi pas Shpetimit.

    Zoti, thote shen Pavli Apostolli, na desh ne Krishtin, para themelimit te botes. Pra, perpara krijimit te botes, Perendia e kish planifikuar (deifikimin) hyjnizimin e njeriut. Por njeriu, i mashtruar prej keshilles se gjarperit-djall, mendoi se mund te behj Perendi prej vete vetes, me fuqine e tij, pa Hirin e Krijuesit te tij. Eshte ky plan hyjnor, i hyjnizimit te njeriut, i cili sherbeu si nje argument per djallin qe te shpjere te paret tane drejt marrezise.


    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-01-2003 mė 06:28

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Ne kete menyre pra, njeriu nxitoi qe te shijonte prej Pemes se Njohurise, e cila do te mund ta bente ate te barabarte me Perendine, edhe pse ai nuk i ishte dhene e drejta qe te merrte prej saj. Por ajo qe u be, sihte e kunderta e asaj qe pritej. Syte e tij u hapen, thote Shkrimi, edhe ai njohu te miren e te keqen, ai pa se ishte lakuriq, edhe u frikesua.

    Keshtu qe pra njeriu te mos jetonte ne nje vdekje te perjteshme shpirterore - edhe ky eshte nje aspekt tjeter i misterit - Perendia e perzuri ate nga Parajsa.

    Perendia e lejoi vdekjen edhe prishjen truperore prej Meshires, Faljes, edhe Dashurise, ne menyre qe vdekja shpirterore te mos ishte e perjeteshme, sikunder eshte fatkeqesia e lakuriqesise, qe eshte me fjale te tjera, mungesa e prezences se Hirit te Zotit.

    Shen Vasili i Madh e ngre kete mister ne anaforen e Liturgjise se tij, ".....ne Gjykimin Tend te drejte, o Perendi, Ju e debuat Adamin prej Parajses edhe e vendoset ate ne kete bote. Ju e kthyet ate ne dhe, prej ku ishte marre, e gjitha kjo, ndersa po e pergatisje ate per Shpetimin me ane te Rilindjes se Shuguruait Tend te vetem. Pasi Ti nuk e refuzove perhera krijesen qe Ti vete e gatove, O i Vetmi Perendi, e as nuk e harrove vepren e duarve te Tua..."


    Shen Kozma Melodiozi, kompozitori i kanonit per Ngritjen e Kryqit, e permbledh shume bukur kete teologji ne Troparin e odes se peste, ku ai po ashtu e identifikon Pemen e Jetes me Kryqin:


    Mbi ty, o Peme e perkujtueshme
    u var Krishti.
    Ishe ti o Kryq, te cilin ruante shpata rrotulluese
    qe mbronte Edenin.
    Edhe Kerubimet e frikshem bien permbys
    para Krishtit qe u var mbi Ty,
    duke i dhene paqe shpirteve tane.



    Njeriu, i padenje per ndermin hyjnor, u perzu larg prej Pemes se Jetes, qe ruhej prej Kerubimeve edhe shpates rrotulluese. (Shih Gjen 3:24)


    Pyetja qe mund te behet ne kete rast eshte: nqs Adami, ende i pamekate, nuk mund te hante prej Pemes se Jetes, si do te mund te merrte prej saj pas Renies?

    Eterit e zgjidhin keshtu kete ceshtje: Perendia qe aq shume e desh boten, para se te vinte ne ekzistence, i Cili deshironte qe ti jepte njeriut Jeten e paprishme, do te dergonte Birin e Tij te vetem per te rihapur serish Porten per tek Pema e Jetes.

    Zoti, me tu bere njeri, mesoi te vertetat e perjeteshme, por Ai nuk u kenaq me kaq, pasi ku do te ish domethenia? A do te fitonte gje njeriu vetem me ane te njohurise se perjeteshme, kur ai nuk e kishte Jeten e perjteshme, qe jepet vetem prej Pemes se Jetes?


    Vdekja shpirterore edhe trupore do ta bente te zbrazet te verteten hyjnore. Sidoqofte Bibla qe na thote se Zoti nuk eshte vetem e Verteta por edhe Jeta. (Joani 14:6).

    Vdekja ne Kryq
    edhe Ringjallja i dhane mesimit hyjnor te gjithe vlefshmerine e tij.


    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-01-2003 mė 19:15

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    E gjithe ekonomia (plani) i Shpetimit e merr kuptimin e tij ne misterin e Kryqit. Ishte me ane te Kryqit qe Apostoll Pavli gjente te gjerat, te gjatat, edhe te lartat si edhe te thellat e misterit te Perendise (Ef 3:18)

    Kryqiedhe Ringjallja e pastruan njeriun prej mekatave edhe prej mallkimit stergjyshor (Admit e Eves). Prej tyre (Kryqit e Ringjalljes) ne jemi bere pjesetare te Jetes se Perjeteshme. Gjaku i Krishtit, Perendi-njeriut, Fruti i vdekjes ne Kryq, na ushqen edhe na dhuron njeriun e ri, birin e pavdekshmerise.


    Jeta e re,qe eshte fillimi i se ardhmes se pavdekshmerise, edhe parajsa e re shpirterore, eshte Kisha, qe eshte vete Trupi i Krishtit. Ajo qe do na duhej ta merrnim prej Pemes se Jetes, prej se ciles u privuam pre shkak te mekatit, tashme e marrim falas nepermejt Kryqit, me ane te Hirit te Perendise ne Kishe, edhe asgjekundi tjeter, pasi jashte Kishe nuk ka Eukarist (komunion me Krishtin).


    vijon...

  4. #4
    Klod, Zoti ėshtė Dashuri dhe dėshiron tė jenė njerėzit tė lumtur, tė mirė dhe tė ditur! Priftėrinjt e kanė krijuar pemėn e diturisė, dhe e kanė denuar Adamin e Even, pse kanė ngrėnė pemėn! Ata nuk kanė dashur tė dinė tė tjerėt! Vetem ata. Nuk e ka krijuar kot edhe atė pemė!!!
    Pastaj diēka pėr Kryqin. E kamlexuar Testamentin e Vjetėr dhe nuke e kam kuptuar ashtu pėr kryqin. Po tė pyesish hebrenjt, nuk do kenė atė mendim me Ty pėr Test. e Vj. Ata aspak nuk e kanė pranuar, as nuk e pranojn Jezusin. Kanė pritur tė dėrguarin, Ai ka ardhur me emrin JEZUS, dhe nga se i ka rrezikuar interesat e priftėrinjėve tė atėhershėm dhe rendin shoqėror, me predikimet e Tia Fantastike, tė drejta e tė Vėrteta, ata e kanė vra! Sa kuptoj unė Kryqi ėshtė mjet skėterre nė tė cilin ka vdekur trupi i Jezusit.
    Kam lexuar nė njė liber kėtė shpjegim pėr Kryqin.
    -Via e tij horizontale ėshtė via e kohės dhe e Dashurisė, ndersa via vertikale ėshtė e dimensionit tė pėrjetėsisė. Via vertikale e pėrjetėsisė = e tashmes - nuk ka tė kaluar as tė ardhme. Kjo vi shkon pėrpara, por nė lartėsi. Pėr Krishtin Kryqi ėshtė simbol i kohės. Kryqėzohen koha dhe pėrjetėsia. Kryqi ėshtė simbol i lumturisė, e jo i vdekjes.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mistik!

    Problemi me Kryqin mund te marre permasa te jashtezakonshme, sidomos kur ke te besh me simbolista. Une do te thosha, se hyrja ne detaje te tilla se cfare eshte trau vertikal e ai horizontal, jane disi interpretime me abuzim te mendjeve artistike te simbolistave.

    Por gjithsesi, ne, te krishteret, besojme se Dhiata e Vjeter ishte nje pasqyrim apo hije e Dhiates se Re. Ne kete kuptim, ju do te shihni ne Dhiaten e vjeter ate qe ne e quajme ne teologji, protofigurat edhe protokrishtin.

    Kisha jo me kot e ka quajtur Dhiaten e Vjeter, sidomos Librin e Isaise, si Protoungjilli, pasi ne to jane pershkruar me figura e simbole mjaft profetisht te gjitha ndodhite e Dhiates se Re.

    Keshtu pra ne besojme se Kryqi, patjeter qe gjendet i parashikuar ne Dhiaten e Vjeter, edhe eshte e qarte se Pema e Jetes se Dhiates se Vjeter, u perfaqesua nga vete goje e Krishtit, prej Krishtit, edhe Flijimit te tij mbi Kryq ne dhiaten e re.

    Dmth, ajo qe iu ndalua Adamit, i vjen sot nepermejt flijimit te krishtit ne Kryq, edhe keshtu Kryqi behet peme Jete, ndersa Krishti, Fruti Jetedhenes.

    Keto lloj simbolikiash nuk jane abuzime artistash e poetesh, por jane me te vertete parahija e Dhiates seRe.

    faleminderit!

    ps. shih forumin e pyetje per besimtare, se ke nje batarre. Mos u merzit!

Tema tė Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  3. Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 10:30
  4. Rreth frymezimit te Bibles...
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 13:36
  5. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •