Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Foto nga riviera shqiptare dhe komente

    Gjate nje udhetimi te shkurter neper pjesen me te bukur te rivieres shqiptare, kam kapur shume pamje, disa nder te cilat po i paraqes ne kete teme, duke filluar nga parajsa - Vlora - deri ne pjesen veriore te rrethit te Sarandes.

    1. Gjate rruges per ne Vlore:


    2. Ne hyrje te plazhit, paralel ne te djathte gjendet porti i Vlores:



    Personalisht, Vloren e konsideroj si qytetin me te bukur te Shqiperise. Megjithate, mendoj se eshte lene pas dore dhe se duhen investime te shumta per ta kthyer kete qytet ne nje perle te persosur - natyra nuk i mungon, por mirembajtja le per te deshiruar.

    3. Pamje nga nje pjese e portit te Vlores:

    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    4. Pergjate bregdetit, ne sfond dallohet Karaburuni:


    5. Pas hundes ne sfond, vjen Uji i Ftohte. Mund te dalloni edhe Karaburunin:


    6. Duke ngjitur hunden e pare, ne sfond duket gjiri i Vlores:

    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    7. Ne nje vend-ndalimi ne zonen e Ujit te Ftohte. Pema ne sfond eshte horizontalisht paralel me detin:


    8. Pjesa veriore e gadishullit te vogel te Karaburunit:


    Sa per dijeni, perkthyer nga turqishtja, fjala 'kara burun' do te thote 'hunde e zeze'.

    9. Ne dalje te qytetit te Vlores. Ne sfond dallohet Karaburuni:


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 22-08-2007 mė 04:34
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    10. Duke ngjitur Llogorane (e quajtur edhe Llogara):


    11. Bregdeti pare nga nje nga vend-ndalimet e parkut te Llogorase:


    Ne kete rrepire, nje nga helikopteret e vitit 1989 u perplas dhe nente persona humben jeten. Sa per informacion, ne vitin 1989, dy helikoptere u nisen jashte kushteve teknike nga Tirana per t'u ardhur ne ndihme pasagjereve (kryesisht studente) te nje autobuzi te rrezuar ne nje gremine. Per shkak te kushteve teper te veshtira atmosferike, te dy helikopteret, pasi moren ne bord nga 9-10 pasagjere, u perplasen ne dy faqe te ndryshme te malit te Llogorase.

    Mund te dalloni, gjithashtu, faqen e djathte te djegur krejtesisht nga zjarret e fundit ne Shqiperine jugore.

    12. Pamje e bregdetit nga nje vend-ndalim tjeter ne majat e Llogorase:


    Ne kete foto, dallohen me qarte firmat e zjarreve (gjoja te ndezur nga natyra).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    13. Pamje nga nje nga hundat para Porto Palermos:


    14. Porto Palermo, pjesa jugore:


    Ne qender, ne ate pjese toke qe duket si ishull i vogel, gjendet kalaja e Ali Pashe Tepelenes.

    15. Porto Palermo, pjesa veriore:


    Tuneli ne sfond, ku njehere e nje kohe ankoroheshin nendeteset tona, tani mirepret anije, jahte, apo skafe, si dhe festa te shumta ne fundjave. Porta e tunelit, e tera beton, peshon rreth 32 ton.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    16. Gjiri i Borshit, pamja veriore:


    Ne skajin me veri-perendimor gjendet fshati dhe plazhi i Qeparose (ne nje gji me te ngushte), pika e fundit e kufirit te rrethit te Vlores me rrethin e Sarandes.

    17. Plazhi (me i frekuentuar) i Borshit:



    18. Pamje nga hunda ku shtrihet fshati i Qeparose:


    Sic mund ta dalloni, nje pjese e hundes eshte nen zjarr. Me sa mora vesh, zjarri vihej qellimisht nga barinjte, me shpresen se toka do te linde gjelberim.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pamje me te vertete shume te bukura.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    19. Gjiri i Borshit, pamja jugore:


    Ne kete pamje, dallohen qarte ullishtet e Borshit. Gjate dimrit, fshataret merren me mbledhjen e ullinjve, me te cilat bejne tregeti ose te drejtperdrejte, ose i cojne ne fabriken e vajit, prane fshatit Bunec.

    Ne gjirin e vogel qe fillon pas hundes se dyte ne pamje, gjendet plazhi i Bunecit, nje ish-zone ushtarake me nje liman te vogel, ku ankorohen peshkarexha.

    Pas hundes se gjate ne sfond fillon bregdeti i Sarandes, ne jug te te cilit gjendet qyteti i Sarandes.

    20. Dy pamje nga plazhi i Dhermiut:




    Rruga kombetare Dhermi-Palase ishte zgjeruar disi dhe rregulluar. Megjithate, rruga Dhermi-Sarande ishte per faqe te zeze.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    21. Nje pamje nga pjesa e poshtme veriore e Parkut Kombetar te Llogorase:


    Jo me kot kam kapur antenat e dy kompanive celulare ne vendin tone, AMC dhe Vodafone, te cilat presupozohet te japin sherbimin me te mire. Me t'u ngjitur ne Llogora, jo vetem qe humbet rrjeti, por pas pak minutash te vijne dy SMS-et e meposhtme, te cilat lexojne tekstualisht:

    1260: WIND WELCOMES YOU TO GREECE. ENJOY YOUR STAY! DIAL 1444, YOUR PERSONAL MOBILE GUIDE AND GET ALL ASSISTANCE YOU MAY NEED WHILE IN GREECE.

    AMC: Zgjidhni Cosmote per te telefonuar. Per te rimbushur telefononi ne 141 ose +35568141. AMC ju uron qendrim te kendshem ne Greqi! (Rrjeti im eshte AMC, nuk e kam idene c'ndodh me Vodafone).

    Keto dy SMS po i le pa komente...

    22. Nje foto e fundit, ku duket disi qarte gjiri prane Orikumit, Vlore:

    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    E njėjta gjė ndodh edhe me Vodafone.

    Shoh qė paske kaluar pushime tė kėndshme Edhe unė kisha fotografi nga Llogaraja dhe Dhėrmiu por fatkeqesisht u fshinė kur po i zgjidhja
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •