Mjekja Katherin Flegal pranë qëndrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe kolegët e saj, analizuan të dhënat e grumbulluara nëpërmjet një ankete me pjesmarrjen e 30 mijë amerikanëve në mbarë vendin.
Ata krahasuan numrin e vdekjeve mes personave nënpeshë, mbipeshë, tejet mbipeshë, e me peshë normale dhe arritën në përfundimin se në vitin 2000, krahasuar me peshën normale trupore, mbipesha e tepruar ishte bërë shkak për rreth 112 mijë vekje më shumë, ndërsa në krahasim me peshën normale, nënpesha trupore ishte bërë shkak për vdekjen e rreth 34 mijë personave më shumë.
Ekspertët u befasuan nga një numër çështjesh. Një prej këtyre ishte se nënpesha trupore ishte bërë shkak për një numër relativisht të lartë vdekjesh, veçanërisht mes njerëzve të moshuar. Ekspertët gjithashtu u befasuan nga fakti se mbipesha trupore nuk ishte bërë shkak për shtimin e numrit të vdekjeve. Por nuk mund të thuhet kështu për mbipeshën e tepruar. Në fakt studimi tregoi se mbipesha, në krahasim me peshën normale, pati një farë ndikimi në uljen e numrit të vdekjeve. Por ekspertja Katherin Flegal pohon se duhet patur kujdes kur thuhet se mbipesha është mbrojtëse nga çfardo këndvështrimi. Kjo është një çështje përtej kufijve të këtij studimi, thotë mjekja Flegal. Ajo shton se për të kuptuar ndikimin e mbipeshës mbi vdekjen, nevojiten kërkime të tjera.
Ndërkohë, nuk është keq që çdo njeri të interesohet për të njohur se cila është pesha e tij normale. Për të përcaktuar kategoritë e peshës; nënpeshën, mbipeshën, peshën e tepruar dhe peshën normale te trupit, ekspertët morën peshën trupore e shrehur në kilogram dhe pjestuan atë me gjatësinë trupore në katrorë, e shprehur në metra.
Zonja Flegal thotë se një person mund të hyjë në kategorinë e nënpeshës trupore kur treguesi i masës së trupit është më pak se 18. 5; në kategorinë e mbipeshës atëherë kur ky tregues është më i lartë se 25 por më i ulët se 30; me peshë të tepruar kur treguesi i masës trupore është mbi 30
Krijoni Kontakt