-
i/e regjistruar
Invalidët, letër Kryeministrit: Po vdesim për bukë
Invalidët, letër Kryeministrit: Po vdesim për bukë
"Me pensionin që marrim, ‘blejmë‘ vetëm ujë, drita dhe ilaçe"
Mes letrave të tjera, pak ditë më parë në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur edhe një listë me ankesa të tjera. Është letra e mbi 36 mijë invalidëve të punës, 80 për qind e të cilëve janë kryefamiljarë. Në radhën e ankesave të tyre, invalidët e punës i bëjnë një bilanc të shpenzimeve të tyre mujore, 80 për qind e të cilave shkojnë për pagesat e ujit, dritave, apo blerjet e ilaçeve, të cilat janë jetike për këtë kategori. "Invalidët e punës po kalojnë ditët më të vështira të jetës së tyre". Këto janë rreshtat e parë, me të cilat invalidët i janë drejtuar kreut të qeverisë. Më pas, paranteza e kësaj liste ankesash përshkruan në detaje të gjitha masat e pensionit me të cilat paguhet aktualisht kjo kategori.
Pensionet e invalidëve
Pensioni mesatar mujor i më shumë se 19 mijë invalidëve të plotë është 11300 lekë në muaj. Pensioni mesatar mujor i më shumë se 14 mijë invalidëve të pjesshëm është 5600 lekë në muaj.
Pagesa mesatare mujore e rreth 3 mijë invalidëve të ish-kooperativave bujqësore është 2900 lekë në muaj. Mosha mesatare e tyre është 40.3 vjeç. Përbërja familjare e kësaj kategorie është 4.7 deri në 5.2 persona në familje. Rreth 88 për qind e këtyre invalidëve të punës janë kryefamiljarë. Mesatarisht 3 për qind e tyre janë burrë e grua invalidë. Vetëm rreth 5 për qind e tyre nuk janë kryefamiljarë dhe 4 për qind nuk kanë detyrime ndaj fëmijëve.
Shpenzimet minimale
Shpenzimet minimale mujore të një invalidi të punës të plotë janë: 2800 lekë energji elektrike. Sipas një llogaritje të thjeshtë matematikore, 30 ditë x 3 bukë në ditë x 80 lekë = 7200 lekë bukë në muaj, 4700 lekë ilaçe në muaj, 650 lekë ujë në muaj, 400 lekë telefon në muaj, 7000 lekë ushqime në muaj, po për veshmbathje për familjen, po për fëmijët në shkollë sa buxhet nevojitet? "Pra, i nderuar zoti Kryeministër, të ardhurat mujore të një invalidi pune të plotë janë 11300 lekë dhe shpenzimet më minimale mujore janë 22750 lekë në muaj. Akoma më e vështirë është gjendja e invalidëve të pjesshëm të punës. Duam të theksojmë këtu se 94 për qind e të gjithë invalidëve të punës paguajnë rregullisht faturën e energjisë", sqarojnë invalidët.
Mes rreshtave ata i sqarojnë Kryeministrit se kjo letër në derën e tij ka shkuar pasi ankesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë nga Energjetika, Shëndetësia apo Ministria e Punës. "Jemi munduar të gjejmë gjuhën e dialogut dhe të mirëkuptimit me institucionet shtetërore, por kur ne kërkojmë dialog dhe mirëkuptim, disa institucione si Ministria e Financave, veprimin tonë e quajnë dobësi. Jemi të detyruar t‘ju vëmë në dijeni se durimi ynë po humbet. Fëmijët tanë duan të jetojnë normalisht dhe të mos vuajnë për copën e bukës". Një tjetër pikë, për të cilën invalidët janë të shqetësuar, është edhe pjesa e moszbatimit të ligjit. "Nuk zbatohet ligji për taksat vendore edhe pse invalidët e punës janë të përjashtuar, pushteti vendor nuk do t‘ia dijë për ligje që favorizojnë kategori të veçanta". Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë vendos tarifa në kundërshtim me ligjet. Invalidët e punës janë të detyruar të paraqiten në institucionet shëndetësore njëherë në 6 muaj, ose njëherë në vit, mbasi duhet të bëjnë dokumentet për KAMP (Kujdesi për personat me aftësi të kufizuara).
Tabela 1
Gjendja ekonomiko financiare e invalidëve
Pensioni mesatar mujor i 19200 invalidëve të plotë është 11300 lekë në muaj
Pensioni mesatar mujor i 14600 invalidëve të pjesshëm është 5600 lekë në muaj
Pensioni mesatar mujor i 2800 invalidëve të ish-kooperativave bujqësore është 2900 lekë në muaj
Mosha mesatare e këtyre invalidëve është 40.3 vjeç. Përbërja familjare e këtyre invalidëve është 4.7-5.2 persona në familje
88% e këtyre invalidëve të punës janë kryefamiljarë
3% e tyre janë burrë e grua invalidë
5% nuk janë kryefamiljarë dhe vetëm 4% nuk kanë detyrime ndaj fëmijëve
Tabela 2
Shpenzimet minimale mujore të një invalidi të punës të plotë
2800 lekë energji elektrike (sqarojmë se 94% e të gjithë invalidëve të punës paguajnë energjinë)
30 ditë x 3 bukë në ditë x 80 lekë = 7200 lekë bukë në muaj, 4700 lekë ilaçe në muaj, 650 lekë ujë në muaj, 400 lekë telefon në muaj, 7000 lekë ushqime në muaj
Pagesa minimale te një invalid i plotë pune është 11300 lekë dhe shpenzimet më minimale mujore janë 22750 lekë në muaj
Gazeta Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt