Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Ikja ime e pare nga jeta

    IKJA IME E PARĖ NGA JETA

    Pėrbuzur. Nėpėrkėmbur. Harruar. Ika e dashur.
    Miqtė dhe armiqtė e mi u gėzuan shumė sepse
    ikja ime u hoqi njė barrė tė rėndė.
    Miqtė, qė nuk e dija se i kam aq tė paktė
    u ēliruan prej miqėsisė time dhe
    prej ndihmės qė unė, pa kursim,
    u dhashė. Kur unė pata nevojė ata
    nuk patėn mė nevojė. Pėrkrahja ime
    u plak tepėr shpejt. Ata fituan ē’ka deshėn.
    Unė humba ē’ka pata krijuar me mund
    e sakrificė. Mes dhimbjesh. Ika prej
    miqve.

    Ika e dashur. Prej ikjes time armiqtė vetėm
    duhej tė gėzoheshin. Dhe u gėzuan.
    Megjithėse nuk prisja kaq shumė armiq, unė
    u gėzova sė shumti ngaqė arrita t’i njoh
    tė gjithė.

    E dashur! Mos u shqetėso pėr mua. Unė ika
    thjeshtė sepse kėrkuan tė mė nėpėrkėmbin.
    Kurrėsesi nuk mund tė bija
    dakord. Dhe ja! –askush nuk pyet pėr mua.
    Kjo ndodhi sepse asnjėherė nuk fola marrėzi,
    pėrkundrazi, marrėzitė i patėn me tepri tė tjerėt,
    tė cilėt edhe tash thonė: “Shyqyr qė shpėtuam
    prej tij!”. Pėr kėtė jam shumė i sigurtė. Siē
    kam qenė vazhdimisht nė jetė. Siguria ime
    buron nė drejtėsinė. Aty ku fillon pasiguria
    e tė tjerėve.

    E dashur! Unė po largohem prej kėtij llumi njerėzor
    i fyer. Kjo mė shton dhimbjen dhe mė ngjall shpresėn.
    I papėrlyer mbeta. Tė tjerėt, tė lodhur, ranė tė flejnė mbi tė.
    Sė shpejti do tė ēohen. Tepėr vonė, tė zhytur, kanė pėr
    ta kuptuar se unė kam patur tė drejtė. E pra
    ndodh qė gaboj. Ikja ime nė kėtė ēast nuk ėshtė
    gabim. I detyruar nga rrethanat e mbrapshta, pasi
    tė gjitha rrugėqėndrimet m’u zunė, ē’tė bėja? Pa lavd
    momental, mora ikėn. Qė nuk pėrqaset me
    asnjė ikje tjetėr. Moisiu iku dhe u kthye
    me lakun nė fyt. Tė tjerėve duhet qė unė t’iua heq
    lakun.

    Tradhėtisht mė lanė nė mes tė shumė
    rrugėve, nėn mėshirėn e tė pamėshirshmėve qė,
    pėr ēudi, u shtuan shumė atėherė kur veten ndieva
    ligsht. Ani! –tash mėsova prapė, kur vjen
    dita e rrėzimit, tė gjenden pranė, pa i thirrur,
    ndihmės vullnetarė pėr nė theqafje. Sport i
    vėshtirė, veēanėrisht kur sehirxhinjtė shtohen. Nuk
    kanė faj. –As’herė kėrkova rrėzimin e tjetrit
    nėn ngritjen time. Gabova e dashur.
    Mos u shqetėso! –Shumė vetė thanė: “I bėn mirė
    tė pushojė!” –Dėgjo! Hipokrizinė mjerake tė ēifutėve
    pėrpiqen tė pėrdorin,
    pa art.

    Lotėt nuk mė tradhėtuan. Erdhėn vetėm kur
    ua pata nevojėn. Tani jam ēliruar. Edhe po
    tė dėshiroj krejt ditėn nuk mundem kurrsi tė
    lotoj. Lotėt mė janė shterrur. Syve tė tharė
    lėvizin imazhet e protagonistėve tė teatrit absurd
    tė jetės. Komploti doli me sukses. Mabethi lau duart
    dhe fjeti i qetė, pasi bėri edhe njėherė dashuri me ledin
    Makbeth. Gjumi i tyre ėshtė i patrazueshėm.
    Asnjė Makbeth nuk i thotė ledit: -Ja fantazma e
    atij qė vramė! –Kjo ndodh falė detergjentėve tė cilėt
    me gjithė krizat qė kaloi njerėzimi, nuk harruan tė
    pėrkryhen.

    E dashur! Unė i dėgjoj tek zgėrdhihen dhe
    mė vjen shumė mirė. Unė i dėgjoj tek thonė: Edhe hijen
    e kishte tė thartė. –Dhe mė vjen shumė mirė. Unė i dėgjoj
    tek mė fyejnė; tek mė gjuajnė me gurė, pas shpine, dhe
    mė vjen shumė mirė. –Mos u shqetėso!
    Qėllimi i tyre u arrit. Kėsisoj mbėrrimė nė
    pikėn mė delikate.
    Unė po largohem edhe nga ju
    e dashur. Faleminderit qė mė braktise e fundit!
    Sakrifica jote ishte e tepėrt. Kur njė njeri
    cilėsohet “klinikisht i vdekur”, mjeku mė i madh
    kryqėzon duart i pari. Faleminderit! Dikush
    duhej tė mė pėrbuzte i fundit. Fati zgjodhi ty. Nė
    memoriet e njėri –tjetrit do tė regjistrohen silu-
    etat pėrkatėse, tė pėrmbysura.

    E dashur! –Jeta qenka e pamėshirshme pėr tė
    mėshirshmit. Nė shtėpi nuk mė pritėn dhe
    aq keq. Njė kalinė e larme lehu pak mė
    tepėr se duhej. Nuk arrita ta marr vesh arsyen.
    Dhe qesha marrėzisht me lehjen. Deri nė fund.
    Shumėkush do tė pėrhapė lajmin e mirė se unė,
    mbase, u ēmenda. Ki durim! Marrėzitė
    e fundit, dėgjomi deri nė fund. Shfrytėzoje rastin
    e dashur! –Unė pata guximin tė dėgjoj deri nė
    fund kundėrshtarėt e mi, qė mė shanė aq gjatė,
    prej frikės sė natyrshme mė shanė
    marrėzisht. Duke kompromentuar
    tė drejtėn legjitime tė fjalės
    sė lirė…

    E ndiej. U bėra sė tepėrmi i mėrzitėshėm.
    Po i jap fund. Me besimin e palėkundėshėm se
    do tė rikthehem njė ditė.
    Ki besim! Ashtu siē kam edhe unė besim
    nė ringjalljen e Krishtit.

    E dashur!
    Lamtumirė e dashur!
    Pėrgjithmonė.

    edmond.kaceli@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kur "vjedh" tjetrin duhet t'ja kthesh me lezet "borxhin" e "vjedhur". E pranoj kete lloj vjedhjeje te vertetash edhe nga jeta ime, sikurse me kenaqi mbi te gjitha ky lloj kthimi i borxhit te vjedhur. Shume domethenes krijimi tuaj! Respekt mondishall

  3. #3
    I dashur mik!
    I lexoj shkrimet dhe letersine tende e ndjehem mire kur dikush, ne nivelin tuaj letrar me vlereson. Edhe une ju vleresoj shume sepse jeni shume i vertete ne ato qe shkruani. Duke ju uruar fat me te mire ne jeten e mergimtarit ju dhe familjes tuaj.
    Me respekt Edmond Kaceli
    Serravalle Langhe, Cuneo, Itali

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nese me lejoni, po hedh pak vargje ne temen tuaj interesante...

    Fataliteti i mundimit

    C'ngjitje e zbritshme,
    drejt renies fatale!
    C'renie e ngjitshme,
    drejt zbritjes se madhe!
    C'jete e vdekshme,
    drejt asgjese pa fund!
    C'vdekje e jetuar,
    drejt gjese me mund!
    * * *

  5. #5

    Perse shkruajme?

    Une shkruaj per nje arsye te pakuptueshme. Eshte nje shtyse me teper se e brendeshme. Nje shtyse qe nuk arrij ta kuptoj asnjehere. Qy se mesova te shkruaj germat e para te alfabetit te gjuhes shqipe e deri tani qe jam bere mbi 40 vjeē, pasioni i te shkruajturit nuk me ka reshtur per asnje moment te vetem. Duke shkruar kam arritur te perballoj veshtiresite e jetes.

    Te shkruajturit me duket gjeja me e fuqishme ne BOTE. mE SHUME SE DHE VETE PARAJA.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •