Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Fryn erë Lufte e Ftohtë

    Rusia rifillon fluturimet strategjike ndërkontinentale. Bombarduesit në qiell, praktika ishte pezulluar që nga ‘92

    Fryn erë Lufte e Ftohtë

    Moska i kthehet së shkuarës. Putin: është një lëvizje e motivuar nga nevojat tona



    Moska i rikthehet të shkuarës. Nga mesnata e djeshme, bombarduesit strategjikë rusë kanë rifilluar fluturimet me rreze të gjatë, në mënyrë të vazhdueshme, pas plot 15 vitesh pezullim. Kjo është lajmëruar nga vetë Presidenti rus, Vladimir Putin, në provën e fundit të forcës, duke tentuar kështu t‘i tregojë botës se Rusia është kthyer në një superfuqi ushtarake. E në këtë mënyrë, Kremlini i është rikthyer një prej aktiviteteve strategjike të aeronautikës ruse, tipike për epokën e Luftës së Ftohtë. Ky, në fakt, është vetëm një tjetër hap përpara në përballjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballje kjo që i ka vendosur të dyja vendet në pozicione të kundërta në lidhje me mburojën hapësinore e mbi programet ushtarake dhe i shtohet ndërkohë një tjetër provokimi, atij të një jave më parë, kur bombarduesit rusë depërtuan deri pak kilometra larg bazës amerikane të Guam-it, në ishullin e Paqësorit, duke detyruar pilotët amerikanë të ngrihen me emergjencë në qiell. E kështu, Putin ka kujtuar dje, se fluturimet e tilla ishin ndërprerë në mënyrë të njëanshme, në vitin 1992, por "për fat të keq", ka thënë ai, "jo të gjitha vendet kanë ndjekur shembullin tonë. Fluturimet strategjike, nga ana e vendeve të tjera, vazhdojnë". Rifillimi i këtyre fluturimeve, në mënyrë të qëndrueshme, është diktuar "nga nevojat e sigurisë që ka Rusia", ka vijuar Presidenti Putin. "Sot, më 17 gusht, pikërisht në mesnatë, 14 avionë bombardues strategjikë, të armatosur me raketa, avionë mbështetës dhe aerocisterna, janë ngritur në fluturim nga shtatë aeroporte ruse, në pika të ndryshme të vendit. Misioni luftarak ka filluar", deklaroi Putin, ndërsa fliste në malet Urale, ku edhe po merr pjesë në një stërvitje të përbashkët me Kinën, të organizuar nga "Organizata e Shangait". Avionët do të qëndrojnë në fluturim për 20 orë, në kontakt direkt me flotën, ka shtuar Presidenti rus. "Presim që partnerët tanë ta mirëkuptojnë rifillimin e patrullimit. Pilotët tanë, me kërkesën time, kanë qëndruar për shumë kohë me duart kryq. Për ta fillon tani një jetë tjetër", ka vazhduar më tej Putin. Në fakt, ky acarim i marrëdhënieve mes Moskës dhe Perëndimit, ka nisur prej kohësh. Muajin e shkuar Rusia doli nga traktati për reduktimin e forcave konvencionale në Evropë, duke fajësuar vendet perëndimore se nuk e kishin ratifikuar ende versionin e amenduar të traktatit të 1999-ës. Putini gjithashtu ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s, se kanë dhunuar traktatin për raketat balistike, me projektin e mburojës hapësinore që SHBA-ja planifikon të ndërtojë në Evropën Lindore. Bombarduesit rusë, ndërkohë, kanë fluturuar së fundmi edhe në afërsi të hapësirës ajrore amerikane në afërsi të Alaskës. Muajin e kaluar, ndërkohë, dy avionë "Tupolev 95", të njohur edhe si "bears" (arinjtë) nisur nga emri i koduar që përdor NATO për ta, devijuan në jug të trajektores së tyre normale të patrullimit, duke iu afruar brigjeve norvegjeze e më pas edhe Skocisë. Dy tornado të forcës ajrore britanike, RAF, u ngritën në fluturim për t‘i detyruar ata të ndryshojnë drejtim. Rusia po përdor bumin e saj në sektorin e naftës dhe gazit, për të fuqizuar forcat e saj të armatosura.


    Analistët

    Presidenti Putin po sinjalizon edhe një herë tjetër qëllimin e Rusisë për t‘u bërë një prezencë ushtarake e dukshme në skenën ndërkombëtare. Kjo është pjesë e asaj që shumë analistë e shikojnë si një politikë të jashtme më aktive, të nxitur nga të ardhurat e mëdha që vijnë nga nafta dhe gazi






    Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ata mend dhe tru kane plot per keshtu gjerash po takat ekonomik nuk kane..
    U shkaterrua gjithcka qe kishin nga pamundesia ekonomike per mirembajtje...Nga nje ane ,me mire ,nje me pak..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rusia i ka te gjitha por ska para , kjo i mungon dhe sdo bej asgje kjo eshte e sigurt.
    Sui generis

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    E keni gabim qe Rusia nuk ka para. Shteti Rus ka para ... para nuk ka shumica e popullsise.

    Ps: Mos u irritoni shume nga keto frymera lufta e ftohte nuk ka per tu kthyer me ne ato permase qe morri gjate ndarjes se botes ne blloqe. Per sa i perket lojes ushtarake dhe te sigurieve sekrete ...ajo nuk ka per te maruar ndonjehere.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Disave u ka mbetur ora tek Gorbacovi e Jelcini ne dekaden e kaluar....
    Rusia eshte vendi i trete ne bote per nga bilanci pozitiv (mbas Japonise e Kines) financiar dhe ndoshta i pari per nga rezervat strategjike.
    Dhe sa kujtoni se do vazhdoje Shteti me Breke me Viza dhe Yje qe aktualisht eshte debitori me i madh i Planetit dhe te vetmet materiale per eksport ka Friken, Kercenimin Ushtarak, Pacavuren Jeshile (qe e printon pa merak) dhe propaganden e Hollivudit qe shume ketu e marrin per Ungjill te Historise?
    --------------
    Ekuipazhet e Bombardiereve Strategjike kane nevoje te vazhdojne trainimin. Kjo eshte si Gjuha e Huaj....Po e le te le!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Rusia,hahahahahaha.....ky kale i ngordhur.......nuk ka as40% te potencialit te ish BS.Ata sgjejne dot para as per te mirembajtur ata reaktore atomike(qe tani jane te shkateruar)te trasheguar nga ìsh BS
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Qe moti ka fryer kjo ere, por ia keni kthyer shpinen, pra nuk ju ka rok era.

  8. #8
    Rusia tani eshte ber si ai qeni qe te leh, por nuk te kafshon!
    Ka ikur koha e Rusise edhe luftes se ftohte, nuk ka shanse te kthehet me, dikur ishin njerzit te shperndare, kurse tani eshte veshtire te behet lufte globale.. sepse njerzimi nuk e deshiron nje gje te tille, eshte vete populli i cili nuk e do kte gje. Ishte ndryshe dikure ne kohen e nazizmit edhe kohen e yllit te kuq rusise, atehere ngrihej populli se aq tru kishin.. ama njerzin kan mesuar nga luftrat edhe askush nuk e deshiron me nje lufte.. ndaj kjo qe ben putin eshte vetem dicka per te kujtuar se Rusia ka qene dikureee.. uree ureee ureee.....

    Lufte e ftohte?? Ska me shanse te ndodhe, as lufte e 3-te Boterore nuk mund te ndodhe. Kto jan thjesht gjera per tju fut friken njerezve te dobet menderisht. Ndaj jetoni pa frike se mund te ndodhe dicka.. ska per te ndodhur kurre nje lufte e tille... sepse nje lufte e tille po te ndodhe, atehere thoni bye bye njerzimit.. ndaj them, kte gje nuk e lejon asnjeri te ndodhe, sepse do ishte fundi i species tone.

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kam pershtypjen se nje pjese e anetareve ketu flasin pa e marre mundimin te lexojne postimet fillestare dhe te kuptojne sado pak se per cfare behet fjale.
    Ketu nuk po diskutohet se si do zhvillohej skenari hipotetik i Luftes se Trete Boterore, apo i nje Lufte te Ftohte" -2!
    Per sa i perket atij qenit...... (Rusia historikisht simbolizohet me ariun (Ursus) e jo qenin (Canis) kjo mbetet per tu pare, po nese u referohemi te "mbrapmeve" respektive te Frances e Gjermanise ( nuk po shkoj me larg tek Mongolia apo Perandoria Otomane) - kur ata ishin Fuqite Ushtarake me te medha te kohes (pa llogaritur gjenialitetin qe shfaqet nje here ne 2000 vjet te Bonapartit), do ndruhesha ta pershkruaja Federaten Ruse si nje ......."Qen qe leh e s'kafshon"!
    Ketu behet fjale per rivendosjen e ca ekuilibrave te humbur prej 15 vjetesh qe nje Shtet Sovran po i rivendos pa i rene ne qafe askujt!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Realiteti eshte ky,para viteve 90 kishim dy superpotenca ShBA dhe BS(e para SHBA).Luften e ftohte e humbi BS,tashme rusia nuk eshte me nje superpotence,por vetem nje potence ne degradim e siper,ndonjehere tregon dhembet e krimbura,per shkak te nostalgjise te se kaluares,por vetem kaq.Superpotenca e vetme ne bote eshte SHBA,dhe keshtu ka per te qene ne fakt.Nje kuriozitet qe ska lidhje shume me kto qe shkruajta me siper,Nje emigrant Rus qe me pare kishte qene mesues,paguhej ne vendin e vet rreth 60 euro ne muaj,pra sa gjysma e pages se nje mesuesi Shqiptar,mereni me mend se çfare potence eshte Rusia
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është bota sot më e sigurtë sesa gjatë Luftës së Ftohtë?
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 23:05
  2. Lufta e ftohtë vazhdon-tradhëton koloneli serb
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 16:31
  3. Lufta e Ftohte, 125 persona viktima te Murit te Berlinit
    Nga Zemrushja në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 17:16
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Tek Uji Ftohte ne Vlore..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 23:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •