-
i/e regjistruar
Bush paralajmëron përsëritjen e Vietnamit në Irak
Sipas sondazheve, një pjesë e mirë e amerikanëve nuk bëjnë asnjë lloj paralelizmi mes dy situatave
Presidenti amerikan, Bush, ka paralajmëruar se një largim i trupave amerikane nga Iraku mund të shkaktojë të njëjtën kasaphanë e situatë krize të rëndë, që u pa në Azinë Lindore, pasi forcat amerikane lanë Vietnamin. "Çmimi i tërheqjes së Shteteve të Bashkuara do të paguhet nga miliarda qytetarë të pafajshëm", ka deklaruar dje Presidenti amerikan në një takim me veteranët e luftës. Sipas Presidentit, pikërisht eksperienca e Vietnamit i ka mësuar forcat amerikane të tregohen të duruara në rastin e Irakut. Fjalimi i tij vjen ndërsa mes autoriteteve të larta amerikane dhe Kryeministrit të Irakut kanë lindur kontradikta në lidhje me qeverisjen jo të mirë që po bën ky i fundit. Por në lidhje me personin e Kryeministrit, Maliki, Bushi tha se ai "ishte një njeri i mirë, me një punë shumë të vështirë". Kritikave të amerikanëve Kryeministri iu përgjigj ashpër, duke i cilësuar ato si krejtësisht të padrejta dhe të pabazuara. Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë përmes një deklarate për shtyp, duke thënë se pavarësisht të gjithave ajo besonte se Kryeministri Maliki ishte personi i duhur për të qeverisur Irakun në këto kohë të vështira. Bushi e mbajti fjalimin e tij në takimin e përvitshëm të veteranëve amerikanë të luftës në Kansas Siti, duke përmendur meritën e Shteteve të Bashkuara, që konfliktet ka ditur në më të shumtën e rasteve t‘i kthejë në histori miqësie, si në rastin e Japonisë, ku pavarësisht kontradiktave të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga armik vendi u kthye në një aleat. Sipas Bushit, interesat dhe idealet që bënë që Amerika të ndihmonte Japoninë të shndërrohej në një demokraci janë të njëjtat me ato që mbajnë ende forcat amerikane në Irak dhe në Afganistan. Sipas Bushit, strategjia e mbrojtjes dhe mosdorëzimit të Koresë së Jugut në duart e diktatorit komunist në veri të gadishullit bëri që vendi të shndërrohej në njërin prej Tigrave të Azisë, vend nga i cili marrin shembull shumë të tjerë, përfshi edhe Lindjen e Mesme. Bush e krahasoi një largim të mundshëm nga Iraku me atë çka ndodhi në fund të luftës së Vietnamit në vitin 1975. Sipas tij, në atë kohë shumëkush tha se largimi nuk do të kishte pasoja për japonezët, por ndodhi e kundërta dhe bota mund ta kuptojë mirë se çfarë pasojash do të sjellë një veprim i motivuar nga mungesa e durimit. Pritet që pas fjalës së Bushit të ketë shumë debate e diskutime në lidhje me mënyrën e interpretimit të mësimeve të historisë. Sipas sondazheve, një pjesë e mirë e amerikanëve nuk bëjnë asnjë lloj paralelizmi mes dy situatave.
Gazeta Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt