Eshte ora 5:30 e mengjesit. Kam gjith naten pagjume--asgje jasht normes per mua. Perkundrazi, pagjumesia m'eshte bere natyra e dyte. E kalova dhe nje nate dhe them 'kalova' sepse pune e veshtire eshte te jesh vetem tere naten kur te afermit i sheh ne gjume, duke enderruar, duke u pergatitur per te nesermen dhe te panjohurat e saj. Sa zili i kam! Sa inat i kam qe nuk me shoqerojne por ikin secili ne dhomen e tyre dhe me lene ne vetmi. Ndonjeher dua ti zgjoh, ti kap nga fyti dhe ti them: O njerez nuk e shikoni qe po zhdukem dita dites? eeee, u mesuan dhe ata me kte avaz. Nuk ben me pershtypje asgje.
Kte nate e kalova me dicka te ndryshme: Me filma Shqiptar! Ne dy filma vetem shikoja vuajtet e Shqiptarve ne vendin e vete gjate nje periudhe tranzicioni, dhe vuajtet dhe poshterimet e tyre jasht vendit. Me e keqja, dhuna dhe vrasjet qe i kane si buka e gojes.
Ah! C'te bej un tani me kto mendime ne koke? "Vajze" i them vetes, "je ne mes vendit te endrrave, ne vendin ku endrrat lulezojne, ku secili ka te njejtin shans.....por ti c'ben ? Dhe Xhindet e mi fillojne te bertasin: C'FAR BEN? Dhe une ua kthej me lot qe derdhin fajesi por gjith lotet e mij nuk mund te me zbrazin dhe te me lene te pafajshme.
U thyeva ne kulm te rinise. Luftova, u mundova ..nuk doli gje. Ashpersi shoh tek prinderit. U lodhen me mua. U plaken. I Lodha, i lendova, i terhoqa poshte me mua tek pellgu i erret ku vete lundroj. JO! Nuk dua ato te vuajn prej meje. Cfar te bej? Te ik? Ti largohem? Kur me shohin shpirtin ja thy. Dhe Xhindet e mi fillojne e bertasin: NUK KE KU SHKON.....JE E SEMURE! Catch-22
Si te mundohem kur nuk mundem? Kur nga ana fizike jam dobesuar? Si do ia dal vete ? Dhe Xhindet bertasin: "S'ke ku vete.......ky ishte fati yt. Pranoje! Ndoshta ke lindur per te shkaterruar." Ndonjeher me therrasin Kasandra per faktin qe jam largpamese e se keqes. C'u be me Kasandren? E leroi njeri nga burgu nen keshtiellen e Trojes apo vdiq ashtu bashk me xhindet e saj?
Krijoni Kontakt