Pasqyra e shtypit tė Kosovės
Agim Zogaj
Nė fokus tė temės sė konferencės me titull "Shqiptarėt dhe fqinjtė" mbajtur pėr dy ditė rrjesht nė Luzern tė Zvicrrės, "Koha Ditore" boton vėshtrimin autorial tė HashimThaēit, kryetar i PDK-sė i cili filimisht analizon se nė Kosovė procesi i pėrmbushjės sė standardeve dhe i zgjidhjes sė statusit politik duhet tė zbatohet paralelisht. Mirėpo, sipas tij, "Mbetet tė shihet nėse standardet janė kusht demokratk i ndėrkombėtarėve ndaj Kosovės apo hap taktik diplomatik pėr tė fituar nė kohė pėr ta shtyerė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. Po qe se pritet qė nė Kosovė tė ndėrtohet rendi demokratik ideal atėherė koha e zgjidhjes sė statusit politik do tė jetė e pafundme. Kosova sot edhe pse me status tė pazgjidhur, ėshtė mė demokratike se sa shumė vende tė pavarura". Nė Kosovė, vlerėson ai, ka mė tepėr siguri dhe stabilitet, qeverisje transparente, me bazė tė gjėrė politike dhe pėrfshirje shumetnike, tė cilat garantojnė tė drejtat e minoriteteve dhe punojnė pėr krijimin e pushteteve pėr kthimin e tė zhvendosurve. Sa i pėrket ēėshtjes sė dialogut me fqinjtė, kryetari i PDK-sė nė vėshtrimin e ti autorial e konsideron " normale vėnien e dialogut parimor fqinjėsor, pa kushtėzime dhe transparente. Roli i ndėrkombėtarėve do tė nėnkuptohej si ēasje pozitive ndaj vendeve tona". Artikullshkuresi ėshtė i mendimit se e kaluara nuk duhet ta ndėshkojė tė ardhmen, dhe se pasojat e rėnda dhe reflektime negative ka pasur shpesh nė tė kaluarėn nga mungesa e kėsaj gatishmerie pėr tė biseduar, e jo pėr ta nėnshtruar njėra tjetrėn. Kjo nuk duhet tė pėrseritet nė tė ardhmen, sepse siē konkludon kryetari i PDK-sė : " Popujve tanė konflikti dhe urrejtja nuk u solli asgjė tė mirė, ndaj e kaluara nuk duhet ta ndėshkoj tė ardhmen".
"Zėri" nė komentin redaksional, gjithnjė nė temėn e Konferencės sė Luzernit, vlerėson se :" Nėse pėr pak i shmangemi atmosferės sė kėsaj konference dhe konkludimeve plot bujė, vėshtir ėshtė tė mos artikullohet dyshimi themelor pėr synimet e kėsaj konference. Thėnė nė pėrgjithėsi, konferenca si kjo e Luzernit, jemi tė bindur, mė shumė prodhon iluzione se sa qė i afron politikanėt e rajonit kah realiteti dhe kah opcionet qė janė nė pėrputhje me sysnimet pėr stabilizimin e rajonit".
"Kosova Sot" duke iu referuar mesazheve tė konferencės sė Luzernit dhe gjestit tė kėrkimfaljės sė zėvendėskryeminitrit serb Nebojsha Ēoviq, ndaj kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rxhepit, nė titullin e madh hapės komento se." Ēoviq ėshtė dashur tė kėrkoj falje institicionalisht, e jo personalisht". Ndėrsa "Epoka e Re" nė lidhje me kėtė citon Fatmir Limajn, njė nga pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Kosovės nė konferencėn "Shqiptarėt dhe fqinjtė" tė ketė pohuar se :" Kėrkim falja e Ēoviqit nuk u bė pėr krimet ndaj shqiptarėve". Gazeta e mėsipėrme boton intervistėn me Adem Demaēin i cili ka komentuar se :" Duke i bėrė thirrje popullit tė Kosovės qė tė vetėdijėsohet, ēėshtja e definimit tė statusit tė Kosovės veē po hapet". Ai, nė njė mėnyrė siē shkruan "Epoka e Re" konferencėn e organizuar nė Luzern tė Zvicrrės e quan fillim tė bisedimeve me Serbinė.
Gazetat e Prishtinės nė faqet ballore njoftojnė se, Kofi Anan, sekretar i pėrgjithshėm i OKB-sė sot pritet tė arrijė nė Kosovė, pėrparėsia e tė cilit sipas "Bota Sot" ka qenė ringjallja e OKB-sė pėrmes njė programi tė gjėrė reformash, forcimi i rolit tė OKB-sė pėr paqė dhe zhvillim, trimėrimi dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut, barazia e vlerave universale, sundimi i ligjit, tolerancės dhe dinjitetit njerėzor. "Zėri" nė editorialin e numrit megjithatė konstaton se: " Kofi Anan do tė arrijė nė Prishtinė nė ditėn kur kryealajmi do tė jetė dėmtimi dy kishave ortodokse nė dy vendbanime tė Kosovės, dhe se, " buxheti politik" i Kosovės do tė pėsoj njė dėm tė rėndė nė sytė e Perėndimit".
------------------------------
------------------------------------
Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranevra?
Krijoni Kontakt