PERĖNDIM PUTHJESH
Dielli, si njė krye i pėrgjakun
kėputet
mbi detin e qetė gushtor.
Nata. Bregut tė shkretė treten
gjurmėt e fundit tė puthjeve
siē treten hijet nė njė skenė tė baletit
modern.
Dielli, si njė krye i pėrgjakun prej tehut
tė gijotinės njerėzore
pėrhidhet pėrmbi detin e ngjyer nė bojė gjaku.
Teksa hijet e puthjeve marrin trajta njerėzish
tė shpėrndarė pėrgjatė bregut
si shpirtra tė braktisur nė eter.
LARG TEJE NĖ PLAZHIN E HARRUAR
Fryn erė
nė bregdetin e harruar.
Flutura krahėzbehta harrimi
thėrrimet e rėrės fluturojnė,
pėshtillen kabinave tė braktisura
pa kujdes. Pėshtillen rreth meje
mė futen nė xhepa,
nė veshė,
nė sy
dhe nė flokėt e ngatėrruar me fije ere.
Rėrat e heshtjes
nė shpirt
kėshtjella tė lagura harrimi
ngrejnė.
Larg teje
nė plazhin e harruar
nė plazhin e braktisur
Fryn erė harrimi
qė mė trand,
mė trand
aq shumė.
Apo fryn erė malli
qė mė lė,
mė lė
Pa gjumė.
BOTĖ E TRISHTĖ
Njė kontenitor plehrash ėshtė lagur gjatė gjithė ditės nė shi
Njė shi i mbytur nė trishtimin e njė dite qė pret tė kalojė
si miliona ditė tė tjera, pa thėnė asgjė
Nė rrugėn Bricco Broncio, S. Langhe, Piemonte
Shiu dhe trishtimi mbysin kujtimet e djeshme
Indiferenca njerėzore mbyt tė sotmen dhe tė nesėrmen, pa kujtime
Njė qen morracak pastron morrat nėn shiun dhe mjegullėn qė kanė mbytur rrugėn
Makina luksoze turistėsh dhe motorēikleta tė zhurmshme thyejnė ndonjė ēast
indiferencėn. Dhe ikin nė rrugėn e zhytur nė mjegull. Udhė tė mbarė
nė u foltė pėr mbarėsi ndonjėherė! Dielli ka ikur pa lėnė adresė.
Era shkund pa kuptim pemėt e lagura deri nė palcė qė dridhen sė ftohti
Dy tė fejuar mundohen tė ngjallin humorin e njė dite tė shkuar kot
Vajza tund vithet e rrumbullakta, tė lagura prej shiut. Ndjenjat janė zhytur nė mjegull. Bethovens Fur Elise vetėm shton trishtimin nė gjakun e lagur.
Qeni morracak shkundi shiun, mori bishtin me vete dhe iku pa thėnė asnjė fjalė!
Kontenitori i mbushur pėrgjysmė me mbeturina vazhdon tė laget
MARSHI I VDEKJES
Nė njė qytet tė vjetėr (antik)
U ēuan shpirtrat e vdekur dymijė vjet mė parė.
Tė gjithė u strukėn nė shpellat e shpirtit
Frika zaptoi qytetin
Shpirtrat e vdekur plot dy mijė vjet mė parė
rifilluan luftėn e lėnė pėrgjysėm
Betejat e fituara, betejat e pafituara
gjaku, gjaku i dy mijė vjetėve mė parė
riderdhej nė asfaltin modern tė qytetit tė vjetėr (antik)
Qyteti modern i strukur nė shpellat e shpirtrave
Priste fundin e betejave absurde
Papritur nėpėr rrugėt e pėrgjakura prej shpirtėrave tė vjetėr u shfaq njė vajzė njėzet vjeēare. Jo dhe aq e bukur. Gjysėm e veshur dhe po aq e zhveshur. Kėmbėzbathur.
Vajza, me trupin, veshjen dhe zhveshjen e kohės moderne, me shpirtin antik tė fshehur brenda dy gjinjve gjysėm tė veshur e gjysėm tė zhveshur, u ndal nė mes tė sheshit tė qytetit ku lufta dukej tė ishte mė e ashpėr, tė rivdekurit dhe tė riplagosurit mė tė shumtė.
Me njė gjest tė thjeshtė zhveshi dhe gjysmėn e veshur tė trupit.
Lufta pushoi. Shpirtrat luftarakė tė dy mijė vjetėve mė parė u kthyen aty nga erdhėn.
Prej shpellave tė shpirtit dolėn banorėt e kohės moderne. Tregėtoret u hapėn. Jeta e qytetit duket se rimori pėrmasat e sajė normale.
Vajza njėzet vjeēare, e zhveshur krejtėsisht, mbėshtolli, me krahėt e gjatė, dy gjinjtė e bardhė. Prej tė ftohtit, a nuk dihet pėr ēfarė motivi, nė atė pozicion ngriu. Ngriu nė mes tė qytetit.
U shėndrrua kėshtu nė njė statujė mbrojtėse
E vetmja gjė qė i mungonte qytetit tė vjetėr.
IL CITTA DELLA NEBBIA
Ra mjergulla mbi Alba
Mjergulla qė fsheh gjithēka
Strukur nė mjergull njė shpirt
Njė shpirt i pėrhumbur
Njė shpirt rebel strukur nė qytetin e mjergullt
I brishtė. I brishtė dhe i trishtuar, shpirti rebel u rebelua mė shumė. Nė shenjė sfide kundėr mjergullės qė fshihte ēdo gjė, zuri vend nė mes tė trotuarit. U shtri nė mes tė rrugės. Vajzat e bukura, bukuria e tyre shėndrruar nė siluetė, kalonin pėrdhunshėm mbi tė. Pėrdhunisht e shkelnin me takat e holla tė kėpucėve. Shpirti gjakoste buzėt prej dhimbjes. Nuk bėrtiste. Nuk klithte prej dhimbjes. Rrinte shtrirė nė trotuar. I mbytur nė dhimbje, i mbytur nė mjergull, i mbytur nė harresė
Alba, CN, It. Bar Roma, vjeshtė e dytė 2005
RRUGA IME
-Asaj qė duhet tmė dashurojė
Rruga ime
Rruga ime i ngjan rrezeve tė diellit
ku drita tė verbon, tė qorron sytė
e bukur.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan zjarrit pėrvėlues
ku digjesh, digjesh si prej flakėve
tė ferrit.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan natės pa yje, pa hėnė
ku tė sundon, tė shtyp pesha
e territ.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan shkretėtirės paanė
ku ēmendesh, ēmendesh pėr njė
pikė ujė.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan varrit tė mjegullt
ku tretesh, tretesh, bėhesh
hiēgjė.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan pyllit tė virgjėr
ku hyn pėr tė mos dalė
kurrė mė.
Rruga ime
Rruga ime i ngjan
Kujt i ngjan kaq shumė jeta ime?
TRENAVE TĖ BOTĖS-
Fėmijėve tė mij Erik dhe Rei
Trenave tė botės kemi marrė udhė
Ecim nė njė drejtim tė papėrcaktuar mirė
Qeshim me zhurmėn e trenave
Qeshim me rrėmujėn e njerėzve,
me nxitimin e tyre tė ēmendur,
qeshim.
Qeshim me rrugėn qė ikėn pas mė shpejt se trenat
Mė shpejt se trenat e shpejtė
Mė shpejt se trenat e ēmendur tė botės sė ēmendur
Tė botės qė ka harruar tė qeshė
Qeshim nė rrugėn tonė
Qeshim nė rrugėn tonė tė papėrcaktuar mirė
KALORĖSI I VETMUAR
Njė zhurmė e largėt. Troku i njė kali tė ēuditshėm
Kohė e vrenjtur. Nė mes tė diellit dhe shiut.
Hapa tė trishtuar nė eterin e njė rruge pa adresė
Njė gotė plastike Wisky, fallso, braktisur mbi tavolinėn e punės
Prej dritares rrėnojat ku njerėzit ecin si njė peizazh antik.
Kėtu. Nė rrugėn e varfėr fryn dhe nuk fryn erė.
Kėtu. Nė rrugėn e lashtė bie dhe nuk bie shi.
Kėtu. Nė rrugėn gjithė gropa ecin dhe nuk ecin njerėz dhe makina.
Kėtu. Nė rrugėn pa diell, dielli ngroh njerėzit.
Kėtu. Nė rrugėn gjithė diell, dielli nuk ngroh njerėzit.
Zhurmė. Wisky fallso. Cigare pa doganė. Kalorėsi.
Dhe kali qė nuk dihet prej ku vjen, ku ndodhet, dhe ku shkon
Ētė bėsh? Kjo ėshtė jeta
Jetohet nė atdheun tim e dashur!
Lezhė, Al. 15 shtator 2001
DASHURI MERIMANGASH
Merimanga femėr dhe merimanga mashkull
i sillen dashurisht njėri -tjetrit nėnpėr
rrjetėn -shtrat tė dashurive mėkatare
Vallėzojnė,
lodrojnė shend e gaz
nė shtėpinė rrjetė
I lumtur ēifti i merimangave
nė dashuri pa pushuar njė ēast
Unė i kundroj (ngase nuk mė falet
grimė mundėsie pėr gjė tjetėr)
dhe kėnaqem deri nekstazė
teksa merimangat bėjnė dashuri.
AJO ERDHI TEK UNĖ
Ajo erdhi tek unė
Erdhi me frikėn e vdekjes, megjithėse,
unė ia kisha premtuar ndonjėherė vdekjen.
Ajo erdhi tek unė me frikėn e vdekjes sė
tmerrshme dhe
me tė gjitha tmerret qė vinin si pasojė e
sajė. Erdhi tek unė
duke sfiduar tė gjitha, sė bashku me atė
tė tmerrshmen, vdekje,
duke sfiduar edhe tė gjitha thashethemet e njerėzve
qė pėrgojojnė vdekjen
megjithė viktimat
Ajo erdhi tek unė e bindur.
Pas ardhjes do tė vdiste njėherė e pėr-
gjithmonė.
Erdhi tek unė pėr tė mos u ngjallur ku-
rrė pas takimit fatal
pėr atė vetė dhe pėr mua.
Ajo erdhi tek unė: I qe mėrzitur jeta.
Ajo erdhi tek unė: Pėr tė gjetur vetėm
vdekjen e bindur
se do ta gjente vetėm tek unė, edhe
unė i bindur e prita
Ajo erdhi.
Pabesisht, gjetėm, tek njėri tjetri,
Jetėn
dhe u zhgėnjyem,
u zhgėnjyem nga vdekja e pabesė
IKJA IME E PARĖ NGA JETA
Pėrbuzur. Nėpėrkėmbur. Harruar. Ika e dashur.
Miqtė dhe armiqtė e mi u gėzuan shumė sepse
ikja ime u hoqi njė barrė tė rėndė.
Miqtė, qė nuk e dija se i kam aq tė paktė
u ēliruan prej miqėsisė time dhe
prej ndihmės qė unė, pa kursim,
u dhashė. Kur unė pata nevojė ata
nuk patėn mė nevojė. Pėrkrahja ime
u plak tepėr shpejt. Ata fituan ēka deshėn.
Unė humba ēka pata krijuar me mund
e sakrificė. Mes dhimbjesh. Ika prej
miqve.
Ika e dashur. Prej ikjes time armiqtė vetėm
duhej tė gėzoheshin. Dhe u gėzuan.
Megjithėse nuk prisja kaq shumė armiq, unė
u gėzova sė shumti ngaqė arrita ti njoh
tė gjithė.
E dashur! Mos u shqetėso pėr mua. Unė ika
thjeshtė sepse kėrkuan tė mė nėpėrkėmbin.
Kurrėsesi nuk mund tė bija
dakord. Dhe ja! askush nuk pyet pėr mua.
Kjo ndodhi sepse asnjėherė nuk fola marrėzi,
pėrkundrazi, marrėzitė i patėn me tepri tė tjerėt,
tė cilėt edhe tash thonė: Shyqyr qė shpėtuam
prej tij!. Pėr kėtė jam shumė i sigurtė. Siē
kam qenė vazhdimisht nė jetė. Siguria ime
buron nė drejtėsinė. Aty ku fillon pasiguria
e tė tjerėve.
E dashur! Unė po largohem prej kėtij llumi njerėzor
i fyer. Kjo mė shton dhimbjen dhe mė ngjall shpresėn.
I papėrlyer mbeta. Tė tjerėt, tė lodhur, ranė tė flejnė mbi tė.
Sė shpejti do tė ēohen. Tepėr vonė, tė zhytur, kanė pėr
ta kuptuar se unė kam patur tė drejtė. E pra
ndodh qė gaboj. Ikja ime nė kėtė ēast nuk ėshtė
gabim. I detyruar nga rrethanat e mbrapshta, pasi
tė gjitha rrugėqėndrimet mu zunė, ētė bėja? Pa lavd
momental, mora ikėn. Qė nuk pėrqaset me
asnjė ikje tjetėr. Moisiu iku dhe u kthye
me lakun nė fyt. Tė tjerėve duhet qė unė tiua heq
lakun.
Tradhėtisht mė lanė nė mes tė shumė
rrugėve, nėn mėshirėn e tė pamėshirshmėve qė,
pėr ēudi, u shtuan shumė atėherė kur veten ndieva
ligsht. Ani! tash mėsova prapė, kur vjen
dita e rrėzimit, tė gjenden pranė, pa i thirrur,
ndihmės vullnetarė pėr nė theqafje. Sport i
vėshtirė, veēanėrisht kur sehirxhinjtė shtohen. Nuk
kanė faj. Asherė kėrkova rrėzimin e tjetrit
nėn ngritjen time. Gabova e dashur.
Mos u shqetėso! Shumė vetė thanė: I bėn mirė
tė pushojė! Dėgjo! Hipokrizinė mjerake tė ēifutėve
pėrpiqen tė pėrdorin,
pa art.
Lotėt nuk mė tradhėtuan. Erdhėn vetėm kur
ua pata nevojėn. Tani jam ēliruar. Edhe po
tė dėshiroj krejt ditėn nuk mundem kurrsi tė
lotoj. Lotėt mė janė shterrur. Syve tė tharė
lėvizin imazhet e protagonistėve tė teatrit absurd
tė jetės. Komploti doli me sukses. Mabethi lau duart
dhe fjeti i qetė, pasi bėri edhe njėherė dashuri me ledin
Makbeth. Gjumi i tyre ėshtė i patrazueshėm.
Asnjė Makbeth nuk i thotė ledit: -Ja fantazma e
atij qė vramė! Kjo ndodh falė detergjentėve tė cilėt
me gjithė krizat qė kaloi njerėzimi, nuk harruan tė
pėrkryhen.
E dashur! Unė i dėgjoj tek zgėrdhihen dhe
mė vjen shumė mirė. Unė i dėgjoj tek thonė: Edhe hijen
e kishte tė thartė. Dhe mė vjen shumė mirė. Unė i dėgjoj
tek mė fyejnė; tek mė gjuajnė me gurė, pas shpine, dhe
mė vjen shumė mirė. Mos u shqetėso!
Qėllimi i tyre u arrit. Kėsisoj mbėrrimė nė
pikėn mė delikate.
Unė po largohem edhe nga ju
e dashur. Faleminderit qė mė braktise e fundit!
Sakrifica jote ishte e tepėrt. Kur njė njeri
cilėsohet klinikisht i vdekur, mjeku mė i madh
kryqėzon duart i pari. Faleminderit! Dikush
duhej tė mė pėrbuzte i fundit. Fati zgjodhi ty. Nė
memoriet e njėri tjetrit do tė regjistrohen silu-
etat pėrkatėse, tė pėrmbysura.
E dashur! Jeta qenka e pamėshirshme pėr tė
mėshirshmit. Nė shtėpi nuk mė pritėn dhe
aq keq. Njė kalinė e larme lehu pak mė
tepėr se duhej. Nuk arrita ta marr vesh arsyen.
Dhe qesha marrėzisht me lehjen. Deri nė fund.
Shumėkush do tė pėrhapė lajmin e mirė se unė,
mbase, u ēmenda. Ki durim! Marrėzitė
e fundit, dėgjomi deri nė fund. Shfrytėzoje rastin
e dashur! Unė pata guximin tė dėgjoj deri nė
fund kundėrshtarėt e mi, qė mė shanė aq gjatė,
prej frikės sė natyrshme mė shanė
marrėzisht. Duke kompromentuar
tė drejtėn legjitime tė fjalės
sė lirė
E ndiej. U bėra sė tepėrmi i mėrzitėshėm.
Po i jap fund. Me besimin e palėkundėshėm se
do tė rikthehem njė ditė.
Ki besim! Ashtu siē kam edhe unė besim
nė ringjalljen e Krishtit.
E dashur!
Lamtumirė e dashur!
Pėrgjithmonė.
Krijoni Kontakt