
Postuar më parë nga
*PaLmA*
Spontanisht, me erdhi nder mend teksti i Timo Fllokos.
Falja njërit dashurinë
Timo Flloko - P. Çako
Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë...
Kujt ia fal, ti, përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?!
Dalngadalë po shuhen dritat,
në bulevard...
Shirat nisën prapë... zogjtë po ikin...
dhe unë mbeta,
si një endacak!
Sa çudi kur ti më thua:
Në zemër të kam...
Unë e ndjej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban.
Dhe pastaj sërisht largohesh,
nga syte më humb,
mallin të ma shtosh.
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
Qytetit s'dal dot.
Mos na bëj aq shumë të vuajmë,
hape zemrën dhe na thuaj:
Cilin do më shumë nga ne?
Me pang në shpirt, ti, mos na lër!
Falja njërit dashurinë,
kurse tjetrit dëshpërimin...
Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
në këtë botë!
U bënë netë që s'po të shohim,
dhe blirët janë tharë.
Piano-baret, bulevardet,
pa ty heshtin, qajnë...
I mungon ti këtij qyteti,
në çdo skaj, në çdo sekondë...
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra tu ftoh?!
Vertete e kam pasur dhe une nje rast disi te tille, edhe pse vargu, nuk me ka "zbritur" ende.
Krijoni Kontakt