Rikujtimi i vitit te zi
E Enjte, 16 Gusht 2007
Ngjarjet e vitit 1997 kane nje pike takimi te rendesishme per veprimtarine e sherbimit sekret, SHIK te drejtuar nga Bashkim Gazidede, personin me te akuzuar te opozites se atehershme e te sotme per rolin e tij. Bashkim Gazidede ne 26 mars 1997 raportonte per gjendjen e krijuar ne Shqiperi, vrasjet e punonjesve te SHIK-ut ne Vlore, renien e plote te struktuarve te institucionit, trajtonte tematiken qe nga themelimi i sherbimit sekret dhe ndarjen nga paraardhesi qe e theksonte “Sigurimi i Shtetit”. Gazidede mbante mbi shpine ngjarjet e renda qe vazhdonin te shoheshin dhe qe nepermjet informacionit te mbledhur nga njerezit e tij kategorizohej si “rebelimi” apo “kryengritja e armatosur”. Ne nje cikel te plote te raportit, te SHIK-ut, “Korrieri” do te paraqese zhvillimet e vitit te keq 1997 dhe se si e shihte Gazidede ate qe po ndodhte. Nen hunden e kryetarit te atehershem te shtetit, te shefave te tjere qe drejtonin vendit, te nje opozite qe po perfitonte ethshem. Bashkim Gazidede deklaronte se “situata qe po perjetohet kohet e fundit ne Shqiperi paraqitet teper e veshtire” dhe se “po vihet ne diskutim integriteti i Shqiperise, duke u rrezikuar deri copetimi i saj per llogari te vendeve fqinj”. “Synimet per copetimin e Shqiperise, kane qene te hershme dhe ne rrethana e kohe te ndryshme jane shfrytezuar momente te favorshme per t’u realizuar keto plane. Le t’u referohemi disa prej ketyre planeve te hartuara vitet e fundit, qe kane pasur per synim tjetersimin e territorit te Jugut te Shqiperise, te ashtuquajturit Vorio-Epir”-u thoshte Gazidede te zgejdhurve te popullit ne procesin e shumediskutueshem te 26 majit 1996, qe merret si zanafilla poltike e problemeve te renda qe u pasuan fort nga fajdet. Nje sere pyetjesh te shtruara u jepte pergjigje Gazidede. Kush organizoi protestat? Cili ishte roli i Gramoz Rucit me informacionet sekrete, si iu shmang pyetjeve te Azem Hajdarit drejtori i SHIK-ut, si ndodhen vrasjet e “SHIK-save” ne Vlore, si u shperthyen depot e armeve, cilat ishin akuzat e Blerim Celes per SHBA-ne, si u be spastrimi i SHIK-ut nga ish-Sigurimsat, a perdhunuan vajza dhe gra punonjesit e SHIK-ut, cfare permbante plani “Lotos” i Greqise per te copetuar Shqiperine, cfare kerkoi te dinte Robert Ceku, sot kryetar i KLSH-se dhe cfare Nikollas Berns nga Uashingtoni per te mos lejuar shperberjen e shtetit shqiptar.
Korrieri
Krijoni Kontakt