Rrėmbimi i aeroplanit turk kalon pa pasoja
Nė Turqi ėshtė rrėmbyer njė aeroplan udhėtarėsh i Shoqėrisė Ajrore Atlas Xhet i cili ndodhej nė rrugė nga Qipro Veriore pėr nė Stamboll. Pas rėrmbimit nga ana e dy burrave tė cilėt kanė thėnė se janė anėtarė tė Al Kaedas, aeroplani kishte ateruar nė aeroportin e Antalias. Rrėmbyesit tė cilėt kanė folur nė gjuhėn arabe, kanė kėrkuar nga pilotėt qė tė vazhdojnė fluturimin nga Antalia nė drejtim tė Iranit apo Sirisė, ndėrsa kanė kėrcėnuar udhėtarėt me bombė.
Ėshtė bėrė e ditur se rrėmbyesit janė studentė iranianė, ndėrsa kanė ndėrmarrė kėtė hap tė rrezikshėm si revoltė ndaj politikave tė Shteteve tė Bashkuara. Shumica e udhėtarėve kanė arritur tė ikin nga fluturakja, pasi ajo ka aterruar, ndėrsa mė vonė sipas zyrtarėve tė kompanisė Atlas Xhet janė dorėzuar edhe rrėmbyesit, duke pėrfunduar kėshtu ankthi disa orėsh.
Krijoni Kontakt