Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Tre rrugë për bashkimin e trojeve shqiptare

    Nga Arben Zeqiri

    Tre janë rrugët që shpien drejt realizimit të idealeve kombëtare që kanë ndjekur shumë popuj në histori kur dikush i ka okupuar ata ose ua ka marrë të drejtën e shteteformimit. Tre janë rrugët e vetme, prej të cilave do të duhet të zgjedhin armiqtë tanë për të hequr dorë nga okupimi i trojeve shqiptare dhe bashkimi i të njejtave në një shtet të vetëm SHQIPËRI (natyrale).

    Cilat janë këta rrugë dhe ku kemi mbërritur ne?

    Duke patur parasyshë faktin që ne jemi një popull me namë për tolerancë, për durrim e pritje ka bërë që rruga e gjatë të jetë e stërgjatur dhe rruga e dytë ne na ndjek edhe sot e kësaj dite, në një kohë kur shumica e popujve kanë zgjedhur problemet kombëtare dhe shtetërore dhe ne, për fat të keq, akoma jemi në shtetformim e sipër dhe fakti i dytë që gjithashtu jemi të njohur gjatë gjithë historisë se kur ne bëjmë prap dijmë të shkatrojmë edhe perandori.

    Rruga e parë: – Erdhi pluralizmi, erdhi demokracia, u rrëzua komunizmi, u prish pakti i Varshavës, u prish Jugosllavia dhe të gjithë popujt e Ballkanit, kush me dhunë e kush me paqe, kush me të drejtë e kush pa të drejtë, kush bashkoi trojet e veta e kush formoi shtet të cunguar, e neve shqiptarëve na ra fati i keq. Nga njëra anë, ishim të ndarë aq shumë saqë na binte të luftojmë me të gjithë popujt e Ballkanit e, nga ana tjetër, na kaploi një simati e veçantë ndaj demokracisë dhe liberalizmit e pluralizmit politik, saqë e ndryshuam politikën dhe vendosëm që t’ia nisim nga fillimi e të bisedojmë e të merremi vesht me secilin popull veç e veç. U stërzgjat kjo aq shumë saqë dikur më kishte mbaruar konkursi ndërombëtarë I formimit të shteteve dhe ribashkimit të tyre. Kombete botës vendosën që më nuk do ketë ndryshim kufijshë. E shqiparët ngelën përsëri aty ku ishin, me një shtet të cunguar dhe me mijëra hektarë tokë të okupuar, me qytete e lugina të tëra nën okupim. Ata që e filluan rrugën e parë, të politikës paqësore dhe metodave demokratike, u zotuan që të vazhdonin të njejtën rrugë duke bërë tanimë politik për interesat e shteteve okupator, për ti përparuar ata dhe për ti integruar në Unionin Evropian e me këtë duke mashtruar popullin se Uioni Evropian do to bashkojë shqiptarët. Por përrallat nuk zgjatën shumë dhe filloi rruga e dytë.

    Rruga e dytë: - Përderisa politikanët e shitur dhe krerët tradhëtarë menduan see mashtruan popullin dhe se ky popull do ta pres Evropën të bashkohet që më pas të bashkohen ata, filloi rruga e dytë. Djemtë më të mirë të kombit, ata të cilët vërtet kishin qenë nën shërbim kombëtar dhe nuk donin të dëgjonin për Evropë përpara se të bashkonin Shqipërinë, filluan rrugën e dytë, RRUGËN E ILEGALITETIT. Po. Ishte kjo një rrugë, e cila tanimë nuk kundërshtohej dhe nuk kishte rreziqe vetëm nga armiqtë okupatorë, nuk kërcënoheshin vetëm nga kombet e Ballkanit, por edhe nga ish vëllezërit e tyre që tanimë kishin lëpirë nga mjalta e rreme dhe doemos të shpëtonin kokën duke vrarë patriotët e vërtetë. Protesta, demonstrata, marrshime ishte fillimi i rrugës së dytë, e cila më pas u vazhdua dhe me disa luftëra dhe konflikte e që më pas këto u keqpërdorën dhe u ndalën pikërisht nga agjentët dhe spiunët shqiptarë të cilët ishin pjestarë të politikanëve të shitur democrat e që ishin në shërbim të armiqve tanë. Por rruga vazhdoi me patriotët të cilët së pari nga Shqipëria mëmë, nga diaspora e më pas nga Kosova, Ilirida, Plla, Gucia, Tivari, Ulqini, Çamëria, rifilluan rrezzistencën e cila përsëri paraqiste një përzierje te revolucionit dhe rezistencës nacionale me metoda demokratike duke edhe këtë për hir të përtnerëve amerikan të cilët ndonjëherë din të na përkrahin e ndonjëherë të na kushtëzojnë por çështë e mira këta djema nuk u dorëzuan dhe nuk u shitën. Por, kjo rrugë është ka fundi I vet, ilegaliteti shfrytëzoi të gjitha metodat demokratike për të bindur kombet më të fuqishme të botës për realitetin e shqiptarëvedhe tanimë ka ngelur vetëm rruga e tretë e cila duke patur parasyshë historinë dhe të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve të pagjunjëzuar është më se e sigurtë se kjo rrugë do të jetë triumfuese.

    Rruga e tretë: - Jemi dëshmitarë të disa luftërave të shqiptarëve, luftëra këto të cilat u zhvilluan në shumë troje shqiptare për të bindur të gjithë se këtu akoma ka shqiptarë dhe që gjithmon do të ketë. Luftëra këto të cilat u zhvilluan nga bijtë më të mirë, ku më të mirët prej më të mirëve rranë dëshmorë duke mos ditur të kthejn mbrapa dhe në fund duke dashur që ti japim edhe një rast demokracisë, lejuam që krerët e shitur democrat të na tradhëtojnë luftërat tona dhe të na keqpërdorin ata që përsëri të shkojë në dobi të armiqve. Por, a keni menduar se si do të jetë rruga e tretë? Zakonisht rruga e tretë është një përzierje e dy rrugëve të para duke hedhur gabimet e duke marrë vetëm veprimet e qëlluara, por ama ka dhe një të vërtetë. Shqiptari kurrë nuk gabon më shumë se 2 herë, andaj do të jetë pak e lehtë për të parashikuar se si do duket rruga e tretë. Demokracinë dhe bisedimet I shfrytëzuam në të dy fazat dhe që të dyja na u keqpërdorën andaj për së treti nuk e han shqiptari. Rruga e ilegalitetit u shfrytëzua njëherë dhe na doli më e sigurtë, andaj do ta shfrytëzojmë edhe kësaj radhe. Por cili do jetë veprimi në ilegalitet, çfarë do të bëjmë dhe si do të ecim? Ka ngelur vetëm një metodë që një herë na keqpërdorën e tani do tregojmë se jemi të vendosur dhe kemi fuqi që ta shfrytëzojmë për qëllimin e mirëfilltë, për bashkimin e trojeve shqipare. Pra, në illegalitet ngel të zhvillohet edhe një luftë por e fundit për këtë qëllim, luftë të cilën nuk do munden të na e keqpërdorin edhe për së dyti herë, luftë ku nuk do kenë vend tradhëtarët e spiunat, luftë ku nuk do ketë marëveshje që do t’i gëzojë të dy palët, luftë që nuk do përfundojë as në Rambuje e as në Vienë, por luftë e cila do të ndalet atëherë kur s’do të kemi pas kujt të gjuajm, do të përfundojë atëherë kur të gjithë ata që sot po na akuzojnë do na japin dorën dhe do të na urrojnë Shqipërinë e Bashkuar, ose nëse nuk fitojmë do të përfundojë atëherë kur do bjer dhe shqiptari I fundit meqë të parët do të vriten tradhëtarët dhe spiuan që të kemi kush ta vazhdojë luftën. Doni të thoni që Evropa nuk pranon rrugën e tretë? Po cilën nga rrugët na ka pranuar Europa!? Po të pyesnim Evropën, sot s’do ishim ne!

    E Shtune, 18 Gusht 2007


    Ndryshe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ka lezet ky shkrimi i Arbenit e me behet qefi qe ka akoma intelektuale Shqiptare me logjike te lire e te pavarur qe bejne permbledhje te goditura e perpiqen ti hapin syte euroqorrave ....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..Bashkimi Kombetar


    .Eshte nje analize siperfaqesore e nje rruge te kaluar nga shqiptaret...dhe shqiptaret kane gabuar me shume se dy here..shume me shume bile.
    Ne shqiptaret jemi nisur shume moti ne rrugen e bashkimit, dhe thuajse jemi duke e kaluar gjysmen e rruges ne kete proces te gjate.Te heq nje paralele nje analogji te thjeshte me komunikacionin qe si per cudi ka ecur edhe shqiptari ashtu: perpara dihen mjetet e komunikacionit ashtu ka ecur shqiptari drejt rruges se bashkimit..ne kembe, me kuaj..etj.. ...sot qe ka mberri qe thuajse ta kaloje gjysmen e rruges ka mjete te tjera komunikacioni dhe s'ka perse te kethehet ne kembe perseri.Kjo do te na mundesonte qe kete rrugen e mbetur drejt qellimit final qe eshte thuajse aq e veshtire sa ajo e kaluar deri ketu, te zgjedhim mjetin me te shpejte te komunikacionit qe ta kalojme me shpejt se sa ate gjysmen e pare.
    Te zgjedhim edukaten e pergjithshme dhe kombetare, zhvillimin me te shpejte ekonomik,thyerjen e barierave egzistuese brendakombetare, te kultivojme dashurine per shtetin si institucion.Te japim cdo gje per atdheun qe te kemi atdheun, me njefjale ta pasurojme atdheun qe edhe vete te jemi te pasur.\Per te varferit vlen ky proverbi latinu kam buken aty kam atdheun.... Per te pasurit:Atdheu eshte pasuria ime....
    Nje konstatim i nje realiteti te hidhur: shtresa mesatare dhe mbi mesatare e do atdheun dhe jo shtresa e varfer( dhe qe te jete pelin/kinin /zeher ky konstatim shtresa e varfer eshte shumica tek te gjitha trojet shqiptare ne Ballkan)...
    E them edhe njehere atdhedashuria falso ( nga dija ose mos dija,s'dua te paragjykoj), nuk na con kund..vetem ne grindje dhe vetnumrim..na len ne gjysem te rruges ketu ku jemi sot.Atdhedashuria idealiste eshte ajo reale qe na tregon te verteten, ballafaqimin me te tanishmen..dhe haperimin drejt ardhmerise,drejt bashkimit .Per kete shqiptaret kane kapacitet ta bejne dhe dijne ta bejne por,duhet te zgjedhin mjetin me te shpejte te komunikacionit-MENDJEN( te mesojme nga historiajermania dhe Japonia pas luftes se Dyte Boterore kane qene ne gjendje te mjerueshme..sa Shqiperia dhe mos te them bile edhe me keq..Sot jane ne maje te piramides se zhvillimit boterore ne te gjitha aspekte zhvillimore..per nje arsye te vetme...investimit ne MENDJE.../ ne ate kohe pas luftes dyte Boterore kan ikur nga atdheu i tyre gjermanet...por jo sot, mund te shkojne te vizitojne gjithe boten por, jo edhe te jetojne dikund tjeter..s'ka gje me te dashur se Atdheu...Shteti..Liria...)
    Te zgjedhim rrugen e bashkimit qe eshte Mendje-Ta duam bashkimin-s'ka gje ne bote qe e ndal nje gje qe e do me gjithe zemer, sot per sot ne shqiptaret e duam me gjysem zemre dhe jemi ne gjysem te rruges dhe neser...dhe neser..shpresoj ta duam me gjithe zemer..qe te ulemi te pushojme nga ky rrugetim shekullor....

    Me nderime per bashkimin ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 18-08-2007 më 09:20

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •