Mu me pelqejne shkrimet e:
1-Pyes_Lotin
2-Davius.
3-Di-AnA
4-Albo
5-Bledari
6-Trendafili-Blu
7-Zemerushja
8-Darius
9-Baptist
10--------&&&-------_Elena_
Mu me pelqejne shkrimet e:
1-Pyes_Lotin
2-Davius.
3-Di-AnA
4-Albo
5-Bledari
6-Trendafili-Blu
7-Zemerushja
8-Darius
9-Baptist
10--------&&&-------_Elena_
Me pelqen ^Angel^ kur shkruan, sidomos kur eshte me nerva.. tani gabime drejtshkrimore ben edhe ajo, ama te shkrin me ca postime.. lol
po shum kosovare ktej aman, kta do na mesojne gjuhen letrare neve? ahaha
morning pse i ke kaq inat kosovaret ti ?
nuk jane te keq ,ose te ka rastisur ndonje njeri i keq
qe ti ka neveritur te gjithe .
jo se thash se mos i kishe ,se kishe te beje me mua pastaj ,jo per gje .lolololol
Me fale mos kemi brire ne nga Kosova?? Po mjafte mire e flasim gjuhen ne kur e dini se me vite te tera kemi qen nen okupimin e shkaut....Dialekti ndrron fakt por edhe ne Shqiperi ndrrojn dialektet nga qyteti ne qytet ajo nuk eshte per tu quditur ....Me falni ju te tjeret qe nuk i keni inat Kosovaret!!!Postuar më parë nga Morning star
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Ka shum anetar qe shkruajn drejt e shqip mire qe mund te kuptohen nga te gjith, duke mos permendur emra,dihet qe eshte forum shqipetar dhe marin pjese anetar nga gjitha viset ku jetojn shqipetaret dhe nuk duhet vecuar apo anashkaluar dike.
Pervec disave qe bejn copy/paste marur nga gazeta dhe revista ka edhe shum te tjere qe shkruajn mire.
Nuk me pelqen kur dikush mundohet te nxjer shum poshte dike,si ne rastin e disave qe lexova me larte duke treguar veten si fanatik ndaj te tjereve.
Kodi:Larguar per shkaqe personale
Te metat qe i kemi ne ne lidhje me shkrim e gjuhe ne nuk i mshefim !Postuar më parë nga Europe83
Historia ato te meta tona i njeh, individi qe nuk don ti njohe kjo eshte qeshtje e tyre !
Me fal por ne kosovaret nuk jemi komb e derisa shkruajmi shqipë ne jemi shqiptar si te gjithe te tjeret por faktikishte ne shkruajme me veshtiresi gjuhen shqipe se sa shkruesit nga shqiperia dhe do ishte turp i madh per ta po mos shkruanin me drejte se kosovaret se siç e dini ne ne kosovë kemi qene edhe te pushtuar nga serbet. Nejse ketu nuk jemi ne terren sporti per te bere gara por kur lexoje nje shkrim te bukur une vetem se knaqem me autorin e kurrsesi nuk e urrej.
Pra ne nga kosova ndoshta shkruajm me gabime por shprehemi gojarishte pakez me mirë se para 50 vitesh do thot se kemi perparuar ne gjuhë te unisuar e besoje se gjeneratat qe do vijne brenda 40 vite kur te flasin ata e kur do te shkruajne ne kete forum jam i bindur pra qe nuk do diktohet se nga eshte, nga kosova maqedonia apo shqiperia, pra ai antar do te jete shkurt; një shqiptar qe do te shkruaje shqip pa asnje gabim e ndoshta edhe me bukur se kjo gjenerat.
shendet
PS; e kam ditur se do perfundoje edhe kjo tem te rrafi problemin e shqiptarve te kosoves e viseve tjera. nenqmimet e disave per mua jane shprehje femijesh
dhe asgje tjeter.
Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 31-08-2007 më 17:01
Për me e ruajtë shkollimin në Gjuhën Shqipe, cilët pjestarë të kuvendit i kanë përjetu/tejkalu pengesat e armikut si:
- mbylljen e shkollës,
- gazin lotësjellës,
- helmimet nervore,
- rrahjet,
- plagosjet,
- vrasjet e mësimëdhënësve e të shokëve/shoqeve...?
Cilët pjestarë të kuvendit, edhepse i dijnë disa gjuhë të tjera si me i pas gjuhë amtare, i gëzohen më së shumti një shkrimi/shprehje Shqip?
Cilët pjestarë të kuvendit, pamarrë parasysh nga cila Krahinë Shqiptare janë, e kanë çdoherë në mendje, zemër, e shpirt vargun e Naimit:
"Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar", e jetojnë për lirinë e tërë Shqipërisë?
Në anën tjetër,
Cilët anëtar të forumit e shfrytëzojnë "drejtshkrimin" për me u paraqitë si
- më Shqiptar se të tjerët, e
- dijetar
përderisa shkrimet e tyre pakuptim e përulin identitetin Shqiptar e përhapin defetizëm ndër Shqiptar?
Cilët anëtar të forumit e kanë tepru me tema ku tregojnë se sa mirë e dijnë Gjuhën Amtare? - dije e përvetësuar pa mund qysh prej vjetëve të para të jetës.
Cilët anëtar të forumit po kanë vështirësi me e kuptu se, edhepse pa e drejtshkru Shqipen,
- Agnes Gonxha Bojaxhiu, dhe
- Ferid Murad
si Shqiptar e kanë nderu kombin Shqiptar me punën e tyre? - gjithashtu, edhepse nuk kanë (pas) kurrfarë lidhje me Toskët e as me atë Shqipëri të cunguar që përpiqet me e mbajtë Gjuhën Shqipe të cunguar pa Gegnishte.
Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 31-08-2007 më 23:07
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
Kam deshire te lexoj nje teme ,ku te mbizoteroje respekti per njeri-tjetrin , ku te gjithe pjesemarresit te shkruajne bukur dhe ajo qe eshte me kryesorja , t'i permbahen temes.(Pervec Shoqata e Alkolisteve Anonime) Jam shume i deshperuar, deri i zhgenjyer do te thosha, per shperdorimin e mundesise qe kane te gjithe anetaret, ne nderhyrjen ne te gjitha temat.Ne fakt ,kjo mundesi eshte nje enderr per te shprehur lirisht mendimin gjithkush prej nesh ,enderr e cila nuk eshte e adolishenteve te sotem,eshte e nje brezi pak me te vuajtur,pak me te etur per liri mendimi e shkrimi.Nese dikush nuk ka gje per te thene ne kete teme, per kete teme, ka aq shume mundesi te tjera, saqe do te ishit pa dyshim te nevojshem ne shume diskutime te nivelit qe perfaqesoni.
Nuk dua te flas me emra, por desha vetem te perserit nje dicka.
Meqenese "vjedhim" kohe nga veprimtaria jone e perditeshme per te shkruar,lexuar,bere gallata etj. ne Forumin Shqiptar,pse te mos bejme nje dicka pozitive ne lidhje me shkrimin drejt e pa gabime te gjuhes ne te cilen po komunikojme per fat te mire,pra, te shqipes sone?!?
Menyra se si futen ne diskutim disa anetare,me vret shume shpirterisht dhe me ben te mendoje si do te jete e ardhmja e Shqiperise me kete menyre komunikimi,do te na talle Europa dhe do te behemi barcalete.
Persa i perket c'u fol per vellezerit tane jashte kufijve, duhen dhembe me te paster per te permendur shqiptaret prej Kosove e Maqedonie,duhen shishe te pambaruara(jo bosh d.m.th) me aroma Franceze.Nese ne, qe lindem e u rritem ne Shqiperi, bejme gabime drejtshkrimore njehere,eshte njeqind ,ndersa : Te shkruash aq bukur sa shume shqiptare prej Kosove dhe Maqedonie( megjithese me dialekt ,qe neser ndoshta do te jete nje pjese e shqipes se njehesuar) ketu ne Forumin Shqiptar do te thote: "arritje vigane e ribashkimit te kombit tone,do te thote se i hapet rruge gjuhes sone per pasurim dhe modernizim,per brezat qe do te vijne,per ju miq e mikesha qe pavaresisht se ma prishet pak qejfin ju kam te respektuar sepse sidoqofte ne me te rriturit dime te falim me lehte dhe me shume.
Duajeni njeri tjetrin ,respektoheni se jemi kalimtare jemi bashkekohes te nje qellimi , te Shqiperise".Kaq.
Paci bese!
Dajo.
Ndryshuar për herë të fundit nga DAJO : 31-08-2007 më 23:43
Krijoni Kontakt