Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Letėr vetes

  1. #1

    Letėr vetes

    Para disa vjetėsh, njė ditė vere plot diell, isha ulur pėrjashtė nėn hijen e ēadrės sė njė kafeneje nė sheshin pranė kishės e po pija njė freskuese, kur m`u ul nė tavolinė njė burrė sykaltėr, me vraga nė fytyrė. Ai zuri vend pa mė pyetur e pa m`i hedhur sytė. Unė kisha vėnė syzet e diellit me xhama tė errėt e pasi e dija se sytė nuk mė dukeshin, fillova ta vėzhgoj atė tė huaj, tė cilin nuk isha nė gjendje ta rendisja nė asnjė shtresė shoqėrore e mosha e tė cilit mė mbeti enigėm, pasi herė dukej si njėzetvjeēar e herė sikur i kish kaluar tė dyzetat. Po mendohesha qė tė ikja, e me siguri do e kisha harruar shpejt, kur ai mė foli nė njėjės pa e kthyer kokėn. E kuptova shume ēfarė mė tha, sidoqofte iu pėrgjigja me njė “Ēfarė?” sikur tė mos e kisha dėgjuar, akoma i prekur nga fakti qė ai nuk mė kish pėrfillur. “Mė kuptove fare mirė – vazhdoi ai - e nuk ėshtė nevoja tė perseritem”. Desha tė vazhdoja e tė luaja tė paditurin, po m`u bė papritur e qartė qė ajo qė mė kishte thėnė nuk ishte diēka e rėndomtė, por thjesht ajo qė pata menduar atė ēast, zemra filloi tė mė rrihte shpejt e mė pushtoi njė panik i lehtė, derisa mė nė fund mė mbėrtheu kureshtja, njė kureshtje kjo e pėrzier me njė ndjenje tė ēuditshme mistike dhe habi. Nuk dija ēfarė tė thoja ; reaksioni im i parė ish qė nuk po mė kujtohej nėse njiheshim, po kėtė vetėm e mendova e nuk jam i sigurte nėse e shpreha. “Edhe po tė njiheshim nuk do kisha nga ta dija ēfarė mendoje”- foli ai, ktheu koken e mė pa drejt e nė sy me njė buzėqeshje mirėdashėse, gjė qė mė qetėsoi disi e tė me dukej sikur po mė bėnin njė lojė, tė cilėn nuk arrija ta kuptoja. Ashtu siē mbulojmė instinktivisht seksin kur jemi lakuriq e na zenė gafil, ashtu pėrpiqesha tė mbuloja edhe unė mendimet qė mė lindnin me mendime tė tjera mė tė pafajshme , pėrpjekje tė cilat e bėnin atė tė panjohur tė qeshte, a thua se e lexonte trurin tim si libėr. Mė nė fund nuk durova dot mė e iu luta tė ma tregonte si e bente. “ Ēfarė po bej?”- pyeti ai e po tė gjykoje nga mėnyra se si pyeti , dukes se dhe ai vetė nuk e dinte. “Asgjė, asgjė”- murmurita unė i lehtėsuar, po edhe disi i zhgėnjyer. Heshta dhe po mendoja se ndoshta nuk ishte ai qė mė thonte atė qė mendoja , po isha unė qė mendoja atė do tė thonte ai, gjė qė ish tepėr e lehtė pėr t`u vėrtetuar e kėshtu nuk e zgjata , po i thashė pikėrisht kėtė, pashė si u zbeh ca e me siguri po pėrjetonte tė njėjtėn gjendje shpirtėrore si unė ca mė parė ; vazhdova e i thashė se ēdo mendim ėshtė pasojė e fjalės, ashtu si pula pasojė e vezės , apo anasjelltas ; ēdo fjalė pasojė e mendimit, ose mė mire akoma : mendimi i pare qė pėrshkoi trurin e njeriut tė parė ishte thjesht edhe fjala e parė , domethėnė nje fjalėmendim e kėshtu me rradhė.
    Pikėrisht nė kėtė moment e kuptova se nėse do vazhdoja tė flisja nuk vėrtetoja dot asgjė , por po tė heshtja nuk do tė vėrtetoja dot gjithashtu asgjė . Nėse do flisnim do thonim diēka qė e dinim tė dy, pra do bėnim diēka tė paarsyeshme . Por edhe po te heshtnim do ish e njejta gjė.
    Mallkuam tė dy nė tė njėjtėn kohė dhe bėmė te vetmen gjė qė kish kuptim ; u larguam nė drejtime tė kundėrta pa u pėrshėndetur.

  2. #2
    Kamarieri solli dy birrat e porositura e po priste pagesėn. E pyeta sa kushtonin, e kur ai tha gjashtė unė i tregova me gishta shtatė, duke nėnkuptuar bakshishin. Ai u largua dhe erdhi pas pak me pesė birra tė tjera e iu pergjigj habisė qė duhej tė shprehte fytyra ime me njė frazė pak a shumė si : “Vetė the shtatė!”. E kisha patur fajin vetė: nuk isha shprehur qartė. Ndėrsa po shikoja gotat e rrjeshtuara perpara, mendoja se ēdo veprim paraprihet nga fjalėt e qė saktėsia e tė shprehurit nuk ėshte art qė zotėrohet nga tė gjithė, aq mė tepėr qė shumė nuk e kanė tė qartė as ēfarė duan tė thonė e qė pjesa dėrrmuese e asaj qė flitet ėshtė vetėm zakon i kushtėzuar komunikimi. Ndoshta historia e njerėzimit ėshtė veē njė vargėzim absurd keqkuptimesh. Sa vetėve iu desh tė linin jetėn vetėm se dikush foli pėr tė folur apo tjetėr pėr tjetėr?
    “Ē`janė gjithė kėto birra?” - mė pyeti i njohuri im, i cili nuk e kish vėnė re incidentin me kamarierin. “Ja pėr kėte e dėnuan edhe Galileun”- i thashė.”Thjesht keqkuptim. Ndoshta edhe luftėrat botėrore kėshtu kanė filluar. Gėzuar!”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 18-08-2007 mė 05:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •