
Postuar mė parė nga
RaPSouL
Janė nga mė tė larmishmet, nga mė spektakolarėt, madje disa mund tė jenė kandidatė pėr nė librin ginnes. Por tė gjitha kėto arratisje tė ēuditshme kanė vetėm njė emėr, atė tė emigrantėve shqiptarė. Janė 25 arratisje mė tė bujshme tė shqiptarėve nga burgjet e shteteve tė huaja. Rekordin e shėnon Italia dhe Greqia, por nuk lihet pas as Zvicra. Kėshtu, nga viti 1997 e deri dy ditė mė parė, janė bėrė 25 arratisje nga mėnyrat mė tė ndryshme.
Duke shkuar nga hapja e vrimės sė qelisė me lugė. Tė gjitha kėto arratisje janė nė librin e zezė tė policisė se Italisė, Zvicrės, Greqisė.
Arratisjet mė tė bujshme nė Itali
Vetėm dy ditė mė parė, Ilir Paja, i kėrkuar nga drejtėsia gjermane, arratiset nga burgu i Firences nė Itali. Pėr tė kjo arratisje shėnon numrin dy. Sipas agjencisė sė lajmeve italiane, ai arriti tu largohet gardianeve tė burgut gjatė transportimit me njė autoambulancė pėr nė spital. Njė rast tjetėr i veēantė i arratisjes nga burgjet e Italisė ka qenė ai i Miki Rrapit. Ai vuante dėnimin prej 8 vjetėsh nė njė burg nė qytetin e Milanos. Miki Rrapi e ka fituar lirinė e tij duke pėrdorur njė lugė, me tė cilėn ka hapur njė vrimė 50 cm nė murin e qelisė. Por, Dritan Ēoku, Gėzim Prenga, Mario Ormani, Altin Kola dhe Afrim Sela, tė dėnuar pėr vrasje dhe pėr vjedhje, kanė gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tu arratisur nga njė burg i sigurisė sė lartė nė Firence. Ata kanė marrė ēarēafėt e gjumit dhe i kanė lidhur mė njėri-tjetrin pėr tu ulur nė katin e parė tė godinės disakatėshe. Mė pas, pa bėrė asnjė zhurmė, duke mos i zgjuar rojet, kanė hapur derėn e pasme nga mund tė dilnin nė oborr tė ndėrtesės, ku vuanin dėnimin prej disa vitesh.
Arratisjet nė Greqi
Por shqiptarėt qė kryejnė dėnimin nė burgjet e shtetit helen, ku dhe ka pasur mė shumė tentativa arratisjeje, e kanė pasur bezdi tė gėrmojnė. Duke qenė se janė nė njė numėr tė madh dhe nė tė shumtėn e rasteve e vuajnė dėnimin nė tė njėjtin burg, ata kanė pėrdorur mėnyrėn e arratisjes nėpėrmjet dhunės ose revoltave. Zani Ēaushi, kreu i njė prej bandave nė qytetin e Vlorės, nė vitin 1997 arriti tė arratisej nėpėrmjet njė revolte qė shpėrtheu nė njė burg tė sigurisė sė lartė nė shtetin fqinj. Ai ishte i dėnuar nga shteti helen me 101 vjet burg pėr vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpėtoi, pasi sot vuan dėnimin me burgim tė pėrjetshėm, nė njė nga burgjet shqiptare. Kristi Janku, 23 vjeē, dhe Albert Brakaj, 25 vjeē, kanė qenė nė qendėr tė kronikave tė televizioneve greke pėr shumė kohė. Dy shqiptarėt ishin dėnuar nga gjykata greke me shumė vite burg, me akuza pėr vrasje, grabitje dhe armėmbajtje pa leje. Ata janė arratisur gjatė kohės qė po transferoheshin me makinė nė dhomat e paraburgimit tė policisė nė Pire, Athinė. Arratisja ka ndodhur nė kohėn e zbritjes. Sapo grupi i parė prej tetė vetash zbriti nga makina e blinduar, gjysma prej tyre iu vėrsulen policėve, duke u pėrleshur me ta. Ndėrsa Kristi Janku dhe Albert Brakaj vrapuan drejt ngushticave tė lagjes Trumba tė Pireut, pėr tu mos u kapur dot nga forcat e policisė greke.
Greqi, viti 1997
Njė nga tė dėnuarit Vip tė burgjeve shqiptare ka qenė i dėnuar me 101 vjet burg pėr vrasje nė Greqi dhe mbahej i izoluar nė njė nga burgjet e Athinės mė tė mėdha tė Greqisė. Zani Ēaushi arriti tė arratisej nga burgu nė mars tė vitit 1997 dhe u kthye nė Shqipėri, pėr tu prangosur kėtu pak kohė mė vonė. Myrteza Caushi akuzohet pėr njė seri vrasjesh dhe aktualisht ndodhet nė burgun e Burrelit.
Zvicėr, viti 2001
Miri Tafili arratiset nga burgu i Zvicrės nė vitin 2001. Shqiptari i akuzuar pėr vrasje ka mundur qė tė arratiset nga burgu ku qėndronte dhe mė pas ka mbėrritur nė Shqipėri. Gjatė qėndrimit ai dyshohet se ka vrarė dy persona. Sipas policisė, pas njė operacioni tė mirėorganizuar ėshtė bėrė i mundur edhe arrestimi i tij.
Greqi, viti 2003
Arratiset nė prill tė vitit 2003 nga burgu i Pireut nė Greqi shqiptari i dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasje. Ndėrkohė ai ėshtė arrestuar nė Tiranė, teksa po pėrpiqej tė vidhte njė motor. Dhe nė momentin kur i janė shtrėnguar prangat, ai ka mundur tė thotė vetėm fjalinė: Mos tani do mė ēojnė si pako nė Athinė. Informacioni se ai ishte i arratisuri nga burgu i Pireut u konfirmua nga njė dialog ku njė polic i kujtoi emrin qė mbante nė Greqi, Kristi Janku.
Itali, 13 maj 2003
Dy shqiptarė janė arratisur nga burgu i Soliēanos nė Firence, nė Itali, mė 13 maj tė vitit 2003. Ata akuzoheshin pėr shfrytėzim prostitucioni dhe policia mundi ti ndalonte vetėm pas njė viti ndjekjeje, ndėrsa donin tė iknin nė Francė. Kėshtu emigrantin tjetėr policia e shpalli nė kėrkim pas arratisjes nga qelia ku qėndronte sė bashku me bashkėkombėsin e tij.
Greqi, viti 2005
Njė i ri shqiptar i pa identifikuar ka mundur tė arratiset nga qelia ku mbahej i izoluar prej disa ditėsh nė shtetin grek mė 4 janar tė viti 2005. Burime nga Athina kanė bėrė tė ditur se policia greke ėshtė vėnė nė ndjekje tė njė tė riu shqiptar, i cili u arratis nė orėt e para tė mėngjesit nga njė rajon policie nė lagjen Petralona tė Athinės. Arratisja e tė riut ėshtė bėrė e mundur nė saje tė njė leve me tė cilėn i riu kishte hapur njė vrimė nė murin e qelisė.
Itali, 30 maj 2005
Njė arratisje spektakolare ka ndodhur nė njė burg tė Italisė mė 30 maj tė viti 2005. Shqiptari 19-vjeēar, Ervin Shahaj u arratis pasdite nga burgu i qytetit La Specia nė momentin qė kishte dalė nga qelia pėr ajrim. Shahaj ka kapėrcyer muret e burgut pa u pikasur nga askush dhe ka mundur tė largohet. Policia italiane ėshtė vėnė nė ndjekje tė tij, ka vėnė nė dispozicion dhe njė helikopter pėr tė mbikėqyrur zonėn rreth Specias.
Itali, 25 tetor 2005
Njė shqiptar arratiset nga burgu nė Itali, por arrestohet pas gjysmė ore, mė 25 tetor tė viti 2005. Gentian Meta, nė pritje tė gjykimit pėr akuzėn e shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, ėshtė arratisur nga Burgu i Roveretos, ku priste dėnimin, por ėshtė rikthyer sėrish aty pas 30 minutash. Sipas agjencive tė lajmeve italiane, ai pėrfitoi nė njė moment nga pakujdesia e gardianėve, pėr tu arratisur.
SHBA, viti 2001
Arratiset gjatė transferimin pėr nė burgun amerikan Bond Steel mė 14 prill tė vitit 2001 kosovari Florim Ejupi. Ndėrkohė, arratisja e tij ka zgjatur deri nė arrestimin e tij nė kryeqytet. Policia e Tiranės ka bėrė tė mundur kapjen e tij dhe tė 2 kosovarėve, tė cilėt ishin shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar. Florim Ejupi ėshtė njėri prej tyre, i cili ka qenė i shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar pėr veprat penale vrasje me akte terroriste tė kryera gjatė vitit 2001.
Zvicėr, 17 nėntor 2002
Tre emigrantė shqiptarė, Arlind Malaj, Gentian Hajredini dhe Leonard Spahiu janė arratisur sė bashku nga burgu i Fraunfeldit nė Zvicėr mė 17 nėntor tė viti 2002. Nė bashkėpunim me njėri- tjetrin ata kanė bėrė tė mundur qė tė largohen nga burgu ku qėndronin. Policia i ka shpallur tė tre emigrantėt shqiptarė nė kėrkim.
Itali, 8 gusht 2003
Janė arratisur nga burgu i Fermos nė Itali mė 8 gusht tė vitit 2003 Skerdilajd Pashaj dhe kosovari Ruzdi Beceri. Tė dy ishin dėnuar nga gjykata me akuzat e pengmarrės dhe shpėrndarje lėndėsh narkotike. Por bashkėpunimi me njėri-tjetrin ka bėrė qė dy emigrantėt shqiptarė tiu shpėtojnė hekurave tė burgut, duke u arratisur.
Greqi, viti 2004
Kristi Janku dhe Albert Brakaj, tė akuzuar qė tė dy nga gjykatat greke pėr vrasje dhe grabitje, arrijnė tė arratisen nė vitin 2004. Pas pėrleshjes me policinė, gjatė kohės qė po transferoheshin nė njė burg tjetėr, dy emigrantėt shqiptarė kanė arritur qė tiu shpėtojnė gardianėve tė burgut qė i shoqėronin nė njė institucion tjetėr tė vuajtjes sė dėnimit.
Itali, 2005, 14 gusht 2007
Vetėm pak kohė pas arrestimit nė Itali, Ilir Paja mėsohet se ka mundur tė arratiset nga burgu nė Peruxhia ku ishte vendosur, nė mars tė viti 2005. Ndėrsa nė skedat zyrtare tė policisė sė kantonit gjerman Duisburg, shqiptari Ilir Paja cilėsohet si njė person me rrezikshmėri tė lartė. Ndėrkohė Paja ėshtė arratisur pėr herė tė dytė, kėtė herė nga burgu i Firences nė Itali.
Zvicėr, 7 tetor 2005
Lek Frroku, i njohur ndryshe dhe me emrin e rremė Nikoll Shala, arratiset nga burgu nė Zvicėr mė 7 tetor tė 2005. Rreth orės 08.15, nė mėngjesin e 7 tetorit ai ėshtė arratisur nga Lenzburgu. Nga ai moment jepet njė shpėrblim i majmė nga policia zvicerane pėr personin qė tregon vendndodhjen e tij.
Greqi, 4 qershor 2006
Ēdo gjė ishte organizuar nė mėnyrė perfekte. Jashtė prisnin shumė persona tė tjerė tė pėrgatitur pėr tė tėrhequr vėmendjen e policisė, nėse ndaj helikopterit do tė qėllohej. Arratisja spektakolare kryhet nė pasditen e 4 qershorit tė 2006-ės, kur njė helikopter ulet nė oborrin e kapanonit 6 tė burgut tė Korridhalosė dhe nė tė hipin Alket Rizai sė bashku me njė grek, Vasilin.
Itali, 3 mars 2003
Arratiset njė shqiptar nga burgu italian, por arrestohet pas gjashtė ditėsh mė datėn 3 mars tė viti 2003. Sokol Zadrima ėshtė shqiptari i arrestuar nga karabinierėt e Quarratas nė Itali. Tashmė ai ėshtė rikthyer nė burgun nga ku u arratis. Sė bashku me tė nė prangat e policisė ranė edhe dy shqiptarė tė tjerė qė e kishin ndihmuar nė arratisje.
Itali, 11 gusht 2003
Ėshtė arratisur nga burgu i San Vittore nė Itali, mė 11 gusht tė viti 2003, shqiptari Miki Rrapi, i dėnuar me akuzėn e vjedhjes me dhunė. Ai u arratis, pasi arriti tė hapė njė vrimė nė mur me njė lugė. Edhe pse duket e pa mundur, pikėrisht vrima e hapur me lugė ka qenė shpėtimtare pėr emigrantin shqiptar, qė mė pas ka bėrė tė mundur edhe arratisjen nga qelia ku qėndronte.
Itali, viti 2004
Dritan Ēoku, Gėzim Prenga, Mario Ormani, Altin Kola dhe Afrim Sela janė arratisur nė njė mėnyrė spektakolare nė vitin 2004. Ata kanė pėrdorur ēarēafėt e gjumit pėr tu arratisur nga njė burg i sigurisė sė lartė nė Firence, Itali. Lidhja e ēarēafėve ka bėrė qė emigrantėt shqiptarė qė qėndronin nė burgun italian tė arratisen nga dritarja e qelisė.
Itali, 12 prill 2005
Arratiset nga burgu i Milanos mė 12 prill tė viti 2005 emigranti shqiptar. Nė orėt e para tė mėngjesit, shqiptari Klodian Ndoi ka arritur tė arratiset nga burgu i Milanos, nė Itali, ku ishte mbyllur njė muaj mė parė, pasi akuzohej si kreu i njė organizate qė grabiste vila. Shqiptari kishte hapur njė gropė poshtė dritares sė qelisė sė tij nė katin e katėrt tė burgut.
Itali, 9 tetor 2005
Durim Hoxha dhe Gazmir Murati janė arratisur nga burgu San Donato nė Pescara, Itali, mė 9 tetor tė viti 2005. Ata hapėn njė vrimė nė qelinė e tyre dhe nėpėrmjet saj kanė mundur qė tė largohen nga institucioni ku vuanin dėnimin. Por sipas agjencisė sė lajmeve, Hoxha, i akuzuar pėr vjedhje, u kap nga forcat e policisė italiane, ndėrsa Murati ėshtė i lirė.
Itali, 16 qershor 2006
Arratiset nga njė burg nė Veri tė Italisė, njė person me shtetėsi shqiptare mė 16 qershor tė viti 2006. Pėr pak kohė do tė ekstradohej nė drejtim tė Shqipėrisė, ku do tė vuante dėnimin e dhėnė ndaj tij nė Shqipėri. Sipas agjencisė ANSA, arratisja ka ndodhur rreth orės 14:00 nė burgun e Peruxhias, kur shtetasi shqiptar, identiteti i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur, ka mundur tė lerė qelitė ku ndodhej i arrestuar dhe ėshtė larguar pa u vėnė re prej rojeve tė burgut.
Greqi, korrik 2006
Njė 27-vjeēar shqiptar u arratis nga rajoni i policisė sė zonės Elenikut nė Greqi, nė korrik tė 2006-ės. Ai ka shfrytėzuar neglizhencėn e rojeve tė sigurisė dhe ka hequr kangjellat e njėrit prej tubave tė ajrimit, duke dalė jashtė burgut. Kjo mė pas ka bėrė edhe shkarkime nė radhėt e policisė nė burgun ku ndodhej shqiptari i arratisur.
Greqi, viti 2006
Arratisja e njė 20-vjeēari shqiptar ka qenė fatale pėr shefin e rajonit tė policisė Nea Zmirni tė Greqisė nė vitin 2006. Sapo ka mėsuar arratisjen e shqiptarit, shefi i rajonit ka pėsuar infarkt nė zemėr nė pragun e shtėpisė sė tij. Sipas agjencisė sė lajmeve, njė emigrant shqiptar ka arritur qė tė arratiset nga qelia e burgut ku qėndronte.
Itali, dhjetor 2006
Njė 30-vjeēar, emigrant nė Itali, ėshtė arratisur nga njė burg nė Milano, pas 5 orėsh arrestimi, nė dhjetor tė 2006. Sipas mediave tė vendit fqinj, shqiptari, i cili ishte pa dokumente nė kėtė vend, ishte arrestuar me akuzėn e vjedhjes. Ai ka mundur tė gjejė derėn hapur dhe neglizhenca e rojes ka bėrė arratisjen e tij nga komisariati.
Greqi, nėntor 2006
Njė shqiptar i akuzuar pėr vjedhje u arratis nga rajoni i policisė sė Kipselit nė Greqi nė nėntor tė 2006. Sipas agjencive tė lajmeve tė vendit fqinj, emigranti shqiptar u izolua nė dhomat e paraburgimit. Kanė qenė kėto ambiente prej nga u arratis nė rrethana ende enigmatike, pa u pėrballur mė pas me gjykatėn greke.
Greqi, dhjetor 2006
Sapo ėshtė arrestuar dhe ėshtė dėrguar nė njė nga komisariatet e Athinės, nė Greqi. Por qėndrimi i emigrantit shqiptar nga Elbasani nuk ka qenė i gjatė nė qeli, pasi ai ka mundur qė tė gjejė njė mėnyrė pėr tu arratisur. Pasi ka hequr kangjellat e dhomės sė paraburgimit, ka mundur tė largohet nga komisariati, duke u shpallur person nė kėrkim.
Krijoni Kontakt