-
“Arsyeja përse e vrava shokun”
Pranon se e ka vrarë shokun e tij, por pa dashje. Madje jep edhe arsyen, për një shoqe. Por vetëm kaq, duke lënë mister vajzën, e cila solli sherrin që përfundoi me një viktimë. “Nuk doja që ai të vdiste, thjesht doja ta frikësoja, pasi ka ushtuar dhunë mbi mua duke më rrahur keq”. Kështu është shprehur para gjyqtares së gatshme, dje, Erjon Shini, i akuzuar për vrasjen e Denis Islamit. Dje organi gjykues ka dhënë masën e sigurisë për katër shokët të akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit Islami te vendi i quajtur Selvia në Tiranë.
Kështu Erjon Shini dhe Luan Ymeraj janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që Alban Xhixha dhe Vilson Buranzi, të dy 17 vjeç, kanë marrë detyrim për paraqitje. 22-vjeçari Shini ka pranuar akuzën, ndërsa Ymeraj është cilësuar si bashkëpunëtor i tij. Ndërkohë dy 17-vjeçarët janë lënë të lirë, pasi nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e 20-vjeçarit.
Dëshmia
Ka qenë një sherr i vjetër për një vajzë përpara tre muajsh midis Erjon Shinit dhe Denis Islamit. Por nuk ka mbetur me kaq, deri sa kjo grindje përfundoi me vrasjen e Islamit dhe plagosjen e tre shokëve të tij. Sipas dëshmisë së dhënë ditën e djeshme përpara togave të zeza, i akuzuari kryesor për këtë vrasje, Shini ka pranuar krimin e kryer. Ai ka treguar se është grindur me viktimën para tre muajsh për një vajzë që të dy pretendonin se ishte e dashura e tyre, por grindjen e kanë lënë më kaq. Ndërkohë që dy ditë para se të ndodhte vrasja, të dy grupet e djemve janë grindur sërish, por këtë herë për tymin e cigares. Ndërsa ditën e vrasjes, sipas dëshmive të dhëna në sallën e gjyqit, ka qenë Luan Ymeraj, i cili ka parë që Denisi së bashku me shokët e tij po kalonin në rrugën pranë Selvisë dhe ka lajmëruar Erjonin së bashku me shokët për pranin e Denisit. Aty pastaj ka filluar dhe sherri, ku në moment gjaknxehtësie, Erjoni ka nxjerr thikën dhe ja ka vënë në fyt Islamit. Në ato kushte është shkaktuar prerja e një prej arterieve kryesore në qafë, duke bërë që të humbas një pjesë e madhe e gjakut, e cila ka shkaktuar vdekjen e të riut.
Shkaku
Loja e bixhozit, tymi i cigares, një vajzë mes dy djemve, janë disa nga alibitë e hedhura për shkakun e grindjes dhe si rrjedhojë arsyen e vrasjes së 20-vjeçarit Denis Islami nga bashkë moshatari i tij, Erjon Shini. Burime nga organi gjykues bëjnë të ditur se para tre muajsh mes dy djemve ka pasur një grindje për një vajzë që studionte në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet. Sipas burimeve, 17-vjeçarja para disa kohësh ka qenë e dashura e autorit të ngjarjes, Erjon Shinit, dhe pasi është ndarë me të, është lidhur me viktimën Denis Islami. Kjo, sipas burimeve, ka qenë shkaku kryesor.
Konfliktet dy ditë para vrasjes
“Ti nuk je djalë i kësaj lagjeje dhe nuk duhet ta ngresh kokën për të hedhur tymin e cigares, por duhet ta ulësh atë poshtë tavolinës dhe ta hedhësh”. Ishte kjo një nga pretekstet e zënies mes dy grupeve të të rinjve në kryeqytet, dy ditë para vrasjes së 20-vjeçarit Denis Islami. Mes të rinjve kishte ditë që marrëdhëniet ishin të acaruara dhe inati ishte i mbartur prej tre muajsh për gjimnazisten e “Partizanit” që ua kishte marrë mendjen djemve, e cila ka shkaktuar konfliktin dhe më pas vrasjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Sherri që shkaktoi vdekjen e 20-vjeçarit katër ditë më parë
Shprehja se "molla e sherrit është femra", është një thënie e vjetër, por është më aktuale në vrasjen e dy ditëve më parë. Ka qenë pikërisht një vajzë, grindja e vjetër mes viktimës Denis Islamit dhe Erjon Shinit. Por do të duhej vetëm loja me letra, e cila do të startonte grindjen mes shokëve për të hapur sherrin e vjetër, atë të një vajze. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, bëhet e ditur se në afërsi të Selvisë ka pasur një konflikt midis dy grupe të rinjsh, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe një ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime bënë të ditur se ka qenë një lojë me letra ajo që ka nisur sherrin mes të rinjve katër ditë më parë. Por për njërin prej tyre kjo ka qenë një start i mirë për të marrë hak ndaj shokut, i cili një muaj më parë i kishte marrë të dashurën. Për të vazhduar sherrin, loja me letra ka qenë preteksti më i mirë, ku nga grindja mes shokëve kanë mbetur të plagosur tre persona dhe ka gjetur vdekjen njëri prej tyre.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt