Garda iraniane nė listėn e organizatave terroriste?
Pritet njė vendim i shpejtė i SHBA-sė si masė ndaj Teheranit
Shtetet e Bashkuara po pėrgatiten ta fusin Gardėn Revolucionare tė Iranit nė listėn e organizatave terroriste tė botės. Nė rast se lajmi do tė konfirmohet, kjo do tė jetė hera e parė qė njė ushtri zyrtare e njė shteti sovran do tė renditet nė listėn e grupeve terroriste. Njė klasifikim i tillė do ti lejonte Shtetet e Bashkuara qė tė sulmonte edhe financat e grupit ushtarak. Uashingtoni ka pėrsėritur vazhdimisht se Irani po destabilizon Irakun dhe Afganistanin, duke fajėsuar pėr kėtė Gardėn Kombėtare tė ushtrisė Iraniane. Aktualisht, nė listė janė 42 organizata, tė cilat sipas Departamentit Amerikan karakterizohen si organizata kriminale. Nė listė pėrfshihet "Al Kaeda", "Hezbullahu", "Hamasi" dhe "Xhihadio Islamik". Sipas burimeve, pritet qė njė lajm i tillė tė bėhet i ditur shumė shpejt. Kjo lėvizje ėshtė pjesė e strategjisė pėr ti bėrė presion Iranit qė tė heqė dorė nga ambicia e tij bėrthamore. Departamenti i Shtetit i dėrgon tė gjitha shteteve tė botės paralajmėrim pėr organizatat terroriste, nė mėnyrė qė ato tė ndėrpresin tė gjitha lidhjet ekonomike, tregtare apo tė ēfarėdo lloji tjetėr qofshin. Pas kėtij vendimi tė mundshėm, qėndron vetė sekretarja amerikane e Shtetit Kondoleca Rajs. Muajt e fundit ajo ka kėmbėngulur pėr pėrdorimin e rrugėve diplomatike nė lidhje me Iranin dhe jo pėrdorimin e dhunės ndaj vendit islamik. Nė kėtė kuadėr, ajo dėshiron qė tė pėrdoren, ndėrkohė, tė gjitha presionet e mundshme ndaj vendit islamik, pėrfshi sanksionet ekonomike dhe ato ushtarake. Nė kėtė kuadėr pritet qė, nė vjeshtė ndaj Iranit, tė ndėrmerren sanksione tė reja me votėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, sanksione qė do tė jenė mė tė ashpra se ato tė marra para disa muajsh. Vetė Bushi ka deklaruar vazhdimisht se ai nuk pėrjashtonte asnjė lloj mėnyre nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Iranit dhe kundėrshtisė sė tij pėr tė hequr dorė nga programi bėrthamor. Teherani pretendon se ai do tė pėrdoret vetėm pėr ēėshtje civile, ndėrsa Bushi dhe evropianėt janė tė mendimit se teknologjia bėrthamore do tė pėrdoret nga Ahmadinexhadi pėr qėllim shantazhi e lufte.
gazeta-shqip.com
Krijoni Kontakt