Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe une kisha bere kerkesen, por duhet ta dalluar se per cfare kerkohet. Nuk mund te japesh psh 2-3 emra e zeme Qazimi, Selimi, dhe Brahimi jane cam qe e mbajne veten per grek. Kush jane keta te tre qe si njeh njeri?!!! Ajo qe kerkohet kur kerkohen emra jane persona te njohur te nje komuniteti qe jane ose lidera ose njhen ne pergjithesi nga shoqeria. Besoj se me kupton ca dua te them.
    Kuptoj mjafte qarte cfar deshiron te thuash. Por smund te jemi te gjithe te ''medhenj'' e te njohur ne kete jete. E ke parasysh si behet nje kerkim?? Nuk perfshihen vetem njerzhit e njohur e te ngritur por nje pjes popullsie nga e sila dalin dhe rezultatet. Dhe ti nese ke vertet deshiren te nxjeresh rezultate te sakta (qe jam e sigurt qe sje duke u mare me kete ceshtje) futju punes e kerko.
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga jesu Lexo Postimin
    Kuptoj mjafte qarte cfar deshiron te thuash. Por smund te jemi te gjithe te ''medhenj'' e te njohur ne kete jete. E ke parasysh si behet nje kerkim?? Nuk perfshihen vetem njerzhit e njohur e te ngritur por nje pjes popullsie nga e sila dalin dhe rezultatet. Dhe ti nese ke vertet deshiren te nxjeresh rezultate te sakta (qe jam e sigurt qe sje duke u mare me kete ceshtje) futju punes e kerko.

    Jesu, nuk ka nevoje per njohuri te medhaja per te vleresuar kete pjese te ceshtjes. Ne po bejme nje bisede te pergjithshme. Do te njohesh shumicen se ca mendon shumica came pa bere anketim te gjere?!! Shiko artikujt se si dolen me mijera ne Sarande per te pritur presidentin e Greqise, por qe ky i fundit ndryshoi rrugen. Dil shiko si dalin me mijera cdo vit ne Konispol per te perkujtuar pervjetorin e masakrave greke. Dil shiko si pergjaken nga policia shqiptare para nderteses se Komitetit Qendror ne Tirane duke kerkuar te drejtat e tyre. Shiko sa e sa letra e kerkesa kane bere para qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare per ceshtjen e tyre (te abandonuar nga shteti ame). Nese ty apo ndonje tjetri u shpetojne nga syte gjithe keto fakte dhe kapeni pas nje apo dy personave qe njihni atehere te nderuar jeni duke bere nje vleresim te gabuar te gjerave.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #23
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Jesu, nuk ka nevoje per njohuri te medhaja per te vleresuar kete pjese te ceshtjes. Ne po bejme nje bisede te pergjithshme. Do te njohesh shumicen se ca mendon shumica came pa bere anketim te gjere?!! Shiko artikujt se si dolen me mijera ne Sarande per te pritur presidentin e Greqise, por qe ky i fundit ndryshoi rrugen. Dil shiko si dalin me mijera cdo vit ne Konispol per te perkujtuar pervjetorin e masakrave greke. Dil shiko si pergjaken nga policia shqiptare para nderteses se Komitetit Qendror ne Tirane duke kerkuar te drejtat e tyre. Shiko sa e sa letra e kerkesa kane bere para qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare per ceshtjen e tyre (te abandonuar nga shteti ame). Nese ty apo ndonje tjetri u shpetojne nga syte gjithe keto fakte dhe kapeni pas nje apo dy personave qe njihni atehere te nderuar jeni duke bere nje vleresim te gabuar te gjerave.
    I di dhe i kam ndjekur te gjithea keto qe permande me larte.
    Nuk gjykova camet, postimi im i pare ndaj teje ishte vetem e vetem se the se ska asnje cam ku te thoje se eshte greke. Dhe une thjesht doja te te jepja dy raste konkrete qe dija une.
    Nejse pylle pa derra nuk ka. Dhe une jam bashke me ju per rikthimin e trojeve came ndaj jushe.
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  4. #24

    Wink

    Nje video-dokumentar shume e bukur i koheve te fundit rreth Camerise

    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KOSOVA LINDORE DHE ĒAMĖRIA





    KOSOVA LINDORE



    Krahina shqiptare e Kosovės Lindore ėshtė skaji mė veri-lindor i Shqipėrisė Etnike dhe shtrihet nė drejtimin veri-jug, duke filluar nga qyteti i Medvegjės, nėpėr Bujanoc, vazhdon nė Preshevė dhe mbaron nė kufi me Maqedoninė. Nė perėndim kufizohet me Kosovėn, kursen ė lindje me komunėn e Vrajės. Gjatė gjithė historisė, qėnga koha ilire e deri mė sot kjo krahinė ka qenė dhe ėshtė e banuar me shumicė tė popullsisė shqiptare. Pas mbarimit tė Luftės II Botėrore, me pėrdhunė ėshtė shkėputur nga Kosova dhe i ėshtė aneksuar Serbisė. Kosova Lindore ėshtė e banuar me rreth 100.000 banorė, prej tė cilėve mbi 90% janė shqiptarė.

    Shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės - Kosova Lindore, me Referendumin Popullor tė mbajtur mė 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė ribashkimi me Kosovėn, por nuk i qėndrojnė sa duhet besnik kėtij referendumi dhe nuk punojnė sa duhet pėr zbatimin nė praktikė tė tij. Nuk bėri punė dhe nuk solli asnjė pėrparim e pėrmirėsim politiko-ekonomik as lufta e UĒPMB-sė dhe Marrėveshja e Konēulit e 12 majit 2001.

    Si nė tė gjitha trevat shqiptare, edhe nė Kosovėn Lindore pas shembjes sė sistemit njėpartiak u formuan shumė parti politike, tė cilat nuk i kanė sjellė deri mė tani ndonjė dobi tė madhe kėsaj krahine. Nuk mund tė quhet demokraci as atdhetarizėm, por ėshtė bajraktarizėm, karrierizėm, egoizėm e marrėzi formimi i 7-8 partive politike nė tri komunat e vogla tė Kosovės Lindore!

    Paria politika e Kosovės Lindore bėri edhe njė gabim tė madh politik, historik e kombėtar kur ia ndėrroi emrin vendit nga Kosova Lindore nė "Lugina e Preshevės", duke mohuar kėshtue edhe faktin se ėshtė pjesė e shkėputur me dhunė nga Kosova. Emėrtimi i vendit Kosova Lindore filloi tė pėrdoret menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kur Serbia e ndau kėtė territor nga Kosova dhe ia bashkangjiti me dhunė ushtarako-policore shtetit serb. Dhe pėr tė treguar se kjo krahinė ishte dhe ėshtė pjesė pėrbėrse e Kosovės, banorėt dhe politikanėt kombėtarė, historianėt dhe tė tjerėt e emėrtuan vendin si Kosova Lindore. Sipas onomastikės, emri i vendit, i tokės, trevės apo krahinės ėshtė tapia e njė vendi. Nuk ka dėshtim mė tė madh se tė heqėsh dorė nga emėri i vendit, qė dėshmon tapinė e pronėsisė historike dhe etnike, siē ka ndodhur dhe po ndodhė aktualisht me heqjen e emėrit tė vendit Kosovė Lindore dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik "Luginė", pėrkatėsisht "Luginė e Preshevės”. Vetė emri Kosovė Lindore nėnkupton se ky vend ėshtė pjesė integrale, por e shkėputur, e Kosovės dhe rrjedhimisht duhet tė bashkohet me tė.

    Por ajo qė ėshtė edhe mė paradoksale dhe qė nuk do asnjė koment, ėshtė fakti se paria politike e Kosovės Lindore organizoi nė mars 1992 njė goxha Referendum, pėrmes tė tė cilit populli i kėsaj ane u deklarua pėr Autonomi Politike e Territoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn, kurse po nė kėtė dokument tė kėtij farė referendumi u hoq emri i vendit: Kosovė Lindore dhe u zėvendėsua me emrin "Luginė e Preshevės"! Pra, hipokritėt politikė tė kėsaj krahine nė njėrėn anė deklarohen "pėr bashkim me Kosovėn", kursen ė anėn tjetėr nuk duan ta quajnė veten Kosovarė dhe vendin e tyre Kosovė Lindore! Pra, de facto, janė kundėr kėtij bashkimi! Kjo ėshtė njė demagogji e tejdukshme, njė antishqiptarizėm i hapur dhe njė veprimtari e dėnueshme antikombėtare.

    Aspak mė mirė nuk vepruan luftėtarėt e lirisė tė UĒPMB-sė, tė cilėt e pranuan nė heshtje kėtė ndėrrim emri tė krahinės nga paria politike, duke mos e emruar Ushtrinė me emrin kombėtar: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Lindore, por e emėruan me njė vargan tė tėrė emrash e germash, si UĒPMB! Kjo vėrteton shkurtpamėsinė dhe mungesėn e pjekurisė politike dhe kombėtare tė kėtyre luftėtarėve.

    Nė kėtė mėnyrė, si paria politike, ashtu edhe paria ushtarake, hoqėn dorė nga tapia pėr vendin e tyre dhe nga e drejta legjitime pėr bashkim natyror me Kosovėn, sepse deri mė 1992 ata ishin vetė Kosova, pjesė e trungut tė Kosovės, me emėr e mbiemėr. Me vetėdije apo pa vetėdije ata e flakėn tej konceptin dhe emrin Kosovė Lindore, emėr i cili pėr dekada me rradhė kishte hyrė nė Abetare, nė librat shkollorė e studimorė, nė librat e historisė, tė etnografisė dhe gjeografisė.



    Koncepti gjeopolitik e antikombėtar “Lugina e Preshevės” do tė pėrligjėsohet veēanėrisht me Marrėveshjen e Konēulit, mė 12 maj 2001 dhe me rastin e formimit tė tė ashtuquajturit Kėshillit Koordinues tė Pėrfaqėsuesve Politikė Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, mė 1 gusht 2002.

    Nga vetė pėrmbajtja e konceptit gjeopolitik tė mėsipėrm del qartė se shqiptarėt, pikėrisht bajraktarėt e tyre nė rend tė parė, kanė hequr dorė nga argumenti i prekshėm i tapisė sė vendit. Koncepti “Kosovė Lindore” ngėrthente nė vete kėtė tapi tė pronėsisė, kurse koncepti “Lugina e Preshevės” nuk tregon pėrkatėsinė e tapisė. Ajo mund t’i takojė, dhe do t’i takojė atij vendi dhe atij kombi qė ėshtė mė i forti. Duhet gjak tjetėr qė t’i rikthehet tapia e vendit amė, Kosovės, sepse liderėt e saj politikė e luftarakė kanė hequr dorė nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare!

    Partitė politike tė Kosovės Lindore zhvillojnė njė politikė jo serioze. Ata herė e njohin herė nuk e njohin si shtet tė tyre Serbinė, herė dalin herė nuk dalin nė zgjedhjet e shtetit serb! Ėshtė patriotike tė mos e njohish Kushtetutėn e Serbisė, por ėshtė papjekuri politike dhe paradoksale qė tė dalėsh nė zgjedhjet serbe tė organizuara nė bazė tė po asaj Kushtetute! Disa parti shqiptare tė Kosovės Lindore nuk kanė njė politikė stabile dhe parimore kombėtare. Por pėr kėtė akt ato nuk janė tė vetme, sepse fajin kryesor e kanė qendrat e politikės shqiptare: Tirana, Prishtina dhe Tetova, nga ku i morėn instruksionet partitė politike tė Kosovės Lindore qė ato duhet tė dalin nė zgjedhjet e 21 janarit 2007 nė Serbi! Edhe pse mbi gjysma e popullsisė shqiptare tė Kosovės Lindore i bojkotoi kėto zgjedhje, humbės dolėn shqiptarėt, sepse u thellua hendeku i pėrēarjes ndėrmjet partive politike, si dhe brenda popullit shqiptar tė krahinės.

    Ardhmėria e Kosovės Lindore ėshtė jetėsimi i Autonomisė Politiko-Territoriale, brenda Serbisė, si fillim dhe pastaj bashkimi i kėsaj Krahine Autonome me shtetin amė - Kosovėn.





    ĒAMĖRIA



    Thesprotia ishte emri i vjetėr i pjesės jugore tė Shqipėrisė me emrin Ēamėri.



    Krahinė qė pėrbėn pjesėn mė jugore tė trevave tė banuara prej shqiptarėve. Shtrihet gjatė bregdetit Jon dhe nė veri kufizohet me Republikėn e Shqipėrisė dhe me Maqedoninė. Nė jug pėrfundon nė qytetin e Prevezės, te gjiri i Artės.

    Thesprotėt e vjetėr i perkasin popullit Pellazg. Ishin tė njė gjaku dhe kishin tė njejtėn gjuhė me popullin e Kaonisė dhe tė Mollosisė. Pėrveē thesprotėve nė Ēamėrinė antike banonin edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosėt, Dodonėt, Kaonėt, Kasopianėt, Efyrianėt etj. Thesprotėt (Ēamėt) pėr shumė kohė u qeverisėn nga krerėt e tyre dhe pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosėve, Pirrua dhe mė vonė iu aneksuan shtetit pellazgo-maqedonas tė Lekės sė Madh.

    Emri Ēam lidhet me emrin antik tė lumit Thyamis (Kalama) qė e pėrshkon. Nė kohėn antike Ēamėria ishte banuar prej fisit ilir tė Thesprotėve. Historia e saj bėn pjesė nė historinė e Epirit antik. Mė vonė kaloi nėn sundimin e Romės dhe tė Perandorisė Bizantine. Nė fillim tė shekullit XIII ishte pjesė e Despotatit tė Epirit, kurse nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV bėnte pjesė nė Despotatin shqiptar tė Artės tė prirė nga Gjin Bue Shpata, Pjetėr Loshi, Gjon Zenebishi etj.

    Mė 1449 Ēamėria u pushtua nga Perandoria Osmane. Nė shekullin XV u bė shesh i luftės kundėr vėrshimit osman, nėn udhėheqjen e feudalėve tė familjes Zenebishi. Nėn sundimin osman, Ēamėria bėnte pjesė nė Sanxhakun e Delvinės si dhe tė Janinės dhe u bė shesh i kryengritjeve anti-osmane nė shekullin XVI e fillim tė shekullit XVII.

    Nė shekullin XVIII filloi islamizimi i njė pjese tė mirė tė popullsisė. Njė pjesė e popullsisė sė Sulit dhe tė Pargės, pėr t'i shpėtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur nė ishujt e Greqisė. Edhe nė Ēamėri u pėrforcua nė shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalėve ēifligarė vendas, tė cilėt u bėnė faktorė politikė me rėndėsi nė luftėn pėr pushtetin lokal, deri sa Ēamėria ra nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Nė vitet 1820 - 1850 Ēamėria u pėrfshi nė kryengritjet e mėdha anti-osmane. Mė 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave tė andartėve grekė u pritėn me armė nė dorė nga popullsia.



    Gjatė viteve l878-81, degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Ēamėri morėn pjesė nė luftėn e pėrgjithshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e paprekshmėrisė dhe tėrėsisė sė trojeve amtare. Ēėshtja Ēame u ngrit me forcė nė periudhėn pas Kongresit tė Berlinit (1878) kur u kėrkua qė Ēamėria tė coptohej dhe t'i kolonte Mbretėrisė Greke. Forcat atdhetare pa dallime shoqėrore e fetare nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit, si njė trup i vetėm, u bėnė ballė pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive tė Mėdha. Nė luften pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore shqiptare u shqua biri i madh i Ēamėrisė Abedin Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili nė krye tė lėvizjes bėri tė mundur qė Ēamėria pėr 35 vjet tė mos bėhej pre e pretendimeve grabitqare.Gjatė kryengritjeve shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit XX , Ēamėria ka qenė fushė veprimi e ēetave patriotike dhe e njė vargu komitetesh kombėtare. Gjatė Luftės Ballkanike 1912-1913, nė Ēamėri vėrshuan trupat greke. Nė ndihmė tė popullsisė vendase qė kishte rrokur armėt, nga qeveria e Vlorės u dėrguan forca ushtarake, por me vendim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, Ēamėria iu aneksua shtetit grek.

    Pas Luftės sė Parė Botėrore (l9l4-l8), qeveritė e ndryshme greke shpėrngulėn me forcė me mijėra banorė tė popullsisė shqiptare myslimane pėr nė Turqi, me pretekstin se pėr shkak tė fesė sė tyre ishin "turq". Qeveritė e ndryshme greke prej atėherė deri mė sot, me metodat mė mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat nė gjuhėn shqipe dhe mohuan ēdo tė drejtė njerėzore, duke grabitur tokat me lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellė terror psikologjik.

    Nė mars tė vitit 1913 u masakruan 72 intelektualė dhe personalitete tė Ēamėrisė. Nė vitet 20-tė u shprnguleėn me dhunė rreth 15.000 muslimanė ēamė, duke i kėmbyer me grekė tė Anadollit. Nė vitin 1940 ndanė nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeē dhe i internuan nė ishujt e Egjeut pa asnje shkak ku vdiqėn nga torturat mbi 500 vetė.

    Nė periudhėn 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar pėrfundimtar i mbi 50.000 shqiptarėve ēamė tė religjionit musliman nga trojet e tyre me gjenocid tė pashembullt, ku humbėn jetėn rreth 9.000 vetė dhe vdiqėn rrugėve pėr nė Republikėn e Shqipėrisė, nga uria dhe sėmundjet, rreth 2400 tė tjerė. Popullsia e Ēamėrisė ishte rreth 93 % shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr pėrbehej nga grupe tė tilla si grekė, vllehė dhe romė etj.

    Nė periudhėn mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarė ēamė janė dėbuar me dhunė nė drejtim tė Turqisė, Shqipėrisė dhe vendeve tjera tė Ballkanit dhe Europės.

    Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė: Filati, Gumenica, Paramithia, Margėlliēi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.

    Nga gjiri i populli shqiptar tė Ēamėrisė kanė dalė figura tė ndritura tė kombit shqiptar si: Pirro i Epirit, Pjetėr Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko Boēari, Foto Xhavella, Luli Ēapari, Osman Taka, Ēelo Mezani, Maksim Artioti, Muhamet Kyēyku, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Elena Gjika (Dora D'lstria), Kolė Idromeno, Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko),... etj.

    Sot nė Ēamėri banojnė Arvanitėt dhe Shqiptarėt ēamė ortodoksė, por pa tė drejtė arsimi nė gjuhėn amtare, pa tė drejta kombėtare dhe njerėzore dhe pa tė drejtė tė deklarimi tė identitetit tė tyre kombėtar. Kurse popullsia ēame e besimit musliman u dėbua tėrėsisht nė vitin 1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisė.

    Fillimisht nė Ēamėri duhet tė kthehen, tė riatdhesohen Ēamėt e dėbuar me dhunė ushtarake, dhe t'u kthehen pronat e tyre tė gjithė refugjatėve ēamė dhe pastaj Ēamėrisė t'i njihet e drejta e Krahinės Autonome Politiko-Territoriale brenda Greqisė, me perspektivė pėr Referendum e Vetėvendosje demokratike dhe bashkim me Shqipėrinė.



    24 tetor 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anėtarėsuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    Jam shume e kenaqur qe me siper lexova preardhjen time jam 34 vjece dhe nuk e dia.
    tani per tani nuk kam asgje tjeter te them jam si femija qe shkoje per here te pare ne shkolle dhe e pyeten si tu duk ?
    me vjen vetem keq qe ky popyll paska hequr shume dhe si duket ka shume akoma perpara deri sa te gjeje te drejtat e veta.
    si do qe te jete eshte akoma nje came qe jy njofti tani
    PERSHENDETJE

  7. #27
    “Kėngė tė njė vendi tė humbur”, film dokumentar kushtuar Ēamėrisė

    Friday, 26 October 2007

    Nė sallėn e Muzeut Kombėtar u shfaq filmi dokumentar “Kėngė tė njė vendi tė humbur” kushtuar traditės dhe kulturės Ēame. Njė realizim dokumentar nga muzikologu i njohur francez Bernar Lorta Zhakob. Nė kėtė aktivitet merrnin pjesė anėtarė tė shoqatės “Ēamėria” si dhe studiues dhe muzikologė tė ndryshėm. Gjatė njė prononcimi dhėnė pėr gazetėn “Sot” realizuesi i kėtij filmi u shpreh “ Unė e mora inspirimin pėr realizimin e kėtij filmi dokumentar nga kėnga ēame nga muzika e saj si dhe emocione qė i kam ndarė bashkė me kėngėtarėt. Kam lexuar shumė pėr historinė popullit ēam, nuk jam historian por e njoh gjendjen.Unė nė filmin tim kam trajtuar problemin muzikor dhe tė identitetit tė njeriut ky ishte edhe qėllimi im nė kėtė film. Mua mė kanė bėrė shumė gjėra pėrshtypje nė traditėn dhe kulturėn e popullit ēam por ato qė mė kanė ngelur nė mendje janė kėngėt vajtuese tė kėsaj krahine qė janė tė veēanta dhe unike.”- u shpreh realizuesi i filmit. Filmi dokumentar kushtuar kulturės dhe traditės ēame ėshtė nderuar me disa ēmime ndėrkombėtar ne festivale tė ndryshme ku vetėm para dy javėsh ėshtė vlerėsuar me njė ēmim nė kongresin e muzikologėve nė Lisbonė tė Portugalisė dhe sė shpejti do tė shkojė nė Amerikė. Profesori ėshtė promovues i kėngės ēame dhe pėr kėtė para dy vjetėsh ėshtė bėrė njė koncert edhe nė Radio Francė nė Paris. Realizuesi i kėtij filmi ėshtė shumė i njohur pėr sa i pėrket veprave tė tij. Ai ėshtė autor i dhjetrave librave, artikuj,eseve etje, nė tė gjitha kėto krijimtari ai ka derdhur pasionin e tij dhe talentin e njė shkencėtari e letrari. Autori francez studion me pasion kėngėn polifonike labe. Ai ka realizuar shumė filma me temė tė etnomuzikologjisė. Vepra e tij mė fundit ėshtė filmi i transmetuar dje nė Muzeun Kombėtar


    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang=
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=87196&highlight=cameria

    Referenca ke sa te duash ku spikat kujtimet e italianit Ciano, ideatorit te pushtimit te Shqiperise dhe Greqise me bekimin e Musolinit. Ke referenca edhe ne shtypin shqiptar te kohes, ke referenca edhe ne vete Arkiven e Shtetit Shqiptar ne lidhje me te. Dhe ideja se "referencat greko-sllave nuk vlejne" deshmon perseri prirjen per te paragjykuar historine. Referencat historike te cdo populli vlejne, pasi po nuk arrite te shohesh te gjitha kendveshtrimet historike, asnjehere nuk do te arrish te gjesh te verteten. Dhe nuk do te kuptoje se perse opinioni grek dhe vete shteti grek jane kaq te ndjeshem emoncionalisht ndaj ceshtjes came dhe L II Boterore.

    Po te kerkosh ne forumin e historise do gjesh materiale sa te duash. Historia shqiptare ka bere nje vesh shurdh e nje sy qorr kur vjen fjala tek historia e cameve, pasi eshte nje nga momentet me te erreta te historise sone kombetare.

    Ata qe nuk e njohin historine, bejne mire te lexojne ndonje liber dhe te mesojne ne vende qe ti hedhin hi syve njerezve dhe te TALLEN me nje prej tragjedive qe i ka ndodhur shqiptareve SPASTRIMI ETNIK I CAMERISE

    Mund te kerkojne ne forumin e historise por ishe ti qe fshive 170 podstimet e temes Dosja Antishqiptare e Greqise 2. Ne kete teme kishe raporte te nderkombetareve dhe faqe nga libra historie e studime etje etj qe tregonin turpet greke. Nderkohe GENJEN kur permend spastrimin e shqiptareve etnike per shkak te bashkepunimit me nazistet. Zerva eshte provuar katerciperisht qe ishte aleat i nazisteve, por ama ne Greqine e pas L2B ai u be minister. Ishte presioni i britanikeve qe e hoqi ate nga qeveria sepse ishte figure shume e kompromentuar.

    Kur thua "historia e cameve eshte nje nga momentet me te erreta [COLOR="Red"][B]te historise sone kombetare"...per ke histori e ke fjalen greken?
    Se ne nuk ndihemi me turp qe pritem vllezerit tane te masakruar barbarisht "nga populli i ndjeshem emocionalisht", (sic thua ti)...

    Qe te mesosh ndonje gje me teper lexo raportin e meposhtem.



    Raport i ICG (International Crisis Group) mbi Camet
    15 Dhjetor 1993

    Tema-Shqiperia : Gjendja e Cameve

    Tani qe Kosova eshte "realisht" e cliruar,mjaft Shqiptare ndjejne qe eshte koha te kthejne vemendjen e tyre te ceshtja tjeter e madhe kombetare ther estitution te te te drejtave te prones te popullit Cam.Camet jane Shqiptare etnike,me te shumtet Myslimane,popullsi e krahines veri-lindore te Greqise e njohur te te gjithe Shqiptaret si Cameria-nje zone e Epirit e shtrire ndermjet Butrintit dhe grykes se lumit Acheron,dhe nga lindja te malet e Pindit.Emri "Cameria" vjen nga emri ilir i lashte per lumin Thyamis,i cili pershkonte territorin e fisit ilir te lashte te Thesproteve.Cameria ishte pjese e Perandorise Romake perpara se tu pushtonte nga Bizanti.Mbas pushtimit Otoman ne shek.15 pjesa me e madhe e popullsise shqiptare te Camerise Veriore-nga Konispoli deri te Gliqi u shnderrua ne myslimane,ndersa ata qe jetonin ne jug te Gliqit e deri poshte ne gjirin e Prevezes ngelen Ortodokse Kristiane.Ne 1913(ku nazistet?) Konferenca e Ambasadoreve i caktoi Greqise krahinen e Camerise,per pasoje sot vetem 7 fshatra came,me qender qytetin e Konispolit jane ne Shqiperi.Ndermjet 1921 dhe 1926 (ku nazistet?) ,qeveria Greke nisi perpjekjet per te debuar Myslimanet Shqiptare nga Cameria me qellim qe te caktonte te tokat e tyre Greke qe kishin emigruar nga Azia e Vogel gjate Revolucionit te Kemal Ataturkut.Ne perpjekje,me 1944,per te vendosur nje kufi etnikisht te paster te krahines,qeveria Greke nderrmori nje fushate ne Cameri,dhe si rezultat 35.000 Came u larguan per te shpetuar per ne Shqiperi dhe te tjere ne Turqi.Autoritetet Greke pastaj aprovuan nje ligj per shpronezimin e pronave te Cameve,duke cituar bashkepunimin e komunitetit Cam me forcat gjermane pushtuese si arsyen kryesore te ketij vendimi.Ligji eshte akoma ne fuqi ne Greqi.Cilado eshte e verteta e kesaj deklarate,e cila u mbeshtete ne mase nga disa oficere te Lidhjes Britanike qe mbeshtesnin levizjen e Rezistences Greke,levizja me force e gjithe popullsise la nje ndjenje padrejtesie ndermjet Shqiptareve ne pergjithesi,e cila kontribuoi ne vazhdimin e lidhjeve te varfra bilaterale midis Shqiperise dhe Greqise.Ceshtja Came ngeli e fjetur me asnje nga qeverite shqiptare te pasluftes duke rrezikuar ta beje ate nje ceshtje kyc ne lidhjet me fqinjin e saj jugor.Sot,kjo ceshtje shikohet-sic ishte Kosova-,si nje nga padrejtesite me te medha te vuajtuara nga populli shqiptar qe duhet te korrigjohet.Pas shembjes se Komunizmit,Camet ne Shqiperi themeluan "Shoqaten Cameria" e kushtuar kthimit te tokave te tyre te shpronezuara ne Greqi.Ministri i Jashtem i asaj kohe,Karolios Papulias,tha ne veren e vitit 1991 se nje komision bilateral duhet te zgjidhe keto kerkesa.megjithate,shanset e formimit te te tilli jane shume te dobeta derisa nen ligjin e tanishem grek nuk ka mjete ligjore per kundershtimin e rekuizimit (ose shpronezimit) te tokave nga shteti Grek.In the mean time,ceshtja u cua nga qeveria e Tiranes te Gjykata Nderkombetare e Drejtesise (International Court of Justice),si perpjekje per te siguruar kompesim financiar per pasurite e humbura te Cameve. Qe nga ajo dite eshte bere pak progres.qe prej mbarimit te konfliktit te Kosoves,mbeshtetja per Camet eshte rritur me me shume zera.Shoqata Cameria perpiqet me sukses te mbeshtese ceshtjen Came,dhe gjithmone po punon mbi procedurat legale per te paditur qeverine Greke te Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut.Camet pengohen dhe jane te zemeruar nga refuzimi i qeverise greke per te diskutuar kerkesat e tyre.Gjate takimeve te fundit te Kryeministrit te ri Shqiptar Ilir Meta dhe atij Grek Kostas Simitis,lindi nje polemike kur Simitis,duke u pergjijgur pyetjeve te gazetarve ne nje konference shtypi kyce,tha se qeveria Greke konsideron ceshtjen Came si nje kapitull te mbyllur.Mbrapa ne Tirane,opozita nepermjet PD nuk humbi kohe duke filluar nje grindje,me akuzimin e Kryeministrit Meta per nenshkrimin e nje marreveshje pohuese me Greket per nje mbulim total te ceshtjes Came ne librat shqiptare te historise.Percetimi me i perhapur ishte qe kjo ishte nje orvatje e hapur per te zhdukur ceshtjen nga mendjet e stdenteve shqiptare te ardhshem.Nga fundi i Dhjetorit,Kyetari i Komisionit te Jashtem Parlamentar,Sabri Godo,nxiti Gjykaten Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut,ashtu si dhe autoritetet shqiptare te perpunojne nje zgjidhje te te drejtave te pronave te Cameve.Sipas zedhenesit te Shoqerise Cameria ne Tirane,vlera totale e pronave came me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore u vleresua ne 340 milione dollare amerikane,ndersa vlera tanishme ne treg mund te arrije ne 2.5 miliarde dollare.Shoqata Cameria kerkon te shohe ligjin e vjeter grek 60 vjecar qe autorizonte konfiskimin e pronave came te deklarohet i pafuqishem dhe i pavlefshem,dhe populli cam te kompesohet plotesisht per humbjet e tij,ne menyre qe te hape rrugen per lidhje me te mira dhe me te drejta ndermjet Shqiperise dhe Greqise.Ne turnete e tij te fundit ne Shqiperine e Jugut,lideri i PD Sali Berisha kercenoi te shtrengoje marredheniet me Greqine nqs ajo nuk permbush dy kerkesat kyce: me shume te drejta kulturore per Shqiptaret qe jetojne ne Greqi dhe zgjidhjen e ceshtjes se pronave te popullsise came e debuar nga Greqia mbas Luftes se Dyte Boterore.Ne nje miting ne qytetin jugor te Sarandes Berisha i tha mbeshtetesve qe Greqia duhet te hape nje shkolle ne gjuhen shqipe ne qytetin grek verior te Filiatit,dhe paralajmeroi qe pa nje zgjidhje te ceshtjes se pronave te Cameve,lidhjet midis dy vendeve do te ngelnin ne vend.Ai gjithashtu dha fjalen qe nje zgjidhje e ceshtjes came do t'u bente nje parakusht per lidhje me te mira me Greqine nqs edhe kur partia e tij do te vinte ne fuqi.Nje numer ne rritje Shqiptaresh ndjen qe tani eshte koha,ne gjurmen e pranimit boteror te abuzimeve te te drejtave te njeriut ne Kosove,per qeverine shqiptare te drejtoje vemendjen e komunitetit nderkombetar ne gjendjen e veshtire e Cameve.E pavarura Koha Jone miraton kryeministrin Meta qe ngriti ceshtjen came ne diskutimin e tij me Kostas Simitis.Gazeta perfundon duke thene qe per here te pare ne historine e lidhjeve Greko-Shqiptare,nje kryeminister socialist kundershtoi hapur qendrimin e paraqitur te Athines per injorimin e te te tere ceshtjes se pretendimeve te pronave te Cameve.Duket qarte qe thirrjet per rivendosjen e te drejtave te pronave te popullsise came do te behen nje shqetesim ne rritje per politiken zyrtare shqiptare.Me shtrirjen e gjere dhe mbeshtetjen e indinjuar gjthmone e ne rritje te se majtes dhe se djathtes se bashku ne Shqiperi,eshte qartesisht nje ceshtje qe nuk do te lihet menjeane.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    mos u lodhni kot me fakte se harxhoni kohen kot, ai qe e ka ndare mendjen te jete pro apo kunder vendit te tije do vazhdoje te jete deri ne fund.
    greku eshte po ai qe ka qene gjithmone bashke me keto halet e ndritura qe i shkojne pas.
    ēeshtja ēame nuk egziston
    duam 10 mije varre ushtaresh
    etj etj etj
    ja keta jane fqinjet tane qe fati i deshi ti kemi prane. shpresojme qe te dine ta luajne politiken keta tanet deri sa ti marin miratimin e msa se sa per nato dhe per Kosoven po deshi Bushi (SHBA) rregullohen punet.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #30
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Cameria duhej pastrur nga shqiptaret se kishte ardhur koha qe te shtoheshin pretendimet per Epirin e Veriut. Shqiptaret duhej te hiqeshin qafe dhe u gjet justifikimi qe per fat te keq ka dhe shqiptare qe e amplifikojne akoma. Zerva bashkepunonte direkt me nazistet dhe ketu ne forum ke (kishe) fotot e tij duke firmosur dokumenta bashkepunimi, madje dhe nje prift ortodoks aty qe bekonte marrveshjen.
    Cameria u pastrua nga camet muslimane dhe jo nga shqiptaret (flas per ate kohe). Gjithashtu , duhet thene se Zerva ishte me prejardhje arvanitase. Apo eshte me e lehte ti quajme greke?
    Dhe ne levizejen pan-epirote ne 1914, prape u quajten greke qe masakruan popullsine shqiptare.... por duhet thesksuar se, shperngulen popullsine muslimane shqiptare. Ishin ortodoxet e shqiperise + grupime e kretane qe shperngulen shqiptaret muhamedane.
    Vetem nga korca , moren pjese ne levizjen epirote rrreth 2000 vete (sipas Kastriot myftaraj). Dhe mos harroni se Korca ishte qyteti me i madh ne ate kohe.. (statistika per shkodren, mungonin per vitin 1913)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Diskutim pėr budizmin
    Nga altin55 nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 20-07-2009, 16:41
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Diskutim në lidhje me GRUB....
    Nga FlashMx nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 17:35
  5. Diskutim rreth rikthimit te te dhenave.
    Nga Miremengjes nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 11:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •