Ditet e ftohta dhe me rreshje te jashtezakonshme te Korrikut ne Britanine e madhe ja lane radhen diteve te nxehta me klime mesdhetare ketu ne Shqiperi, nga po ju shkruaj, pershendes dhe po ndaj me ju ca mbresa te vogla.
Gjithashtu, do ishe mire qe te gjithe ju qe gjendeni me pushime ne Shqiperi te beni nje pershendetje dhe pershtypjet tuaja persa u perket pushimeve ne Shqiperi.
******************************
Pjesa me e madhe e juve qe ndodheni larg, e keni perjetuar ankthin dhe emocionet qe u pushtojne pak dite para se te ktheheni ne atdhe. Oret e fundit behen me emocionale, e sidomos minutat e fundit te fluturimit me avion kur gjendeni jo shum lart tokes Shqiptare. Kesaj radhe fluturimi kish dicka te vecante, zbritjen time per here te pare ne ne Aeroportin e ri te Rinasit. Ajo qe te bie menjehere ne sy eshte arkitektura moderne dhe mjeshteria qe eshte perdorur ne realizimin e ketij projekti.Po ashtu verehet ndjeshmerisht standarti i larte i sherbimit dhe lehtesia qe u eshte krijuar tash me udhetareve.Mendoj qe mund te krenohemi per kete projekt te sukseseshem i cili len mbresa te para per cdo udhetar qe fluturon per here te pare ne Shqiperi. (kur te kthehem do sjell dhe foto te shumta nga te gjitha ambientet mbrenda dhe jashte aeroportit)
Largohem nga aeroporti per ne Mirdite, dhe menjehere pasi leme aeroportin nga pas mbizoteron nje erresire ne rrugen e cila eshte construktuar e re (rruga e Fushe Krujes) por qe ka spjegimin e vet qe lidhet me krizen energjitike ne Shqiperi.
Vende vende mund te veresh fare lehte punen qe eshte bere dhe po behet me autostraten e re Durresh Prishtine. Te afermit e mi me tregojne se kohet e fundit eshte punuar teper intesivisht ne kete Autostrate (peseri do sjell foto rreth kesaj kur te kthehem)
Pasi kalova ca dite duke u cmallur me familjen, vendosa te filloj me plazhin e Shengjinit, nga ku ndodhem akoma.Hoteli ke kater yje i quajtur Ermir mu duk si alternative me e pershtatshme. Dhomat teke kushtonin nga 25 Euro per nate dhe kishin nje komoditet te kenaqeshem.Di katet e fundit me restorante dhe pare, oborri i mbuluar me tende dhe palmat e reja nuk mund ti veja ne vendin numer 1 te preferencave te mija pasi frekuentova barin Ermiri i cili eshte ndertuar me skele mbi det dhe qe ndodhet jo shume metra larg Hotelit.Muzika e perziar, here house dhe here moderne Shqiptare ka nje volum qe mban atmosferen e ndezur me ritem edhe tek plazhistet qe kercejne dhe lozin ne uje.
Pastertia e reres eshte dicka qe ngelet serish problem, por mendoj se shume eshte bere ne kete drejtim sikur ta krahasoja me veren e kaluar. Koshat e plehrave (te cilet jane te pakte) ndodhen gjithnje te mbushur dhe duke u derdhur. Pastrimi toal sic duket behet vetem nje here, ne darke. Territoret qe nuk jane te privatizuara dhe qe frekuentohen ne menyre te lire nga pushuesit pastrohen ne darke nga ca punetore me jeleke reflektues ku mund te lexosh te shkruar "Komuna e Shengjinit" Sidocofte, leshterike te shumte nga ato qe nxjerr deti gjate nates ngelen te palevizura.
Buzembrembja ne bregtet eshte e mahnishtshme dhe dicka si jashte kesaj bote !!! Eci bregdetit ku degjohen ritme te perziera te muzikes qe vershon nga drejtime te ndryshme, te bareve dhe lokaleve!! Fotografoja perendimin dhe njerezit qe akoma laheshin ne horizont !!Muzgu eshte dicka teper e shkurte dhe teper shpejt ja len vendin nates, po te llogarisesh kohen qe te duhet te besh xhiro bregut, nga hoteli deri tek pishat qe ndodhen pambarimisht gjate bregdetit. Nje prozhektor i madh lazer qe siq duket buronte nga "Royal Pub" shponte qiellin duke lare rrugen e qumshtit dhe pafundesine e yjeve!!
Gjate bregdetit tek tuk verehen akoma bunkiere te mbijetuar nga koha famekece e se kaluares !! Dhe mbi bunkiere mund te shikosh qifte qe puthen, nje pike interesante e zgjedhur per romance kjo qe lidh dy kohera krejtesisht te kunderta!! To qendroja pambarimisht duke soditur detin dhe kthjelltesine e yjeve te qiellit dhe tek tuk shikoje shkeputjen e gureve qiellor qe digjeshin ne atmosfere! Por nje thirrje ne telefon me kerkonte te kthehesha tek hoteli, e pastaj dike do te takoja te Bar "President"
PS: Udhetimet e ardhshme do jene ne Durres, Vlore dhe Sarande.Do shkruaj kur te me dale kohe.
Krijoni Kontakt