"Edhe ne kishim kanun"
Profesori japonez, Kazuhiko Yamamoto, i "dashuruar" me kodin shqiptar tė maleve, hartuar nga Lekė Dukagjini
Nga Londra
Muhamed Veliu
Njė qytetar japonez, mes shumė shqiptarėve, gjatė promovimit tė njė libri nė Parlamentin britanik, pėrpiqet tė takojė sa mė shumė prej tė ftuarve nė atė ceremoni. Nė dorė mban disa libra me kapakė dyngjyrėsh, kafe dhe tė verdhė, ku nė tė djathtė tė tij ėshtė portreti i malėsorit veshur me veshje karakteristike shqiptare. Me mirėsjellje tė veēantė prej japonezi ua dhuron atyre qė janė tė interesuar. Ai quhet Kazuhiko Yamamoto. Profesioni, mjek. Por e ka braktisur atė pėr tiu pėrkushtuar studimit tė Kanunit shqiptar, tė cilin e ka botuar nė njė libėr me titull "Struktura etike e Kanunit dhe nėnkuptimet e saj kulturore". Gjithkush mund tė pyesė: Ēfarė e shtyu njė doktor japonez pėr tė hulumtuar Kanunin e Lekė Dukagjinit? Pėrgjigjja qė jep gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" ėshtė mė shumė se historia e njė njeriu qė u magjeps me kėtė kod mesjetar, i pėrdorshėm edhe sot.
"Pėr pyetjen tuaj, pothuajse nuk kam as mė tė voglėn pėrgjigje, pėrveē se mund tė them se ishte rastėsia dhe njė forcė nxitėse qė mė bėri tė njihem me Kanunin", fillon rrėfimin e tij tė gjatė Yamamoto. Historia e tij me interesin pėr Kanunin filloi 17 vjet mė parė, kur po udhėtonte pėr nė Evropėn Lindore. Si tė gjithė turistėt po lexonte njė libėr tė vogėl me informacione pėr vendet e kėsaj pjese tė Evropės. "Deri nė atė moment nuk dija asgjė pėr Shqipėrinė. Udhėtova mė pas pėr nė Nju-Jork, ku u takova me Juck Shulman, i cili shiste libra tė autorėve shqiptarė. Nga ky person bleva disa libra, midis tyre edhe romanin e Kadaresė "Prilli i thyer". Kur e lexova kėtė libėr u impresionova dhe qė kėtu e kanė fillesėn hulumtimet e mia pėr Kanunin dhe kulturėn shqiptare", thotė autori japonez. Nė fillim atij iu desh tė analizonte strukturėn etike tė Kanunit, duke e krahasuar atė me kulturėn antike japoneze, tė cilėn do ta botonte nė artikullin me titull "Struktura etike e Kanunit: A pėrbėn ai formėn fillestare tė etikės sė shoqėrisė shqiptare?" Me kėtė artikull, Kazuhiko Yamamoto pohon se deshi tė elaboronte pikėpamjen e tij se struktura etike e Kanunit pėrbėnte formėn fillestare tė etikės qė ka pasur njerėzimi. Pėr kėtė, ai thotė: "Sipas mendimit tim, historia njerėzore nė kėto 2000 vjetėt e fundit ėshtė histori e pėrballjes midis strukturės sė Kanunit dhe forcave qė pėrpiqen tė mos e pranojnė atė. Hapi tjetėr i kėrkimeve tė mia ishte sqarimi i problemit tė nacionalizmit etik, sidomos tė ultranacionalizmit japonez. Sigurisht qė mjeti orientues i kėrkimit ishte struktura etike e Kanunit dhe logjikės sė Mishi-mas mė dha mundėsinė mė pas tė shkruaj artikullin e dytė tė titulluar "Studimi mbi konceptet etike tė shkrimtarit ultranacionalist japonez, Yukito Mishima". Nė tė unė desha tė tregoj se struktura etike e Kanunit pėrfaqėsonte njė prej sistemeve logjike tė pėrhershme tė ekzistencės njerėzore. Atėherė mu desh qė tė gjeja dėshmi pėr hipotezėn time, se struktura etike e Kanunit ishte forma origjinale e etikės sė shoqėrisė njerėzore".
Pėr ta vėrtetuar kėtė, Kazuhiko Yamamoto do tė studionte shoqėrinė homerike, e cila konsiderohej si shoqėri pa autoritet shtetėror.
"Me sa mė duket mua, struktura etike e Kanunit mė dha rast tė zbuloj se shoqėria homerike kishte njė logjikė tė ngjashme me strukturėn etike tė Kanunit dhe si pėrfundim mu desh tė shkruaj pėrmbledhjen e kėrkimeve tė mia nė artikullin "Struktura etike e shoqėrisė homerike", vazhdon sė treguari me shumė pasion autori japonez, i cili tė jep pėrshtypjen se nuk do tė ndalojė kurrė sė rrėfyeri pėr kėtė kod shqiptar, tejet i debatuar gjatė kėtyre viteve nė Shqipėri. Sipas tij, natyrshėm mė pas analiza e shoqėrisė homerike u pasua me hulumtimin e tragjedisė greke. "Nuk ishte e zorshme pėr tė zbuluar se tragjedia greke e shkruar nė shekullin e pestė para erės sė re, e tradhtonte tragjedinė e epokės sė artė antike greke, ku shpaloseshin pėrplasjet midis logjikės sė shoqėrisė pa autoritet shtetėror dhe logjikės sė qytetit shtet", thotė ai. Pėr tė arritur nė kėto pėrfundime, atij i janė dashur vizita tė shpeshta nė Veri tė Shqipėrisė.
"Jam ndier i lumtur sa herė e kam vizituar vendin tuaj. Gjithmonė jam larguar duke mėsuar gjėra tė reja, tė cilat mė kanė intriguar tė kthehem pėrsėri. Shqiptarėt e kanė konceptin e mikut dhe traditėn e mikpritjes tė njėjtė po me atė tė japonezėve tė lashtė. Nė Kanun thuhet: "Shpyja e shqiptarit ashtė e Zotit dhe mikut (neni 602). Miku duhet tė nderohet me bukė e kripė dhe zemėr (neni 608)". Krahasimi i kulturės dhe traditės mes shqiptarėve dhe japonezėve tė lashtė na ēon te koncepti i bukės (ushqimit), i cili ėshtė element i domosdoshėm pėr tė kuptuar Kanunin. Kėshtu, te Kanuni gjejmė shtatė koncepte etike: betimi, besa, nderi, miku, (mysafiri perėndi), buka dhe hakmarrja.
Njė strukturė e tillė ka ekzistuar mijėra vite mė parė edhe nė Japoni. Edhe ne kishim Kanunin tonė, ku hakmarrja ishte njė ndėr pikat mė tė forta tė tij. Ai japonez qė vriste vritej".
Po si mundėn japonezėt ta ērrėnojnė nga shoqėria e tyre kėtė aspekt nga kanuni i tyre?" U desh shumė kohė. Njė rol vendimtar kanė luajtur mbretėrit japonezė e mė pas ligje tė forta", pėrfundon sė treguari Kazuhiko Yamamoto, japonezi i "dashuruar" tejet rastėsisht falė Kadaresė me Kanunin shqiptar.
Libri i tij ėshtė vlerėsuar tejet pozitivisht nga prof. dok. Tomorr Plangarica me banim nė Nju-Jork pėr tė cilin shkruan: "Profesor K. Yamamoto lėviz nė truall tė sigurt nė interpretimet qė bėn, sepse mjediset nė tė cilat ai endet dhe i shqyrton i ka bėrė pjesė tė vendlindjes sė tij intelektuale dhe shkencore, ēka i jep atij dhe guximin shkencor. Guxim pėr tė rikthyer teza apo hipoteza shkencore pėr tė bėrė interpretime tė reja, pėr tė pėrqasur nė nivele tė dijes filozofike e sociologjike konceptet, autorėt, idetė dhe pse jo pėr tė formuluar ide e teza tė reja. Lexuesit shqiptarė, qė do tė kenė rastin ta lexojnė librin e tij, gjenden nė njė situatė shumė tė pėrshtatshme komunikimi me mesazhet e kėtij libri. Pėr tė do tė jenė interesante tė rėfejė qė nė penėn e njė studiuesi gjeografikisht tė largėt, Kanuni shėrben si njė vatėr gjeneruese idesh, madje nė pėrmasat e njė pretendimi jo tė zakontė. Shpjegim i ri pėr zhvillimin dhe strukturėn etike tė shoqėrisė nė kapėrcyellin mes shoqėrive pa autoritet nė ato me autoritet shtetėror".
Krijoni Kontakt