Te shkruash do te thote qe te hedhesh ndienjat ne leter dhe kete leter pasi ta lexosh te ndiesh se nje ndienje shpirterore pulson ne te .Fatmirsisht letersia shqiptare ne diaspore(sidomos poezia) ka marre nje zhvillim te madh ku nje nga arsyet eshte sepse mergimi eshte nje katalazitor qe shperthen me mijra vargje.Por jo te gjitha vargjet jane njelloj te perkryera.Shume kush mund te shkruar vargje ,poezi por nje poezi qe kur nje person i trete e lexon njehere dhe nuk ka deshire ta rilexoje per se dyti ajo poezi eshte e "vdekur".Me dhjetera gazeta,revista,me qindra forume dhe toplista ne online botojne shpirtin e trazuar te mergimtarit por fatkesisht kritika letrare hesht ose saktesht eshte shume e "lodhur" dhe pothuajse eshte shtire ne shtratin e vdekjes.Ne diaspore shume pak kritike analizojne libra te botuar me poezi dhe me shume psedokritike ose lavderoje autoret per poezite e tyre shume te dobeta artistikisht ose fyjne autoret per nje interes te caktuar personal pa analizur anje cikel poetik te autorit e shtyre nga shume arsy te ndryshme.Shume bertasin me te madhe hajdeni te bejme letersi por harrojne se letersia eshte dhunti qe me shume pune dhe djerse te jep kenaqesi shpirterore si per autorin ashtu edhe per lexuesin dhe harrojne me kryesoren respektin per kolegun qe zoti dhe fati i ka renditur ne shtratin e nje rruge qe shume kush pandeh se po ecen me shume shpejtesi harron se ecja e tij eshte per mbrapa.Ndoshta dikush mund te mendoj se askush nuk ka deshire te kete kritike per nje libar te tijin por shume kush harron se te besh kritike letrare dhe te shahesh me nje person pa diskutuar per as nje poezi jane dy anet e dryshme te monedhes.Me sa kam pare une si ne Forume ashtu pak edhe ne gazeta e revista ana e mbrapshe e kesaj monedhe dominon gjithcka me pak perjashtime.Shume vete mund te shkrujne poezi,proze,etj por shume pak mund te kene edhe dhuntine e kritikes sepse ato kujtoje se veten stili apo menyra qe ai i shkruan ato poezi jane te perkryera dhe dalin direkt nga binaret qe jane nisur.Uroj qe kritika letrare ne diaspore te behet me e gjalle dhe autoret te dine te respektojne koleget dhe jo vetem ti fryejne zjarrit te urrejtes dhe te smires personale sepse do te jete vete koha,do te jene femijet tane ato qe do te vleresojne krijimtarine letrare te cfare do autori ne diapore apo ne shtetin ame te cilet ne te gjithe shqiptaret i perkasim.
Krijoni Kontakt