Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2007
    Postime
    5

    Një i sëmurë psiqik, BDI e paraqet si gazetar nga Greqia

    Per te gjithe ato te cilet nuk e kane te qart se cka ka ndodhur lirisht mund te shikoni online videon nga webfaqja e televizionit A1 (duhet vetem te njihni gjuhen maqedonase) dhe do te kuptoni cfar turpi ka ndodhur per BDI.

    Shikoni Videon

    TURP, TURP, TURP

    Ju lutem jepni mendim tuaj ne lidhje me kete ngjarje.

    Per ato qe nuk e njohin gjuhen maqedonase shpjegim per ngjarjen do te gjeni me posht:

    Kolë Diamanti forcon radhët e BDI-së

    Shënimi i gjashtë vjetorit të përfundimit të konfliktit luftarak në rajonin e Radushës dhe zbulimi i përmendores së Brigadës 115 të UÇK-së sivjet u shënua me persona të mbledhur edhe rrugëve. Rëndësi të veçantë organizatorët e manifestimit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim i dhanë gazetarit me "prejardhje greko-kanadeze", i cili u deklarua si korrespodent i një agjencie lajmesh nga Kanadaja. Ndërkohë, hulumtimet e gazetës "Koha" treguan krejt diçka tjetër. "Gazetari" i prezantuar me emrin Nikollas, e që vjen nga Greqia në të vërtetë është një maqedonas nga Prespa, i njohur me emrin Kolë Diamanti.
    Banorë të Prespës sapo kanë parë në media fotografinë e "gazetarit grek", kanë shkruar në redaksinë e gazetës sonë, duke treguar të vërtetën e identitetit të tij.
    "Bëhet fjalë për njëri të sëmurë, ish-banor i qendrës për persona me të meta psikike. Është nga Prespa me emrin Nikolla, ndërsa e quajmë Kolë Diamanti. Ky njeri është i humbur në identitetin e tij. Edhe pse është maqedonas, ai fillimisht është shprehur si turk, më vonë është deklaruar si grek, ndërsa më së fundi është shprehur si shqiptar nga Greqia", ka shkruar Goce Durovski, banor në Prespë dhe i punësuar në Qendrën për zhvillim në të njëjtin qytet. Duke puthur flamurin kuq e zi "gazetari" gjatë manifestimit në fshatin Vorcë ka shprehur respekt për popullin shqiptar, si dhe ka falënderuar të gjithë rajonin e Iliridës, ndërsa fjalën e rastit ia dha Talat Xhaferi.
    "Falënderoj kryetarin e Lidhjes së luftëtarëve të UÇK-së, zotin Fazli Veliu, si dhe të gjithë rajonin e Iliridës. Respekt shumë të madh për popullin tonë shqiptarë", kanë qenë fjalët me të theks grek, me të cilat "gazetari" Kolë Diamanti u është drejtuar pjesëmarrësve të manifestimit. Edhe pse BDI dhe organizatorët e manifestimit në Vorcë dhe Radushë i kanë ofruar nderë dhe rëndësi të veçantë gazetarit "proshqiptarë", realiteti tregoi se ato kanë nderuar një person të sëmurë psikik, i cili nga personat që e njohin është cilësuar si njeri me probleme mendore dhe person i cili kthehet nga "ana në të cilën frynë era". Zyrtarë të BDI-së, që kanë marrë pjesë në këtë manifestim, të cilët duket se nuk e njohin mirë mysafirin e tyre, kanë thënë vetëm se "gazetari grek Nikollas ka bërë shumë për UÇK-në me shkrimet e tij". Si gazetar grek që punon për një agjenci lajmesh në Kanada, Kolë Diamanti u është prezantuar edhe gazetarëve të Maqedonisë, të cilët edhe e kanë ndjekur manifestimin e luftës së Radushës dhe Vorcës. Gjithashtu, mësohet se Kolë Diamanti buron nga familje e ç'thurur. Sipas një tjetër banori nga Prespa, i cili ka dashur të mbetet anonim, të dy prindërit e tij kanë qenë klientë të spitalit të psikiatrisë në Bardovcë. I ati i "gazetarit" është strehuar në "Bardovcë" për vrasje, ndërsa e ëma ka qenë skizofrene.

    TURP, TURP, TURP

    Ju lutem jepni mendim tuaj ne lidhje me kete ngjarje.

    Tung

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Eh, gjeti shesh beri pershesh..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    ska koment e kan gjet si vetja e vet ....eshte turp njeherit kur te kuptojsh se eshte grek e lere pastaj te kuptojsh se eshte i semure psiqik e BDI-ja e thir si mysafir nderi ncncncnc TURP TURP TURP

  4. #4
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Po te smut jane krejt ato bre normale qe do te marin edhe tjer te smut.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2007
    Postime
    5

    a eshte normale??

    a eshte normale kjo pune? a ndodhe kjo neper vendet tjera?

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ehh kjo eshte apnormale , BDI e tregoi fytyren e vet tash.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •