Voskopoja ndodhet rreth 21 km nga Korca mbi nje pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit eshte ajri i paster dhe uji i fresket dhe kurativ. Gjate dimrit mund te praktikohet sporti i skive. Fshati eshte nje nga zonat me terheqese nga keto ane te Ballkanit, me kisha ortodokse te nje interesi te madh arkitekural dhe historik, me afreske te famshme dhe me rrenojat e nje qendre te vogel urbane. Fshati ka kampin e tij te preferuar ne menyre te vecante nga turistet. Gjithashtu ofron dhe mundesine e akomodimit per vizituesit. Në dimer funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen gara rajonale dhe kombëtare. Vera është e freskët dhe dimri i ftohtë me rreshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine.
Lulëzimin më të madh e ka patur në vitin 1764. Popullsia e atëhershme ka qënë 30.000 banorë. Ka 24 kisha të zografisura, Akademi, biblotekë, shtypshkronjë (1720). Shkatërrimin e parë e ka patur në vitin 1769, te dytin në vitin 1789 dhe te tretin në vitin 1916. Ruan vlera të mëdha të artit mesjetar. Manastiri i “Shën Prodhomit” (1632-1634) Bazalika e “Shën Marias” (1712), “Shën Kollit” (1722), “SHËN MËHILLIT” (1722), (pikturuar nga kryemjeshtri David Selenica, 1726, ndërsa hajati nga vëllëzërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, (1750 )
Krijoni Kontakt