Baba!!!
Jam me ty e je me mua
Kocke, mish e shpirt
Une mbi dhe ti poshtqendruar
Rrenje dhe filiz.
Nuk te shoh e nuk me sheh
Qenka loje e jetes
Pak te jap e shume me jep
Por si rrenja pemes.
Nuk te ndahem, nuk me ndahesh
C'lidhje e cuditshme
Mos kur vdes patjeter ngjallesh
Apo ka vec lindje?
* * *
Kur djajte u ngjiten ne parajse...
Kur djajte u ngjiten ne parajse
ADN-ja njerezore u corientua
Dielli ngriu ne mesnate
Dhe Hena u verbua...
Kur djajte u ngjiten ne parajse
Ne preference u kthye ferri
E qeshura u cmend duke qare
E qara u cmend se qeshuri!
Kur djajte u ngjiten ne parajse
Perdhunuan ADN-ne njerezore
Dhe linden djajnjerez bastarde
E keqja e fundit e kesaj bote!
* * *
Krijoni Kontakt