Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Iluzion poetik

    "Dhe une mund te shkruaj"
    Vetes i tha
    "Doren pak te luaj
    Krijokam cdo varg".

    "Qenka e thjeshte
    Te behesh poet
    Bile me lehte
    Kur llogje flet".

    "Ja c'me tha nje"
    -Bravo, te lumte!
    "Pra, po bej ze
    S'paska si une!"

    Dhe hidh e prit
    Me rime, pa rime
    Besimi u rrit
    "Krijova poezine!"

    Dikush vazhdoi
    Me lajka vertet
    Vec dora vetshkroi
    MEDIOKRITET!
    * * *

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura
    Fjale te renda me kapi trishtimi
    Mu skuq fytyra nga Agimi
    Mos ju lutem ne kete menyre
    Duhet te kemi pakez fytyr
    Nuk eshte vendi ketu per sharje
    Po per bashkim e jo per ndarje
    Nuk shof gje te keqe qe pat
    Me mire te keqes ti bijm shuplak
    Te vazhdojm si na ka hije
    Te kem respekt e jo ndasi
    Njeri tjetrit dore me i shtri!!!!

    P.S.
    kerkoj falje por u preka nga keto fjale ne kete tem aq te bukur dhe domethenese
    Nice one , respekte
    Sui generis

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga mondishall
    Iluzion poetik

    "Dhe une mund te shkruaj"
    Vetes i tha
    "Doren pak te luaj
    Krijokam cdo varg".

    "Qenka e thjeshte
    Te behesh poet
    Bile me lehte
    Kur llogje flet".

    "Ja c'me tha nje"
    -Bravo, te lumte!
    "Pra, po bej ze
    S'paska si une!"

    Dhe hidh e prit
    Me rime, pa rime
    Besimi u rrit
    "Krijova poezine!"

    Dikush vazhdoi
    Me lajka vertet
    Vec dora vetshkroi
    MEDIOKRITET!
    * * *
    sa e panevojshme e gjithe kjo...mund ta kishe nisur me pm...me dy rreshta ...dhe te mos lodheshe duke bere poezi per medikritetin tim...pfffff

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ah moj engjellore qe nxitohesh ne konkluzione. Lere potpurine te potpuroje me vargje. Kur kam dicka personale per dike dergoj mesazh dhe nuk pertoj te zgjatem, kur kam dicka per te shprehur tej personales(ndonese dhe personalja perfshihet, dua s'dua), shprehem me vargje. Ate cast, nuk kam parasysh emra te pervecem, por thelbin e asaj qe dua te shpreh, idene qe dua te dale ne fund. Dhe dije, qe mediokritetit nuk i shpeton kollaj edhe ai qe shkruan kunder tij. S'ka me keq se keqkuptimet. Bashke u sqaruam perfundimisht me mesazhet. Respekt Mondi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te kam ndjekur...

    Te kam ndjekur si i mare
    Sa e di vete marezia
    Llafazan, por asnje fjale
    Nuk guxoja te te hidhja.

    Mekesha perpara teje
    Si nje djale i borezuar
    Ndezje kisha neper deje
    Neper enderra perveluar.

    Te kam ndjekur fshehtazi
    Sa e di vete fshehtesia
    Gjersa ta thashe prerazi
    "Qe sot, je e imja!"
    * * *

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kodi i haosit

    Jete ne haos
    Haos i nje jete
    Nuk eshte thjesht kod
    As formule algjebre.

    Sa shume c'kodues
    U morren nder shekuj
    T'i dilnin fitues
    Haosit te gjetur.

    Mes tij u ndodhen
    Mes tyre u ndodh
    Me kot u lodhen
    Ai mbeti haos.

    Jete ne haos
    Haos i nje jete
    Njeriu c'u lodh
    Mes kodesh genjeshtre!
    * * *

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e lindita_swe
    Anėtarėsuar
    17-05-2006
    Vendndodhja
    ne Suedi
    Postime
    4
    Kur u nis ne gurbet......


    Erdha ne gurbet,
    Kur i pata 11 vjeq,
    Nana n`ga gjumi me zgjoje,
    Nuk disha se ka po shkoj,

    Shendoshe e mir k`tu mrrina,
    Por disi mu n`dalke fryma,
    Ket vend n`dryshe e kish n`ze djelli,
    Mu dokshin njerz per seri,
    Shkova me nje vend u thirrke Suedi,
    Nėper kampe `huje e likur te zi
    Av sa qudi

    Nuk i kuptosha ato gjana,
    Tashe po e sho se vetit e atyne qka ju bona,
    Si me qen e adoptume,

    Nje vend jo i rahatshem,
    Nje vend per mua jo i pershtatshem,
    Kisha shum mall per at dhe,
    Kisha mall per shoqe e shok e aty ku kam le,


    Shum mall per kojshi e agjallar,
    Isha edhe une n`der ato qe i thojshin vetit mergimtar
    Kur u nisa, e mbaje n`mend se si qajshin,
    Faqet e mia me lot mi lajshin,
    E lumtur me familje por jo aq e gzushme,
    Pa shoqe e shok si e vetmume,
    Shkojshim u perlashim me gjdo njeri,
    Shum shpesh mendojsha qe jom ne onderr,
    N`vertet isha zhganderr,

    Tashe po e kuptoje se ku asht Jeta,
    Aty kur linda e aty ku gjithe e Gjeta,
    Edhe pse eshte lloq e dhe ashte e jotja,
    Aty ku lulzon fusha e busqeshe toka,

    Po tashe spo e lodhi trunin qe jetoje ktu,
    Se vi ne vendlindje kur du.....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Rrobaqepesi " i paligjshem"!

    Kerusur ne makinen qepese
    U qep vete jeta e tij
    Rrudhosur tegelesh
    Mes frikes me frik'.

    Mes gjumesise se pagjumur
    Trajektohej modeli
    Mes shpirtit te paperkulur
    Perkulej mllefi.

    Mes kamjes se s'kamur
    Modeli hekurosej
    Mes shpirtit te plasur
    Nje bote c'modelohej.

    Relike diku mbeti
    E hekurta makine qepese
    Te fundit model qepi
    Per boten e nendheshme.
    * * *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 17-08-2007 mė 08:03 Arsyeja: Mungese germe

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qelizash trurore...

    Qelizash trurore udhetova
    Te njihja prodhimin mendor
    Nuk di, mes tij u ngatrova
    Apo rrashe mes tij, rob!?

    Diku, dicka ndodhte qetesisht
    Impulse te pastra dilnin
    Dhe rrugen merrnin harmonisht
    Botes harmonine t'i shpinin.

    Diku, nje perzjerje kaotike
    Gati per shperthimin e tmerrshem
    Presione qelizash levizte
    Si termet i nendheshem!

    Diku, s'merrja vesh c'po ndodhte
    Qeliza-tullumbace fluturonin
    Sa njera jasht' goje perfundonte
    Te tjera tullumbacllekun shtonin.

    Sa here tani flas me njerez
    Reagimin truror pres me ankth
    "Aman", lutem, "qofte ajo pjesez
    Pa mburrjen dhe shperthimin e madh!"
    * * *

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shqipja

    Na mekoi qumshti i gjirit
    Na ushqeu gjuhe e shpirtit
    Na gjumoi nder perralla
    Me e embla shqipe-fjala.

    Dhe kur flisnim capra cupra
    Ishin rrokje, fjale te bukura
    Ishin vete kuptimi i jetes
    Shqiptarisht dhe asgje tjeter.

    Dhe ne ka pak atavizma
    Mbetet gjuhe me fisnikja
    Dhe ne mes te pabesise
    Mbetet firma e Shqiperise!
    * * *

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 'Potpuri' - Krijuesit e Forumit - I
    Nga Poeti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 05-08-2007, 19:45
  2. Zymtesi forumore!!!!
    Nga denku nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •