Close

Rezultati i Sondazhit: A besoni qe egziston Ferri?

Votues
30. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO ekziston!

    21 70.00%
  • JO nuk ekziston!

    9 30.00%
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Ferri sipas kategorive te Frymerave

    Pershendetje te gjitheve!


    Mendova meqe ajo foto nuk shihet paster, une kerkova dhe gjeta mjaft foto ne lidhje me ferrin dhe çdo gje qe ka lidhje me Biblen. Ato i kam me ngjyra i kam edhe me te pastra, por me rezulucion jot e madhpor me te medha kam ato pa ngjyra, jane fenomenale si piktura sepse te ndihmojne per te eksploruar me tej Fjalen e Perendise. Pothuaj kam ndenjur dje pothuaj 7 ore per te kerkuar te tilla gjera per Fjalen e Perendise, çfare nuk ka po te kerkosh, vetem Jezus nuk ka te dyte dhe Nene qe nuk te behet njeri! Besoj se kete e dini qe te gjithe! Si rezultat i kerkimit qe bera gjeta rreth 80 foto me vete dhe 100 te hedhura ne nje program apostafat per te pare ngjarjet ne syrin Biblik por te pikturuara me mjeshtri. Falenderoj Zotin per kete gje qe me zbuloi dicka te tille qe te gjithe do te na vleje per te mesuar me shume dhe per pare gjerat ne syrin , mendjen dhe programin, apo axhenden e Perendise, dhe kete privilegj e kane Bije e Perendise te cilet jane shpetuar dhe kane vene themelet ne Jezus Krishtin. Keto piktura kane dale te zbuluara qe ne vitet 1920.

    Tani ketu do te vendos dy foto te njejta, vetem se njera eshte me ngjyra e tjetra pa ngjyra. por qe te dyja jane te mbrekullueshme per te qartesuar idene se su ndodhet dhe se si eshte ndare Ferri per frymerat njerzore, Frymerat qiellore te cilet jane Engjejt e keqinj te zbuleses per periudhen 7 vjecare. por ka dhe Engjej tokesore qe moren trajte trupore per te shkuar me bija tokesore ne fillim te koherave, ku kane vendin e tyre po ne kete mesele, por mos harrojme se kemi edhe vendin e Satanit Luciferit, por me e rendesishmja nga keto eshte dhe vendi ku rrine Shpirtrat e pasheptuar, nga ato te shpetuar dhe ato qe jane vrare per hir te Krishtit gjate koherave nga Vitit 1 e 2007 me radhe......+ periudha 7 vjeçare

    Problemi me i madh eshte per te pashpetuar qe mendojne se me vdekjen mbaron gjithcka ashtu sikurse thote edhe ime Më, qe nuk ka me jete mbas vdekjes. Ne fakt ne do te perballemi me dy lloj vdekjesh: Njera eshte trupore dhe tjetra eshte Frymerore& Shpirterore, ne mos gabofsha. Ka nje dite gjykimi per te gjithe te te pashpetuarit te vilet edhe nqs vdesin tani do te presin gjykimin perfundimtar ne kohen e caktuar per te gjithe nga i Lashti i diteve qe nga krijimi e deri ne fund. Mos harroni se ketu presin edhe te Krishteret e shpetuar ardhjen e marrjes se Kishes ose rrembimit te tyre ne ajer, ku dhe to dalin nga thellesite e tokes per te qene njehere e pergjigjithmone prane zotit! Mos Harroni vellezer te Shpetuar qe edhe ne do te gjykohemi , jo si te pasheptuarit por veprat tona ndaj Krishti se si kemi punuar gjate kohes qe ishim ketu ne toke, dhe se sa vetave iu kemi shperndare ungjillin dhe se çfare roli kemi luajtur ne jetet e te pashtuareve qe na rethojne sepse do te vije nje dite qe ne do te jemi gjykates per boten dhe engjejt e rene dhe eshte kulmite gjykosh dajen apo vellain apo baman tende apo babain tend apo nusen tende nqs nuk veprojme qe tani o vellezer dhe Motra. Punoni pa reshtur per Hirin e Perendise qe sot eshte falas!!!

    O ju qe nuk besoni ju lutem mereni ne konsiderat fjalen time per te dale nga vendimi juaj i pages se mekatit per çdo shpirt qe nuk don te njoh Jezus Krishtin per Zot dhe Bir. Po ju them se ai ka vetem te drejten eksluzive per tu shpetuar dhe jo ndonje tjeter zot apo te ashtuquajturin “Perendi”, qe nuk ka bazament te hershem qe nga fillimi e deri ne fund!
    Ju ju lutem mendoni per perjetesine, mos mendoni per gjerat tokesore sepse ato sot i kemi, neser nje zjarr mund te na i perpije gjithcka apo edhe nje termet ben kerdine siç edhe po shohim lajmet e fundit per termet edhe permbytje te medha ne vende te ndryshme te botes. Shpetimi eshte i thjeshte: vetem duhet te besosh ne emrin e Jezus Krishtin dhe do te shpetohesh pergjithmone nga flaket e liqenit dhe me pas te ecesh ne rrugen e te Krishtereve te vertete se te Krishtere ka plot por duhet te gjejme ate rruge qe pa ndermjetes shpirteror apo ndjermjetes te ngurte por vetem atje ku fryma jote flet me Frymen baze, per çdo gje qe ka te beje si per gjera qiellore ashtu edhe ato tokesore me dashuri vetkontroll dhe perkushtim ne Fjalen e Perendise duke u drejtuar jo nga Mishi yne… I kuptoni vete mesazhin vellezer dhe Motra.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #12
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Pasazhet ndihmese ne lidhje me Ferrin

    Vargje qe flasin per Ferrin Varrin Sheolin e tjera pot e kerkosh gjen plot ne Bibel!

    Fjalet e Urta 30:15, 16,Zanafilla.37:35; 42:38; 44:29, 31; 1 Sam. 2:6, Fjalet e Urta. 21:16; Num.16:33; Jobi 24:19; Psalmi 9:17; 31:17; Psalmi 16:10; 30:3; 49:15; 86:13; Jobi 11:8 10:21, 22; Numrat.16:30, 33; Ezekieli 31:15, 16, 17
    1 Pjetrit. 3:19, Mateu. 16:18; Zbulesa1:18, Mateu. 11:23; Luka 10:15, Luka 23:43, Luka 16:22, Mateu. 23:33, Mateu. 8:12; 13:42; 22:13; 25:30; Luka 16:24.Mateu 7:19, 13:40, 25:41 Mateu 18:8, 25:41 ; Marku 3:29; Mateu 5:22, 18:9, Marku 9:47; Mateu 23:14, Marku 12:40, Luka 20:47 Mateu 23:33; Gjoni 5:29 Mateu 13:42, 50 Marku 9:43, 45 Marku 9:44, 46, 48 Marku 9:44, 46, 48; Mateu 13:42, 50 Mateu 8:12, 22:13, 25:30 Luka 16:23-24 Luka 16:28 Mateu 8:12, 22:13 Mateu 25:46 Zbulesa 20:15; Hebrenjte 9:27; Psalmi 9:17
    Mateu 8:12;Mateu 13:42 Mateu 13:50 Mateu 25:30; Luka 16:24 Isaia 33:14;Luka 16: Mateu 25:41Mateu 13:42 ;Mateu18:8, 25:41Mateu 25:46;Juda 1:6;Marku 3:29Hebrenjte 6:2;Juda 1:7;Matteu; 3:12;Marku 9:43, 44, 45, 46, 48Luka 3:17;2 Pjetritr 2:17;Juda 1:13

    Percaktimin ndajeni vete per çdo kategori sipas fjales se Perendise


    I kerkoj Zotit Falje per çdo keqinterpretim nga ana ime, per Fjalen e Perendise, Me fal o Jezus Biri i Peredise At.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Nje pyetje kisha, prej fotografive po shihet se Parajsa dhe Ferri jane... ne Toke!!! Po vet toka, nuk do te shkatrrohet ne diten e katastrofes??? Po te gjitha ato miliarda galaktika... e ne jemi te projektuar te jetojme jete te pavdekshme ne Toke?!!!

  4. #14
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Parajsa dhe Ferri nuk janë në Tokë. Harta e mësipërme thjesht tregon rrjedhën e ngjarjeve që kanë ndodhur që nga krijimi dhe deri në ardhjen e Krishtit dhe gjyqin përfundimtar. Duke lexuar Biblën krijon përshtypjen se këto të dyja ndodhen në Tokë, por mos harrojmë se bota frymore nuk ka lidhje me botën materiale. Kështu pra, kur njeriu vdes, trupi kthehet në Tokë, fryma e jetës tek Perëndia nga i cili ka dalë dhe shpirti - qenia e njeriut, përbëria e tij, - atje kua ka përcaktuar destinacionin e tij në momentin që jetonte në Tokë.

    Fjala e Perëndisë tregon se qielli dhe toka do të zhduken pas mijëvjeçarit të sundimit të Krishtit në Tokë, periudhë në të cilën njeriu do të ketë mundësinë të shijojë me të vërtetë praninë e Perëndisë dhe në një farë mënyre kjo periudhë do të jetë dhe periudha e parajsës tokësore. Kisha do të luajë rolin kryesor dhe do të sundojë në gjithë botën dhe Krishti do të ketë zbritur në Jerusalem aty ku do të jetë edhe qendra e mbretërisë. Mbarimi i mijëvjeçarit shënon edhe fundin e epokës njerëzore dhe fillimin e një epoke të re ku kisha dhe të gjithë besimtarët e Dhiatës së Vjetër, do të jenë në praninë e Perëndisë në përjetësi, kurse të gjithë ata që mohuan dhe nuk pranuan Krishtin në jetën e tyre do të përfundojnë në liqenin e zjarrtë të përgatitur për Djallin dhe pasuesit e tij.

    Fundi i mijëvjeçarit do të shënojë edhe gjyqin përfundimtar që do të thotë paraqitja e çdo njeriu përpara Perëndisë, i madh dhe i vogël do të paraqiten para fronit të Tij dhe do të gjykohen sipas veprave të tyre kur ata kanë qenë në Tokë. Dhe në bazë të veprave të tyre do të marrin edhe gjykimin e duhur me ose pa Perëndinë.


    Ashtu siç e përmend edhe vëlla Astriti, koha është shumë e shkurtër dhe dita e ardhjes së Krishit është shumë afër dhe duhet me të vërtetë të marrim seriozisht paralajmërimet që Perëndia ka bërë dhe bën.




    Ndoshta një moment do të kemi mundësinë të shohim Apokalipsin - Zbulesën dhe të shtjellojmë ngjarjet me hollësi të plotë.



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #15
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Prova teknike

    Pershendetje te gjitheve ata qe jane te Interesuar per Foto Biblike ku ngjarjet jane te skicuara me me mjeshtri nga Autore te viteve 1900.

    Kam menduar te ha nje teme per te pubblikuar kesilloj foto nga adresa qe kam hapur apostafat per kete gje qe te mos behem barre e administratori per ngarkese
    Ndryshuar për herë të fundit nga teniolteni : 25-09-2007 më 08:12 Arsyeja: Prova teknike

  6. #16
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Si ka mundesi qe ndo1 prej jush mund ta kuptoje ferrin apo parajsen apo ne menyre me skandaloze te tmerrohet apo te lumturohet prej tyre.

    Perdoreni pak logjiken, prandaj j'ua ka dhene natyra.

    Nese une perfundoj ne ferr dhe atje digjem ne perjetesi duke uleritur pafundesisht si mund te quhet akoma dhimbje, kur eshte pafund. Ajo merr trajten e nje forme te pandryshueshme dhe duke mos patur polaritetin tjeter, humbet kuptimin
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  7. #17
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45
    Nga Teniolteni: je me te vertete per te te qare hallin , do te lutem per ty qe nuk beson ne Zot Une jam autori kesaj teme, po me zhgenje jashte mase qe nuk po kupton se cfare je duke i mohuar vetes, mire ne gjithmone sipas teje, po ti cfare rruge beson se nuk na i ke thene!

    Edhe nje here do te lutem per ty qe te hapesh zemren per te besuar ne Jezus Krishtin! Do publikoj disa foto por ne nje teme tjeter dhe ndoshta atje do te krijosh besim sepse do kesh mundesi per te eksploruar sepse jane 78 fot e shume te tjera ne te ardhmen! Te pershendes Autori !

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Nuk dua te paragjykooj kete teme, pasi mendoj se eshte interesante, por ne te gjithe duhet me teper te perqendrohemi tek fjala e Krishtit.
    Mendoj se ka plot njerez qe e vizitojne kete faqe, dhe presin te marin nje mesazh te qarte rreth fjales dhe lajmit te shpetimit. JEzusi i ka dhene nje detyre mjaft te rendesishme kishes se Tij. Ajo duhete te shperndaje ungjillin e shpetimit. Pra do te kisha deshire qe te ftoja te gjithe te krishteret per te sjelle ketu ne kete faqe te krishtere, pervojen dhe mrekulline qe Zoti ka bere ne jeten e tyre. Le te ecim perpara, duke shpallur Krishtin si te vetmin Zot e Perendi.
    Persa i perket Ferrit apo gjehenes, bibla na jep nje mesazh te qarte duke na deshmuar ekzistencen e tyre. Por une mendoj se njerzit kane me teper nevoje te njohin Fjalen e Shpetimit, Zotin Krisht. Sa here qe i referohem ungjillit, shoh se Jezusi asnjehere nuk e nisi predikimin e tij mbi shpetimin, pikerisht duke filluar nga Ferri. Po keshtu edhe apsotujt. Gjithshka fillon nga lajmi i mire, nga mesazhi me te cilin Krishti na ka mbushur per ta shpallur. Sa per ferrin ju them se, frike kane vetem ata qe e njohin Zotin Krisht dhe jo bota. Nese ju mendoni se permes frikes se ferrit, mund te arrihet marja e shpetimit, kjo eshte perzgjedhja juaj.
    Pergjate predikimeve apo evengjelizimeve te mija, ne disa raste une e permnd dhe ferrin, por asnjehere si nje arme per ti fituar njerzit ne Krisht. Nese doni te fitoni njerez ne Krisht, ajo fillon me sakrificen qe JEzusi beri en kryq. Fillon me Parajsen, me jeten e perjetshme dhe jo ferrin. Gjithmone dua te jem korrekt me ju te gjithe, dhe dua ta dini se nuk kam asnje paragjykim ndaj temes dhe pjemaresve ne kete teme. Por shoh se ka disa reagime nga ata qe nuk njohin ende Krishtitn, ( si ky me siper) te cileve ne vend qe tju jepet mesazhi i shpetimit, ju ofrohet fundi i tmereshem. Njeriu po nuk besoi ne Krishtin, asnjeher nuk ka frike nga ferri, sepse eshte i verber per ta besuar ate. Ka rendesi se si e nisim qellimin tone, per ti sjelle njerzit ne Krisht. Cdo kush eshte i lire te veproje, por natyrisht qe ne qender eshte Lajmi i mire, ungjilli i shpetimit Zoti Krisht.
    Deshmuesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 26-09-2007 më 20:14

  9. #19
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    nGA E DIME NE NESE ATO ZERA JANE TE VERTETA APO JO???
    Lexoni kete artikull timin qe bera en universitet

    Sa nxehtë është në Skëterrë ?!

    Një profesor termodinamike u kishte dhënë një detyrë shtëpie studentëve të tij të cilët do të merrnin diplomën. Pyetja ishte vetëm një: "A është Skëterra ekzotermike (lëshon energji) apo endotermike (thith energji) ? Mbështeteni përgjigjen duke dhënë ndonjë shembull."

    Pjesa më e madhe e studentëve shkruajtën shembuj mbi atë që besonin duke përdorur Ligjin e Boyle (gazi ftohet kur shpërhapet dhe nxehet kur ngjeshet) ose diçka tjetër të tillë.

    Sidoqoftë një student, shkruajti si më poshtë:

    Më parë na duhet të dimë se si ndryshon masa e Skëterrës me kohën. Kështu, na duhet të dimë sasinë në kohë të shpirtrave që futen në Skëterrë dhe sasinë në kohë të shpirtrave që dalin nga Skëterra.
    Mendoj se mund të themi pa frikë se shpirti kur është futur njëherë në Skëterrë nuk del më prej andej. Kështu pra, nuk ka shpirtra që dalin.
    Për të mësuar se sa shpirtra futen në Skëterrë duhet t´u hedhim një sy feve të ndryshme që gjenden në botën e sotme.
    Disa nga keto fe ngulin këmbë se nëse nuk je besimtar i fesë së tyre, do të shkosh në Skëterrë. Meqënëse ka më tepër se një fe të tilla dhe meqënëse njerëzit nuk u përkasin më tepër se një feje, mund të themi se të gjithë njerëzit dhe shpirtrat shkojnë në Skëterrë.
    Duke parë shkallën e lindjeve dhe të vdekjeve, na mbetet të presim që numri i shpirtrave në Skëterrë të rritet në mënyrë eksponenciale.
    Tani, t´i hedhim një sy shkallës së ndryshimit të vëllimit në Skëterrë sepse ligji Boyle thotë se në mënyrë që temperatura dhe trysnia në Skëterrë të jenë konstante, duhet që vëllimi i Skëterrës të zgjerohet ndërkohë që shpirtrat futen në të. Kjo çon në dy mundësi:

    #1 Nëse Skëterra është duke u zgjeruar me një shkallë më të ulët se shkalla me të cilën shpirtrat futen në Skëterrë, atëherë temperatura dhe trysnia në Skëterrë do të rriten deri sa Skëterra të pëllcasë.

    #2 Natyrisht, nëse Skëterra po zgjerohet me një shkallë më të shpejtë se shkalla e shtimit të shpirtrave në Skëterrë, atëherë temperatura dhe trysnia do të ulen deri sa i tërë Ferri të ngrijë (të bëhet akull).

    Atëherë cila është përgjigja e duhur? Nëse pranojmë postulatën që një vajzë më tha gjatë viteve të adoleshencës sime, se "Me ty do të bëj dashuri vetëm atëhere kur të ketë bërë një natë e ftohtë ne Skëterrë," dhe duke marrë parasysh faktin se unë nuk kam arritur akoma të kem marrëdhënie me të, atëherë mundësia #2 nuk mund të jetë e vërtetë, pra Skëterra është ekzotermike.

    Si përfundim ky student ishte i vetmi që mori notën më të lartë.
    dhe ky student isha une
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 28-09-2007 më 17:20
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  10. #20
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    nje nga pergjigjet me interesante qe kam lexuar miushi
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilen radio degjoni
    Nga njemik në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 17:15
  2. Çfarë lloji muzike dëgjoni?
    Nga TOMY_X në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 24-10-2007, 04:34
  3. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •