Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Isai (Jezui) ne Verzionin Islam dhe te dhenat rreth tij ne Kuran..

    ISAI (AS), BIRI I MERJEMES (AS), NĖ KUR’AN


    Nė kėtė pjesė , do tė shqyrtojmė hollėsitė nė lidhje me IsaiN (as) tė siguruara nga burimet mė tė besueshme. I pari prej kėtyre burimeve ėshtė padyshim Kur’ani, Fjala e pandryshuar e Allahut, siē thuhet nė Kur’an: “Askush s’mund t’i ndryshojė fjalėt e Tij.” (Sura al-An’am: 115) dhe burimi i dytė ėshtė Sunneti i tė Dėrguarit tė Fundit tė Allahut, Muhammedit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė. Kur’ani na jap njė informacion tė hollėsishėm pėr shumė periudha tė jetės sė Isait (as) duke pėrfshirė lindjen e tij, ngritjen e tij nė praninė e Allahut, ardhjen e tij tė dytė dhe vdekjen e tij.
    Isai (as), i cili jetoi 2000 vite mė parė, ėshtė njė i dėrguar i bekuar i Allahut. Siē na bėn me dije Kur’ani, ai ėshtė shumė i famshėm si nė kėtė botė ashtu edhe nė jetėn e pėrtejme (pėrjetshme). Feja e vėrtetė e sjellur prej tij vazhdon tė jetoj edhe sot, megjithėse vetėm nė emėr. Kjo pėr arsye se mėsimi origjinal i komunikuar nga Isai (as) ėshtė i shtrembėruar sot. Libri tė cilin Allahu ia shpalli Isait (as), gjithashtu, vazhdon tė jetoj vetėm nė emėr nė ditėt tona. Sot, teksti origjinal i kėtij libri nuk ėshtė i disponueshėm. Burimet e krishtera i janė nėnshtruar njė vargu ndryshimesh dhe shtrembėrimesh. Rrjedhimisht, sot nuk ėshtė e mundshme tė sigurojmė njohuri tė vėrtetė nė lidhje me Isain (as) nga burimet e Krishtera.
    Tė vetmet burime prej tė cilave mund tė kemi njohuri tė saktė pėr Isain (as) janė Kur’ani, libri pėr tė cilin Allahu siguron se do ta mbajė tė pandryshuar deri nė Ditėn e Gjykimit dhe Sunneti i tė Dėrguarit tė Tij Muhammedit (saas). Nė Kur’an, Allahu rrėfen pėr lindjen dhe jetėn e Isait (as), disa ndodhi me tė cilat ai u ndesh nė jetė, njerėzit pėrreth tij dhe shumė tema tjera nė lidhje me tė. Veē kėsaj, vargjet Kur’anore na informojnė gjithashtu pėr jetėn e Merjemes para se ajo tė lindte Isain (as), si mbet ajo shtatzėnė nė njė mėnyrė tė mrekullueshme dhe reagimet e njerėzve pėrreth saj nė lidhje me kėtė ngjarje. Veē kėsaj, Allahu na sjellė lajmin e mirė se Isai (as) do tė vie nė tokė pėr tė dytėn herė nė fundin e kohės. Nė kėtė pjesė, do tė gjeni njė pjesė tė informacionit tė dhėnė nė Kur’an pėr Isain (as).


    Lindja e Merjemes dhe mėnyra si u rrit ajo

    Merjemja, e cila ishte zgjedhur tė lindte Isain (as), lindi nė njė kohė tė trazuar kur Bijtė e Izraelit mbėshtetėn gjithė shpresat e tyre nė ardhjen e njė Mesihu. Allahu posaēėrisht zgjodhi Merjemen pėr kėtė detyrė tė bekuar dhe e edukoi nė pėrputhje me kėtė. Merjemja rrjedhte nga njė familje fisnike, familja e Imranit. Allahu zgjodhi kėtė familje mbi gjithė njerėzit tjerė.
    Pjesėtarėt e familjes sė Imranit ishin tė njohur si njerėz qė kishin njė besim tė thellė nė Allahun. Ata i drejtoheshin Atij gjatė kryerjes sė tė gjitha punėve (veprave) tė tyre dhe me pėrpikėri respektonin kufizimet e Tij. Kur gruaja e Imranit mėsoi se ishte shtatzėnė, ajo iu drejtua Krijuesit tė saj dhe iu lut dhe ajo pėrkushtoi atė qė kishte nė barkun (mitrėn) e saj nė shėrbim tė Allahut. Allahu rrėfen pėr kėtė nė Kur’an:

    (Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: “Zoti im, unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtetė Ti je Ai qė dėgjon e di!” E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unė e linda femėr!” Po Allahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E mashkulli nuk ėshtė si femra. ”Dhe unė e emėrtova atė Merjeme, e atė dhe pasardhėsit e saj po t’i lė Ty nė mbrojtje prej djallit tė mallkuar. (Ali Imran: 35-36)

    Kur lindi Merjemja, gruaja e Imranit kėrkoi vetėm kėnaqėsinė e Allahut. Ajo iu drejtua Allahut dhe i la Merjemen dhe fėmijėt e saj nėn mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar. Si shpėrblim pėr sinqeritetin dhe lutjen e saj, Allahu i dha Merjemes virtyte fisnike. Nė Kur’an, Allahu shpjegon se si u rrit Merjemja nėn mbrojtjen dhe kujdesin e madh tė Tij. “Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si ėshtė mė mirė dhe e rriti me njė edukatė tė mirė e tė plotė.” (Sura Ali Imran: 37) Zekerijaja u bė kujdestar i Merjemes dhe gjatė kohės qė ajo kaloi me tė, ai e kuptoi se ajo ishte e nderuar me cilėsi tė jashtėzakonshme. Veē kėsaj, Allahu i dhuroi asaj shumė tė mira “pa masė”:

    Sa herė qė Zekirjaja hynte nė mihrabin (dhomėn) e saj, gjente tek ajo ushqim e thonte: “Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim?”Ajo i thonte: “Ai ėshtė nga Allahu, se Allahu atė qė do, pa masė e furnizon!” (Ali Imran: 37)

    Ashtu siē Allahu zgjodhi familjen e Imranit, Ai zgjodhi edhe Merjemen, njė anėtare tė familjes sė Imranit dhe e pajisi atė me njė edukatė tė jashtėzakonshme. Allahu e pastroi Merjemen dhe e zgjodhi atė mbi tė gjitha gratė tjera. Kjo veti e saj pohohet nė Kur’an si nė vazhdim:

    Pėrkujto kur engjujt i thanė:”Oj Mejreme, Allahu tė dalloi ty, tė pastroi dhe tė lartėsoi mbi tė gjitha gratė e botės. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin me ata qė falen! (Ali Imran: 42-43)

    Nė shoqėrinė nė tė cilėn ajo jetoi, Merjemja u bė e njohur pėr besnikėrinė dhe sinqeritetin qė ajo shfaqte ndaj Allahut. Ajo ėshtė dalluar nė mėnyrė tė veēantė si njė femėr “e cila ruajti dėlirėsinė e saj.” Nė suren at-Tahrim, gjejmė kėtė shpjegim pėr kėtė:

    (Atyre qė besuan Allahu u solli shembull) Merjemen, tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme. (at-Tahrim: 12)

    Isai (as) lindi pa baba

    Njė prej mrekullive mė tė mėdha nė lidhje me Isain ėshtė mėnyra nė tė cilėn Merjemja mbet shtatzėnė. Kur’ani jap hollėsi tė shumta nė lidhje me kėtė temė (ēėshtje). Mėnyra se si iu shfaq Gabrieli (Xhibrili) asaj pėrshkruhet me kėto fjalė nė Suren Merjem:

    Pėrmendju nė kėtė libėr Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. (Merjem: 16-17)

    Siē njoftohemi nga vargjet e mėsipėrme, nė njėrėn prej periudhave tė jetės sė saj, Merjemja u largua prej popullit tė saj nė njė vend nė lindje dhe kaloi njė pjesė tė jetės atje. Nė kėtė kohė, asaj iu shfaq Xhibrili si njė qenie e zakonshme njerėzore. Njė ēėshtje tjetėr me rėndėsi qė theksohet nė kėto vargje ėshtė sjellja modeste e Merjemes dhe frika e fuqishme ndaj Allahut. Fjalėt e para qė ajo shqiptoi kur pa Xhibrilin ishin:

    Ajo tha: “Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirėshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij!” (Merjem: 18)

    Sidoqoftė, Xhibrili u prezantua dhe shpjegoi se ai ishte njė i dėrguar, i dėrguar nga Allahu t’ia japte asaj lajmin e gėzuar. Vargjet na njoftojnė qė pėrgjigja e Xhibrilit ishte kjo:

    Ai (Xhibrili) tha: “Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr.” (Merjem: 19)

    Kur engjujt i thanė: “Oj Merjeme, Zoti yt tė pėrgėzon me njė Fjalė prej Tij. Emri i tij ėshtė Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshėm nė dynja dhe nė ahiret dhe njėri prej tė afėrmve (tė Allahut).” (Ali Imran: 45)

    Me tė marrė kėtė lajm tė gėzuar, Merjemja ngriti ēėshtjen se si mund tė kishte ajo djalė kur asnjė njeri s’e kishte prekur kurrė atė:

    Ajo tha: “Si do tė kemė unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri, e as nuk kam qenė e pamoralshme.” Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė e lehtė, e pėr ta bėrė atė argument (shenjė) pėr njerėzit dhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!” Ajo e barti atė (Isain) dhe u largua (me tė nė bark) nė njė vend tė largėt. (Merjem: 20-22)

    Ajo tha: “Zoti im, si mund tė kemė unė djalė, kur mua s’mė ka prekur njeri? Ai tha: “Ja, kėshtu, Allahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thot: “Bėhu!” Ajo menjėherė bėhet. (Ali Imran: 47)

    Siē mund tė shihet nga vargjet e mėsipėrme, Xhibrili i dha Merjemes lajmin e gėzuar se ajo ishte shtatzėnė dhe i tha asaj: “Allahu vetėm i thot: ‘Bėhu!’ Ajo menjėherė bėhet.” Merjemen s’e kishte prekur kurrė asnjė mashkull. Me fjalė tė tjera, Isai (as) nuk erdh nė jetė nė mėnyrė tė zakonshme nė tė cilėn krijohen fėmijėt. Kjo ėshtė vetėm njėra prej mrekullive qė pėrjetoi Isai (as) gjatė jetės sė tij dhe qė do tė pėrjetojė kur tė kthehet nė tokė pėr tė dytėn herė.
    Gjatė kohės kur Merjemja qėndroi nė kėtė “vend tė largėt”, Allahu e ndihmoi atė si fizikisht ashtu edhe materialisht. Ajo ishte nėn mbrojtjen dhe kujdesin e Tij tė plotė gjatė shtatėzėnisė sė saj. Allahu nė veēanti u pėrkujdes pėr tė gjitha nevojat e saj. Ndėrkohė, duke bėrė qė ajo tė vendosej nė njė vend tė izoluar (tė veēuar), Allahu pengoi gjithė dėmin qė njerėzit tė cilėve u mungon aftėsia e tė gjykuarit tė kėsaj situate do tė mund t’i shkaktonin asaj.


    Isai (as) ėshtė Fjalė e Allahut

    Nė Kur’an Allahu na tėrheq vėmendjen pėr faktin se qė nga lindja e tij e deri nė vdekje, Isai (as) dallonte shumė nga tė gjithė njerėzit e tjerė nė tokė. Kur’ani vėrteton lindjen e tij tė pastėr (tė virgjėr), njė formė e krijimit e cila nuk ėshtė e njohur pėr ne. Para se tė lindte Isai (as), Allahu e bėri me dije nėnėn e tij pėr shumė tipare tė Isait (as) duke pėrfshirė atė qė ai u dėrgua si Mesih i Bijėve tė Izraelit. Ai gjithashtu u shpall “Fjalė e Allahut”:

    …Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i Allahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai… (Nisa: 171)

    Kur engjujt i thanė: “Oj Merjeme, Zoti yt tė pėrgėzon me njė Fjalė prej Tij. Emri i tij ėshtė Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshėm nė dynja dhe nė ahiret dhe njėri prej tė afėrmve (tė Allahut).” (Ali Imran: 45)


    Allahu ia dha emrin atij para lindjes sė tij, ashtu siē bėri me Jahjanė (Gjonin) (as). Allahu ia dha atij emrin Mesihu, Isai, djali i Merjemes. Ky ėshtė njėri prej treguesve mė tė qartė se Isai (as) u krijua ndryshe nga njerėzit e tjerė.
    Me tė vėrtetė, po sikur lindja e tij, mrekullitė qė ai shfaqi gjatė jetės sė tij dhe mėnyra se si ai u ngrit nė praninė e Allahut janė shenja qė e dallojnė atė prej njerėzve tė tjerė.


    Lindja e Isait (as)
    Siē dihet botėrisht, lindja ėshtė njė proces shumė i vėshtirė qė kėrkon shumė pėrkujdesje. Tė lindurit e foshnjes pa ndihmėn e njė personi me pėrvojė dhe pėrkujdes tė duhur mjekėsor ėshtė i vėshtirė. Mirėpo, Merjemja, krejtėsisht e vetme, ia arriti tė lind njė foshnje, duke iu falėnderuar besnikėrisė sė saj ndaj Allahut dhe mbėshtetjes sė besimit nė Tė.
    Gjersa pėrjetonte dhimbje tė mėdha tė lindjes, Allahu e frymėzoi Merjemen dhe e udhėzoi nė secilin hap. Nė kėtė mėnyrė, ajo e lindi foshnjen e saj pa ndonjė mundim tė madh dhe si ėshtė mė sė miri. Kjo ishte njė mirėsi e madhe qė Allahu shfaqi ndaj Merjemes:

    E dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: “Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!”
    E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji). E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta.
    Ti pra, ha dhe pi e qetėsohu, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: ‘Unė kam vendosur heshtje pėr hir tė Gjithėmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas!’” (Merjem: 23-26)


    Isai (as) foli gjersa ende ishte nė djep

    (Pėrkujto) Edhe atė (Merjemen) qė e ruajti nderin e saj, e Ne e frymėzuam atė me shpirt nga ana Jonė dhe atė me tė birin e saj e bėmė mrekulli pėr njerėzit. (Surja Enbija: 91)

    Njė prej ndodhive me tė cilat Allahu sprovoi popullin e Merjemes ėshtė lindja e Isait (as). Kjo lindje, e cila ishte njė ngjarje e pazakonshme pėr njerėzit, ishte njė sprovė si pėr Merjemen ashtu edhe pėr popullin e saj. Nė tė vėrtetė, mėnyra se si lindi Isai (as) ishte njė mrekulli e pėrdorur pėr t’i thirrur njerėzit nė fenė e vėrtetė dhe njė prej dėshmive mė tė qarta tė ekzistencės sė Allahut. Mirėpo, populli i saj dėshtoi tė kuptoj kėtė dhe treguan dyshim. Kjo ēėshtje pėrmendet nė Kur’an nė kėtė mėnyrė:

    Dhe duke e bartur ngryk shkoi me tė te tė afėrmit e vet. Ata i thanė: “Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tė keqe!” Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme! (Merjem: 27-28)

    Siē shpjegohet nė vargjet e mėsipėrme, pas kthimit tė Merjemes nga ky vend i largėt me Isain (as), populli i saj nuk e la atė tė shpjegohej. Ata thjeshtė shpifėn pėr Merjemen nė mėnyrė tė shėmtuar. Megjithatė, ata qė pėrhapėn kėto shpifje pėr Merjemen e njihnin atė gati qė nga dita e lindjes sė saj dhe ishin tė vetėdijshėm pėr pastėrtinė dhe besimin e saj tė thellė, sikurse anėtarėt e tjerė tė familjes sė Imranit.
    Padyshim se kėto akuza dhe shpifje ishin njė sprovė pėr Merjemen. Ishte e qartė qė njė person aq i pastėr dhe i devotshėm, s’do tė kishte vepruar siē pandehej. Kjo ishte vetėm njė sprovė pėr Merjemen. Qė nga koha e lindjes sė Merjemes, Allahu gjithnjė e ndihmonte atė dhe gjithēka bėnte ajo e shndėrronte nė mirėsi. Merjemja, nė anėn tjetėr, e dinte se ēdo gjė ndodhė me Vullnetin e Allahut dhe vetėm Allahu do tė mund tė vėrtetonte natyrėn e paarsyeshme tė kėtyre shpifjeve.
    Me tė vėrtetė, Allahu i dhuroi qetėsi Merjemes dhe e frymėzoi tė ishte e qetė. Allahu e udhėzoi qė t’mos fliste me njerėzit e saj por tė tregonte me gisht nga Isai (as), poqese ata do t’i afroheshin ndonjėherė asaj dhe poqese do tė pėrpiqeshin ta akuzonin. Nė kėtė mėnyrė, Merjemja iu shmang ēfarėdo telasheje qė njė diskutim i tillė do tė mund tė krijonte. Ai qė do t’iu japte pėrgjigjet mė tė sakta njerėzve ishte Isai (as). Kur Allahu pėrgėzoi Merjemen pėr lindjen e Isait (as), Ai gjithashtu ia bėri asaj me dije se ai do tė fliste qartė gjersa tė ishte ende nė djep:

    E qė duke qenė nė djep u flet njerėzve, e edhe si i rritur e qė ėshtė nga tė pėrsosurit. (Ali Imran: 46)
    Pra, Allahu ia lehtėsoi punėt Merjemes dhe iu dha njerėzve shpjegim tė vėrtetė pėrmes fjalėve tė Isait (as). Me njė mrekulli tė tillė, mosbesimi i njerėzve qė rrethonin Merjemen thjeshtė dėshtoi. Nė Kur’an informohemi si nė vijim:

    Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai). Ata thanė: “Si t’i flasim atij qė ėshė foshnje nė djep?” Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i Allahut, mua mė ka dhėnė Librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jemė gjallė! Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm. Selami (shpėtim prej Allahut) ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!” (Merjem: 29-33)
    Padyshim se njė foshnje qė flet rrjedhshėm nė djepin e vet ėshtė njė mrekulli e madhe. Populli i Merjemes ishin tė mahnitur me tė dėgjuar tė kėtyre fjalėve tė urtėsisė nga njė foshnje nė djep dhe kjo rrethanė ua dėshmoi atyre se lindja e tij ishte njė mrekulli. Tė gjitha kėto ndodhi tė mrekullueshme tregonin se foshnja nė djep ishte njė i dėrguar i Allahut.
    Ky ėshtė lehtėsimi tė cilin Allahu i siguroi Merjemes pėr shkak tė besimit qė ajo kishte nė Tė. Ajo iu pėrgjigj shpifjeve tė bėra kundėr saj, me shfaqjen e njė mrekulli kaq mahnitėse,. Sidoqoftė, Allahu na bėn me dije se njė fatkeqėsi e madhe i priste ata qė nuk larguan nga mendja mendimet e kėqija pėr Merjemen pėrkundėr kėsaj mrekullie:

    Edhe pėr shkak tė mosbesimit dhe tė thėnies sė tyre shpifėse kundėr Merjemes; (Nisa: 156)

    Mrekullitė e Isait (as)

    Isai (as) bėri shumė mrekulli tjera, me lejen e Allahut, pėrveē lindjes sė tij tė virgjėr dhe shpalljes sė pejgamberisė sė tij si njė foshnje e porsalindur nė djep. Nė tė vėrtetė, kėto dy mrekulli janė tė mjaftueshme pėr tė zbuluar natyrėn e jashtėzakonshme tė Isait (as). Nė fund tė fundit, vetėm njė mrekulli do tė mund ta bėnte njė foshnje tė porsalindur tė fliste nė mėnyrė tė arsyeshme dhe me besim:

    Allahu (atė ditė) i thot: “O Isa, bir i merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin), e ti u fole njerėzve nė djep dhe (kur ishe) i pjekur (burrė), kur ta mėsova ty Librin dhe Urtėsinė… (Maide: 110)

    Nė Kur’an, mrekullitė e Isait (as) rrėfehen nė kėtė mėnyrė:

    …Dhe, tė dėrguar te bijtė e Israilit: “Unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e Allahut bėhet shpend. Unė i shėroj tė verbėrit, tė sėmurėt ne lėkurė, dhe unė me lejen e Allahut ngjalli tė vdekurit. Unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė e depononi nė shtėpitė tuaja. Vertetė, ky ėshtė fakt pėr ju nėse jeni besimtarė. (Ali Imran: 49)


    Pėrkundėr tė gjitha ngjarjeve tė jashtėzakonshme tė rrėfyera gjer mė tani, disa njerėz refuzuan nė mėnyrė arrogante mrekullitė e Isait (as) dhe thanė se tė gjitha kėto ishin magji.


    Isai (as) pėrcjellė porosinė dhe
    disa prej vėshtirėsive me tė cilat u ballafaqua


    Nė kohėn kur u dėrgua Isai (as), populli i Izraelit ishte nė njė kaos tė pėrgjithshėm, si nė aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Nė njėrėn anė, ishin rrethanat e vėshtira qė iu imponuan njerėzve dhe nė anėn tjetėr, besimet kundėrthėnėse dhe sektet e vėshtirėsonin jetėn e tyre. Nė rrethana tė tilla, njerėzit kishin sė tepėrmi nevojė tė gjenin njė rrugėdalje nga kjo gjendje e pashpresė.
    Mesihu pėr tė cilin njerėzit kishin pritur aq gjatė ishte Isai (as). Me vullnetin e Allahut, Isai (as) foli gjersa ende ishte nė djep dhe kėshtu iu bėri me dije njerėzve qė Mesihu qė ata prisnin kishte arritur. Prej atij momenti, shumica e tyre mbėshtetėn shpresat e tyre nė tė pėr t’u udhėzuar.
    Mirėpo, kishte edhe njerėz qė iu shmangėn pranimit tė Isait (as). Pėrkrahėsit e sistemit tė mosbesimit tė kohės sė tij, nė veēanti, e konsideruan atė thjeshtė si njė kėrcėnim pėr qenien e tyre. Pėr kėtė arsye ata bėnė plane ta pengonin atė posa dėgjuan pėr tė. Mirėpo, pėr habinė e tyre, planet e tyre ishin tė gjykuara tė dėshtojnė qė nga fillimi. Prapseprap, kjo nuk i ndaloi ata qė tė jenė armiq tė pėrbetuar tė Isait (as) gjatė misionit tė tij.
    Sidoqoftė, ata qė vepruan kundėr tij nuk ishin vetėm prej mosbesimtarėve. Gjatė kėsaj periudhe, pėr arsye tė ndryshme, shumica e rabinėve ishin kundėr Isait (as) duke pohuar qė ai po e shfuqizonte fenė e tyre dhe natyrisht me kėtė ata u bėnė mosbesimtarė pėr shkak tė kundėrshtimit tė tė Dėrguarit tė Allahut nga ana e tyre. Ajo qė Isai (as) bėri nė tė vėrtetė ishte vetėm tė thėrriste njerėzit nė udhėn burimore dhe tė pėrjashtonte rregullat e rrejshme tė futura nė Judaizėm nga vet rabinėt. Populli i Izraelit shtrembėroi fenė e vet duke ndaluar atė qė ishte e lejueshme me shpalljen filllestare (burimore) dhe duke lejuar atė qė ishte e ndaluar me tė. Nė kėtė mėnyrė, ata ndryshuan nė tėrėsi udhėn e vėrtetė tė zbuluar nga Allahu. Pas kėsaj, Allahu dėrgoi Isain (as) qė tė pastronte fenė e vėrtetė prej tė gjitha risive tė pėrfshira nė tė nė njė fazė tė mėvonshme. Isai (as) thirri njerėzit e tij nė Ungjill (Ingjil) qė vėrtetonte Tevratin fillestar (burimor) qė iu shpall Musait (as). Vargu nė lidhje me kėtė nė Kur’an ėshtė:

    Dhe (kam ardhur) qė t’ju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, t’ju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua. (Ali Imran: 50)

    Nė njė varg tjetėr Allahu na bėn me dije se Inxhili qė iu shpall Isait (as) ishte udhėzues nė udhėn e drejtė pėr besimtartėt dhe pėr t’i ndihmuar ata tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes. Ishte poashtu edhe libėr qė vėrtetonte Tevratin:

    Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. (Maide: 46)

    Njerėzit e spikatur nė mesin e tė Bijėve tė Izraelit, tė brengosur mė tepėr pėr rregullat qė ishin bėrė traditė, dyshuan nė atė qė kishte sjellur Isai (as). Kjo ndodhte thjeshtė pėr shkak se Isai (as) nuk theksoi, deri atėherė, rregullat tradicionale por mė tepėr thirrte njerėzit nė pėrkushtim ndaj Allahut, heqje dorė nga jeta e dynjasė, sinqeritet, vėllazėri dhe ndershmėri. Me tė ndeshur me njė kuptim tjetėr tė fesė, Ēifutėt u irrituan nga ajo qė kėshillonte Isai (as). Nė Kur’an, Allahu shpjegon pėr mėnyrėn se si Isai (as) pėrcolli urdhėrat e Allahut:

    Po kur Isai erdhi me argumente tė qarta, tha: “Erdha te ju me pejgamberllėk (urtėsi) dhe erdha t’ju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė Allahun dhe mė respektoni mua! S’ka dyshim, Allahu ėshtė Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atė! Kjo ėshtė rrugė e drejtė!” Dhe grupet u pėrēanė mes vete, e tė mjerėt ata qė janė zullumqarė nga dėnimi i ditės sė dhembshme. (Zukhruf: 63-65)

    Sinqeriteti dhe qėndrimi i ndryshėm i Isait (as) tėrhoqi vėmėndjen e njerėzve. Numri i pasuesve tė tij u ngrit vazhdimisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 27-08-2007 mė 16:23
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Isai (as) pėrcjellė porosinė dhe
    disa prej vėshtirėsive me tė cilat u ballafaqua


    Nė kohėn kur u dėrgua Isai (as), populli i Izraelit ishte nė njė kaos tė pėrgjithshėm, si nė aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Nė njėrėn anė, ishin rrethanat e vėshtira qė iu imponuan njerėzve dhe nė anėn tjetėr, besimet kundėrthėnėse dhe sektet e vėshtirėsonin jetėn e tyre. Nė rrethana tė tilla, njerėzit kishin sė tepėrmi nevojė tė gjenin njė rrugėdalje nga kjo gjendje e pashpresė.
    Mesihu pėr tė cilin njerėzit kishin pritur aq gjatė ishte Isai (as). Me vullnetin e Allahut, Isai (as) foli gjersa ende ishte nė djep dhe kėshtu iu bėri me dije njerėzve qė Mesihu qė ata prisnin kishte arritur. Prej atij momenti, shumica e tyre mbėshtetėn shpresat e tyre nė tė pėr t’u udhėzuar.
    Mirėpo, kishte edhe njerėz qė iu shmangėn pranimit tė Isait (as). Pėrkrahėsit e sistemit tė mosbesimit tė kohės sė tij, nė veēanti, e konsideruan atė thjeshtė si njė kėrcėnim pėr qenien e tyre. Pėr kėtė arsye ata bėnė plane ta pengonin atė posa dėgjuan pėr tė. Mirėpo, pėr habinė e tyre, planet e tyre ishin tė gjykuara tė dėshtojnė qė nga fillimi. Prapseprap, kjo nuk i ndaloi ata qė tė jenė armiq tė pėrbetuar tė Isait (as) gjatė misionit tė tij.
    Sidoqoftė, ata qė vepruan kundėr tij nuk ishin vetėm prej mosbesimtarėve. Gjatė kėsaj periudhe, pėr arsye tė ndryshme, shumica e rabinėve ishin kundėr Isait (as) duke pohuar qė ai po e shfuqizonte fenė e tyre dhe natyrisht me kėtė ata u bėnė mosbesimtarė pėr shkak tė kundėrshtimit tė tė Dėrguarit tė Allahut nga ana e tyre. Ajo qė Isai (as) bėri nė tė vėrtetė ishte vetėm tė thėrriste njerėzit nė udhėn burimore dhe tė pėrjashtonte rregullat e rrejshme tė futura nė Judaizėm nga vet rabinėt. Populli i Izraelit shtrembėroi fenė e vet duke ndaluar atė qė ishte e lejueshme me shpalljen filllestare (burimore) dhe duke lejuar atė qė ishte e ndaluar me tė. Nė kėtė mėnyrė, ata ndryshuan nė tėrėsi udhėn e vėrtetė tė zbuluar nga Allahu. Pas kėsaj, Allahu dėrgoi Isain (as) qė tė pastronte fenė e vėrtetė prej tė gjitha risive tė pėrfshira nė tė nė njė fazė tė mėvonshme. Isai (as) thirri njerėzit e tij nė Ungjill (Ingjil) qė vėrtetonte Tevratin fillestar (burimor) qė iu shpall Musait (as). Vargu nė lidhje me kėtė nė Kur’an ėshtė:

    Dhe (kam ardhur) qė t’ju vėrtetoj Tevratin qė e keni para duarsh, t’ju lejoj disa qė u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikė Allahun dhe mė dėgjoni mua. (Ali Imran: 50)

    Nė njė varg tjetėr Allahu na bėn me dije se Inxhili qė iu shpall Isait (as) ishte udhėzues nė udhėn e drejtė pėr besimtartėt dhe pėr t’i ndihmuar ata tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes. Ishte poashtu edhe libėr qė vėrtetonte Tevratin:

    Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. (Maide: 46)

    Njerėzit e spikatur nė mesin e tė Bijėve tė Izraelit, tė brengosur mė tepėr pėr rregullat qė ishin bėrė traditė, dyshuan nė atė qė kishte sjellur Isai (as). Kjo ndodhte thjeshtė pėr shkak se Isai (as) nuk theksoi, deri atėherė, rregullat tradicionale por mė tepėr thirrte njerėzit nė pėrkushtim ndaj Allahut, heqje dorė nga jeta e dynjasė, sinqeritet, vėllazėri dhe ndershmėri. Me tė ndeshur me njė kuptim tjetėr tė fesė, Ēifutėt u irrituan nga ajo qė kėshillonte Isai (as). Nė Kur’an, Allahu shpjegon pėr mėnyrėn se si Isai (as) pėrcolli urdhėrat e Allahut:

    Po kur Isai erdhi me argumente tė qarta, tha: “Erdha te ju me pejgamberllėk (urtėsi) dhe erdha t’ju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė Allahun dhe mė respektoni mua! S’ka dyshim, Allahu ėshtė Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atė! Kjo ėshtė rrugė e drejtė!” Dhe grupet u pėrēanė mes vete, e tė mjerėt ata qė janė zullumqarė nga dėnimi i ditės sė dhembshme. (Zukhruf: 63-65)

    Sinqeriteti dhe qėndrimi i ndryshėm i Isait (as) tėrhoqi vėmėndjen e njerėzve. Numri i pasuesve tė tij u ngrit vazhdimisht.


    Ēifutėt pohojnė tė kenė mbytur Isain (as)

    Nuk ka dyshim se gjithkush ėshtė i njoftuar me supozimin se Romakėt e kryqėzuan (gozhduan nė kryq) Isain (as). Sipas kėtij supozimi, Romakėt dhe rabinėt Ēifutė arrestuan Isain (as) dhe e gozhduan atė nė kryq. Me tė vėrtetė, e tėrė bota e krishterė pėrqafon besimin se Isai (as) vdiq dhe pastaj u ringjall dhe u ngrit nė qiell. Mirėpo, kur i referohemi Kur’anit, shohim se ajo qė ndodhi me tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu siē besojnė njerėzit:

    Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: “Ne e kemi mbytur (qatalna) Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut”. Po ata as nuk e mbytėn (wa ma qataloohu) as nuk e gozhduan (wa ma salaboohu) (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau (shubbiha). Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė supozojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn (wa ma qataloohu) atė. (an-Nisa: 157)

    Nė vargun e njėjtė, japet informacioni i pėrmendur mė poshtė pėr ngritjen e Isait (as):

    Pėrkundrazi, Allahu e ngriti atė pranė Vetes (rafa’aahu). Allahu ėshtė i
    poltfuqishėm, i dijshėm. (an-Nisa: 158)


    Fakti qė na zbulon Kur’ani ėshtė i qartė. Pėrpjekjet e Romakėve, tė nxitura nga Ēifutėt pėr tė mbytur Isain (as), u dėshmuan tė pasuksesshme. Shprehja e cituar nga vargu i mėsipėrm “…po kėshtu iu duk (pėrngjau) atyre” shpjegon natyrėn e vėrtetė tė kėsaj ngjarjeje. Isai (as) nuk u mbyt por Allahu e ngriti atė pranė Vetes. Veē kėsaj, Allahu na tėrhek vėmendjen pėr faktin se ata qė pohuan tė kenė bėrė kėtė nuk dijnė asgjė pėr tė vėrtetėn.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si rrėfehen vdekjet e profetėve nė Kur’an?

    Shqyrtimi i tregimeve nė Kur’an qė flet pėr mėnyrėn se si kishin vdekur profetėt dhe vargjet qė pėrshkruajnė vdekjen e Isait (as) zbulojnė njė rrethanė tė rėndėsishme pėr kėtė vdekje. Nė kėtė pjesė tė librit do tė shqyrtojmė kuptimin e fjalėve Arabe tė pėrdorura pėr tė pėrshkruar vdekjet e Isait (as) dhe tė profetėve tė tjerė dhe do tė shohim mėnyrėn se si janė pėrdorur ato nė kėto vargje.
    Siē do tė mund tė shohim nė hollėsi mė vonė, njė numėr i fjalėve tė posaēme janė pėrdorur nė Kur’an pėr tė pėrshkruar vdekjet e profetėve, sikurse fjala “qataloohu” (mbys/vras), “maata” (vdes), “halaka” (shkatėrroj) dhe “salaboohu” (e kryqėzuan/e varėn atė). Mirėpo, nė mėnyrė tė qartė pohohet nė Kur’an se “Ata as nuk e mbytėn atė (wa ma qataloohu) dhe as nuk e varėn (kryqėzuan) atė (wa ma salaboohu),” duke nėnkuptuar se Isai (as) nuk ishte mbytur nė asnjė mėnyrė. Theksohet se dikush qė i pėrngjante Isait (as) ishte paraqitur nė vend tė tij dhe se Isai (as) ishte ngritur pranė Allahut.
    Nė suren Ali Imran bėhemi me dije se Allahu muar Isain (as) dhe e ngriti atė pranė Vetes.

    (Pėrkujto, o i dėrguar) Kur Allahu tha: ‘O Isa, Unė po tė marr ty (mutavaffeeka), po tė ngris tek Unė (wa rafi’uka), po tė shpėtoj prej (sherrit tė) atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do t’i ngris lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e kijametit… (Ali Imran: 55)

    Nė vazhdim janė tė paraqitura mėnyrat nė tė cilat fjalėt qė i referohen vdekjes nė Kur’an dhe fjala “shkaktoj vdekjen” qė paraqitet nė Suren Ali Imran janė pėrdorur:
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    1. TAWAFFA: SHKAKTOJ VDEKJEN,
    MARR NĖ GJUMĖ APO KTHEJ

    Fjala “tawaffa” ashtu si ėshtė pėrdorur nė kėtė varg ka kuptime tjera pėrveē kuptimit tė thjeshtė tė “vdekjes” nė Anglisht. Njė studim i fjalėve tė barasvlershme (ekuivalentėve) Arabe nė kėto vargje zbulon faktin se Isai (as) nuk kishte vdekur nė mėnyrėn e pranuar. Ja se si ėshtė pėrshkruar kthimi i tij tek Allahu nė Suren al-Ma’ida, 117:

    Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ‘Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj’ dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua (tawaffa), Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!” (Maide: 117)

    Nė Arabisht fjala e cila ėshtė pėrkthyer nė disa pėrkthime tė kėtyre vargjeve si “mė bėre tė vdes” ėshtė “tawaffa” dhe rrjedh nga rrėnja e “wafa – pėrmbush”. Tawaffa nuk domethėnė “vdekje” nė tė vėrtetė por akti i “marrjes sė shpirtit” ose nė gjum ose nė vdekje ose si nė rastin e marrjes sė Isait (as) nė praninė e Allahut. Nga Kur’ani prap, kuptojmė se “marrja e shpirtit” nuk domethėnė domosdo vdekje. Pėr shembull nė njė varg nė tė cilin ėshtė pėrdorur fjala “tawaffa”, nuk ėshtė vdekja e njė qenieje njerėzore qė nėnkuptohet por “marrja e shpirtit tė tij nė gjumė”:

    Ėshtė Ai qė ju merr ju tek Vetvetja (yatawaffakum) natėn, dhe e di ēka vepruat ditėn dhe pastaj ju zgjon (ngjallė) prap (ditėn), qė afati i pėrcaktuar tė pėrmbushet… (An’am: 60)

    Fjala e pėrdorur “marr (prapa)” nė kėtė varg ėshtė e njėjtė mė atė tė pėrdorur nė Suren Ali Imran: 55. Me fjalė tė tjera, nė vargun e mėsipėrm, fjala “tawaffa” ėshtė pėrdorur dhe ėshtė e qartė se njeriu nuk vdes nė gjum. Prandaj, ajo qė nėnkuptohet kėtu ėshtė prap, “marrja e shpirtit (prapa).”

    E njėjta fjalė ėshtė pėrdorur nė vargun e mėposhtėm si nė vijim:

    Allahu i merr shpirtrat e njerėzve (tawaffa) kur vie momenti i vdekjes (mawtiha) sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre) dhe tė atij qė ėshtė nė gjumė (lam tamut) e ende nuk ka vdekur. E atij qė i ėshtė caktuar vdekja (mawt) e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por qė ėshtė nė gjumė) e lėshon tė kthehet deri nė njė afat tė caktuar… (Zumer: 42)

    Siē sugjerojnė kėto vargje, Allahu merr prapa shpirtin e atij qė ėshtė duke fjetur, mirėpo Ai kthen prapa shpirtėrat e atyre vdekja e tė cilėve ende nuk ėshtė urdhėruar. Nė kėtė kontekst, njeriu nuk vdes gjatė kohės qė ėshtė nė gjumė, nė kuptimin nė tė cilin ne e perceptojmė vdekjen. Shpirti lėshon trupin vetėm pėrkohėsisht dhe qėndron nė njė dimension tjetėr. Kur zgjohemi, shpirti kthehet nė trup. (Profesori Sylejman Ates, Yuce Kur’an’in Cagdas Tefsiri (Tafsiri Bashkėkohor i Kur’anit tė Shenjtė))

    Imam al-Qurtubi e bėn tė qartė se ekzistojnė tri kuptime tė fjalės wafat e cila rrjedh prej rrėnjės sė njėjtė sikurse fjala tawaffa: wafat i vdekjes, wafat i gjumit, dhe i fundit, wafat i ngritjes nė praninė e Allahut, sikurse nė rastin e Sajidinit Isa (as).
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    2. QATALA: MBYS/VRAS

    Fjala e pėrdoret pėrgjithėsisht pėr “mbys/vras” kur flitet pėr vdekjen nė Kur’an ėshtė fjala Arabe “qatala.” Kjo fjalė ėshtė pėrdorur nė kėtė mėnyrė nė Suren Mu’min:

    Faraoni tha: “Mė lini mua ta vras Musain dhe le tė thėrras Zotin e tij (t’mė ndalojė)! Kam frikė se ai do t’ju ndėrrojė juve fenė tuaj ose se ai mund tė bėj qė tė pėrhapet nė tokė e keqja dhe ligėsitė!” (Mu’min: 26)

    Shprehja “mė lini mua ta vras Musain” nė kėtė varg paraqitet nė formėn Arabe “aqtulu Musa.” Kjo fjalė rrjedh nga folja “qatala.” Nė njė varg tjetėr, e njėjta fjalė ėshtė pėrdorur nė kėtė mėnyrė:

    Kjo ndodhi ngase ata…mbytnin (yaqtuloona) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte… (Bekare: 61)

    Fjalėt “ata mbytnin” nė kėtė varg paraqitet si “yaqtuloona” nė origjinalin nė Arabisht, qė prap rrjedh nga folja “qatala.” Dhe siē bėhet e qartė nga pėrkthimi, don tė thot “mbys/vras.”

    Ėshtė e qartė se si ėshtė pėrdorur folja “qatala” nė vargjet nė vijim qė pėrshkruajnė vdekjen e profetėve. Tė gjitha fjalėt, kuptimi i tė cilave paraqitet nė kllapa rrjedhin nga folja “qatala.”

    …Ne do tė shėnojmė atė qė thanė ata dhe qė i mbytėn (wa qatlahum) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte… (Ali Imran: 181)

    …A nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i mohuat e tė tjerėt i mbytėt (taqtuloona)? (Bekare: 87)

    …Thuaj: “Nėse jeni besimtarė, pse pra i mbytnit (taqtuloona) mė parė pejgamberėt e Allahut?” (Bekare: 91)

    Ata qė mohojnė argumentet e Allahut, mbysin (yaqtuloona) pejgamberėt pa kurrfarė tė drejte, mbysin (yaqtuloona) edhe njerėz qė kėshillojnė pėr tė drejtėn… (Ali Imran: 21)

    …E pėrse i mbytėt ata (qataltumoohum) nėse thoni tė vėrtetėn?” (Ali Imran: 183)

    …Ai (qė nuk iu pranua) tha: “Unė do tė tė mbys (la aqtulannaka) ty.” … (Maide: 27)

    Dhe, nėse ti e zgjatė te unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur (li taqtulanee), unė nuk e zgjas te ti dorėn time pėr tė mbytur (li aqtulaka) ty… (Maide: 28)

    “Mbyteni (uqtuloo) Jusufin ose hidheni diku larg nė njė vend…” (Jusuf: 9)

    E gruaja e faraonit tha: “Shpresė gėzimi pėr mua dhe pėr ty, mos e mbytni (la taqtuloohu) atė…” (el-Kasas: 9)

    “O Musa, paria ėshtė duke biseduar pėr tė mbytur (li yaqtulooka) ty…” (el-Kasas: 20)

    Po pėrgjigjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thonė: “Mbyteni (uqtuloohu) atė (Ibrahimin) ose digjeni!” (el-Ankebut: 24)
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ruaj tė dhėnat e formularit?
    Nga PcCrack3r nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 14-12-2007, 15:14
  2. Databazė - Format i gabuar ne te dhenat e MySQL
    Nga reni00 nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 17:06
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Yahoo, Hotmail - Te dhenat private ne rrezik...
    Nga benseven11 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 10:00
  5. Informacion mbi tė dhėnat e kompjuterit
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •