-
Ēka pas Ishingerit?
ĒKA PAS ISHINGERIT?
Tė kujtohen sigurisht zotimet e Grupit tė Kontaktit nė fillim tė negociatave. Ska bashkim me fqinjėt. Ska kthim nė autonomi. E veēmas: Ska ndarje. Krerėt shqiptarė qenė tė lirė tė fantazojė pėr gjoja partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Me atė ide u stis edhe pakoja e Ahtisarit. Aty partnerėt evropianė e zveshėn Kosovėn nga ēdo pretencė e integritetit dhe sovranitetit, pėr inat tė Beogradit dhunues pra, i cili do ta zvishte Kosovėn nga integriteti e sovraniteti. E pra, EN slejoi kurrė qė tė prishet ky partneritet me cikėrrime. Si p.sh. se dhunuesit serikė zakonisht nuk zbrapsen kur tė zveshet viktima. E se tjerėt nuk ndėrhyjnė gjersa viktima sbėn poterė.
Sejdiu, Ēeku, Thaēi e Surroi qahen tash se diplomati gjerman Ishinger na preu nė besė duke ia hapur portėn ndarjes sė Kosovės. Por janė ata vetė qė ia kanė hequr kėsaj porte shulin, ēelėsin, e bravėn qyshkur. Ska thėnė kot i pari: ēta bėn i yti, sta bėn i huaji.
Po prit se ka ende: krerėt tanė janė kujdesur qė ta shpiejnė gafėn e vet gjer nė fund. Ndonėse negociatat janė kulmi i pėrgjakjes njėqindvjeēare serbo-shqiptare, Prishtina e Tirana zyrtare nuk e kanė njė Plan B. Se di njeri tė qeshė a tė qajė. Krerėt tanė thjesht kanė gjykuar qė skanė nevojė pėr tė, meqė sua kanė kėrkuar partnerėt. Si pasojė, kur kėta e vėnė nė tavolinė ndarjen e Kosovės, krerėt e shokuar e lypin Ahtisarin, i cili politikisht ėshtė kufomė e ftohtė.
Nė kėtė situatė krize, Kosovėn nuk e shpėtojnė dot hajmalitė e Ahtisarit, po njė ndėrrim i vendosur i kursit. Pikė sė pari, sbėn mė tia bėjmė vetes Bajram. Duhet tė kuptojmė se po rrėshqasim drejt humnerės, me prognozė goxha tė keqe. Nėse ekipi negociator kanė njė grimė nder e dinjitet njerėzor, ata le tė ofrojnė dorėheqje tė parevokueshme. Ndryshe parlamenti, nėse ka sadopak pretencė qė ta shfaq vullnetin e qytetarėve, le tua tėrheq atyre mandatin, madje qysh dje! Njė revokim i tillė ėshtė i domosdoshėm, pėr tė fituar kohė qė tė organizojmė opcionin tjetėr. Tė presėsh qė kėta njerėz qė na prunė te kjo gjendje do tė na shpėtojnė prej saj, ėshtė si tė mendosh qė i mbyturi do ta nxjerr veten pėr flokėsh nė zall.
E dyta, qeveria e Kosovės duhet tė sillet si e tillė, pra ti qeveris tė gjitha opcionet, e tė udhėheq nė orėn e zorit. Ajo duhet tė mbajė njė takim urgjent prapa dyerve tė mbyllura me qeverinė e Shqipėrisė, e me krerėt shqiptarė nė Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė (IRJM). Para takimit, duhet thėnė botėrisht qė nė agjendė do tė jetė veē njė pikė e rendit tė ditės, ndėrrimi i kufinjve nė Ballkan konform propozimit tė diplomatit gjerman Ishinger. Nė kėtė takim historik, qeveria e Kosovės duhet tė kėrkojė ndihmė diplomatike, ekonomike e ushtarake nga shteti shqiptar pėr realizimin e Planit B.
E treta, qeveria kosovare duhet tė kėrkojė nga TMK-ja qė pėr 30 ditė ta prezentojė njė plan operativ pėr ēlirim tė enklavave serbe. Kjo sėshtė e lehtė, por bėhet. Nė ditėn e caktuar, TMK-ja mund tė anashkalojnė postblloqet e K-Forit e tė pėrvidhet nė enklavat e Veriut, pėr tė zaptuar ndėrtesat kyēe, ku e ngrit flamurin shqiptar. Qysh atė ditė, qeveria e shpall urgjent pavarėsinė dhe e paralajmėron K-Forin se ēdo dhunė do tė konsiderohet si akt i agresionit. Njėherit, qeveria i thėrret qytetarėt qė tė bllokojnė me UNMIK e K-For, e tė mblidhen nė grumbuj rreth Kuvendit e qeverisė, pėr ta mbrojtur paqėsisht mėvetėsinė e Kosovės. Pėrsėris, kjo sėshtė e lehtė, por bėhet. K-Fori nuk ėshtė brenda nė enklava, e ka urdhėr tė prerė tu shmanget luftimeve me shqiptarėt. Intervenimi i Serbisė nuk ėshtė rrezik, pse repartet e K-Forit kanė urdhėr standard qė ti kundėrvihen agresionit serb nė ēdo rrethanė. Kurse ndėrkombėtarisht, miqtė e Kosovės do tė kenė mirėkuptim pse shqiptarėve u vloi uji. Pika kritike e kėtij hapi ėshtė etablimi i kontrollit mbi enklavat, pėr tė cilėn them se TMK-ja duhet tė ketė menduar e stėrvitur gjer sot.
Kėta tre hapa duhet bėrė urgjentisht, nėse duam vėrtet ta shpėtojmė Kosovėn nga ndarja. Nėse vendosim ta ndjekim rrjedhėn e ngjarjeve, atėhere tė gjithė do tė bėhemi dėshmitarė se si do tė na ik paqėsisht prej duarsh ēka kemi fituar me lotė e gjak. Ndėrkaq, nėse e nisim implementimin e strategjisė aktive dhe Planit B, ekziston njė mundėsi qė tė ndryshojė mendje edhe bashkėsia ndėrkombėtare, e ti shmangemi bashkarisht asaj mė tė keqes. Por njė gjė ėshtė e sigurtė, se gjendja ku kemi ardhur nuk duron mė shtyrje vendimesh. Kosova i ngjan alpinistit qė rrėshqet drejt greminės. Nėse rri shtangur jeton ca mė gjatė, por nė fund pashmangshėm do tė gremiset. E nėse merr zemėr tė hidhet matanė, rrezikon tė bie, por ka gjasa tė shpėtojė. Nė kėso situate, ēdo alpinist me pėrvojė e di pėrgjegjen e saktė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt