3 ditet qe kam kaluar ne Lure ishin 3 nga ditet me te bukura te nje viti ne Shqiperi.
Un vajta ne Prill me nje grup studentesh nga Univeristeti i NY ne Tirane me nje projekt per te mbjellur pisha e bredha.
Ne ndenjem tek nje fshatar i cili per vecse kishte nje shtepi ne fshat qe e kishte ne dispozicion (me kushte minimale por per nej grup te madh sic ishim ne - nuk po kerkonim luks por rehatllek e qejf e bukuri) shpia kishte 4 dhoma te medha me me shume se nje krevat fjetje dhe nje ndertese tjeter qe sherbente si kuzhine e dhome ngrenie. kuzhina eshte e mire pajisur me sende qe i kan pas lene qe nga koha e partise apo nje grupi te huajsh qe kan qendruar.
tani kur vajtem ne ky personi ( te cilit sme kujtohet emri) kishte ndertuar nje hotel qe ishte diku mes fshatit dhe liqenjve. hoteli per Luren ishte fiks fare ne mos dhe shume i mire. tani pas nje viti ai patjeter qe do ta ket pajisur dhe biles do ket filluar mikpritjen. un do tua keshilloja cdo kujt qe ndodhet ne Tirane ose qe shkon ne Shqip per pushime te vizitoj Luren.
Reiart, mblidh nje grup shokesh e shoqesh dhe me nje mikrobus (apo po patet makinat tuaja aq me mire) dhe per 5 ore je ne Lure nga Tirana, per nje fund jave te gjate larg smogut te qelbur te kryeqytetit merrni cte doni me vete dhe ndac rrini tek shpia ne fshat n'dac tek hoteli lart. Un per vete shtepin ne fshat se ndrroj me asnje hotel 5 yjesh sepse jemi kenaqur. I zoti i shpis na solli qumesht, djath, kos, vez e buk te bere vet si dhe na poqi nje kec. Sigurisht dhe ne i lam dicka me shume sesa pagesa e dhomes.
un fatkeqsisht nuk arrita ti shoh liqenet sepse na zuri nje shi i tmerrshem humbem rrugen dhe u ndam nga grupi qe ishte me makin kshq u trembem se mos nuk do ti gjenim. kshq dhe pa pare liqenjt kenaqesh ne Lure.
Sa per fotot.
Un jam rritur ne Diber. Im at Luren e ka pas playground. Kisha degjuar aq shume per te sa mezi prisja ta shikoja. Patjeter ishte dhe me e bukur sec e mendoja. Edhe pse nuk pash liqenjt. Por eshte shkaterruar nga prerjet e pemeve dhe demi ekologjik qe i eshte bere ne kohe. Rruges per ne Lure kam numruar te pakten 3 kamion ngarkuar me pisha. Keto i kam te gjitha te dikumentuara ne fotografi dhe do ti postoj.
Krijoni Kontakt