Salajdin Salihu
--------------------------------------------------------------------------------
Cikli I - 1. NATA E PARĖ E PUSHTIMIT
DHOMA E POETIT
Mund tė ketė njė tavolinė pune ku shkruan poezi
Sirtarė me libra qė kurrė s'i ka lexuar
Njė filxhan me kafe tė idhtė si dita
Njė shpuzore plot cigare tė djegura nga zhgėnjimi
Fletė tė shkaravitura ėndrra tė zbehura
Krrokama qė pėrplasen nė qelq mendimi
Mund tė ketė ditė tė lodhura nga vetmia
Tė mbėshtjella me tis kotėsie
Shekuj tė djegur nga utopia
Ėndrra tė ngrira pamje qė s'i zbeh harrimi
Mund tė ketė peisazh vjeshte dhe gjethe tė vdekura
Lumenj shprese dritė terr ferr e tmerr
Mefistofel Hamlet Jago kolonel
Santjago derr tė vuajtur dhe Sokrat - derr
Mund tė ketė meteorė mendimesh qė digjen
dhe shuhen befas nė univers qenėsie
Diku nė zonat e errėta tė njeriut
Nocionet lart poshtė djathtas majtas
Mund tė humbin kuptimin
Koha mbrapsht tė rrjedh nė klepsidėr jete
Mundet qė aty tė mos jetė fare poeti...
Tė ketė shkuar larg
Me shpresėn e kthimit nė sy
Dhe mund tė kthehet sėrish nė atė dhomė
E ta gjejė trupin e vet - kufomė
Gjithēka mund tė ndodhė nė atė dhomė...
Krijoni Kontakt