Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Familja strugane kthehet nga Amerika kur të gjithë ikin!

    Familja Strugane Kthehet Nga Amerika Kur Te Gjithe Ikin !!!!


    Nuk është i vogël numri i struganëve, që me vite të tëra kanë braktisur dhe vazhdojnë të braktisin vendlindjen,
    duke marrë rrugën e mërgimit për në shtetet perëndimore, SHBA e kështu me radhë.
    Por, megjithatë i paktë është numri i atyre, që një ditë kanë vendosur t'i kthehen Strugës.
    Një fat të këtillë kishte Rrustem Istrefi nga Veleshta, i cili tani është 67 vjeç. Ai në
    vitin 1975 "iku" në SHBA, por 13 vite më vonë, bashkë me bashkëshorten Hirmeten, dhe
    fëmijët, që i kishin lindur atje, Vjollca, Valbona dhe Dashmiri, vendosën t'i kthehen
    Strugës.

    "Pasi kreva shkollën fillore në Veleshtë, mësimet i vijova në Normalen e Shkupit, ndërsa pas tre vitesh ika në Shqipëri. Në Berat qëndrova tre vjet dhe më pas me kërkesë të familjes, por edhe
    me dëshirën time, u ktheva në vendlindje. Me të kthyer nga Shqipëria, vijova mësimet dhe në vitin 1966 mbarova Normalen në Shkup", rrëfen Istrefi. Ai për pesë vite e ushtron profesionin e mësuesit në vend-
    lindje, në Veleshtë, ndërkaq në vitin 1972, kur ish-pushteti mbylli shkollën e Veleshtës, mbeti i papunë.

    "Tre vjet ngela pa punë dhe mandej vendosa të iki, nga sytë këmbët. Shkova në Austri. Katër muaj qëndrova
    në Vjenë e pastaj, vajta në Amerikë", thotë Istrefi. Nga viti 1975 deri në vitin 1988, ai ka jetuar dhe punuar në
    Amerikë, në Shtetin e Kenerikut, në qytetin Uariberi, ku edhe kanë lindur tre fëmijët.

    "Me bashkëshorten Hirmetin ishim martuar në vitin 1967. Në Amerikë punonim nga dy ndërrime. Fitonim
    shumë, shpenzonim pak dhe kursenim mjaft", kujtohet sot mësuesi i dikurshëm. Vajza e
    madhe, Vjollca ka lindur në vitin 1982, një vit më vonë vjen në jetë edhe Valbona,
    ndërkaq Dashmiri ka lindur në vitin 1985.

    Vendimi për kthim

    "Jo vetëm unë, por edhe bashkëshortja ime, e cila tërë familjen e saj të ngushtë e kishte në Amerikë, ëndër-
    ronim që fëmijët tanë të fillojnë shkollimin në vendlindje. Vendosëm të kthehemi nga
    Amerika në Strugë. Dëgjonin lloj-lloj fjalësh. Të afërmit nga vendlindja na thoshin se mirë
    jeni rrini atje. 'Ç'kërkoni këtu', na pat thënë një mik nga Struga atëbotë", tregon tani Istrefi. Ai thotë se edhe
    në Amerikë u thoshin: "po ku doni të ktheheni, kur prej atje njerëzit me të madhe ikin". Por, Hirmeti
    dhe Istrefi, sot pohojnë se dilemat i kanë tejkaluar lehtë dhe shpejt. "E sollëm vendimin dhe u kthyem
    me tre fëmijët në Strugë. Filluam një jetë të re. Fëmijët filluan shkollimin, ndërsa ne pa punë kujdese-
    shim për ata. Kalonin ditët, javët, muajt dhe vitet. Fëmijëve u pëlqeu në Strugë. Edhe me mësimet kalonin
    shkëlqyeshëm. Pas mbarimit të shkollimit të mesëm, Vjollca dhe Valbona janë regjistruar në Universitetin e
    Evropës Juglindore në Tetovë", rrëfen Istrefi. Me sukses të dalluar Vjollca ka mbaruar Drejtësinë, ka
    mbaruar edhe ligjëratat e shkallës së tretë në Universitetin e Beogradit, ku pret të mbrojë magjistraturën, ndër-
    kaq është e punësuar në Gjyqin Kushtetues të Maqedonisë. Valbona, po ashtu ka mbaruar Drejtë-
    sinë, në të njëjtin universitet dhe sikurse motra e saj pret të marrë titullin e magjistres
    së shkencave të Drejtësisë. "Valbona para disa muajsh është martuar me një djalë shkupjan dhe punon në
    Universitetin 'FON' në Shkup dhe Strugë. Dashmiri ka mbaruar informatikën në UEJL dhe tani ndjek
    studimet pasuniversitare në Universitetin Amerikan në Selanik", thotë Istrefi.

    Arritje të mëdha në vendlindje

    Dy bashkëshortët flasin me mburrje për të arriturat e fëmijëve të tyre. "Kemi investuar shumë në shkollimin e
    fëmijëve. Dashmiri, vetëm për shkallën e tretë ka paguar 12 mijë euro, ndërkaq për shkol-
    limin e tre fëmijëve tanë kemi shpenzuar 110 mijë euro", pohojnë ata, duke shtuar se
    është ky një shpenzim, që e kanë bërë me kënaqësinë më të madhe. Istrefi dhe Hirmeti
    jetojnë në shtëpinë e tyre në Strugë dhe sipas tyre vajzat dhe djali, varësisht nga mundësitë vijnë në shtëpi.
    Dashmiri, pohojnë ata, ka dëshirë që të punësohet në Strugë.

    Dy pleqtë nuk fshehin kënaqësinë e tyre, që kanë arritur jo vetëm të kthehen nga Amerika, por edhe të shkollo-
    jnë tre fëmijët e tyre. "Nuk e dimë a do të kishim mundësi të shkollonim fëmijët tanë në
    Amerikë", thonë ata. Vjollca dhe Valbona kanë qenë në Amerikë, në Uashington dhe
    kanë vizituar edhe vendlindjen e tyre. "Nuk u ka pëlqyer dhe mezi kanë pritur të kthehen
    në vendlindjen e tyre të dytë, në Strugë. Edhe Dashmiri ka qenë në Amerikë, por assesi
    nuk ka pranuar të studiojë e as jetojë atje", thotë Istrefi.

    Misioni i kryer me sukses

    Tre fëmijët e Hirmetit dhe Istrefit kanë edhe shtetësi amerikane. "Si, keni shtetësi amerikane dhe nuk ikni në
    Amerikë", shpesh u kanë thënë shoqet dhe shokët
    fëmijëve atyre. "Derisa fëmijët i kisha në studime shkoja dimrit dhe nga 4 apo 5 muaj
    punoja në Amerikë", tregon Istrefi, por shton se kurrë nuk i ka shkuar mendja që të
    marrë me vete edhe familjen e tij sërish. Ai ka pesë vite që nuk ka qenë në Amerikë dhe
    nuk thotë se nuk do të shkojë, por pohon se "më mirë se këtu nuk e kam askund".
    Istrefi dhe Hirmeti marrin pensione nga Amerika. "Fëmijët i shkolluam, tani nuk kemi nevojë për para.
    Me kthimin tonë ia arritëm qëllimit. I kthyem fëmijët në vendlindje dhe i shkolluam.
    Misionin tonë e kemi kryer", shprehet me kënaqësi çifti Istrefi.

    Rustem dhe Hirmete Istrefi në Strugë, mbase edhe më gjerë mund të jenë raste tepër të rralla që në vitin
    1988, në kohën kur ikja ishte fenomen dhe trend gjithëshqiptar, ata kthehen në vendlindje. Për fat të keq
    gjurmëve të tyre nuk kanë shkuar familjet e tjera strugane. Përkundrazi, vala e ikjes nga Struga ka vijuar dhe
    vazhdon edhe në ditët tona. Megjithatë, familja Istrefi është krenare dhe mburret me kthimin e tyre. Mburremi
    edhe ne të tjerët, që i njohim.

    Rast jo i zakonshëm Kur të gjithë ikin,Istrefi kthehet

    Familja Istrefi tani jeton në shtëpinë e tyre në Strugë dhe është shembull i rrallë i kthimit të suksesshëm
    dhe të denjësishëm nga SHBA-të. Për fat të keq, gjurmëve të tyre nuk kanë shkuar familjet e tjera
    strugane. Përkundrazi, vala e ikjes ka vijuar dhe vazhdon edhe në ditët tona

    Koha
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Raste te ngjashme jane regjistruar dhe ne Tetove.
    Se paku tre familje jane kthyer pergjithmone nga Amerika per te vazhduar jeten prane familjareve te tyre, te cilet s'i kane pare me vite te tera.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Keto jane raste per tu pershendetur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Pse ju duket kaq i vecante ?
    Ne Shqiperi mbi 5 familje i di une qe jane kthyer
    Jane shkolluar ketu dhe biles dhe me doktorata dhe me pune te mire e me para te majme merrnin ketu ne usa dhe vendosen te kthehen ne shqiperi ....Sot jetojne atje vijne ketu per pushime
    I pershendes se njeri eshte dhe nje nga njerezit qe mua me ka ndihmuar shume kete vite dhe me ka ndenjur afer

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shembull i mir, mirpo fatkeqesisht te paket jan keto raste, ne fakt un ....sdi ndonje rast qe esht kthy dikush, pervec atyre qe kan qen vet , dhe pasi kan dal ne pension jan kthy ne vendlindje. Ne lagjen time cdo dit me pak ngelim, eshte zbraz lagja dhe nuk e ka me gjallerin e meparshme sikur te ket kap malaria , humben njerzit.
    Mendoj se kjo tem duhet te dergohet te Problematika Shqiptare, te ken rastin edhe tjert ta lexojn, se ktu shum e mbyllur me duket

  6. #6
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Edhe une njoh nje familje qe eshte kthyer nga SHBA. Fundja s'eshte edhe aq per habi ne kete bote kur vendbanimi jone vazhdimisht na ndryshon, sot je ne nje vend, pas nje viti krejtesisht diku tjeter.
    Gjithsesi eshte rast i mire, fundja me shume vlejme ne vendin tone, mbase sdo gjejme vend me te mire ne tersi.
    Shumica kthehen meqe kan deshir qe femijet e tyre te marin kulturen dhe edukaten vendase, ngaqe mendojn se eshte me e paster. Ka te tjer qe kthehen meqe nuk kan patur mundesin e regullimit te dokumeteve, ka te tjer per zhvillimim me te mire te biznesit, te tjer ngaqe jane te ndjekur.... Fate njerzish

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Per te vecante!

    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Pse ju duket kaq i vecante ?
    Ne Shqiperi mbi 5 familje i di une qe jane kthyer
    Jane shkolluar ketu dhe biles dhe me doktorata dhe me pune te mire e me para te majme merrnin ketu ne usa dhe vendosen te kthehen ne shqiperi ....Sot jetojne atje vijne ketu per pushime
    I pershendes se njeri eshte dhe nje nga njerezit qe mua me ka ndihmuar shume kete vite dhe me ka ndenjur afer
    Ka te vecante dhe madheshtore tek thjeshtesia ,dashuria fisnike per Vendlindjen,

    Shendet dhe fat ketyre familjeve te vecanta, familjes veleshtare Istrefi dhe te tjerave.
    Po as qe ka me te vecante se ata qe arrijne te kethehen se te gjithe une qe i njoh qe kane ardhe ketu ne Amerike kane ardhe nga halle te ndryshme filluar nga shpetimi i jetes gjate konflikteve ne Ballkan ,ndjekjet nga pushtetet komuniste atje, dhe i halleve materiale-fukarallekut me nje fjale.Te gjithe me shprese do te kethehen nje dite ne Vendlindjet e tyre , gjithmone duke menduar perkohesisht ndodhe edhe ajo-perjetesisht se me fjale te thjeshta definicioni i jetes eshte :" ajo qe ndodh per derisa ne planifikojme si do jetojme"
    Jane per tu pershendetur, dhe ato 5 familje qe i njeh ti alnosa jane per tu pershendetur dhe te vecanta, se fundi i fundit jeta nje eshte dhe lum ai qe e jeton si don dhe ku deshiron.

    Une njoh 2 familje dhe 3 individe( vellau im eshte kethyer pergjithmone dhe ka shtetesi Amerikane)
    ...............................................
    ..................................................

    Vitet shpejt kalojne,rruga eshte pakethim;
    As qe mund ta them , me goje te plote.
    Se do mbetem une edhe gjaku im,
    te humbet te tretet ,.. diku neper bote.

    Me vehte ne zemer , i morrem perjete,
    por, atje lam shume qe na mungojne.
    Nje shprese e vetme , ne na mban ne jete,
    Ku e nisem jeten atje ta mbarojme.


    Me nderime per ata qe kethehen, qe fillimisht ka qene edhe synimi i shumices qe jane larguar nga Vendlindja;

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 05-01-2008 më 18:42
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Seshte dicka interesante per kthimine personave qe dalen ne pensioo, se edhe ashtu atje nuk mudnen te punojn, ndersa jeta eshet e shtrejt, kshu qe me pensionin e atjeshem mund te jetojne ketu, pro per tu pajtuar te rrinjt te kthehen ketu, sidomos kur kan kaluar rrinin atje eshte per tu pershendetur.
    Raste te tilla ka shume por ku po kthehen se???
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Po nuk e di se cka eshte kac e vecant njeri te Reklamohet aqe shume posaqerisht ne web portale,nuk e eshte hera e pare te kthehet familje nga Gurbeti..
    Po me duket kjo familje ka qef te levedrohet... te jene cdo here ne qender te vemendjes... para 2,3 vjeteve ishin edhe ne VOA ... ....flas per familjen Istrefi..


    GJITHE TE MIRAT

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Ka te vecante dhe madheshtore tek thjeshtesia ,dashuria fisnike per Vendlindjen,

    Shendet dhe fat ketyre familjeve te vecanta, familjes veleshtare Istrefi dhe te tjerave.
    Po as qe ka me te vecante se ata qe arrijne te kethehen se te gjithe une qe i njoh qe kane ardhe ketu ne Amerike kane ardhe nga halle te ndryshme filluar nga shpetimi i jetes gjate konflikteve ne Ballkan ,ndjekjet nga pushtetet komuniste atje, dhe i halleve materiale-fukarallekut me nje fjale.Te gjithe me shprese do te kethehen nje dite ne Vendlindjet e tyre , gjithmone duke menduar perkohesisht ndodhe edhe ajo-perjetesisht se me fjale te thjeshta definicioni i jetes eshte :" ajo qe ndodh per derisa ne planifikojme si do jetojme"
    Jane per tu pershendetur, dhe ato 5 familje qe i njeh ti alnosa jane per tu pershendetur dhe te vecanta, se fundi i fundit jeta nje eshte dhe lum ai qe e jeton si don dhe ku deshiron.

    Une njoh 2 familje dhe 3 individe( vellau im eshte kethyer pergjithmone dhe ka shtetesi Amerikane)
    ...............................................
    ..................................................

    Vitet shpejt kalojne,rruga eshte pakethim;
    As qe mund ta them , me goje te plote.
    Se do mbetem une edhe gjaku im,
    te humbet te tretet ,.. diku neper bote.

    Me vehte ne zemer , i morrem perjete,
    por, atje lam shume qe na mungojne.
    Nje shprese e vetme , ne na mban ne jete,
    Ku e nisem jeten atje ta mbarojme.


    Me nderime per ata qe kethehen, qe fillimisht ka qene edhe synimi i shumices qe jane larguar nga Vendlindja;

    bili99
    billi ke shume te drejte ,tani per kthimin shume heret per tu kthyer megjithse me jane krijuar ca shanse per tu kthyer ,po te them te drejten nuk e di ..
    Shpresoj qe mos ta kaloj gjithe jeten ketej ,nuk e di ashtu shpresoj per ty ,por qe eshte pak veshtire eshte dhe te kthehesh te duhet nje iisjative e madhe
    pershendetje miqesisht nosa

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  2. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •