Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    HYRJE NĖ GAZETARI nga Salajdin Salihu
    Monday, 18. June 2007, 14:47:27


    DĖSHIRON TĖ BĖHESH GAZETAR?

    Shumė tė rinj ėndėrrojnė qė tė jenė gazetarė, sepse e konsiderojnė gazetarinė njė mundėsi pėr udhėtime, pėr t’u njohur me njerėz tė rėndėsishėm etj. Megjithatė, gazetaria ėshtė mė shumė se kaq. Kur gjatė pasditeve “bota normale” kryen orarin e punės dhe ēlodhet, gazetari mendon pėr ditėn tjetėr. Gazetari nuk ka pushim... Gazetari gjithnjė ėshtė nė luftė me kohėn.
    Gazetari shkruan nėn presionin e afateve, nėn stres. Fleta e bardhė ose monitori shpesh i duken sikurse Napolonit i dukej Vaterlo, ku u zhvillua beteja aq e pėrfolur. Ndryshe nga shkrimtari, qė shkruan nė qetėsi, gazetari shkruan nėn presion tė kohės. “Shkrimtari shkruan pėr dhjetėvjeēarėt dhe shekujt”, kurse gazetari shkruan “mbi ditėt dhe javėt”. Lajmi i vonuar humb efektin.
    Anėtarėt e familjes shpesh nuk e kuptojnė. E akuzojnė se “nuk ėshtė bashkėshort i mirė”, se “nuk ėshtė baba i mirė”. Shpesh jeta e gazetarit ngjan me jetėn e njė bohemi. Gazetari njė pjesė tė madhe tė kohės e kalon nė terren, shpesh larg familjes. Ai ėshtė gjithmonė nė lėvizje. Thuhet se “gazetari ėshtė si biēikleta; po nuk qe vazhdimisht nė lėvizje atėherė rrėzohet”.
    Gazetaria tė sjell kėnaqėsi dhe mundime, prandaj ai qė e do gazetarinė kėto duhet qė t’i ketė parasysh qė nė fillim tė karrierės. Vetėm ata qė e kanė pasion gazetarinė vazhdojnė kėtė udhėtim tė vėshtirė i cili mund tė tė shpie drejt lavdisė.
    Jo ēdokush ka konsiderata pėr gazetarinė. Politikani Bizmarku thoshte se “gazetarėt janė njerėz tė profesionit tė dėshtuar”. Mė vonė e ndryshoi mendimin. Gjatė njė fjalimi tha se shtypi “e vlerėson drejt pushtetin dhe opozitėn, hedh goditje djathtas dhe majtas, duke mbrojtur moralin e shoqėrisė”.
    Uinston Ēerēili pohonte se “gazetaria ėshtė thirrje e jashtėzakonshme qė duhet sa mė parė t’i largohesh”. Megjithatė, ishte lexues i pasionuar i gazetave.
    Gėte thoshte se shpesh herė gazetarėt nuk e dinė se ēfarė thonė, ndėrkaq ndonjėherė nuk mund ta thonė atė qė e dinė.
    Njė shkrimtar tjetėr pohonte se gazetat duhej qė tė shtypeshin kur ndodhte ngjarja e madhe pėr njerėzimin, e cila, sipas tij, ndodhte njėherė nė njėqind vjet.
    Megjithatė, ka shumė shkrimtarė tė njohur qė i kanė shkruar veprat e tyre teksa punonin si gazetarė, tė cilėt kanė folur me respekt pėr gazetarinė. Tė tillė janė gazetarėt dhe shkrimtarėt: Ernest Heminguej, Dino Buxati apo Gabriel Garsia Markes...
    Shkrimtari dhe gazetari spanjoll, Huan Gomes Hurado, autor i librit bestseller “Spiuni i Zotit”, thotė se gazetaria tė ndihmon edhe nė letėrsi. Nėpėrmjet gazetarisė, sipas tij, mėsohesh qė tė hulumtosh mė mirė dhe tė gjesh mė shumė burime pėr veprėn letrare qė shkruan. Por, sipas tij, ndryshe shkruhet njė roman dhe ndryshe njė raport gazete, sepse nė rastin e dytė duhet u nėnshtrohesh klisheve...
    Jeta e gazetarit ėshtė dinamike. Ka jetė tė qetė, tė zakonshme, ku gjėrat zhvillohen ngadalė. Kjo nuk ndodh me gazetarin.
    Gazetari nuk ėshtė person i dėgjueshėm. Ai angazhohet nė shoqėri. Me vetiniciativė merr pjesė nė mbrojtjen e sistemit tė vlerave nė shoqėri (politik, ekonomik, kulturor, arsimor etj.) Gazetari angazhohet edhe pėr ndryshime shoqėrore, kur janė tė nevojshme. Megjithatė, gazetari nuk jep leksione, as kėshilla, ai vetėm informon. Nėse e thotė pėrherė tė vėrtetėn ai ka frikė vetėm nga njė gjykatės - lexuesi, dėgjuesi apo shikuesi.
    Gazetaria ėshtė njė luftė e vazhdueshme. Jeta e gazetarit shpesh mund tė vihet nė rrezik...
    Vetėm tė guximshmit vazhdojnė udhėtimin.
    Nėse i pranoni kėto vėshtirėsi, atėherė mund ta vazhdoni udhėtimin drejt bėrjes sė karrierės nė gazetari.


    ĒKA JANĖ MJETET E INFORMIMIT?

    Mjetet e informimit (mediumet) mbledhin dhe shpėrndajnė informacionin pėr opinionin publik.
    Sipas mėnyrės sė emetimit tė informacioneve mund tė jenė:
    1. Mjete tė shtypura tė informimit (gazetat, revistat)
    2. Mjete elektronike tė informimit (televizionet, rrjetet televizive, radiot)
    3. Mjete virtuale tė informimit (interneti, blog-u, forumet etj.)

    Sipas pronėsisė mediumet mund tė jenė:
    1. Publike – kur financohen nga obliguesit tatimor (nė Maqedoni medium publik ėshtė RTVM-ja dhe disa radio lokale etj.)
    2. Private – kur financohen nga persona privat (Alsat M, Top Channel, Shekulli, Fakti, Lajmi etj.)
    Pėrgjithėsisht, mediumet informojnė publikun, vėzhgojnė zhvillimet nė shoqėri dhe ndikojnė.


    ĒKA ĖSHTĖ LAJMI?

    Kush thotė gazetari thotė informacion. Kėshtu shkruan Pierre - Andre Krol, nė librin e tij “Manual i vogėl i reporterit”. Po tė mos ishte lajmi s’do tė ishte as gazetaria.
    Deri tani askush nuk ka arritur qė ta pėrkufizojė me saktėsi lajmin. Thuhet se lajmi nuk mund tė pėrkufizohet por njihet menjėherė. Lajmi ėshtė fakt relevant. “Lajmi ėshtė diēka qė nuk e ke njohur mė parė” (Tarner Katlixh). Apo: “Ngjarja qė ia vlen tė jetė lajm ėshtė ajo e cila ndryshon status quo-nė e situatės ose qė mund tė ndikojė nė tė”.
    Ndoshta pėrkufizimi mė mbresėlėnės ėshtė i Robert Dejna-s, redaktor nė “New York Sun”, i cili thotė: “Nuk ėshtė lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”.
    Funksioni themelor i gazetarisė ėshtė informimi. Lajmi ėshtė baza e gazetarisė. Nė gazetari lajmi konsiderohet si “gjėja mė e rėndėsishme nė botė”. Pa lajmin mediumet informative nuk do tė justifikonin ekzistimin e tyre. Nga lajmi lindin tė gjithė zhanret e gazetarisė - komenti, editoriali, analiza, reportazhi etj.
    Njerėzit duan tė dinė pėr ngjarjet, t’i “pėrjetojnė” sipas mėnyrės sė tyre dhe mė pas tė dėgjojnė apo lexojnė komentet e tė tjerėve - komentuesve, ekspertėve, teoricienėve...
    Gazetari e gjen lajmin, por ai nuk ėshtė gjykatės. Ėshtė e drejtė e njerėzve tė kenė mendimin e tyre pėr ngjarjet e ndryshme pėr tė cilat informohen. Njerėzit nuk janė qenie qė duhet tė udhėhiqen, por qenie qė dinė tė mendojnė.
    Gazetari gjithnjė duhet ta ketė tė qartė thėnien “Ta dėgjojmė dhe palėn tjetėr”.
    Gazetari nuk paragjykon. Ai shkon atje ku e shpien faktet, “shkon drejt jetės duke e treguar atė”.
    Lajmi duhet tė jetė i saktė, i qartė, i plotė, aktual.
    Pėrmbajtja e lajmit gjendet duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
    Gjėrat mė tė rėndėsishme gjithnjė janė nė fillim tė lajmit. Redaktorėt i shkurtojnė tekstet duke filluar nga fundi.


    CILAT JANĖ KARAKTERISTIKAT E LAJMIT?

    Ndikimi (Impakti) – Sa mė i madh tė jetė ndikimi te njerėzit dhe proceset nė shoqėri, po aq ėshtė mė i rėndėsishėm njė lajm.

    Nisja nga pika zero (nga lokalja) – Lexuesit mė shumė i intereson ajo qė ndodh mė pranė tij. Njė zjarr afėr vendit ku jeton i intereson mė shumė se sa njė fatkeqėsi mė e madhe e ndodhur diku larg.

    Koha e duhur – Lajmi plasohet nė kohėn e duhur. Ēdo lajm i vonuar humb efektin.

    Njerėzit – Lajmi ndėrlidhet me njeriun. Njerėzit e bėjnė dhe e lexojnė lajmin. Emrat e mėdhenj krijojnė lajmin e madh.

    Konfliktet – Janė njė nga veēantitė kryesore tė lajmit.

    Dimensioni human – Gazetari identifikohet me fatin e atyre pėr tė cilėt raporton.

    Audienca (target grup-i) – Ēdo lajm zgjon interesimin e njė grupi njerėzish (tė rinjve, pleqve, pensionistėve, adhuruesve tė artit, sportit etj.)

    ĒKA ĖSHTĖ PUBLIKU DHE POROSIA?

    Komunikimi elementar konsiderohet se ka tre elemente - Publikun, Pėrrallėn (rrėfimin), Porosinė (mesazhin). Pra 3P.
    PUBLIKU janė lexuesit, shikuesit, dėgjuesit apo shfrytėzuesit e internetit
    POROSI jepet nėpėrmjet tekstit, fotografisė, videos, grafikės, tonit (zėrit), HTML-sė etj.

    CILA ĖSHTĖ GJUHA E GAZETARIT?

    Nuk ka njė gjuhė universale. Secili gazetar e ka gjuhėn e tij. Saktėsia dhe qartėsia e njė teksti varen nga pasuria gjuhėsore e gazetarit. “Gjuha nuk ėshtė vetėm mėnyrė pėr tė shprehur mendimet, por edhe mėnyrė e tė menduarit”. Shumė njerėz pėrdorin tė njėjtat fraza. Gazetari duhet tė ketė gjuhė mė tė pasur. Kjo arrihet duke lexuar vazhdimisht. Megjithatė nuk janė gazetarėt ata qė e mbrojnė gjuhėn, qė e pasurojnė atė. Duke shkruar nėn presionin e afateve ata shpesh nuk kanė kohė qė tė ndalen gjatė te “gdhendja” e fjalisė. Nėse shkrimtari shkruan pėr njė lexues ideal, gazetari shkruan pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrgatitjes arsimore apo profesionale tė lexuesit. Por gazetari asnjėherė nuk duhet ta harrojė se pa fjalėn ai ėshtė sikurse njeriu pa ajrin...
    Gazetari duhet tė jetė i shpejtė, por edhe i qartė. Mungesa e qartėsisė e errėson mendimin. Ai, gjithashtu, duhet tė jetė i saktė, tė mos pėrdorė fjalė tė tepėrta. Fjalitė e gjata, po nuk u shkruan me mjeshtri, mund tė krijojnė konfuzion te lexuesi. Gazetari duhet tė shkruajė shkurt. Gazetari shkruan qė tė lexohet.
    Andre Krol konsideron se gazetar i mirė ėshtė ai i cili i jep tekstit jetė, ngjyrė, aromė, ton, muskul dhe karakter, por edhe nuhatje. Kush thotė gazetari thotė informacion. Fjalitė e shkurtra japin ritėm, nerv dhe muskul. Sipas tij njė gazetar ėshtė i mirė nėse arrin lexuesin ta mbajė peng tė shkrimit tė tij.

    ĒFARĖ TRANSMETOHET ME GJUHĖN E MEDIUMEVE?

    Me gjuhėn e mediumeve (gazetave, radios, TV, internetit) transmetohen informacione pėr njerėz, ngjarje, aktivitete, pasoja etj.
    “Gjuha e mediumeve ėshtė nė raport tė ngushtė me gjuhėn e popullit, tė rajonit, gjuhėn e grupeve tė caktuara...” (The Oxford Dictionary of English Grammar).
    Gjuha krijon identitet. “Kur flet ose shkruan diēka, ti shfrytėzon burime nga gjuha amtare pėr ta projektuar veten si njė personalitet i veēantė, tė ndryshėm brenda rrethanave tė ndryshme. Gjithashtu e projekton veten si njė personalitet i angazhuar brenda aktiviteteve tė caktuara. Nėse nuk e kam idenė se kush je, atėherė nuk do tė arrij qė tė kuptoj se ēka mė thua, ēka shkruan dhe ēka mė preferon”. (James Paul Gee).

    ĒKA DUHET TA KEMI PARASYSH KUR SHKRUAJMĖ NJĖ LAJM?

    - Mė parė pėrgatitemi, pastaj ulemi qė tė shkruajmė;
    - Mė parė duhet ta kemi tė qartė pėr atė qė shkruajmė, pastaj tė fillojmė tė shkruajmė, sepse nuk ka mendime tė errėta, por fjali tė errėta;
    -Tė mendojmė shkurt qė tė shkruajmė shkurt;
    - Tė respektojmė normat gramatikore (edhe pse ēdo redaksi ka lektorin);
    - Tė pėrdorim fjalė nga gjuha standarde;
    - Tė kemi njohje pėr sintaksėn;
    - Tė shkruajmė me precizitet semantik – pra tė mos pėrdorim fjalė qė s’ua dimė kuptimin (nuk themi “narkoman”, por “i varur nga droga”, jo “invalid” por “handikap”);
    - Duhet qė tė flakim fjalėt e huaja, zhargonet, shprehjet figurative, klishetė, gjuhės administrative;
    - T’u shmangemi fjalive tė komplikuara;
    - Tė flasim, pastaj shkruajmė – mė parė ta themi fjalinė, pastaj ta shkruajmė
    - Tė shohim nėse pėrputhen kohėrat, gjinitė, numėrorėt etj.
    - Gazetari i mirė gjithnjė e rilexon tekstin e tij. Atij nuk i pengon qė tekstin t’ua lexojė kolegėve para se ta dėrgojė te redaktori. Pėrse jo, tekstin mund t’ia japėsh ta lexojė edhe pastrueses. Edhe ajo ėshtė njė lexuese gazetash, njė dėgjuese e radios apo njė shikuese e TV-sė.

    SI SHKRUHET NJĖ LAJM?

    Dėshirojmė qė tė shkruajmė njė lajm?
    Duhet qė t’u japim pėrgjigje pyetjeve: KUSH? ĒKA? KU? KUR? SI? PSE?
    Nuk u pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve?
    Nuk e kemi lajmin ose kemi diēka qė mungon.
    Gazetarėt fillestarė shpesh harrojnė ta pyesin tekstin qė kanė shkruar. Ata duhet qė tekstit t’ia parashtrojnė pyetjet themelore tė gazetarisė. Teksti gazetaresk ėshtė si pasqyra magjike, e cila ua kthen pėrgjigjet, nėse mė parė ia keni treguar. Nėse keni harruar t’ia tregoni pėrgjigjet, pasqyra nuk do t’ua kthejė. Mos prisni qė ta shikoni veten nė pasqyrė nėse nuk qėndroni pėrballė saj.
    Pyeteni ĒKA dhe teksti do t’u pėrgjigjet. Nėse keni harruar t’ia tregoni se ĒKA ka ndodhur, atėherė teksti do tė heshtė. Bėjeni qė tė flas teksti Juaj.
    Gazetari gjithnjė niset nga pasojat, pastaj i kėrkon shkaqet. Nėse ka ndodhur njė fatkeqėsi, ku ka pasur tė vdekur, gazetari fillimisht tregon pasojat, pra sa ka tė vdekur, mė pas merret me shkaqet.
    Shpesh herė gazetari nuk mund t’i jap pėrgjigje pyetjeve SI dhe PSE. Sepse i mungojnė tė gjitha informacionet. Por assesi nuk i harron kėto pyetje. Mund tė shkruajė njė tekst tjetėr, atėherė kur do ta ketė pėrgjigjet. Mbase ditėn e nesėrme (nėse punon nė gazetė) ose nė edicionin e ardhshėm tė lajmeve (nėse punon nė radio apo TV).
    Nėse ĒKA ėshtė e domosdoshme pėr tekstin e sotėm, PSE do tė jetė i rėndėsishėm pėr ditėn tjetėr.

    KUSH?
    Nė kėtė pyetje pėrgjigjemi pėr njerėzit, si pjesėmarrės nė ngjarje.

    ĒKA?
    Ēka u ndodhi njerėzve ose ēka ndodhi qė tė mund tė shkruajmė.

    KUR?
    Gazetari nuk shkruan pėr gjėra tė jashtėkohėshme. Ai nuk ėshtė shkrimtar. E tregon kohėn kur ka ndodhur ngjarja.

    KU?
    Gazetari duhet qė tė tregojė vendin e saktė ku ndodhi ngjarja. Ai nuk shpik vende vetėm qė tė zhvendos ngjarjen, ashtu sikurse mund tė veprojė njė shkrimtar. Nėse Makondo ėshtė vend i sajuar nga Markesi, pėr tė cilin thotė se ėshtė gjendje shpirtėrore, gazetarit kjo nuk i lejohet, sepse nuk sajon.

    SI?
    Nėse u pėrgjigjemi katėr pyetjeve tė mėsipėrme atėherė e kemi lajmin, por lexuesi ėshtė kureshtar dhe dėshiron tė dijė mė shumė – dėshiron tė dijė se si ndodhi ngjarja.

    PSE?
    Gazetari jep shkaqet e ngjarjes. Pas ēdo pasoje doemos duhet tė ketė njė shkak. Shpesh, pėr shkak se lajmi duhet tė plasohet nė kohė tė duhur, gazetarėt nuk arrijnė qė t’i japin pėrgjigje kėsaj pyetjeje.

    CILĖT JANĖ LLOJET E LAJMIT?

    Lajmi klasik – Zakonisht bėhet sipas principit tė piramidės sė pėrmbysur, duke u dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė rėndėsishme tė gazetarisė.
    Lajmi nė vazhdimėsi - Janė lajme qė e ndjekin nė vazhdimėsi njė ngjarje tė papėrfunduar.
    Flesh – Lajm shumė i shkurtė dhe i shpejtė qė, zakonisht, pėrmblidhet me njė fjali. Shpesh jepet nė televizion kur ndodh diēka e re dhe e rėndėsishme.
    Antrfile (shpesh quhet boks) – Lajm i cili futet nė tekstet gazetareske si element i veēantė grafik. Pra, ndonjė lajm atraktiv, qė ka edhe titull tė veēantė, ndonjė citat i fuqishėm ose ndonjė detaj qė zgjon kėrshėrinė e lexuesve. Kuptohet, qė ndėrlidhet me lajmin kryesor.
    Kurioziteti – Dallon nga lajmi klasike sepse i mungon aktualiteti. Kuriozitet nuk synon aq tė informojė se sa qė tė zgjojė interesim apo qė ta argėtojė lexuesin/dėgjuesin/shikuesin.
    Komunikata (Kumtesa) – Ėshtė njoftim zyrtar i institucioneve tė ndryshme qė jepet nėpėrmjet shtypit, radios, TV etj..

    ĒKA JANĖ BURIMET E NJĖ LAJMI?

    Lajmi ėshtė si lumi. A mund tė ketė lum pa burime? Qė lajmi tė rrjedhė me patjetėr na duhen burimet.
    U kemi dhėnė pėrgjigje 6 pyetjeve (kush, ēka, ku, kur, si, pse)? Po. Por lajmi ende nuk ėshtė kryer. Gazetarėt shkruajnė pėr ngjarje, qė i krijojnė njerėzit real, institucionet etj. Nuk ka ndodhur qė ndonjė personazh tė ketė dalė nga ndonjė roman dhe tė na ketė befasuar. Prandaj gazetari shfrytėzon burimet, qė lajmin ta bėjė tė besueshėm. Madje, lexuesi dėshiron qė nė lajm tė ketė mė shumė burime.

    Burimet primare: janė ata qė kanė informacionin e dorės sė parė. P.sh. ndonjė dėshmitar nė vendin e ngjarjes, ndonjė pjesėmarrės nė ngjarje, ndonjė i dėmtuar etj.

    Burimet sekondare: mund tė jenė organet kompetente, ekspertėt, shfrytėzimi i materialeve arkivore etj. (Nė gazetari ėshtė si rregull qė informacionet tė verifikohen nga dy burime tė pavarura).
    Kur shfrytėzojmė burim nga medium tjetėr atėherė themi “citohet tė ketė thėnė...”, pėr t’ia bėrė me dije lexuesit/dėgjuesit/shikuesit se ėshtė huazuar nga medium tjetėr.

    Burimet anonime (konfidenciale): Edhe pse nuk janė tė preferuar dhe shpesh ngjallin polemika, megjithatė nė tekste gazetareske pėrdoren edhe burime anonime. Gazetari e ka pėr obligim qė ta bind burimin tė rrėfejė hapur, me emėr dhe mbiemėr dhe jo tė flasė “pa i dalė emrin nė gazetė”. Por kėshtu nuk ndodh pėrherė... Prandaj gazetari merr pėrsipėr qė tė mbrojė burimin, pa ia zbuluar identitetin.
    Nė Maqedoni ekziston ligj pėr mbrojtjen e burimit anonim. Nė gazetari ndodh shpesh qė tė ketė keqpėrdorime me “burime anonime”, qė sajohen pėr qėllime tė ndryshme propagandistike.

    SI PĖRCILLEN RRĖFIMET E BURIMEVE TE LEXUESI?

    -Rrėfimet e burimeve pėrcillen nė mėnyrė shumė koncize.
    -Kur kemi rrėfime nga dy palė kundėrshtare duhet qė tė jenė tė balancuar.
    -Gjithnjė duhet tė dallohet citati nga ajo qė thotė gazetari, qė tė mos ngatėrrohet fjalia dhe tė hutohet lexuesi.

    ĒKA ĖSHTĖ ATRIBUIMI (EMĖRTIMI)?

    Atribuim nėnkupton kur rrėfimi nė tekstin gazetaresk ndėrlidhet me burimin e rrėfimit. Pra kur tregojmė se kush ka rrėfyer.

    CILAT JANĖ MĖNYRAT E CITIMIT?

    Nė gazetarinė e shkruar ekzistojnė disa mėnyra tė tė cituarit:

    a) Nė fillim tė fjalisė:
    Hoze Murinjo thotė: “Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
    Hoze Murinjo thotė se dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol.

    b) Nė fund tė fjalisė:
    “Dėshtuam sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”, thotė Hoze Murinjo
    Dėshtuan sepse nuk i shfrytėzuan rastet pėr gol, thotė Hoze Murinjo.

    c) Nė mes tė fjalisė:
    “Dėshtuam”, thotė Hoze Murinjo, “sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol”
    Dėshtuam, thotė Hoze Murinjo, sepse nuk i shfrytėzuam rastet pėr gol.


    CILAT JANĖ MODELET E STRUKTURIMIT TĖ LAJMIT?

    Kur i kemi tė gjithė elementet pėr ta bėrė njė lajm, atėherė mund tė merremi me strukturimin e tij. Ka dy modele pėr strukturimin e njė lajmi:
    1)modeli i piramidės sė pėrmbysur
    2)modeli narrativ

    1)modeli i piramidės sė pėrmbysur - shfrytėzohet gjatė strukturimit tė “lajmit tė fortė” dhe rrėfimeve standarde. Nė hyrje tė lajmit jepet elementet mė tė rėndėsishme, sipas pyetjeve themelore, kurse mė pas renditen elementet tjerė. Ky model i mundėson redaktorit qė ta shkurtojė lajmin nga fundi drejt fillimit.

    2)modeli narrativ - ka hyrje ku jepen tė dhėnat kryesore, pastaj shtohen elemente qė mbėshtesin tė dhėnat e hyrjes, por gjithashtu ka edhe fund tė fuqishėm.

    ĒKA ĖSHTĖ SFONDI (BACKGROUND)?

    Nė sfond jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet dhe fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė. Zakonisht lajmeve kryesore, qė botohen nė ballinė, ose qė emetohen nė terminėt mė tė shikuara (tė dėgjuar) nė TV (radio), u shtohet edhe sfondi.

    SI STRUKTUROHET NJĖ LAJM?

    - Kreu – Nė fillim sulmi. Sa mė goditės dhe sa mė i shkurtė. Njohėsit e gazetarisė preferojnė qė hyrja tė mos jetė mė e gjatė se 4 reshta, sepse duhet qė tė pėrvetėsojė lexuesin. Bėjeni lexuesin qė tė futet menjėherė nė jetėn e subjektit, nėpėrmjet njė personazhi, njė detaji tė fortė, njė plani tė madh.
    - Faktet mbėshtetėse dhe pėrshkrimi i ngjarjes– rendisim faktet tjera qė janė me interes pėr lexuesin.
    - Atribuimet dhe citatet – qė teksti tė bėhet mė i besueshėm japim citatet e burimeve, pjesėmarrėsve nė ngjarje (burimet primare) dhe tė tjerėve qė flasin pėr ngjarjen (burimet sekondare).
    - Sfondi - Jepen tė dhėna pėr njerėzit, ngjarjet apo fenomenet qė i kanė paraprirė ngjarjes pėr tė cilėn shkruajmė.
    - Temat sekondare – kėto mund t’i pėrdorim edhe nė ndonjė shkrim tjetėr.
    - Titullimi - pasi kemi shkruar lajmin atėherė mendojmė pėr titullimin e tij (mbi titullin, titullin, nėn titullin, mes titujt)

    PSE TITULLOHET LAJMI?

    Lajmin e shkruajmė qė ta shesim. Prandaj duhet t’i vėmė njė titull atraktiv qė ta tėrheq lexuesin. Thuhet se titulli dhe hyrja duhet tė nxisin dėshirėn e lexuesit pėr tė lexuar mė tej tekstin e shkruar. Pensionistėve do t’ua tėrhiqte vėmendjen titulli “Pensione jo tė vogla, por qesharake”.
    Nė gazetarinė e shkruar lajmit i vėmė mbititullin, titullin, nėntitullin dhe mestitujt. Nė gazetarinė pėr radio dhe TV shpesh nuk pėrdoren titujt, prandaj gazetarėt e kėtyre mediumeve e kanė vėshtirė tė gjejnė tituj kur duhet qė tė punojnė nė gazetė.
    Nėpėrmjet titullit japim faktin mė kryesor tė lajmit. Por vetėm njė fakt, asnjėherė mė shumė se kaq. Titulli joshės e nxit lexuesin qė tė lexojė tekstin. Titulli duhet tė jetė atraktiv, informativ, goditės, preciz, inventiv, befasues, origjinal. Njohėsit e gazetarisė konsiderojnė qė titulli s’duhet tė ketė mė shumė se gjashtė fjalė, duke pėrjashtuar lidhėzat. Gjithsesi se duhet shmangur shenjat e pikėsimit. Nė tituj nuk vendohet pikėēuditje ose pikėpyetje. “Nėse titulli shtron njė pyetje, pėrpiqu t'i pėrgjigjesh Jo”, thotė gazetari i shquar Andrew Marr.
    Kur lexuesi lexon mbititullin, titullin, nėntitullin ai duhet qė tė ketė njė pasqyrė pėr atė qė flet rrėfimi i gazetarit.
    Mbititulli nuk duhet tė jetė mė goditės se sa titulli. Ėshtė si njė uverturė. Nėntituj duhet tė jenė tė shkurtėr. Ato duhet t’i pėrkasin pjesės sė tekstit qė vazhdon dhe jo asaj qė paraprin. Nėntitulli duhet tė shkaktojė kėrshėri pėr vazhdimin e leximit. Nuk ėshtė bėrė vetėm pėr ta ajrosur tekstin, pamjen vizuale.

    PSE NJĖ RRĖFIM, NJĖ KĖND?

    Ekziston njė barsoletė pėr gazetarin qė niset tė shkruajė pėr njė shfaqje, por kthehet i dėshpėruar sepse ka dėshtuar. Arsyeja: digjej teatri. Pra, lajmi kryesor ishte djegia e teatrit dhe jo dėshtimi i shfaqjes.
    Gazetari duhet qė tė zgjedh njė kėnd. Lexuesit s’do t’i interesojė pse nuk u mbaj shfaqja, por pse u dogj teatri, nė pati tė lėnduar etj.
    Gazetari duhet t’ia parashtrojė vetes disa pyetje para se tė nis tė shkruajė:
    -Cili do tė jetė rrėfimi im?
    -Ku ėshtė lajmi nė kėtė rrėfim?
    -Ēka ka tė re nė lajm?
    -Ēka do t’i interesonte lexuesit?
    -Ēka dua t’i kumtoj lexuesit?
    Prandaj njė rrėfim, njė kėnd, me qėllim qė tė mos defokusohet lexuesi.

    CILĖT JANĖ GABIMET E GAZETARĖVE FILLESTARĖ?

    - Gazetarėt fillestarė, ndonėse mund tė jenė tė talentuar, harrojnė t’u pėrgjigjen pyetjeve themelore tė gazetarisė. Ngjajnė me vozitėsit fillestarė, tė cilėt kur frenojnė shikojnė kėmbėn e tyre. Ende s’e kanė tė krijuar instinktin qė tė frenojnė pavetėdijshėm kur para tyre shfaqet njė pengesė.
    -Kur shkruajnė nė gazetė harrojnė se shkrimi i tyre do tė botohet nesėr (shkruajnė sot, kurse gazeta botohet nesėr)
    -Tentojnė me njė fjali t’u pėrgjigjen 6 pyetjeve themelore tė gazetarisė, duke krijuar fjali tė gjatė dhe tė paqartė.
    -Shpesh i harrojnė emrat e bashkėbiseduesve, sepse nuk i kanė shėnuar nė notesin e tyre.
    -Shpesh harrojnė qė personave t’ua shėnojnė funksionet qė i kryejnė...

    ĒKA ĖSHTĖ RAPORTI?

    Ėshtė zhanėr themelor i gazetarisė i cili u jep pėrgjigje pyetjeve themelore tė gazetarisė (kush, ēka, kur, ku, pse, si) duke njoftuar audiencėn me rrjedhėn e ngjarjeve. Gazetarėt shpesh e quajnė “lajm i zgjeruar”. Por raporti dallon nga lajmi i zgjeruar pėr sa i pėrket mėnyrės se si shkruhet, pėrmbajtjes, rolit dhe dedikimit. Lajmi informon pėr dikė ose pėr diēka, duke u bazuar nė elementet themelore tė informimit. Raporti jep hapėsirė edhe pėr detajet. Ėshtė rrėfim, dėshmi, interpretim, sqarim dhe detaj.

    Ka disa lloje raportesh:
    1. I thjeshtė (i pėrgjithshėm, informativ apo tematik)
    2. Analitik (interpretues)
    3. Pėrshkrues

    Raporti i pėrgjithshėm (informativ) – na jep imazhin e pėrgjithshėm tė ngjarjes, ndjek rrjedhėn e saj dhe merret me rrethanat.
    Nėpėrmjet raportit synohet qė tė informohet audienca pėr ngjarjet ditore, pėr zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj.
    Raporti ėshtė tematik kur gazetari pėrqendrohet vetėm te njė temė e ngjarjes, e cila mund tė sjellė risi dhe tė jetė interesante pėr audiencėn (publikun).

    Raporti analitik(interpretues) – ka qėllim qė tė analizojė tė dhėnat, pra tė informojė audiencėn mė shumė pėr njė ngjarje.

    Raporti pėrshkrues – Pėrveē se flet pėr njė ngjarje njėkohėsisht e pėrshkruan atmosferėn dhe ambientin ku ka ndodhur ajo. Gazetari qė bėn njė raport pėrshkrues ndalen edhe nė detaje qė e zgjojnė kėrshėrinė e lexuesit. Pėr tė shkruar njė raport tė kėtillė gazetari duhet qė tė ketė prirje pėr beletristikė.

    ĒKA ĖSHTĖ INTERVISTA?

    Intervista ėshtė zhanėr shumė i popullarizuar gazetaresk. Rrjedh nga anglishtja dhe do tė thotė takim ose bisedė. Intervista bėhet me njė person tė njohur rreth njė teme aktuale. Gazetari nuk pyet kot, por kėrkon pėrgjigje relevante. Shpesh konsiderohet si njė lajm i shprehur nė formė dialogu.
    Se sa njė intervistė do tė jetė e suksesshme varet nga aftėsia e intervistuesit, por edhe bashkėbiseduesit.
    Qė intervista tė jetė e suksesshme duhet qė tė zgjidhet tema, bashkėbiseduesi dhe pyetjet e parashtruara. Tė bėsh pyetje ėshtė po aq vėshtirė sa tė pėrgjigjesh.
    Gazetari nuk do tė dėshtojė nėse ka njohuri paraprake rreth temės pėr tė cilėn do ta pyes bashkėbiseduesin. Gazetari konsulton burime tė ndryshme. Lexon sa mė shumė pėr temėn dhe pėr bashkėbiseduesin, pyet persona tė tjerė pėr tė. Preferohet qė gazetari paraprakisht tė bėjė njė bisedė tė lirė me atė qė dėshiron ta intervistojė.
    Nėse gazetari dėshiron qė tė intervistojė njė shkrimtar duhet qė tė lexojė librat e tij.
    Intervista synon qė personalitetet e njohur t’i ofrojė sa mė afėr publikut.
    Intervistat mund tė jenė klasike, interpretuese, kolektive etj.
    Kur intervistoni pyeteni bashkėbiseduesin “pėrse ėshtė ashtu” dhe jo “a ėshtė ashtu”, sepse nėse burimi mendon se nuk dini asgjė atėherė do tė tentojė qė t’u bllokojė dhe do t’u shmanget pyetjeve tė padėshirueshme.
    Qėllimi i gazetarit ėshtė qė ta shtyjė bashkėbiseduesin tė sqarojė dhe tė rrėfejė dhe jo tė mohojė.
    Qė t’ia arrini qėllimit, tė cilin e synoni, duhet tė shkoni deri nė fund. Reporterėt qė nuk besojnė se do tė arrijnė qė tė marrin intervistė ose ndonjė informacion nga burimi kurrė nuk do tė kenė sukses. Pyetni vazhdimisht dhe mos komentoni. Mos i jepni hapėsirė bashkėbiseduesit qė tė pėrgjigjet shkurt me “po” ose “jo”. Duhet tė keni durim dhe bashkėbiseduesit t’i krijoni komoditetin qė tė rrėfejė.
    Nė fillim bėni pyetje tė pėrgjithshme, “tė lehta”. Kėshtu i jepni mundėsi qė tė krijojė besim tek ju. Mė pas parashtroni pyetjet “e vėshtira”. Pra mos shkoni menjėherė tė kulminacioni.
    Gjatė gjithė kohės sa e intervistoni burimin mos lejoni qė t’u kaplojnė ndjenjat. Mos harroni: ju nxirrni pėrgjigjet dhe nuk jeni ai qė i zgjidhni problemet.
    Para se gazetari tė bėjė njė intervistė duhet tė ketė parasysh kėto gjėra:
    -Tė identifikohet dhe t’i tregojė atij qė e interviston se ku do tė botohet intervista;
    -T’i tregojė qėllimin e intervistės;
    -T’ia tregojė kohėzgjatjen;
    -T’i japė burimit kohė tė mjaftueshme qė tė pėrgjigjet;
    -T’i shmanget debatit, fyerjeve, grindjeve me atė qė e interviston;
    -Nėse intervista do tė botohet nė gazetė nuk ėshtė profesionale qė pėrgjigjet tė nxirren nga konteksti. Pra gazetari duhet qė tė respektojė kushtet e parashtruara nga ai qė intervistohet.

    Literatura:
    Grup autorėsh - “Tė shkruarit pėr mediume tė shtypura”, MIM, Shkup, 2005
    Pierre - Andre Krol – “Manual i vogėl i reporterit”, pėrkthyer nga A. Lili
    Grup autorėsh - Manual pėr gazetarėt e Evropės Qendrore dhe Lindore, “Dituria”, Tiranė
    Predrag Gjuriqiē - “Gazetaria, filozofi, moral, zanat”, Laris, Beograd, 1990
    Melvin Mensher - Gazetari, SHLG “Faik Konica” (Dispensė), Prishtinė 2001
    David Tuller - Manual i raportimit tė diversiteti.
    Ēka bėn redaktori pėrgjegjės, burimi www.notrain-nogain.org
    Andrew Marr – “Midis rreshtave”, shkėputur nga libri “A Short History of British Journalism”, pėrkthyer nga Faruk Myrtaj.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Intervista : Faktive dhe Fiktive - ese nga Salajdin Salihu

    Letėrsia, pėr dallim nga gazetaria, ėshtė ndryshe. Ndėrhyrėsit meskinė diktohen menjėherė, sapo fusin hundėt nė krijimin e njė shkrimtari. Kėtyre meskinėve u mungon zjarri i brendshėm qė ka shkaktuar djegien te shkrimtari, ndėrkohė qė nga ajo djegie ka mbetur vetėm hiri – vepra, e cila ėshtė aq e ngjeshur dhe mėvetėsisht e sistemuar, sa ēdo ndėrhyrje e vogėl e jashtme diktohet. Ka patur plot kėsi tentimesh, por zbrazėtira kurdoherė ėshtė hetuar, pėr dallim nga gazetaria ku kėto gjėra edhe mund tė ndodhin. Gazetaria dhe letėrsia kanė tė pėrbashkėt vetėm fjalėn. Pėrderisa gazetaria ėshtė faction, letėrsia ėshtė fiction.
    Ndėrsa gazetaria nuk e duron dot fiksionin, letėrsia mund tė durojė faktin. Apo siē e thoshte Anton Pashku: faktiv - fiktiv. Nė letėrsi gjithēka ėshtė e mundshme. Bota e krijimit ėshtė e ēuditshme, tepėr e ēuditshme, e paskajshme si gjithėsia... Shkrimtari krijon tejbotėn. Niset nga asgjėja. Nuk e di se ēfarė do tė dalė nga puna e tij. Nuk ka orar tė caktuar. Edhe kur punon nėn trysninė e afateve, siē ndodhte me Balzakun a Dostojevskin, pėr tė koha ka kuptim krejt tjetėr. Gjėrat qė janė aq tė gėrshetuara sa e djeshmja, pėrzihen me tė sotmen. E nesėrmja ėshtė gjithsesi aty. Kur ulet e shkruan ( kėshtu besoj se ka ndodhur edhe me Balzakun a Dostojevskin), harron se botuesit do t’i shfaqen nė derė pas njė jave a muaji. Koka e tij bluan diēka tjetėr, bluan materialin me tė cilin ndėrtohet diēka e pėrjetshme. Pėr shkrimtarin shkrimi ėshtė shpėtim, zhvendosja e pėrkohshme nė rrathė tė tjerė koncentrikė, njė ikje lehtėsuese nga pėrditshmėria, nga zhurma, nga disa gjėra qė nė atė botė tė epėrme janė fare tė rėndomta, tė pavlefshme. Shkrimtari ka raporte pasionante me letėrsinė, si me njė tė dashur, ndėrkohė qė mund tė ketė edhe raporte detyrimi me gazetarinė, pėrmes sė cilės ai mund tė zgjasė ekzistencėn fizike, pėr tė mundur pastaj tė krijojė formėn tjetėr tė ekzistencės, pra pėr tė krijuar tejbotėn. Disa gjėra qė nė botėn e poshtme atij mund t’i duken shumė interesante, atje lart nė botėn e epėrme mund tė mos i hyjnė fare nė punė. Nė botėn e poshtme mund tė kenė ndodhur pėrmbysje tė mėdha, por mund tė mos jenė nxitje pėr tė ndėrtuar kėshtjellėn e pėrjetėsisė. Po shpesh i ndodh qė disa gjėra krejt tė parėndėsishme nė botėn e poshtme, tė bėhen bazament pėr ndėrtimin e botės sė epėrme, botės pa dimensione, asaj bote tė pafundme qė e quajmė botė e artit, tejbotė.
    Kur fillon e shkruan, krijuesit i hapen shumė dyer, madje edhe tė vdekjes. Pėr ndonjė njeri, qė nuk ka hyrė kurrė nėpėr kėto “dyer”, do tė dukej i ēuditshėm dialogu antologjik i poetit me ushtarin:
    “Ku po vemi?”, pyeti poeti.
    “Mbase shkojmė tė vdesim”, ia kthen ushtari.
    “Nuk qenka gjė e tmerrshme”, tha poeti, “unė sapo u ktheva sė andejmi.”
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    shkruar nga: Salajdin SALIHU

    LEXOJE ME KUJDES!

    Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.


    1.
    Lexo me kujdes, o i urti lexues, kėto fjalė shpirti! Fjalė si nė testament. Tė ftojnė pėr tė dashuruar.

    2.
    Jeta ėshtė si njė stacion, ku disa vijnė e tė tjerė ikin. Njeriu ėshtė njė udhėtarė i pėrkohshėm. Pėrjeton agun dhe muzgun. Nė kėtė segment tė quajtur jetė, me dy skaje kufizuese – lindjen dhe vdekjen – kemi mė sė shumti nevojė qė tė dashurojmė njėri – tjetrin. Dhe mos frikėsohemi se do tė na harxhohet dashuria. Ajo ka aftėsi vetprodhuese. Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.

    3.
    Nėse kjo jetė ėshtė e pėrkohėshme, e cila sillet shumė egėr me ata qė e duan, vetėm pėr t’i vėnė nė sprovė, ka edhe njė jetė tjetėr qė mbetet e pėrhershme, e gjithėkohėshme. Mbase duhet tė mjaftojė vetėm ky mendim qė tė aktivizojmė brenda qenies sonė gjithė mekanizmat qė prodhojnė Dashuri? Cili njeri i pasur dhe i fuqishėm arriti qė tė mposhte pushtetin e Vdekjes? A nuk ishte e kotė edhe pėrpjekja e Gilgameshit pėr tė mposhtur Vdekjen? Po, athua, ēdo tė bėhej me Njeriun nėse ai nuk do ta njihte Vdekjen? Mbase jeta e tij do tė ishte shkretėtirė bezdie. Njė udhėtim i pėrhershėm, i pamotivuar. Bindja se jemi tė vdekshėm, mbase, ėshtė forcė qė na mundėson qė tė njohim Jetėn, me tė gjitha pamjet mashtruese tė saj. Vet fytyra e Vdekjes, qė na shfaqet vazhdimisht, sikur na thotė se Jeta ėshtė aq e shkurtė prandaj duhet jetuar, edhe kur ajo sillet egėr, ndėrkohė qė duhet lėrė edhe tė tjerėt ta jetojnė. T’ia mbledhėsh Jetės tė gjitha grimcat e kėnaqėsisė qė t’i fal ajo, sepse jepet sall njėherė, e asnjėherė tjetėr, ndėrsa Njeriu ėshtė qenie unikate, qė nuk pėrsėritet kurrė, prandaj, si ēdo gjė unikate ka vlerėn e vet tė pallogaritshme me asnjė shumė materiale.

    4.
    “Jeta ėshtė triumfatore”, tha poeti. Dhe ajo ėshtė triumfatore vetėm kur nė qenien tonė nuk hyn Makbethi, Juda, Jagua, por hyn madhėshtorja e pėrndritshmja Nėnė Tereza …
    Tjetri shtoi: “Sa e bukur ėshtė jeta”. Dhe jeta ėshtė e bukur vetėm kur jetėn tonė e krahasojmė me jetėn e njė tjetri.
    Njė personazh i pėrvuajtur i Dostojevskit thotė: “Nuk ka nė botė tė tillė makthi e brenge, qė tė ma mposht etjen pėr tė jetuar”. Kurse tjetri shton: “Sa do tė ma kishte ėndja tė rroja pėrsėri! Ēdo minutė, ēdo ēast jete duhet tė jenė kėnaqėsi e parrėfyer pėr njeriun”.
    Dhe kur do tė fillojmė tė meditojmė thellė e mė thellė, do tė shohim se ėshtė e kotė qė, nė kėtė kohė kaq tė trazuar, tė fillojmė tė vritemi mes vete. Sa mėkatarė janė ata qė krijojnė zbrazėtira nė zemrat e nėnave, grave, fėmijėve, “qė as shekujt nuk i mbushin” (Buzzati). Mė shumė se ferr pėr shpirtrat e tyre.

    5.
    Lexo me kujdes, o i urti lexues.
    Janė fjalė shpirti qė tė ftojnė pėr tė dashuruar. Nė shpirtin tėnd ka shumė fisnikėri, vetėm mjafton qė tė ngulmosh pėr ta ēliruar pėrjetėsinė nga qenia. Tė njoh edhe ti njeriu i fisit tim. Kurrė nuk tė ka dehur era e krimit. Edhe kur vrave i shtyrė nga Kanuni, kėtė nuk e bėre me dėshirė. Ish njė ligj moral qė nuk munde ta kapėrcesh.

    Ah, Gjorg, Gjorg.

    Mos kujto se do tė jesh mbi atė qė ke vrarė. Nga secili njeri qė vritet, zbėrthehet njė hije, qė tė ndjek vazhdimisht dhe jetėn ta bėn skėterrė. Nėse vėrtet nuk ke mundėsi qė tė bėsh mos bėsh mirė, atėherė mos bėj keq. Nėse nuk gjen asnjė ishull pėr tė qetėsuar shpirtin tėnd tė mbushur me demonė, atėherė nisu drejt ishullit qė quhet Art. Vetėm pėrmes Artit do tė mund qė t’i gėnjesh demonėt dhe do tė kesh mundėsinė edhe tė krijosh diēka tė pėrjetshme. Oskar Uajlld pat thėnė se kėnaqėsinė qė njerėzve tė ngritur ua jep Arti, tė tjerėve kėtė kėnaqėsi ua jep krimi.
    Prodho pėrjetėsi nė vend tė krimit.

    6.
    Thuaje njė Fjalė tė mirė, sepse ajo ndėrton njė botė tė tėrė dhe tė hap udhėn drejt Parajsės.
    Thuaje njė Fjalė tė mirė, nė kėtė kohė kumtesh tė zeza.
    Vetėm fisnikėrimi i shpirtit na shpėton nga katandisja dhe mallkimi.

    7.
    Lexoji me kujdes kėto fjalė. Dhe nėse sheh diku urrejtje, mallkoje atė qė i shkruan kėto fjalė dhe qė beson se fjala ėshtė e shenjtė.

    8.
    Nuk janė kėto kurfarė kėshillash. Arti pėrjashtosh didaktikėn. As fėmijėt nuk kanė nevojė pėr kėshilla. Kėto janė vetėm fjalė qė njeriu ka nevojė t’ia thotė edhe vetvetes. Janė si lutje mėngjezi. Lutje pėr dashuri, paqe, mirėsi, kompromis…Janė lutje tė Njeriut pėr Njeriun.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    NĖ BANESĖN ME QIRA FUTĖM DASHURINĖ
    Me, 20-06-2007, 10:35pm (GMT+1)

    Nga Salajadin Salihu-Saloja

    Nė qytetin me shumė ura morrėm banesė me qira
    Fshehtas e futėm dashurinė lakuriqėsuam ndjenjat
    Dritat e moralit i fikėm
    Mollėn e mėkatit e kafshuam
    Gjarpėrinjve ua zhveshėm lėkurėn e mashtrimit
    Ēarēafėt e turpit i pėrlyem me dėnesje
    Gjurmė pakujdesie nga njė luftė e heshtur
    Dashurinė shfletuam
    Si libėr tė rrezikshėm disidenti
    Tė nesėrmen u zgjuam herėt
    Nė sytė tanė i lodhur ish qyteti
    Saherė tani kalojmė nga ajo shtėpi
    Asnjė fjalė nuk themi vetėm shikohemi
    Puthemi pushtohemi
    Aty banon njė plak dhe njė plakė
    Dhe dy hije tė mbetura nga njė natė e nxehtė vere...
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Faktive dhe Fiktive


    Salajdin Salihu

    Letėrsia, pėr dallim nga gazetaria, ėshtė ndryshe. Ndėrhyrėsit meskinė diktohen menjėherė, sapo fusin hundėt nė krijimin e njė shkrimtari. Kėtyre meskinėve u mungon zjarri i brendshėm qė ka shkaktuar djegien te shkrimtari, ndėrkohė qė nga ajo djegie ka mbetur vetėm hiri – vepra, e cila ėshtė aq e ngjeshur dhe mėvetėsisht e sistemuar, sa ēdo ndėrhyrje e vogėl e jashtme diktohet. Ka patur plot kėsi tentimesh, por zbrazėtira kurdoherė ėshtė hetuar, pėr dallim nga gazetaria ku kėto gjėra edhe mund tė ndodhin. Gazetaria dhe letėrsia kanė tė pėrbashkėt vetėm fjalėn. Pėrderisa gazetaria ėshtė faction, letėrsia ėshtė fiction.
    Ndėrsa gazetaria nuk e duron dot fiksionin, letėrsia mund tė durojė faktin. Apo siē e thoshte Anton Pashku: faktiv - fiktiv. Nė letėrsi gjithēka ėshtė e mundshme. Bota e krijimit ėshtė e ēuditshme, tepėr e ēuditshme, e paskajshme si gjithėsia... Shkrimtari krijon tejbotėn. Niset nga asgjėja. Nuk e di se ēfarė do tė dalė nga puna e tij. Nuk ka orar tė caktuar. Edhe kur punon nėn trysninė e afateve, siē ndodhte me Balzakun a Dostojevskin, pėr tė koha ka kuptim krejt tjetėr. Gjėrat qė janė aq tė gėrshetuara sa e djeshmja, pėrzihen me tė sotmen. E nesėrmja ėshtė gjithsesi aty. Kur ulet e shkruan ( kėshtu besoj se ka ndodhur edhe me Balzakun a Dostojevskin), harron se botuesit do t’i shfaqen nė derė pas njė jave a muaji. Koka e tij bluan diēka tjetėr, bluan materialin me tė cilin ndėrtohet diēka e pėrjetshme. Pėr shkrimtarin shkrimi ėshtė shpėtim, zhvendosja e pėrkohshme nė rrathė tė tjerė koncentrikė, njė ikje lehtėsuese nga pėrditshmėria, nga zhurma, nga disa gjėra qė nė atė botė tė epėrme janė fare tė rėndomta, tė pavlefshme. Shkrimtari ka raporte pasionante me letėrsinė, si me njė tė dashur, ndėrkohė qė mund tė ketė edhe raporte detyrimi me gazetarinė, pėrmes sė cilės ai mund tė zgjasė ekzistencėn fizike, pėr tė mundur pastaj tė krijojė formėn tjetėr tė ekzistencės, pra pėr tė krijuar tejbotėn. Disa gjėra qė nė botėn e poshtme atij mund t’i duken shumė interesante, atje lart nė botėn e epėrme mund tė mos i hyjnė fare nė punė. Nė botėn e poshtme mund tė kenė ndodhur pėrmbysje tė mėdha, por mund tė mos jenė nxitje pėr tė ndėrtuar kėshtjellėn e pėrjetėsisė. Po shpesh i ndodh qė disa gjėra krejt tė parėndėsishme nė botėn e poshtme, tė bėhen bazament pėr ndėrtimin e botės sė epėrme, botės pa dimensione, asaj bote tė pafundme qė e quajmė botė e artit, tejbotė.
    Kur fillon e shkruan, krijuesit i hapen shumė dyer, madje edhe tė vdekjes. Pėr ndonjė njeri, qė nuk ka hyrė kurrė nėpėr kėto “dyer”, do tė dukej i ēuditshėm dialogu antologjik i poetit me ushtarin:
    “Ku po vemi?”, pyeti poeti.
    “Mbase shkojmė tė vdesim”, ia kthen ushtari.
    “Nuk qenka gjė e tmerrshme”, tha poeti, “unė sapo u ktheva sė andejmi.”
    marre nga agzeta albania
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    shebmulli tipik i ngritjes se nje intelektuali ne forca te veta.nje djal fshati kaprocioz me tendecne te thyerjesh tabu,dhe gjithmone i fituar eshte ky per te cilin po flasim.hallall menyren se si u ndertua si personalitet fillimisht pastaj si intelektual,gjithmone me vlera dhe te bazuara ne origjinalitetin e vet.
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Kohė pėr diēka tjetėr...


    Nga Salajdin SALIHU*
    23-07-2007



    Gjėrat sekondare i ėndėrrojmė dhe i kėrkojmė atėherė kur na mungojnė. Ishte njė kohė kur qytetarėt ėndėrronin tė dilnim nė shėtitje, nė njė natė tė kthjelltė me yje, nėpėr rrugėt e ndriēuar nga neonet. Kishin frikė mos bėheshin dėshmitarė tė sypėrsyshėm tė ndonjė ngjarje makabre. Ndėrgjegjja qytetare ngulfatej nga frika dhe askush s'donte qė tė ishte martir, pėr sa kohė "tė fuqishmit" respektoheshin deri nė pėrkulje, me njė respekt qė s'ishte veēse frikė. Fėmijėt, qė e adhurojnė tė fuqishmin, ecnin si ai, shanin si ai, rriheshin si ai dhe nuk u besonin pėrrallave tona pėr shpirt-fisnikėrinė njerėzore. Ishte njė kohė kur mendja bombardohej nga terrori psikologjik pėr njė luftė nė prag, e cila, sipas njė kėnge monotone, duhej qė tė fillonte nė muajin mars. Muaji qė mbante emrin e perėndisė sė luftės, sipas romakėve, pėrgjatė njė viti ngjallte frikė e ankth. Nė kėtė pritje tė ankthshme shuheshin iniciativat. Tani kur, pėrkundėr zhurmės politike, vendi po i kthehet njė kohe normale, krijohet hapėsirė pėr t'iu kthyer jetės dhe problemeve reale, madje pėr tė shijuar, sadopak, veprat e gjenive krijues... Vetėm nė njė kohė normale njerėzit mendojnė pėr gjėrat e bukura dhe tė dobishme.
    ***

    Pėrkundėr insistimit tė disa mendjeve tė vonuara nė kohė, tė rinjtė e ndjejnė se nuk do tė jenė mė tė vlefshėm pėr vetveten, familjen dhe shoqėrinė, po qe se mendojnė me "mendime tė gatshme".

    Gjenerata e re nuk ngopet mė me parulla pėr ideale tė mėdha. Nė fokusin e interesimit tė tyre ėshtė sigurimi i njė mirėqenie ekonomike, pa tė cilėn zor se do t'u shkonte mendja te "Simfonia e Bethovenit".

    Ata ndjejnė se do tė jenė mė tė vlefshėm, vetėm po qe se arrijnė qė tė shprehin dijen dhe kreativitetin; duke u ēliruar, kėshtu, nga depresioni qė shkaktohet nga hapėsirat e ngushta tė veprimit.

    ***

    Mė shumė se sa manifestime folklorike, tė mbėshtjella me flamur kombėtar dhe me celofan patriotizmi tė rrejshėm, qytetarėt ndjejnė nevojė pėr siguri dhe mirėqenie personale dhe familjare, pėr vende pune, pėr kushte mė tė mira studimi dhe banimi etj. Qenė tė shumta tendencat pėr ta folklorizuar jetėn e shqiptarėve nė Maqedoni. Kudo jehuan parullat patetike dhe tė "pėrvajshme"; kudo jehuan thirrjet adresuar figurave historike, tė cilėt, si pėr inat, nuk vinin nga pėrtejkoha pėr tė na shpėtuar; kudo u riformuluan ide tė vjetra dhe shterpe dhe u shumėfishuan "poezitė", qė duhej tė ishin "armė zjarri" pėr "ēlirim kombėtar" - tė mbushura me simbole tė eksploatuara si "kulla" e "kėshtjella", "nėnėloke" e "babėlokė", qė nuk janė veēse shprehje e njė mungese talenti.

    ***

    Shqiptarėt e Maqedonisė kanė nevojė jetike tė shijojnė demokracinė e vėrtetė, e cila i jep mundėsi ēdo qytetari tė organizohet nė grupime politike dhe tė jetė disident nė ēdo kohė; tė ngjallet respekti pėr individin, pėr mendimin e tij origjinal, pėr tė drejtėn e njė jete private tė padhunueshme; respektimin e vlerės kryesore tė qytetėrimit perėndimor - vlerėn e pakufishme tė njeriut - pamundėsinė pėr t'i vėnė ēmim jetės sė tij. Tė vėsh rregull, kjo do tė thotė qė tė kuptosh drejt misionin e politikės - si njė arritje paqeje ndėrmjet njeriut dhe shoqėrisė. Tė vėsh rregull, kjo do tė thotė t'i japėsh rastin trurit tė lirė qė tė ngrihet kundėr sundimit tė kuantitetit. Ky tru i lirė kėrkon hapėsirė veprimi dhe jo ngulfatje nga mendjet e robėruara dhe gangsterėt, qėllimi i tė cilėve ėshtė qė nėpėrmjet forcės tė zgjojnė respektin pėr ta.

    Qetėsia, kthimi i normalitetit, mos-arroganca dhe mos-revanshizmi po krijon hapėsirė pėr shprehje tė mendimit tė lirė dhe pritet qė tė hapė dyert pėr investitorėt e jashtėm, tė cilėt, jo pėr inat, por pėr tė mbrojtur interesin e tyre, nuk investojnė aty ku edhe tė dashurės i flitet pėr kallashin.

    ***

    Mbi tė gjitha, shqiptarėt nė Maqedoni kanė nevojė pėr institucione tė mirėfillta kulturore dhe arsimore, qė, fatmirėsisht, po themelohen dhe nė njė tė ardhme tė shpejtė besohet se do tė jenė funksionalė. Ata asgjė nuk kanė pėrfituar nga manifestimet folklorike dhe banale, nė tė cilat bėhet kinse respektohen tė vdekurit, me parulla tashmė tė konsumuara "vdiq pėr tė mos vdekur kurrė", po ku, nė fakt, lartėsohen ideologėt e "laskėr-kulturės", qė pėrsėrisin tė njėjtėt refrene... Nuk ka mendim e vizion pa gjuhė. Qė tė shihet se sa vlen njė njeri qė ka marrė pėrsipėr tė udhėheqė me punėt publike, atėherė ai duhet dėgjuar se si flet. Me refrene nuk bėhet reformimi shpirtėror i shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni.

    Qytetarėve u bėjnė shėrbimin mė tė keq ata qė, me ose pa vetėdije, ushqejnė paragjykimet evropiane pėr Ballkanin si "pjesė e errėt e saj", ku "njerėzit nuk mund tė jetojnė pa luftėn"; ku "jeta shoqėrore, politike dhe kulturore nuk janė kompatibile me standardet e botės sė ashtuquajtur qytetėruese".

    Ata qė vėnė rregullin dėshmojnė se janė pro qėndrimeve evropiane. E mbara fillon nga gjėrat e imėta; bie fjala, nga njė shėtitje pa frikė nė orėt e vona...

    *Autori ėshtė poet dhe publicist nga Maqedonia
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Xhaferi, ekzemplar i rrallė
    As ketmanėt e Ēesllav Milloshit nuk kanė pse tė vajtojnė prej se Arben Xhaferi nuk ėshtė mė kryetar i PDSH-sė, sepse nuk ka ndodhur tragjedia. Xhaferi la pas vetes njė parti politike tė konsoliduar, me program politik, me strukturė solide, me organe partiake dhe me njė klasė tė re politike, e cila do tė funksionojė normalisht edhe me Menduh Thaēin nė krye tė saj i sprovuan nė beteja politike

    Salajdin SALIHU

    Largimi i Arbėn Xhaferrit nga posti numėr njė i PDSH-sė pa mėdyshje se zgjoi debate meqė nė vazhdimėsi ėshtė konsideruar nga shqiptarėt mė shumė se sa njė lider partie. Kam bindjen se ikja e tij nga politika ditore, por jo dhe shkėputja siē e ka pohuar edhe ai nga persiatjet politike do tė prodhoj debat tė vazhdueshėm. Shkaqet janė tė shumta, disa prej tyre po pėrpiqem ti artikuloi nė vazhdimin e kėtij shkrimi. Debati do tė jetė prezent ; pėr shkakun se ndikoi shumė nė mendimin politik panshqiptar; pėr shkakun se ishte ikona e shqiptarėve tė Maqedonisė edhe pse sall njė lider partie politike; pėr shkakun se, si mendimtar e politikan , iu kundėrvu hienave politike tė ushqyera nga Akademia e mendjengushtėve maqedonas qė paguhej me vite pėr pėrpilimin e "programeve nacionale", qė s'ishin veēse dekrete kundėr shqiptarėve; pėr shkakun se rrezatoi superioritet pėrpara kundėrshtarėve mė tė egėr, qė e xhelozonin, teksa analistė maqedonas nuk e fshihnin keqardhjen qė nuk ishte i "tyre"; pėr shkakun se ai rrezatonte dije dhe ide edhe jashtė kufijve tė Maqedonisė, nė kryeqendrat shqiptare sikundėr janė Tirana dhe Prishtina, ku gėzon njė respekt tė madh, madje edhe tek ata qė kundėrshtojnė pikėpamjet e tij intelektuale dhe politike, por edhe nė kancelaritė e ndryshme evropiane.

    * * *
    Kur Arben Xhaferi u inkuadrua nė skenėn politike tė Maqedonisė shpėrfaqi njė diskurs tė ri politik, falė ngritjes sė tij intelektuale dhe kulturore. Ai nga provenienca kulturore, kaloi nė proveniencėn politike. Ishte i pari qė pėrdori shprehjen "Kushtetuta - gjenerator krize", e cila, prodhoi edhe konflikte. Nė rrethana tė tjera shoqėria shqiptare do tė kishte pasur mė shumė nevojė pėr intelektualin se sa politikanin Xhaferi. Por nė tronditjet e mėdha shqiptarėt patėn mė shumė nevojė pėr politikanin. Politikani shpesh ėshtė nė disharmoni me pikėpamjet e tij intelektuale. Kjo ėshtė loja politike, ajo lojė mizore, ku shpesh qėllimi pėr realizimin e disa idealeve fshihet prapa diskurseve qė nuk u beson as vetė politikani. Por te Xhaferi shpesh politikani ndeshej me intelektualin, mendimtarin dhe dijetarin. Tundimet e intelektualit shpesh e keqtrajtonin politikanin dhe jo rrallė herė partia e tij i paguante kėstet. Sepse rebelimet e intelektualit shpesh nuk duan t'ia dinė pėr kornizat qė i vendos politika, ndeshen me to. Kėto ndeshje shpesh krijuan keqkuptime. Xhaferi u keqkuptua sa herė qė ndodhte rebelimi i intelektualit kundrejt politikanit. Ai se bashku mė bashkėudhėtarin e tij Thaēin ishin maja dhe rrufetė gjithnjė godasin nė maje.

    * * *
    Xhaferri nuk e braktisi postin partiak si njė njeri i harxhuar i konsumuar dhe i dėshtuar, por si njė mendimtar qė ka shumėēka pėr tė thėnė dhe ka aq shumė njerėz qė duan ta dėgjojnė. Kjo sepse ai ka njė diskurs tė pasur politik, tė mbėshtetur nė teorinė politike, nė argumentat shkėncore, filozifike dhe realpolitike, sepse ai ėshtė njė lexues i pasionuar. Xhaferrin duan qė ta dėgjojnė edhe ata qė nuk pajtohen me tė, sepse ēdo njeri, me dy palė mend, dėshiron qė ta dėgjojė njė tė menēur pėr mendimin e tij qė, edhe kur nuk pajtohemi, na hap horizonte tė reja. Tek-tuk ndeshemi mė orvatje pėr tė deformuar rolin dhe profilin e Xhaferrit. Ėshtė mė se normale qė nė ēaste tronditėse ata qė mendojnė se kanė pėr tė thėnė diēka tė vlefshme tė insistojnė nė triumfin e pikėpamjeve tė tyre, por nuk ėshtė normale tė shpallin tė dėshtuar njė ekzemplar tė rrallė tė mendimit. E Xhaferi, pėr fatin apo pėr inatin tonė, ėshtė i tillė.

    * * *
    Tani kur Arben Xhaferi ka nisur qė tė largohet gjithnjė e mė shumė nga politika ditore edhe pse i kėrrusur nga sėmundja, shihet si ikonė e mendimit politik. Pėrgjatė njė pesėmbėdhjetėvjeēari jeta e tij duket sikur ka zgjatur dyfish mė shumė. Ky ėshtė "privilegji" qė i dha politika, pėr tė cilin nuk do tė duhej qė t'ia kishim zili. Xhaferi mė shumė se sa nė ahengje, qė di t'i ofrojė politika me shumicė, bėri njė jetė tejet tė zakonshme. Kur tė tjerė politikanė nė rrafshin panshqiptar vraponin pas lavdisė ai mbyllej nė zyrėn e tij punonte dhe lexonte. Nė fakt luksin e jetės gabinetike ia afronte bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė Menduh Thaēi i cili u thinj si njeri i aksionit politik. Gjithsesi, profili i Xhaferrit tij nuk ishte vetėm rol i njė lideri , por i njė ideologu tė kauzės panshqiptare. Teksa politikanėt tjerė shfrytėzonin ato pak dije qė njeriu mund t'i fitojė nė fakultet, ai zgjeronte dijen duke lexuar vazhdimisht, madje mendimtarėt qė mė sė shumti reflektonin nė politikėn botėrore, sikundėr janė p.sh. njė Fukujama, njė Kisinxher, njė Hantington, tė cilėt, pėr fatin e keq, nuk i njihnin as profesorėt universitarė qė ligjėronin pėr qytetėrimet botėrore... "Synojmė Perėndimin" ka qenė motoja mė mbresėlėnėse e PDSH-sė. Shumėkush nė atė kohė, menjėherė pas pėrfundimit tė konfliktit, thoshin me cinizėm se kėta po perėndonin, por nė fakt Xhaferi jepte sinjalin se shqiptarėt e Maqedonisė synonin qytetėrimin perėndimor, aty ku sundon arsyeja dhe mirėsia.

    * * *
    Kundėrshtarėt politikė ditorė "e pėrcollėn" me kritika, madje edhe ofendime. Tė parat priteshin, tė dytat nuk i meritonte. Tė tjerė, qė i folėn pėr "mėkate gjithėkombėtare", harruan se partia qė e udhėhoqi ai ishte mė pak nė pushtet se gjithė partitė tjera shqiptare (PPD tetė vjet dhe BDI katėr vjet), porse arriti t'i faktorizonte shqiptarėt e Maqedonisė.
    Ata qė duan te politikani tė shohin Sheh Islamin, qė nuk shkelte mizat, nė fakt e kėrkojnė shenjtorin. Por politika nuk ėshtė e shenjtė, pėr sa kohė ajo shkon nė kundėrshtim me interesat e dikujt tjetėr. Pėrgjithmonė i drejtė mund tė jetė vetėm njeriu qė, sikundėr thoshte Cvajgu, nuk pėrzihet nė punėn e askujt dhe jeton nė vetmi. "Kush dėshiron qė tė jetojė pa faj nuk duhet tė ketė nė dorė pushtet". Arbėr Xhaferi nuk jetoi nė vetmi. Ai veproi politikisht. Kishte pushtet. Prandaj ėshtė naive tė besojmė se ai nuk ka pasur asnjė gabim nė veprimin e tij politik, ashtu siē mund qė tė gjejmė tek tė gjithė politikanėt e botės. Politika ėshtė si njė lojė futbolli, ku edhe lojtarėt e tipit tė Ronaldinjos gabojnė nė fushė, por kur bėjmė bilansin pėrfundimtar e shohim mjeshtėrinė e tij. Xhaferi edhe vetė e ka pranuar se ka bėrė gabime. Xhaferi nuk e pretendon rolin e tė shenjtit dhe as nuk meriton tė quhet mėkatar. Ai mori mbi shpatulla njė mision tė cilin, po tė gjykojmė nga kjo distancė, e kreu me shumė sukses. Pse? Sepse shqiptarėt para se Arben Xhaferi tė inkuadrohej nė skenėn politike nė Maqedoni, mė 1994, ishin qytetarė tė rendit tė dytė, pa tė drejtat qė i kanė tani. Xhaferi dhe pėrkrahėsit e tij nuk e pėrēanė PPD-nė, e cila nė atė kohė konsiderohej si lėvizje gjithėpopullore, por qė shfrytėzohej nga disa persona pėr qėllime personale. PPD-ja e kishte pėrēarė veten prej se kishte humbur autonominė e vendimmarrjes; kur politikėn nuk e bėnte partia, por disa ministra qė e ndiqnin apo e pėrqafonin komunistin e regjur Kiro Gligorov teksa shteti merrte vendime duke shpėrfillur interesat e shqiptarėve nė Maqedoni. Grupimi i tė rinjve i kryesuar nga Thaēi, qė u rebeluan nė kėshtjellėn e atėhershme politike tė quajtur PPD, me tė drejtė nuk u pajtua me politikėn e ministrave tė saj. Ka kundėrshtarė politikė qė duan ta krahasojnė me judėn, duke u ndėrlidhur me konfliktin e 2001. Po krahasimet e tilla janė mė shumė se sa ēmendi. Xhaferi nuk ėshtė as judė, as mesi. Ai ėshtė njė figurė e rėndėsishme politike qė iu shfaq shqiptarėve nė ēastet kur u duhej. Ai pati rol kyē edhe nė konfliktin e 2001, pavarėsisht se, pėr qėllime politike, kundėrshtarėt e tij ia mohojnė. Thonė se nė kohėn kur dukej perėndimi i Xhaferit, atė e shpėtoi Ali Ahmeti. Por, analizuar drejt dhe saktė mund tė ishte e anasjellta. Shpėtimi me gjasė ndodhi nė Prizren. Ai edhe nė atė kohė nuk u ngrys si judė, sepse kėtė nuk e kishte trashėguar nga familja e tij e respektuar tetovare, e njohur jo pėr bozaxhinj, sikundėr ua ka ėnda disave t'i quajnė gjithė tetovarėt, ngase vuajnė nga njė kompleks provincializmi, por tė ngritur kulturalisht dhe kombėtarisht.
    Nga ana tjetėr, as ketmanėt e Ēesllav Milloshit nuk kanė pse tė vajtojnė prej se Arben Xhaferi nuk ėshtė mė kryetar i PDSH-sė, sepse nuk ka ndodhur tragjedia. Xhaferi la pas vetes njė parti politike tė konsoliduar, me program politik, me strukturė solide, me organe partiake dhe me njė klasė tė re politike, e cila do tė funksionojė normalisht edhe me Menduh Thaēin nė krye tė saj i sprovuan nė beteja politike . Nė fund tė fundit, PDSH ėshtė njė parti politike, qė ka programin e saj, qė ka anėtarėt dhe simpatizantėt e saj, tė cilėt nuk janė lidhur vetėm pėr Xhaferin, por pėr ideologjinė partiake. Ata qė nuk pajtohen me kėtė parti mund tė adhurojnė parti tė tjera. Do tė ishte tragjike -komike tė hamendėsohet se me shkuarjen e Xhaferit nga ky post do tė shuhej kjo parti politike, sepse vetėm diktatorėt nuk lėnė pasardhės. Xhaferi la pasardhėsin e tij, Menduh Thaēin, i cili, gjatė kohės sa ka vepruar pėrkrah Xhaferit, ka mėsuar mjaft nga ai. Kjo mund tė shihet edhe te diskursi i tij. Nė fillimet e tij politike Thaēi kishte njė diskurs tė zakonshėm. Kjo e bėnte atė mė shumė njeri tė veprimit se sa tė artikulimit tė ideve politike. Me kalimin e viteve ai investoi shume tek vetja dhe tani ai ėshtė njė politikan shumė mė i formuar se sa dikur, mė pak rebel se sa nė rininė e tij - njė ndjenjė moshe qė jo pak ia ka paguar ēmimin. Thaēi flet rrjedhshėm, ka diskurs tė pasur, por ėshtė ēėshtje tjetėr se politikani nuk e pėrdor gjuhėn pėr efekte estetike, por thjesht pėr efekte politike, ai ėshtė tepėr inteligjent dhe nė thelb me doza liberali, kjo e fund disa herė e ka marrė nė qafė. Si tėrėsi, Xhaferi dhe Thaēi, gėrshetojnė dy elementet e kėsaj "nevoje pėr politikė" - teoriken dhe praktiken, pavarėsisht nėse e pranojmė apo jo si tė drejtė. Thaēi e ka tė gatshme teoriken, tani i duhet vetėm tė vazhdojė me praktikėn politike. Thaēi dhe Xhaferi e kanė krijuar njė tėrėsi dhe si tė tillė kanė reflektuar nė politikėn e Maqedonisė. Ndryshe nga shumė politikanė qė pretendojnė majėn e njė partie, Thaēi preferoi qė tė ishte i dyti. Nuk ndodhi kurrė qė tė anashkalonte rregullin; kurrė nuk doli para Xhaferit. Tė jetė njė miqėsi? Apo njė pakt i cili u nevojitej tė dyve? Apo tė dy e shihnin se hendikepi i njėrit, plotėsohej me tjetrin; prandaj, pėr ta evituar, krijuan njė mekanizėm funksional pėr ruajtjen e kėsaj tėrėsie brenda njė kuadrati ku secili kishte pjesėn e vet tė veprimit dhe pjesėn ku asnjėri nuk guxonte qė ta tejkalonte, vetėm qė harmonia tė mos i bėnte vend kaosit? Pas largimit tė Xhaferit nga ky post ndoshta Thaēi do ta ketė mė vėshtirė, por ai tashmė ka njė pėrvojė tė madhe politike dhe do tė dijė ta udhėheqė kėtė parti serioze, vetėm se tani ai ka mė shumė nevojė pėr njerėz tė rinj se sa pėr inteligjencė partiake. Modernizimi i partisė, njė proces qė ka nisur me inkuadrimin e shumė tė rinjve, tė cilėt mbase nuk kanė pėrvojė, por nuk janė hileqarė, duhet tė vazhdojė. Sepse me vonė ėshtė Thaēi i cili e ka radhėn pėr ta dorėzuar stafetėn e pushtetit nė partinė e tij. Ai patjetėr, duhet tė krijojė pasardhėsit e tij e mė pas tė dalė i qetė pas ndonjė kongresi tė ardhshėm.

    * * *
    Ku tani? Pas largimit gjithnjė e mė tė madh nga politika (Xhaferi ende ėshtė nė politikė) ai ka mė shumė kohė qė t'i kthehet proveniencės qė i ka munguar - asaj intelektuale dhe kulturore, ku e ka vendin e rezervuar. Ai, ndoshta, e ka ndjerė kėtė mungesė dhe njėkohėsisht edhe njė borxh ndaj njerėzve tė racės sė tij. Prandaj, teksa bėhej gati pėr t'u larguar nga zhurma politike ishte suksesi i buzėqeshi nė themelimin e njė teatri, njė biblioteke dhe tė Institutit tė Trashėgimisė Kulturore, qė mori emrin e kolosit tė mendimit shqiptar, Pjetėr Bogdani, fati i tė cilit, sikundėr thoshte ai, nuk mund tė ndahej nga fati i popullit tė tij... Nėse themi se shqiptarėt ishin fatkeq, atėherė Xhaferi s'mund tė ketė qenė i lumtur.

    (Autori ėshtė publicist)
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Shtėpia e kujtesės

    Nga Salajdin Salihu-Salo

    Nėse Babilonia ishte kulla qė njerėzit dėshironin ta ndėrtonin pėr tė mbėrritur Absoluten, pėr Jorge Luis Borges-in, kjo kullė nuk ishte veēse njė bibliotekė

    Nė njė nga "Letrat e Luciliusit", Seneka e pėrqeshte njė njeri biblioteka e tė cilit posedonte njėqind libra. Paramendoni si do tė sillej ai nė "kryeqendrėn tonė kulturore", ku edhe ata qė marrin paga pėr tė lexuar, mendojnė vetėm pėr gjėrat e dobishme personale dhe jo edhe pėr tė bukurėn. Tė urtėt nuk mendojnė kėshtu... prandaj i duan bibliotekat... Nė bibliotekė, nė kėtė shtėpi kujtese e imagjinate, njihemi me mendjet mė tė ndritura tė njerėzimit. Aty ruhen dorėshkrime, libra, piktura. Aty ruhen gjurmėt e historisė. Aty bashkohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Biblioteka, kjo shtėpi e kujtesės dhe imagjinatės, njė nga simbolet kryesore tė letėrsisė postmoderne, e konsideruar si labirint, hapėsirė imagjinare, si e pakufishme dhe periodike, ruan pėrvojėn njerėzore. Aty brezat e tanishėm dhe tė ardhshėm mund tė dėgjojnė zėrin e atyre qė janė bėrė libėr, kujtesė, dije, reflektim i gjenialitetit krijues.

    * * *
    Nėse Babilonia ishte kulla qė njerėzit dėshironin ta ndėrtonin pėr tė mbėrritur Absoluten, pėr Jorge Luis Borges-in, kjo kullė nuk ishte veēse njė bibliotekė. Pėr, Labirintin e Qetė, siē mund ta quajmė argjentinasin, pėr tė cilin biblioteka ishte kujtesė e intelektit tė njerėzimit, besonte se ėndrra e letėrsisė ishte qė tė vėrtetonte se gjithėsia s'ėshtė veēse njė libėr. Gjithėsinė ai e gjeti brenda bibliotekės qė, sipas tij, zgjerohej pafundėsisht.
    Nė romanin "Emri i trėndafilit", tė eruditit Umberto Eko, biblioteka paraqitet si njė "shteg drejt mendimit tė harruar". Dijetarėt tash mė kanė filluar qė t'i shohin bibliotekat si pikėtakime tė modeleve tė ndryshme kulturologjike; si qendra tė kėmbimit tė ideve dhe zhvillimit tė tolerancės e dialogut; si vendin e shpirtit kritik nė njė shoqėri demokratike, roli i sė cilės ėshtė qė tė funksionojė edhe si qendėr pėr aktivitete kulturore, si njė agora ku na lejohet pjesėmarrja nė formėsimin e mendimit, shqyrtimin e ēėshtjeve shoqėrore dhe gjetjen e zgjidhjeve mė tė pėrshtatshme; njėkohėsisht, si njė shpėtim nė kohėn e ngufatjes sė njeriut nga informacionet shterpe, tė dėnuara qė tė harrohen.
    Pėr Zhan Pol Sartrin biblioteka ishte altar. Biblioteka ėshtė "vend kulti pėr tė diturin dhe njė det i vdekur pėr tė paditurin". Mungesa e njė biblioteke pėr adhuruesit e librit do tė thotė privim pėr tė ndjerė njė fuqi magjike; pėr tė ndjerė forcėn miqėsore tė librit, kėtė "fat pėr njerėzimin". Arēibald Meklish thoshte se librat duke qėndruar nė bibliotekė, arrijnė qė tė krijojnė njėfarė komunikimi dhe tėrėsie... pėr tė na sqaruar thelbin e fshehtėsisė. Mungesa e njė biblioteke na privon nga akti pėrcjellės i tė shkruarit; nga pėrpjekjet pėr ta bėrė mesazhin njerėzor sa mė jetėgjatė; pėr tė folur me Tjetrin, me Artistin, Dijetarin, Historianin... Kjo mungesė d.t.th. humbje e njė agore... njė privim pėr tė pėrsosur dhe pėr ta bėrė botėn mė tė bukur.

    * * *
    Pas kushedi sa shekujsh mbi njerėzimin rėndon si njė mallkim djegia e Bibliotekės sė Aleksandrisė - aty ku zjarri shndėrroi nė hi veprat e gjeniut krijues; qė na pamundėsoi t'i lexojmė shumicėn e veprave tė Eskilit, tė cilat ruheshin nė pjesėn mė tė privilegjuar tė saj. Kjo pėrvojė e hidhur ėshtė pėrsėritur disa herė nė historinė njerėzore. Janė djegur e shkatėrruar libra. Prandaj, sot, kudo nė botė, ēmohet ai qė u krijon librave mundėsinė pėr tė komunikuar ndėrmjet vete dhe pėr tė krijuar tėrėsinė e domosdoshme pėr tė depėrtuar nė thelbin e fshehtėsisė. Njė shkrimtar ka thėnė: "Libri ėshtė mė i vlefshėm se ēdo pėrmendore… sepse ndėrton pėrmendore nė zemrat e atyre qė e lexojnė"...
    Duke ndėrtuar njė bibliotekė, ashtu sikurse tha Sho, ne do tė ndėrtojmė ardhmėri, qė sado pak do t'i pėrngjajė shpresės sonė. Dua tė besoj, sikurse Borhesi, se gjithēka ėshtė fiksion. Se nuk ėshtė e vėrtetė qė dikush pengon ndėrtimin e njė biblioteke.
    Ka aq gjėra tė trishta pėr t'i pranuar si tė vėrteta. Nėse do tė ndodh kėshtu, sikurse s'do tė duhej qė tė ndodhte, s'do tė na mbetej tjetėr veēse tė klithnim: "Lavdi harresės dhe errėsirės!"
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    NUK MUND TE SHKRUAJ LETRA DASHURIE

    Salajdin Salihu

    Larg jemi sa larg
    Njė kohė nė mes na ndan
    Vijat e fytyrės sate s'i qartėsoj nė kujtesė
    Njerėzit qė i duam s'i pėrfytyrojmė dot
    Bėj tė tė shkruaj letėr dashurie
    Po fjalėt mikluese mė mungojnė
    Bėn ftohtė e dashur
    Tė veshura fjalėt trashė me petkun e ashpėr
    Si dimri qė futet pabesisht nėn palltė
    Tė ndjej ēmendurisht tė ndjej
    Fjala "tė ndjej" nuk mė mjafton
    Sa borxh u kam ngelur fjalėve plaka e tė harruara
    Andaj kur mė duhen nuk i gjej tu ngjes flatra
    Te ti t'i nis
    E dashur s'di
    Ka kohė qė nuk mund tė shkruaj letra dashurie
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Salajdin Salihu
    Nga Studenti-Te nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 20:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •