Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Miratohet krijimi i Qendres se Studimeve Albanologjike

    Qeveria miraton krijimin e Qendrės se Studimeve Albanologjike





    KM.gov.al
    22/8/2007

    - Kryeministri Berisha: Synojmė fuqizimin dhe pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė shkencore tė instituteve kėrkimore.

    Kryeministri Berisha paraqiti sot nė mbledhjen e kėshillit tė Ministrave vendimet e qeverisė pėr modernizimin e institucioneve kėrkimore dhe kalimin e tyre pranė institucioneve mėsimdhėnėse.

    Kryeministri u shpreh se kėto vendime, tė cilat paraqiten pas njė pune tė gjatė tė pėrkushtuar tė njė grupi tė gjerė studiuesish dhe pėrfaqėsuesish tė botės akademike, shėnojnė njė kthesė rrėnjėsore drejt shkėputjes nga njė njė formė e vjetėr e organizimit tė shkencės dhe vendosjen e saj nė alternativėn perėndimore.

    Kryeministri theksoi se reforma e institucioneve kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave ka patur vetėm njė synim kryesor, atė tė fuqizimit, mbėshtetjes dhe pėrsosjes sė organizimit tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė kėtyre institucioneve, si dhe vendosjen e tyre mbi platforma moderne perėndimore.

    Kryeministri theksoi se kėto institucione do tė mbėshteten fuqimisht nga qeveria me financime dhe investime me qėllim qė tė funksionojnė me standartet mė tė larta bashkohore.

    Duke vlerėsuar se mėsimdhėnia dhe kėrkimi shkencor lidhen nė mėnyrė pėrfundimtare dhe organike me njėra tjetrėn, Kryeministri theksoi se univerisetet janė djepi i gjenisė krijuese, i mendimit intelektual dhe atij shkencor.

    Duke u nisur nga kjo , nė pėrputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, do tė krijohet Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila do tė pėrfshijė disa institute, si ai i albanologjisė, instituti i arkeologjisė dhe ai i historisė, u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri theksoi se ky institute duhet tu thotė shqiptarėve tė vėrtetėn mbi historinė e tyre, pasi edhe sot e kėsaj dite ata e kanė tabu historinė e tyre. Gjithashtu kryeministri u shpreh se eshtė e domosdoshme qė kėtij instituti ti kėrkohet tė bėjė historinė jashte tendencioziteteve ideologjike.
    Ndėr Institucionet qė do tė krijohen Kryeministri veēoi vendimin pėr krijimin e Institutit tė Antropologjisė kulturore, i cili u shpreh kryeministri merr njė vlerė tė madhe. Duke vlerėsuar potencialin e jashtėzakonshėm tė studiuesve shqiptarė nė fusha tė tilla si ajo e gjuhėsisė, historisė, arkeologjisė, etj, Kryeministri shprehu besimin se kjo qendėr do ti japė njė shtytje tė madhe shkencave albanologjike tė vendit.

    Kryeministri theksoi se me funksionimin e kėtyre Instituve tė rėndėsishme do tė pakėsohet burokracia dhe do tė zhvillohet shkenca nėpėrmjet investimeve dhe financimeve pėr tė.

    Ndėr tė tjera, Kryeministri u shpreh:

    Pėrveē kėtij vendimi tė rėndėsishėm do tė thoja se nė kėtė mbledhje ne kemi edhe njė seri vendimesh tė tjera tė rėndėsishme, ndėr tė cilat unė do tė veēoja projektvendimet pėr reformėn e institucioneve kėrkimore. Pas njė punė te gjatė tė kujdeshshem dhe me pėrkushtim tė njė grupi tė gjerė studiuesish , pėrfaqėsues tė botės akademike shqiptare, Ministria e Arsimit ka sjellė kėto vendime me tė cilat shpreh bindjen mė tė madhe se shėnohet njė kthesė rrėnjėsore drejt shkėputjes nga njė alternativė sė cilės I ka kaluar koha, shkėputjes nga njė formė organzimi e shkenės dhe vendosjen e saj nė alternatiovėn perėndimore.

    Nė reformėn e institucioneve kėrkimore tė Akademisė sė shėqkėnacdeve ka patur vetėnm njė synim ,kryesor, fuqizimin , mbėshtetjn, pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė kėtyre institucioneve, vendosjen e tyre atyu kua ato sot qėndrojnė nė tė gjitha vendet perėndomore, shkeputjen e tyre nga platoforma burokratike, sovjetike.

    Nuk duhet tė mohojmė pėrpjekjet e stafeve tė gjerta akademike pėr tu shėkputur, por modeli ishte I vjeter, dhe pėr ata qė kanė punuar me modele, kėyto modele nuk zėvendėsohen duke ndryshuar, por duke vendosur njė mopdel tė ri. Nė qoftė se tenton tė arrish njė gjė tė re me njė model tė vjetrė, pėrsėrit tė shkuarėn. Krijohet prtanė universitetve .

    Mėsimėdhėnia dhe kėrkimi shkencor lidhen nė mėnyrė pėrfundimtare dhe organike. Univerisetet janė djepi ui gjenisė krijuese, I mendimit intelektual , I mendimit shkencor, pra nė pėrputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, krijohet qendra e studimeve albanologjike e cila pėrfshin pas vėrejtjeve dhe sugjerimeve qė kanė bėrė personalitet tė shquara kanė vendosur qė nė kėtė qendėr tė pėrfshihen didsa institute, innstituti I albanologjisė, institute I arkeologjisė, instituti I historisė dhe uroj qė ky institute tu thotė shqiptarėve tė vėreteėn mbi historinė etyre. Edhe sot e keėsaj dite shqiptarė e kanė tabu historinė e tyre. Ėshtė e domosdoshme qė kėtij institute ti kėrkohet tė bėjė historinė jashėt tendenciozitetve ideologjike etj. Mund tė jemi I vetmi komb qė ende nuk mund tė njohin historin ė etyre. Nė se diku muind tė mendohet se kjo nuk ka intereson, pėr tė mos thėnė ndonjė tjetrė se kjo na turpėron, sepse sigurisht po ti nxjerrėsh gjėrat jashėt kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqipatrė nuk kanė pse tė mos vlerėsojnė historrin ė etyre, arritjet , dėshtimet sukseset, disfatat, nė mėnyrė qėq ajo tė bėhet gjithnjė e mė shumė racionale.

    Njė institute tjetėr do te jetė institute i Antropologjisė kulturore, institute i kulturės popullore dhe arteve dhe kjo merr njė vkerė shumė tė madhe. Institui I Arkeologjisė ėshytėg njė tjetrė institucion I rėndėsishėm I kėsaj qendre, e cila do tė quhet qendra e studimeve albanologjike. Pra pakėsohet buroktracia, shtohet shkenca, shtohen investimet dhe financimet. Ne kemi njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, si nė fushėn e gjuhėsisė, historisė, arkeologjisė. Njė vend tė pasur me zona arkeologjike sa askusht tjetrė. Tė pasur nė kulturėn e tij dhe mjerisht jo tė ekspozuar sa duhet. Kam besim se kjo qendėr do tė shkėlqejė dhe do ti japė njė shtytje tė madhe shkencave albanologjike tė vendit, shkenca bazė tė kombit shqiptar.

    Do tė ngrihet instituti I Gjeoshkencave pranė institutit gjeoteknik tė Tiranės dhe ky pėrfshin njė seri departamentesh, instituttesh me njė rol shumė tė madh nė rritje. Disa prej kėtyte institucioneve kanė pėsuar njė rrudhje tė madhe. Sot hidrometerologjia pėrbėn njė nga pėrparėsitė e mėdha tė kėtij vendi, por ky institut nuk kryen dot pėr shkak tė mungesės sė fondeve, as detyrėn mė elementare tė monitorimit tė pasurisė sė parė tė kėtij vendi, tė ujrave. Unė dhash kėtė shembull, por probleme tė tilla muind tė kene edhe institucione tė tjera. Qeveria ėshtė e vendosur tu japė atyre tė gjithė buxhetin , tė gjithė mbėshtetjen , tė gjithė hapsirėn qė ato tė pėrmbushin msionin e tyre, nė mėnyrė qė ato tė krijojnė ligjėrisht hapsira tė reja tregu.

    Nė tė vėrtetė kjo reformė pėrbėn njė modernizim real tė universiteteve tona. Me kėtė reformė universitett tona ngjasojnė me shumė se kurrė me universitet e vendeve tė tjera perėndimore.

    Duhet tė konsiderojmė dhe tė rikonsiderojmė rritjen e buxhetit pėr kėrkime shkencore investimin nė ekselencan shqiptare. Njė fond ėshtė krjijuar, ky fornd do tė fuqizohet, njė fond I dytrė do tė krijohet pėr ekselencat jo vetėm nė botėn akademike, por ekeselencat nė administratėbn publike shqiptare, ndaj dhe ministria e arsimit duhet tė monitorojė sė bashku me Kėshillin e lartė tė arsimit, zbatimin e kėsaj reforme, tė shqyrtojė tė gjithė problematikėn dhe vėshtirėsitė qė mnund tė dalin nė zbatimin e saj , tė ndėrhyjmė dhe tė lehtėsojmė maksimalisht konsolidimin e saj. Kjo ėshtė njė reformna shumė e rėndėsishme pėr vendin, sepse ka tė bėjė me tė ardhmen e vendit, tė universiteteve, me tė ardhmen e zhvillimit tėrėsor tė Shqipėrisė. Ėshtė e domosdoshme qė nė procesin e integrimit tė mund tė shfrytėzohėn tė gjitha lehtėsirat qė siguron ky process pėr fuqizimin e kėrkimit shkencor. Kjo kėrkon antėrsimin nė nisma tė caktuara , kėrkon buxhetim tė kėtyre nismave , nė mėnyrė qė tė pėrfitohet maksimalisht prej tyre, por unė kam besimin qė Ministria e Arsimit, Ministria e Integrimit, do tė bashkėpunopjnė ngusht pėr suksesin e plotė tė kėsaj reforme.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne temen http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=84510 kam dhene mendimin tim, se sa pozitive eshte kjo nisme dhe te tjerat. Mbase krijimi i qendres ne fjale mund te jete teper pozitiv, por ne vend te krijimit te celulave te decentralizuara, ose me sakte te vecuara, kryeministri yne urdheron t'i bashkoje ne nje, duke ulur numrin e specialisteve dhe probabilitetin e suksesit neper kerkime. Megjithate, ky mbetet mendimi im; suksesi eshte per t'u pare e vleresuar.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    o shyqyr me ne fund,gjeja me me mend qe ka bere berisha qekur eshte dukur ne skenen shteterore shqiptare...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nuk e di por ketu mungojnė dy lemi te rendesishme, Antikiteti dhe studimet ilire,keshtuqe do perfshinte edhe trojet tjera shqiptare e mė gjėre...pse jo deri ne bosnje qe duhej te konsideroheshin si trashegimsi iliro-shqiptare.
    Kjo besoje se duhej te hyje ne degen e Arkeologjisė por duhej te jete si institucion i veqantė.

  5. #5
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    A din kush t'me tregon...

    keta experta qe bene kete propozim/miratim,a jane experta ne fushat shkencore,apo jan te zgjedhur nga "farefisi" i berishes?

    dhe,

    ne kete institucion,a do te perfshihen edhe akademike nga trevat tjera shqipetare dhe diaspora,apo eshte strikt per akademiket mbrenda kufirit?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24
    Mire, shum mire asht kjo, shpresojme qe "specialistet" e dijne te bajne pune skuadre, por mbetet me reformue te gjithe arsminin, sepse shqiptaret duhet edhe te mesojne edhe me e lexue objektivisht historine, jashte logjikes klanore...

    Opozita reagoi sikur te bahej fjale per rishikimin e disa figurave te saj historike? Teper reaksionare...
    Perkundrazi, mendoj se i ka ardhe koha rifutjes se filozofeve te ndaluem ne studimet shqiptare, Marksit e filozofeve te krahut te tij, por edhe shkrimtareve te angazhuem majtas si Brecht e kompani, sigurisht pa demagogji, dhe kjo do jete prova se reforma n'arsim nuk asht demagogji... Po flas per profesionistat e artit dhe filozofise, dihet. Shkrimet e Sekretareve do mbesin ne koshin e plehnave edhe do mijevjeēare derisa t'i zbulojne ndoj alien.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Cani : 24-08-2007 mė 17:12
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Editorial TEMA

    Pėrse nuk e kanė seriozisht historianėt politikė
    Nga Mero Baze

    Disa vite mė parė, kam takuar nė Nju-Jork njė historian tė ri kanadez, i cili ka shkruar njė libėr tė mrekullueshėm mbi Fan Nolin. Nuk dua t’ia pėrmend emrin, se libri ėshtė botuar nė Tiranė edhe nė shqip. Historiani i ri kanadez, i cili e kishte marrė me pasion jetėn e Fan Nolit dhe gjėrat e pathėna pėr tė, kishte mbetur i tronditur nga njė kolegu i tij shqiptar nė Tiranė, pėr tė cilin kishte njė mirėnjohje tė veēantė, se e kishte ndihmuar gjatė kohės qė i ishte dashur tė rrinte nė Tiranė pėr tė bėrė kėrkime pėr Nolin. Kur kishte marrė librin e pėrfunduar nė Tiranė, “fannolologu” i njohur shqiptar kishte shpėrthyer nga zemėrimi dhe gati e kishte kėrcėnuar historianin kanadez nė telefon. Shkaku ishte se historiani kanadez me rregullat profesionale tė historianit nuk e kishte cilėsuar 24 qershorin e 1924, revolucion demokratik, por pėrmbysje me dhunė tė pushtetit. Problemi ishte, se historiani kanadez nuk ishte tronditur nga kėrcėnimet e ish-kolegut tė tij nga Shqipėria, qė ia kishte kushtuar gjithė jetėn e tij “mėrgatės sė qyqeve”, por ishte shqetėsuar, pėrse ky njeri nė liri duhet ta quante ende revolucion demokratik njė revolucion normal qė pėrmbys me dhunė njė pushtet. Pak a shumė me tė njėjtėn egėrsi qė ishte ndeshur historiani kanadez para 6 vitesh, po ndeshet sot opinioni publik pas deklarimit tė njė nisme qeveritare pėr t`i hapur rrugė rishkruajtjes sė tė vėrtetave nė histori. Historianėt e vjetėr shqiptarė, qė janė pėrpjekur tė gdhendin historinė tonė nė funksion tė ideologjisė sė tyre, tani nuk janė tė shqetėsuar pėr historinė, por pėr rėnien e tabuve tė tyre, mbi tė cilat kanė ngritur simbolet e ideologjisė sė tyre. Mizore ėshtė se nė kėtė debat, i cili nuk duhet tė ishte politik, ka njė angazhim zyrtar politik pėr tė mos prekur asgjė nga historia e shkruar gjithė gėnjeshtra. Qeveria nuk ka dhėnė ndonjė direktivė sesi duhet tė shkruhet historia, kurse e majta po jep direktivė tė prerė tė mos preken gėnjeshtrat tabu qė mbajnė nė kėmbė ideologjinė e saj. Ky ėshtė njė ndryshim i madh qė shpjegon qartė, ku qėndron kriza e historiografisė shqiptare.

    Pėrse janė false tonet e historianėve politikė

    Pėr tė kuptuar sa fals ėshtė debati i tyre, krahasoni dy njerėz, Edi Ramėn si publicist dhe Edi Ramėn si kryetar i Partisė Socialiste. I pari ka shkrime brilante realiste pėr Luftėn Nacionalēlirimtare, pėr vėllavrasjen, pėr pėrdorimin e luftės si trampolinė pėr pushtet dhe pėr kinezėritė e veteranėve tė luftės qė u pėrdorėn si surrogate tė komunizmit. I dyti, Edi Rama, kryetar i PS, ėshtė njė politikan qė ngul kėmbė tek e kundėrta. Ai vesh kostum serioz ēdo 5 maj, ēdo 29 nėntor shkon te busti i Qemalit dhe Vojos dhe adhuron Myslym Pezėn.

    Pėr ta kuptuar sa fals ėshtė ky debat tek e majta, shikoni dy njerėz tė tjerė, Paskal Milon historian dhe Paskal Milon politikan. I pari ka tentuar tė jetė historian komunist dhe ka bėrė disa libra plot propagandė kundėr Bashkimit Evropian dhe OKB, ka botuar trakte ideologjike nė revistat e kulturės masovike popullore dhe e ka shpallur si heroizėm minimin e Kanalit tė Korfuzit. Paskal Milo i dytė, politikan, pas komunzimit ėshtė njė njeri normal. Ka shkuar nė biblioteka perėndimore, ka studiuar arkiva, ka bėrė shkrime serioze, bilé dhe ka tentuar tė tallet me ata qė shkojnė pas Enver Hoxhės nė Pezė.

    Por, mė interesant nga njerėzit e dyshuar politikisht qė ēirren pėr historinė mbetet Pėllumb Xhufi. Ky ėshtė njė historian normal i Mesjetės nė Shqipėri dhe si historian ėshtė pėrpjekur tė bėjė aq sa lejohej pėr historinė e Shqipėrisė, megjithėse, duke tentuar ta ndajė historinė e kėtij vendi nga Perandoria Osmane, na ka paraqitur historinė e Shqipėrisė, si histori tė rezistencės fiskale ndaj perėndorisė turke. Nė tė vėrtetė, historia jonė reale janė vlerat qė kemi prodhuar brenda Perėndorisė Otomane dhe jo malėsorėt qė nuk kanė dashur tė paguajnė taksa apo tė ikin ushtarė. Sidoqoftė, Pėllumb Xhufi i dytė, ky politikani, nuk ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė histori, por pėr historinė qė lidhet me komunizmin, tė cilin ai nuk ka patur guxim dhe sot e kėsaj dite ta shkruajė si duhet. Nuk ka patur guximin dhe kurajėn tė shkruajė historinė e stėrgjyshit tė vajzės sė tij, tė cilin e vrau Enver Hoxha pėr t`u ngjitur nė pushtet dhe si shpėrblim mbajti pas vetes nipin jetim, Luan Omari, vjehrrin e Pėllumb Xhufit. Njė politikan qė nuk shkruan dot historinė e gjysmės sė familjes sė tij, nuk mund tė hapė as gojėn e jo tė ngrejė zėrin pėr ata qė duan tė shkruajnė tė vėrtetat e historisė.

    Pėr politikanėt e tjerė qė kanė folur pėr kėtė ēėshtje nga e majta, s’dua tė flas, se janė tė pafajshėm dhe nuk kanė lexuar ndonjė libėr.

    Ēfarė librash historie lexojmė?

    Piro Misha ėshtė padyshim njė nga intelektualėt e majtė mė tė spikatur tė Shqipėrisė, por dhe njė nga botuesit tanė tė njohur. Ai ka botuar sė paku dy libra, qė hedhin poshtė gjithė kėtė zhurmė dhe mjaftojnė tė kthehen nė teste zyrtare tė historiografisė sonė, ose sė paku nė kornizė zyrtare. Ai ka botuar kujtimet brilante tė Eqerem Vlorės dhe librin e Fisherit pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri. Kėta dy libra mbulojnė gati gjysmėn e periudhės sė debatueshme tė Shqipėrisė. Po tė lexosh Eqerem Vlorėn, i cili nuk ka pasur as zakonin dhe as detyrimin tė gėnjejė pėr arsye politike, se e ka shkruar ditarin nė fund tė jetės sė vet, e shikon se heroi i parė shqiptar pas pavarėsisė nuk ėshtė Haxhi Qamili, njė bandit ordiner gjysmė i ēmendur i Shqipėrisė sė Mesme, qė me anadollakllėkun e vet bėri vetėm masakra. Prej tij mėson se historia e atyre viteve nuk ėshtė histori e Haxhi Qamilit, por histori e elitės shqiptare tė dalė nga Perandoria Otomane qė pėrpiqej tė hidhte themelet e shtetit tė ri shqiptar. Po tė lexosh atė, e kupton se nė luftėn e Vlorės ka pasur njė shtet shqiptar qė ka luftuar seriozisht, por dhe ka bėrė marrėveshje po aq seriozisht me italianėt dhe nuk ka qenė njė kaēak nga Salaria qė ka shkuar pėr kuverta dhe qė ne e kemi bėrė hero kombėtar. Selam Musai nuk ėshtė as personazh dhe as luftėtar i luftės sė Vlorės pėr gjithkėnd qė ka qenė nė luftėn e Vlorės dhe ka shkruar kujtimet.

    Ai ėshtė njė i vrarė qė ėshtė gjendur aty pėr punėt e veta dhe shumė pak ose aspak pėr qėllimin, me tė cilin historiografia jonė e ka bėrė hero. Po ashtu, historia e parlamentarizmit shqiptar tė viteve `20 nuk ėshtė histori tė mirėsh dhe tė kėqinjsh, por ėshtė histori tipike shqiptarėsh me kurthe, puēe, grushte shteti, marrje peng, atentate, siē ėshtė historia jonė normale. As Bajram Curri dhe as Ahmet Zogu nuk janė tė kėqinj, as Avni Rustemi dhe as Ali Bej Kėlcyra nuk janė tė ndarė nė bejlerė dhe tė varfėr. Ata janė gjithēka ne kishim nė vitet `20 dhe po t`i shohėsh me kujdes, janė mė tė mirė se kėta qė kemi nė vitet 2000.

    Pėr tė mos ikur nga botuesi Piro Misha dhe nga intelektuali i majtė Piro Misha, do tė desha tė citoja librin e Fisherit pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri dhe realizmin, me tė cilin ai pėrshkruan skenat e luftės dhe raportet mes kampeve politike shqiptare. Unė jam vetėm konsumues i historisė dhe nuk jam historian, por nuk do tė lejoja asnjė ditė tim bir, qoftė dhe ta prekte me dorė tekstin e pėshtirė tė historisė sė Shqipėrisė qė ai mėson nė shkollė, ku Ahmet Zogu quhet satrap, Enver Hoxha komandat legjendar dhe Vasil Laēi hero kombėtar. Kėto perversitete i mban nė kėmbė vetėm njė politikė qė kėrkon tė ruajė monopolin qė ka vendosur njė pjesė e indoktrinuar e shoqėrisė, historiografia komuniste. Jam i bindur se politikanėt e majtė shqiptarė nuk lexojnė mė as vetė paēavuret e shkruara pėr historinė e shtetit shqiptar nga vetė ata ose shokė tė tyre. Ata vetė po i shkollojnė fėmijėt nė perėndim dhe po vetė pėrpiqen tė kuptojnė ēfarė ka ndodhur. Zhurmėn e kanė nga keqkuptimi, se populli ynė ėshtė injorant dhe e nuk e kupton se ēdo tė thotė tė vazhdosh ta gėnjesh nė vitin 2007. Ėshtė njė turp qė nuk besoj se ka ndodhur nė ndonjė vend tjetėr, ku nė fillim tė shekullit tė 21, t’i detyrosh qytetarėt e tu tė mos mėsojnė tė vėrtetėn e historisė sė tyre. Nuk e kam pyetur Piro Mishėn, por jam i sigurt se librat e tij i blejnė dhe i lexojnė gjithė historianėt politikė tė sė majtės qė po ngrejnė zėrin dhe me me siguri qė i lavdėrojnė ata libra. Por publikisht duan tė na bėjnė budallenj.

    Shembuj pėrmbyllės

    Njė gazetar i ri, Kastriot Dervishi, ka botuar njė libėr tė plotė me dokumente mbi historinė e shtetit shqiptar. Nuk ėshtė ndonjė punė shumė shkencore, por thjesht profesionale nga pikėpamja gazetareske. Ka marrė skeletin e shtetit dhe e ka plotėsuar qė nga 1912 deri mė 2005. Ėshtė plotėsuar me informacion publik. Akademia jonė e Shkencave ka 40 vjet qė nuk e ka bėrė kėtė libėr. Ata pleq mund t’i mbash gjallė dhe 40 vjet tė tjera dhe mos ta shkruajnė atė libėr, mos tė shkruajnė kush ka qenė ministėr dhe kush ka qenė kryeministėr nga 1912 deri mė 2007. Nuk e shkruajnė, se ata e urrejnė politikisht njė pjesė tė kėsaj historie. Kastriot Dervishi e ka shkruar thjesht dhe pa pretendime shkencore. Ka gėrmuar ndonjė vit nė Arkivėn e Shtetit dhe i ka bėrė njė dhuratė tė madhe shkencės historike shqiptare. Kastriotin nuk e njeh njeri. Dhe unė qė po shkruaj pėr tė nuk e kam takuar ndonjėherė. Vetėm i kam lexuar librin dhe jam impresionuar nga tė vėrtetat e dokumentuara. Kastrioti nuk ka gradė shkencore, as do tė bėhet akademik dhe as nuk po merr pjesė nė kėtė zhurmė perverse tė historianėve politikė tė sė majtės qė po ulėrijnė, sikur po iu prishin kioskat pa leje. Por, nėse kėta pleq qė s’duan tė ikin nga kjo botė para gėnjeshtrave tė tyre, ngulin kėmbė se janė akademikė, unė do votoja qė tė mos kishim Akademi zyrtare Shkencash, por tė kishim akademi konkurrente dhe tė shikonim kush do tė mbetej nė histori, gėnjeshtrat e tyre apo tė vėrtetat qė janė nė dritė tė diellit.

    Ajo ēfarė ėshtė thelbi i gjithė kėtij debati, ka tė bėjė me hipokrizinė e historianėve politikė tė sė majtės pėr tė mbrojtur politikisht gėnjeshtrat e historiografisė komuniste, qė ka bėrė qesharake shumė segmente tė historisė sonė. Pėr kėtė arsye nuk duhet me u marrė shumė me zhurmėn e tyre, por me aftėsinė e qeverisė pėr tė mbėshtetur financiarisht historianė shqiptarė dhe tė huaj, albanologė dhe ekspertė tė historiografisė shqiptare qė tė shkohet drejt njė standardi real tė historiografisė.

    Shumė shqiptarė pėrfshi dhe pleqtė tanė tė Akademisė nuk kanė mundur t’i japin kombit shqiptar dhe historiografisė botėrore njė libėr pėr Kosovėn si ai qė ka shkruar historiani i shquar anglez Noel Malkolm. Ai libėr i shkruar nė vitin 1998, shpėtoi Kosovėn dhe u bė guidė e mendimit politik ndėrkombėtar qė ēoi nė bombardimet e NATO-s. Ky historian anglez qė na ka bėrė kėtė kryevepėr nuk ėshtė vlerėsuar kurrė prej nesh dhe pėr fatin tonė tė mirė, ai e merr kėtė si njė gjest tonin pėr tė mos e rėnduar profesionalisht. Nė fakt, ne nuk e kemi vlerėsuar, se nuk dimė tė vlerėsojmė tė vėrtetat, por vetėm gėnjeshtrat tona. Nėse ai atė libėr nuk do ta shkruante me aq realizėm, por do t`iu binte borive serbe pėr Kosovėn, serbėt mund ta kishin bėrė Noelin miliarder. Ne as librin s’ia kemi blerė. Ne as si tekst zyrtar pėr Kosovėn nuk e kemi marrė. Bill Klintoni ka shkruar se, kur ka lexuar librin e tij pėr Bosnjėn, ka kuptuar sesa vonė i ka rėnė nė dorė ai libėr. Ne duhet tė kuptojmė sė paku, sa vonė po kujtohemi pėr tė zbuluar tė vėrtetat tona. Ata qė duan tė mbrojnė politikisht gėnjeshtrat, le ta bėjnė. Le tė kenė dhe ata simbolet e tyre false, historinė false dhe ideologjinė e tyre false. Vetėm se nuk mund tė jetojnė me dy kute, duke ushqyer injorancėn me gėnjeshtra dhe fėmijėt e tyre dhe vetė ata tė jetojnė me njė histori tjetėr qė iu vjen turp ta thonė publikisht.
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Skandali i rradhes i qeverise Berisha.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Berisha po mbyt shkencen ne Shqiperi. Une kam rastisur vete ne nje projekt-propozim, te cilin jo vetem qe nuk e perfilli (me ate kokefortesine e tij prej mushke), por as nuk lejoi keshilltaret e tij ekonomike te merreshin. Une them se i ngjan te atit - Enverit - nga pikepamja e karakteristikave diktatoriale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 25-08-2007 mė 08:31
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Berisha po mbyt shkencen ne Shqipni

    Po cilen shkence po mbyt bre mixhe, ku ma ke shkencen ne Shqipni, me ato akademiket e tipit rreth masonik qe s'kane shkrue as edhe nji kokerr libri ne jeten e vet. Ata e zhduken shkencen nga faqja e dheut shqiptar. Qeveria aktuale, per te cilen mund te kem rezerva te shumllojshme, prape ka nji nivel te kenaqshem arsimor, ma te nalte se ndoca qeveri te maparshme.
    Kurse shkencen e bajne shkencetaret, e Berisha thjesht miraton nji vendim.
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Miratohet marėveshja pėr aeroportin Nėnė Tereza me firmėn gjermane
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 06:34
  3. Miratohet studimi urbanistik i qendrės sė Vlorės
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2004, 03:29
  4. Gjendja e rinise shqiptare ne Shqiperi
    Nga blerinarina nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 12:27
  5. Miratohet Kushtetuta e parė e Evropės
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •