Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Pershendetje Shkupi
    Ne fillim dua te te them se prania e nje diktatori ne Shqiperi nuk do te thote se Shqiperia nuk ishte shtet por ishte shtet diktatorial.
    Edhe Stalini apo Hitleri ishin diktatore por kjo nuk do te thote se BS apo Gjermania nuk ishin shtete.
    Jam dakord me ty qe Shqiperia ka qene e varfer ne kohen e diktatorit,por nuk duhet te harrojme qe ne 1945 Shqiperia ishte vendi me i varfer ne Evrope,me nje sistem feudal(ti duhet ta dish qe ne evrope kapitalizmi kishte kohe qe kish filluar)me nje prapambetje shekullore me zakone prapanike,me gjakmarrje qe sot ne Shqiperi po shkaktojne viktima te pafajshme, me nje analfabetizem gati total.Nje vend pa nje hekurudhe pa nje uzine pa nje fabrike.Nje vend qe qe kur u krijua (ne fakt e krijuan te tjeret) nuk ruante dot kufijte e tij po qe gjithmone ishte shkelur nga cizmja e te huajit.
    Populli kerkonte ndryshim dhe situaten e moren komunistet(por duhet te dish se populli nuk e dinte c`ishte komunizmi) te cilet premtuan ndryshim te gjendjes dhe me punen e sakrificat e popullit tone(qe per fatin tone te keq ne sot ja kemi mohuar dhe turp) gjendja ne shume drejtime ndryshoi.
    Ti flet sikur Shqiperia te kishte qene lule dhe diktatura e beri me keq.Po te jap nje shembull i cili eshte ne fakt edhe per te qeshur se kur erdhi traktori per here te pare ne Shqiperi fshataret i jepnin bar per te ngrene se kujtonin se traktori ishte kale apo lope.
    Se sa e degjeneruar eshte familja shqiptare tani nuk besoj se ka qene atehere sa tani ka shume cifte qe jane martuar dhe djali e con vajzen per te prostituuar. Sa per pasiguri po te them se sot ne Shqiperi jane dhe po grabiten nga maskat shume autobuse dhe persona. Ku eshte siguria???? Ne diktature kjo nuk ndodhte.
    Sa per denimet politike ketu ke plot te drejte qe e shan sepse u godit mendimi i lire.
    Sa per fene gabim qe u godit, por ketu ne forum diskutohet feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe jo islami e krishterimi dhe ka shume tipa qe per fe po bastardojne historine shqiptare dhe po hedhin balte mbi shume figura kombetare.
    Ti thua u zhduken ndjenjat kombetare, por ne ate kohe ato shperthyen si kurre ndonjehere dhe shqiptaret ishin krenare qe ishin shqiptare per kete flet zhvillimi i historise, arkeologjise muzeumet e shumta qe u ngriten jo vetem ne qytete por dhe ne fshatra,kurse sot muzeumet jane shkaterruar ,vjedhur dhe kjo si pasoje e uljes se vetedijes kombetare dhe mentalitetit te sotem shqiptar.Dhe nje shembull tjeter sot aq keq jemi katandisur sa e kemi per turp qe te jemi shqiptare.(shih pak realitetin)
    Sot Shqiperia eshte kthyer ne prone e grekut italianit dhe fati i saj vendoset ne Athine Rome apo ku di une kurse atehere megjithe ndikimin e BS vendimet vinin nga Tirana.
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  2. #12
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ti Taulant,
    Me dukesh "kale troje" ne kete forum. Ne te gjitha shkrimet e tua ty synon denigrimin e shqiptareve duke shkruar pallavra (traktorit i dhane bar te haje) qe si beson as bufi.

    Ti me dukesh se je me kombesi te dyshimte, mundesia me e madhe te jesh grek. ( mbase je ai qe ne forumin e pare quhesh i thjeshti) ishalla gabohem.
    Te lutem hiq dore nga keto lloj shkrimesh se nuk kemi nevoje per to.
    Faleminderit
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ketu puna nuk eshte ti thuhet kujt se kush eshte,dhe nqs eshte i cferdoqofte,eshte i nderuar dhe i mirepritur.

    Une do te thosha,se periudha e lavdishme e mbrashtesise shqiptare nuk duhet te krahasohet me ato periudha,qe vijne pas nderrimit te nje sistemi.Kjo eshte e pandershme.
    Vertete qe bolshevizmi shqiptar u dha dicka shqiptarve,qe u mungonte me pare,hyrja ne nje faze te re kohore,kalimi nga feudalizmi etj.POR fatkeqsia qendron se si nje transformator,shqiptaret paten transformatorin me injorant,me te eger,me antinjerezor te kesaj kohe.Ai transformator vrau potencialin shqiptar ne aspektin kombetar,kulturor e shume shume me gjere dhe jo vetem kaq por u be trualli i vetem per kultivimin e ketij shqiptari qe kemi sot,ne aspektin negativ te tij.
    Si i tille,komunizmi mbeti,ne aspektin kombetar,shume me i prapambetur se feudalizmi i mbretit Zog,qe une e shoh personalisht(nuk jam zogist)si dukuria me pozitive e shqiperise pas 1912-tes.E drejta e personit dhe liria ishin me te medha,dhe te mos harrohet,se ishte ne rruge avancimi.
    Mendohuni njehere,sikur pas 45-ses te kishin fituar ndonje force pro perendimore,se ku do te ishte Shqiperia sot!
    Ne i kishim keto mundesi,por komunizmi e vrau,masakroi kete potencial.

    Une mendoj ende,sic kam thene me pare,se problemi me i rendesishem ne te sotshmen shqiptare eshte" cberja" e njeriut
    te ri,perdhunimit te karakterit te shqiptarit,qe iu be nga ai sistem,dhe veshja e tij me tipare nacionaliste e morale bashkekohore "perndimore" e tradicionale shqiptare.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Shqiperia ende vetem si 'shprehje gjeografike'

    Shqiperia ende duket si nje 'shprehje gjeografike' vetem si korube gjeo-politike e hartes se Helsinkut!

    Shqiperia duhet te ndryshoje, me koordinimin e te gjitha forcave atdhetare shqiptare, qe te jete trolli shqiptar!

  5. #15
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    persekutim

    O Iceberg ,ēa ke me "te thjeshtin" mer lal?
    E ke kap keq me te.

    Po te them se "i thjeshti" ka shkruajtur me siper.

    Por ti nuk arrite t'a shquash dot.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Iceberg nuk e di kush eshte i thjeshti dhe as qe dua tia di dhe te lutem mos aludo.
    Me thua hiq dore nga keto mendime ti ke te drejte ta kundershtosh tjetrin po jo ama ta fyesh duke e quajtur grek apo ku di une dhe mos mendo se vetem ti e do Shqiperine kurse ne te tjeret jemi renegate sepse themi te verteten e cila per fat te keq eshte e hidhur. Lere egoizmin po degjo edhe mendimet e tjetrit.
    Ti jeton ne Britani me drita uje 24 ore dhe flet per nacionalizem,po po te ishe ne Shqiperi me siguri do thoshe " te ikim nga ky vend se nuk rrihet" ashtu sic thone dhe shume te tjere. Dua te te them se te gjithe te rinjte duan te ikin nga ai vend
    dhe shpresa e tyre eshte kurbeti. Mos valle ata qe kane ikur dhe qe po vazhdojne te ikin nuk e duan vendin? E duan po c`te bejne duan te hane dhe te jetojne te sigurt pa u merakosur se dikush do ti vrase do ti lere pa uje pa drita.Kurse ne rrime ketu ne perendim dhe flasim per nacionalizem.Ne jemi pseudopatriote qe dime vetem te flasim te shajme por kur vjen puna per vepra heshtim. Keto 10 vjetet e fundit populli yne eshte tradhetuar nga politikanet eshte denigruar dhe zhgenjyer prej tyre. Niveli i korrupsionit,krimit te organizuar mafias trafikimit te femrave droges femijeve ka arritur kulmin.Mos valle kjo eshte demokracia?
    Ky eshte shteti qe shpresuan shqiptaret?
    Nese keta shqiptare qe jane sot te kishin gjysmen e idealeve, te nacionalizmit te ndergjegjes se shqiptareve te 45 Shqiperia nuk do ishte keshtu sic eshte sot. Ti Iceberg je student ne perendim dhe mbase kur te mbarosh me siguri do rrish aty ku je(nese je nacionalist duhet te kthehesh) megjithate edhe nese kthehesh dije se do punosh me te korruptuarit do kesh ne krye injorantet dhe ke per tu zhgenjyer ashtu sic jane zhgenjyer shume nga shoket e tu.
    Sa per denigrimin qe po ju bej une shqiptareve kjo nuk eshte e vertete.Ata e kane denigruar vete veten.
    Nuk e di ne cilin qytet te Anglise je po nese ke degjuar ne Londer shqiptaret zene vendin e pare per prostitucion.
    Nga 40 vrasje qe u bene ne Londer 10 ishin kryer nga shqiptaret.
    Edhe une jam nacionalist si ty por ama kur bisedova me nje italian dhe po beja nacionalistin keshtu si ty ai me tha "Po te ishin kaq nacionaliste shqiptaret rrinin dhe ndertonin vendin e tyre dhe nuk sillnin grate e bashkepatriotet e tyre per te prostituuar"(ne itali ke 40000 vajza shqiptare dhe nderi tyre eshte perdhosur nga vete shqiptaret).
    Nuk dija c`pergjigje ti ktheja dhe ula koken. Mbase ti Iceberg
    mund te japesh ndonje pergjigje nese e ke.
    Sa per Klodin dua te them qe une nuk e dua diktaturen,por ama mos bejme te zeze edhe ate qe ka qene e bardhe. Shume plage
    qe jane hapur sot nuk kane egsistuar atehere. Sa per Zogun albasouli ka vendosur vargjet e Migjenit nese ke kohe lexoji se jane shkruar ne kohen e Zogut i cili erdhi ne pushtet nga serbi(nese je patriot duhet te reflektosh) dhe i dha atij Shen Naumin dhe nje pjese te Vermoshit( tradheti me te larte nuk mund te gjesh). Vrau e preu patriotet si Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina
    Bajram Curri. Avni Rustemi, Riza Cerova etj etj. Ne kohen e tij Shqiperia u be protektorat italian e ushtria kontrollohej prej tyre pasurite e vendit shkonin ne favor te fashisteve italiane dhe kur Shqiperia ishte ne pragun e pushtimit e populli i Tiranes kerkonte arme Zogu futi xhandarmerine qe i shperndau.
    Me nderime
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e pirati
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    7

    Thumbs down Apstenoj!

    Nuk di vertet nese eshte apo jo shtet i pavarur sepse ne te vertet ka shume troje shqiptare jashte kufijve dhe kjo me ben te them se jemi akoma te pushtuar!Por mendoj se artikulli eshte me shume politike ... dhe nuk me pelqen te merrem me politike !
    Nese mendoj se Shqiperia fatkeqesisht eshte i varur nga shtete te tjera me te medha per arsye ekonomike gje qe mua nuk pelqen aspak!:a
    :^engjello olimpys the lamer! :^engjell1

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Or ti lum miku,me emrin Taulant!
    More por me gjithe mend se cke nje lloj tendence per ta zbutur shtypjen e 45-ses dhe ,sic tha njeri ne forum,do ta lash ate me ate...
    Une nuk thashe qe Zogu eshte shenjt,por mbase ta krahasosh ate diabetistin me vese antiburnore edhe mund te quhet!

    Ti po na tregon forumin,po a e ke lexu' po n'forum torturat CNJEREZORE,QE MASKARAI i Gjirokastres ka ushtruar mbi shqiptare.....?Se dhe vetem ti lexosh,e kupton se cdo te thote EGERSI,qe dhe armiku me i eger antishqiptar zor se ka arrite me i kry'.
    Dhe ketu m'kujtohet thania e nje te ish-burgosuri se edhe Hitleri i ka trajtuar cifutet ma mire ne kampe perqendrimi,se bastardi gjirokastrit te burgosurit shqiptare.
    DHE ME GJERE SIC THASHE,AI KRIJOI KETE FUNDERRINE SHQIPTARE,DUKE MASAKRU' POTENCIALIN INTELEKTUAL,MORAL TE KETIJ KOMBI.

    U NGREJTEN HALET,E U ULEN MALET!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    O ti lum miku me emrin Klod
    Po ta kishe lexuar me kujdes ate qe une kisha shkruar nuk do flisje keshtu.
    Me gjej nje fjale ku une kam thene mire ka bere qe ka vrare e ka prere e ka toruruar por kam thene "nuk e dua diktaturen"
    por nuk mund te hedh poshte punen mundin djersen sakrificat gjakun e nje populli te tere vetem me preteksin se ka qene diktature.Eshte absurde.
    U NGRITEN PLEHRAT
    NGA FUNDI I TOKES
    U NGRITEN KEMBET
    TI BIEN KOKES
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    SHOKU TAULANT!

    TE M'FALESH,QE UNE,KEMBA,I RASHE KREUT QE TI KE.

    .........MEGJITHATE E KE ME PARLAMENT TE DREJTEN ME QENE ENVERIST,QOFTE DHE I FSHEHET.

    ME RESPEKT,TE PARLAMENTIT E JO......

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •