Pershendetje Shkupi
Ne fillim dua te te them se prania e nje diktatori ne Shqiperi nuk do te thote se Shqiperia nuk ishte shtet por ishte shtet diktatorial.
Edhe Stalini apo Hitleri ishin diktatore por kjo nuk do te thote se BS apo Gjermania nuk ishin shtete.
Jam dakord me ty qe Shqiperia ka qene e varfer ne kohen e diktatorit,por nuk duhet te harrojme qe ne 1945 Shqiperia ishte vendi me i varfer ne Evrope,me nje sistem feudal(ti duhet ta dish qe ne evrope kapitalizmi kishte kohe qe kish filluar)me nje prapambetje shekullore me zakone prapanike,me gjakmarrje qe sot ne Shqiperi po shkaktojne viktima te pafajshme, me nje analfabetizem gati total.Nje vend pa nje hekurudhe pa nje uzine pa nje fabrike.Nje vend qe qe kur u krijua (ne fakt e krijuan te tjeret) nuk ruante dot kufijte e tij po qe gjithmone ishte shkelur nga cizmja e te huajit.
Populli kerkonte ndryshim dhe situaten e moren komunistet(por duhet te dish se populli nuk e dinte c`ishte komunizmi) te cilet premtuan ndryshim te gjendjes dhe me punen e sakrificat e popullit tone(qe per fatin tone te keq ne sot ja kemi mohuar dhe turp) gjendja ne shume drejtime ndryshoi.
Ti flet sikur Shqiperia te kishte qene lule dhe diktatura e beri me keq.Po te jap nje shembull i cili eshte ne fakt edhe per te qeshur se kur erdhi traktori per here te pare ne Shqiperi fshataret i jepnin bar per te ngrene se kujtonin se traktori ishte kale apo lope.
Se sa e degjeneruar eshte familja shqiptare tani nuk besoj se ka qene atehere sa tani ka shume cifte qe jane martuar dhe djali e con vajzen per te prostituuar. Sa per pasiguri po te them se sot ne Shqiperi jane dhe po grabiten nga maskat shume autobuse dhe persona. Ku eshte siguria???? Ne diktature kjo nuk ndodhte.
Sa per denimet politike ketu ke plot te drejte qe e shan sepse u godit mendimi i lire.
Sa per fene gabim qe u godit, por ketu ne forum diskutohet feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe jo islami e krishterimi dhe ka shume tipa qe per fe po bastardojne historine shqiptare dhe po hedhin balte mbi shume figura kombetare.
Ti thua u zhduken ndjenjat kombetare, por ne ate kohe ato shperthyen si kurre ndonjehere dhe shqiptaret ishin krenare qe ishin shqiptare per kete flet zhvillimi i historise, arkeologjise muzeumet e shumta qe u ngriten jo vetem ne qytete por dhe ne fshatra,kurse sot muzeumet jane shkaterruar ,vjedhur dhe kjo si pasoje e uljes se vetedijes kombetare dhe mentalitetit te sotem shqiptar.Dhe nje shembull tjeter sot aq keq jemi katandisur sa e kemi per turp qe te jemi shqiptare.(shih pak realitetin)
Sot Shqiperia eshte kthyer ne prone e grekut italianit dhe fati i saj vendoset ne Athine Rome apo ku di une kurse atehere megjithe ndikimin e BS vendimet vinin nga Tirana.
Krijoni Kontakt