Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Zbulohen gjurmë të Durrësit nën tërmet

    Zbulohen gjurmë të Durrësit nën tërmet

    Llambi Kallço
    04-08-2007
    Ekspedita italo-shqiptare e cila zhvilloi fushatën e katërt të gërmimeve në amfitetarin romak të Durrësit, ka prezantuar dje rezultatet e gërmimeve të drejtuara nga misioni arkeologjik i Universitetit të Parmës dhe nga Insituti Arkeologjik i Tiranës në bashkëpunim dhe me Insitutin e Monumenteve të Kulturës. Sipas kryetares së ekspeditës Sara Santoro, nga gërmimet në amfiteatër kanë dalë në dritë pamje dramatike të pasojave të tërmetit të vitit 1273 që shkatërroi qytetin dhe nga i cili gjetën vdekjen qindra banorë. Një gjendje jo të zakontë emocionale ka krijuar zbulimi i katër viktimave (një burrë, një grua, një fëmijë dhe një i ri) mes rrënojave të pallatit të bukur i cili ishte ndërtuar në fillim të shekullit të 12-të në pjesën jugore të amfiteatrit të rrënuar. Poshtë kësaj ndërtese kanë dalë në dritë mure të tjera që i përkasin godinave po të kësaj kohe dhe po në pjesën jugore të objektit. Santoro shprehet se poshtë kësaj ndërtese kanë dalë mure të tjera që i përkasin godinave të mëparëshme të shekullit 10-11, ndërsa në harqet dhe në shkallët janë zbuluar disa varre të shekullit të 5-të pas Krishtit me skelete dhe me simbole kristiane.

    "Në këtë mënyrë, shprehet Santoro, "po sqarohet historia shekullore që e transformoi këtë monument të madh në lagje të qytetit të Bizantit, duke kaluar më parë në një fazë braktisje dhe shfrytëzimi si varrezë dhe për qëllime fetare dhe më pas për një ripërdorim me funksione banimi apo tregëtare brenda rrethit të mureve të qytetit." Sipas drejtorit të Departamentit të Arkeologjisë në Durrës, Afrim Hoti, në këtë mjedis është gjetur shumë material qeramike i cili po studiohet nga arkeologët shqiptarë. Bëhet fjalë për monedha dhe metale, mes të cilave një varëse e viktimës së tërmetit, në një kohë që mbi kockat njerëzore apo të kafshëve po kryhen testime shumë të thelluara për të pasur informacione mbi ushqimin dhe mbi gjendjen shëndetësore të banorëve të lashtë të Durrësit. Këto hetime ju janë besuar ekipeve italiane me famë botërore të cilat kanë zëvendësuar njëra-tjetrën gjatë gërmimeve. Gjatë kësaj ekspedite janë përdorur teknikat më të përparuara të kërkimeve dhe dokumentacioni është tashmë plotësisht i informatizuar. Mikrogravimetria, gjeosizmika, gjeoradari, termoluminishenca e qeramikës dhe xhamit, datimet me radiocarbon, analiza e izotopeve të kockave, hetimet petrografike, gjeoarkeologjike, fotoplanet dhe rikonstruksioni tridimensional i realizuar në 6 javë kërkime, të cilat do të përpunohen gjatë stinës së dimrit dhe do të japin informacione të reja dhe të panumurta mbi këtë monument të madh dhe me vlera të jashëzakonshme.

    Gërmimet e këtij viti janë financuar nga Qeveria Italiane, nga Universiteti i Parmës, nga UNDP ART GOLD dhe janë mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë.

  2. #2
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Një zbulim i ri arkeologjik në Butrint

    Misioni Arkeologjik Shqiptar rikthen Neritan Cekën te Arkeologjia

    Zbulohet një banjë gjigande romake në Butrint

    Një kompleks gjigand banjash romake që shtrihet në një hapësirë afro 2000 metra katrorë, është 'zbulimi' më i fundit në Butrint. Ky përfundim ka dalë nga gërmimet e fundit në zonën pranë Bazilikës së madhe që u realizuan në ekspeditën afro një mujore, e para ekspeditë arkeologjike shqiptare që pas viteve '90 në Butrint.

    Admirina Peçi

    Kjo ekspeditë arkeologjike e riktheu dhe një herë te pasioni i vjetër arkeologun e njohur prof. Neritan Cekën. Bëhet e ditur se zbulimet nga këto gërmime, janë mjaft interesante si për Qytetin Antik, ashtu edhe për periudhën klasike. Kjo ekspeditë që nisi në muajin gusht, ndërmori një sërë gërmimesh pikërisht në zonën e Agorasë dhe Forumit Romak.
    Në këtë zonë, gërmimet e para janë ndërmarrë nga Ugolini në fund të viteve '20 e fillim të viteve '30. Por me sa duket nga arkivat që ka lënë Misioni Italian, mendohet se arkeologu italian nuk e kuptoi që e gjithë ndërtesa e madhe ishte një kompleks termash gjigante. Për këtë arsye, prof.Ceka mendon se zbulimi i kësaj zone mund të sjellë të reja shumë interesante për periudhën e shek. të II p.k e deri në atë të shek. VI p.k, periudhë kjo e mbushur me ndryshime shumë të mëdha në Historinë e Mesdheut. Të rejat që mund të dalin nga këto gërmime, do të kontribuojnë në të kuptuarit më mirë mbi rolin e qyteteve bregdetare të Epirit dhe Ilirisë me pjesën tjetër të Perandorisë Romake. Ekspedita u financuar nga të ardhurat e Parkut Kombëtar të Butrintit, të ardhura këto që sigurohen nga shitja e biletave si dhe nga donatorët, të cilët kanë interes për të mbështetur projekte të tilla. Drejtori i Parkut të Butrintit Auron Tare, i cili tregon për Gazetën shumë detaje nga gërmimet dhe zbulimet e kësaj ekspedite, përmend si një mbështetës të veçantë "Vodafone Foundation", i cili veç kësaj ekspedite, ka financuar disa prej studentëve dhe specialistëve shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë në shkollën verore të antropologjisë në muajin maj. "Në këtë donacion përfshihen edhe një sërë publikimesh promocionale për Parkun e Butrintit, por edhe publikimi i rezultateve të ekspeditës Arkeologjike Shqiptare",- thotë Tare. Sapo është mbyllur një ekspeditë arkeologjike mjaft e rëndësishme në Butrint, e drejtuar nga ekspertë shqiptarë. Në gërmimin e ekspeditës shqiptare të drejtuar nga profesor Neritan Ceka, morën pjesë studentë shqiptarë të diplomuar në arkeologji, por dhe një numër vullnetarësh të huaj, të ardhur enkas për këtë ekspeditë në Butrint. Gjatë dimrit, Parku Kombëtar i Butrintit nëpërmjet një publikimi shumë serioz në Amerikë të quajtur "American Journal of Archaeology", botoi të dhëna mbi këtë ekspeditë dhe si rrjedhim pati një interes shumë të madh për pjesëmarrje në të. Konceptimi i kësaj ekspedite arkeologjike është bërë në mënyrë të tillë, që drejtimi i saj të jetë nga ekspertë shqiptarë të arkeologjisë, siç është rasti i prof. Neritan Cekës, por ajo është e hapur për të gjithë ata profesionistë, studentë apo vullnetarë të huaj që dëshirojnë të kontribuojnë në të. Kjo do të sillte një të re interesante në fushën e gërmimeve në Butrint, pasi është ekspedita e parë arkeologjike pas '90-tës, që drejtohet nga arkeologë shqiptarë që gërmojnë në Butrint. Por kjo ekspeditë është edhe një tregues për potencialin gjithnjë në rritje të Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili tashmë mund të ideojë, organizojë dhe financojë ekspedita arkeologjike duke dhënë kështu një shembull shumë pozitiv në manaxhimin e Trashëgimisë Kulturore.

    Çfarë të veçantash solli kjo ekspeditë?
    Të veçantat e kësaj ekspedite janë të shumta dhe nisin që me fazën e parë të saj në muajin maj. Bëhet fjalë për një bashkëpunim dy vjeçar të Universitetit të Sirakuzës, kolegjit Utika të New Yorkut dhe Ekspeditës Arkeologjike Shqiptare të drejtuar nga prof. Ceka. Në këtë fazë u studiua materiali i dalë nga puna e vitit të kaluar dhe më saktë skeletet e gjetura nga gërmimet e prof. Cekës, të cilat datojnë në periudhën e mesjetës. Gjithashtu në të veçantat e kësaj ekspedite, unë do të veçoja zbulimin e sallës kryesore të banjës me mozaikë, një pjesë e së cilës është e ruajtur mirë, ndërsa pjesa tjetër është e dëmtuar pjesërisht nga ndërtimet e mëvonshme që janë kryer në këtë zonë. Kompleksi i Banjave është ndërtuar në shek. e 2-të p.k gjatë periudhës së perandorit Hadrianit, i cili ka qenë një ndërtues shumë i madh i veprave publike në të gjithë perandorinë. Sipërfaqja e tyre mund të jeta rreth 2000 m2. Ndërtesa ka qenë e veshur e gjitha me mermer dhe e shtruar me mozaikë me ngjyra. Sasia e madhe e mermerit që po del në gërmimet e vërteton këtë fakt. Mendohet nga prof. Ceka, se ndoshta rreth shekullit të IV p.k, pra me dyndjet gote në Ballkan dhe Butrinti të ketë pësuar një goditje shkatërruese nga këto dyndje dhe si rrjedhim, kompleksi i Banjave të jetë shkatërruar. Nga vështrimi fillestar i gjetjeve që dolën nga gërmimet dhe që i përkasin shek. të IV, shikohet se mermeri që vishte godinën, është shkrirë dhe është kthyer në gëlqere për t'u përdorur pastaj për në vende të tjera. Po kështu doli edhe një pjesë statuje, e cila me sa duket është thyer dhe është djegur për gëlqere.

    Pra bëhet fjalë për shkatërrimin e një objekti për të ndërtuar më vonë një tjetër?
    Sipas një interpretimi fillestar të këtyre gërmimeve nga prof. Ceka, kemi një lidhje interesante midis shkatërrimit të këtij kompleksi dhe ndërtimit të Bazilikës Paleokristiane që ndodhet shumë pranë. Këto gërmime mendohet se do të sjellin gjithashtu një revizionim të kujdesshëm të datimit të Bazilikës, pasi deri më tani mendohet se kjo Kishë është ndërtuar në shek. e VI pas Krishtit. Nga të rejat që po vijnë prej gërmimit, po krijohet një mendim se ndoshta kjo Bazilikë mund të jetë edhe më e hershme. Sigurisht duhet të presim për gërmimet e mëtejshme për t'u bindur në se kjo ide është e saktë apo jo.

    Cili është materiali i dalë nga gërmimet e mësipërme?
    Materiali i dalë nga këto gërmime është një material mjaft interesant. Kemi një qeramikë shumë të pasur të periudhave të ndryshme, por që vërtetojnë akoma më shumë lidhjen e Butrintit me të gjitha portet kryesore të Mesdheut. Kemi gjithashtu objekte prej qeramike që janë përdorur për objekte luksi të glazuar, apo edhe të pa glazuar. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë disa kandilë të zbukuruar me figura të ndryshme si dhe vulosuara, pra që mbajnë vulat e firmave që i kanë prodhuar. Pjesë e zbulimeve janë dhe disa amfora shumë të mëdha që ndoshta mund të jenë nga Afrika e Veriut dhe janë përdorur për transportin e verës. Por pritet rezultati që do të dalë nga studimi i specialistëve për të gjetur origjinën e tyre të veçantë. Ndërmjet objekteve të tjera të zbuluara në gërmime, doli në sipërfaqe dhe një objekt i vogël mjaft interesant fildishi (nuk është gur shahu sigurisht), i cili me sa kuptohet ka qenë një prej pjesëve të lojërave që luheshin në kohët romake. Kjo lojë, sipas të gjitha gjasave, është e ngjashme me lojën e damës, ose siç njihet ndryshe "nënçi", që përdoret sot nga mosha të ndryshme, pra është një lojë zbavitëse e qytetarëve, që luhet në kohën e lirë. Do të thosha që ky kompleks, në të cilin është përqendruar puna gërmuese e ekspeditës së prof. Cekës, është një nga më të mëdhenjtë në Qytet.

    Në çfarë përmasash shtrihet ky kompleks?
    Nga matjet që po bëhen, rezulton se përmasat janë një sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë. E gjithë kjo sipërfaqe është e veshur me mermer, duke treguar se kemi të bëjmë me monument mjaft luksoz, një banjë luksi e përdorur nga aristokracia e qytetit, ku aristokratët diskutonin për problemet e qytetit, apo problemet e kohës që jetonin.

  3. #3
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Durres, Zbulohet Nje Godine Madheshtore Mbi Amfiteatrin Antik

    Arkeologet shqiptare dhe italiane kane zbuluar disa pjese te nje pallati madheshtor te ndertuar mbi amfiteatrin antik te qytetit te Durresit. Funksioni qe ka pasur godina nuk dihet ende dhe specialistet po punojne per te percaktuar kohen e ndertimit te saj.
    Prof. Sara Santoro nga universiteti i Parmes, bashkedrejtuese e ekspedites ne amfiteater, tha dje per ATSH ne se "ky zbulim ishte nje befasi edhe per vete arkeologet, pasi ndertime te tilla mbi amfiteatrot romake vihen re shume rralle ne boten antike". Sipas prof. Santoros, ende nuk dihet nese godina ka karakter privat, publik apo eshte nje institucion kulti.

    "Ajo eshte ndertuar pas mbylljes se amfiteatrit ne shek. V pas Krishtit. Arkeologet dhe studiuesit po punojne per te percaktuar edhe moshen e kesaj godine", u shpreh Santoro, sipas se ciles deri tani po germohet ne nivelin e shek. XII pas Krishtit.

    "Ne shpresojme qe kjo godine t'i perkase periudhes antike, njelloj si ndertimet e kryera mbi arenen dhe muret e amfiteatrove te Taragones ne Spanje dhe Padoves ne Itali", vazhdoi me tej prof. Santoro. Sipas saj, rezultatet e dy fushatave te meparshme ne vitet 2004 2005 kane nxjerre ne drite nje seri strukturash banimi dhe disa puse te periudhave veneciane dhe turke ne pjesen jugore te amfiteatrit. Vitin e kaluar me ane te aparaturave u vertetua prania e disa ndertimeve mbi arenen e amfiteatrit, e cila ende nuk eshte çliruar nga pesha e dherave.

    Gjate tre javeve te fundit, studimet diagnostikuese mjat te sofistikuara me ane te mikrogravimetrise, gjeosizmikes dhe gjeoradareve kane ndriçuar edhe me tej zonat e ardhshme te zbulimit dhe gjeometrine e ketij monumenti madheshtor, i krahasueshem me amfiteatrot me te medhenj te botes antike.

    Parku arkeologjik urban ne qendren antike te qytetit

    Prof. Afrim Hoti, bashkedrejtues i ekspedites, thote se "kjo eshte java e fundit e germimeve, qe realizohen pas nje financimi prej 25 mije euro nga Universiteti i Parmes (Itali)". Kjo eshte ekspedita e trete verore radhazi, ne kuader te projektit italo shqiptar per realizimin e nje parku urban arkeologjik ne qender te qytetit antik. Sipas prof. Hotit, itinerari i ketij parku do te perfshije Muzeun arkeologjik, forumin rrethor dhe termat ne qender te qytetit, muret dhe kullat e kalase mesjetare, si dhe amfiteatrin 1900 vjeçar, si monumenti me i madh antik ne vendin tone.

    Prof. Hoti u shpreh se "parku arkeologjik perben temen qendrore te projektit italo shqiptar. Prandaj, ne po punojme ne bashkepunim me specialiste te universiteteve te ndryshme italiane, si dhe me arkitektet e Universitetit Politeknik te Peskares, te cilet kane realizuar edhe studimin urbanistik te qendres urbane te qytetit te Durresit".

    "Ne mendojme se vitin e ardhshem do te vazhdojme ekspediten, nese do te kemi fondet, pasi, ne pergjithesi, fondet per germinet jashte Italise po zvogelohen. Ekspedita jone eshte e kushtueshme, sepse duhen edhe mjete te renda per te hequr dherat dhe materialet e shumta qe dalin nga germimet, pasi qyteti eshte permbysur nga termeti i vitit 1273", thote Prof. Sara Santoro. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit dhe eshte zbuluar 40 vjet me pare nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi.


    Amfiteatri i Durresit

    Amfiteatri i Durresit eshte zbuluar ne vitin 1966.
    Te dhenat me te rendesishme per ekzistencen e amfiteatrit i ka dhene historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti ne shek. XVI, i cili shkruan se ne Durres "ndodhet nje arene ose amfiteater, i ndertuar me zgjuarsi dhe mjeshteri te admirueshme":

    Amfiteatri eshte zbuluar nga bashkepunetori i vjeter shkencor Vangjel Toçi. Me vone, aty kane zhvilluar ekspedita edhe arkeologet Lida Miraj dhe Afrim Hoti.

    Ne fund te viteve 1960 per zbulimin e amfiteatrit jane zhvendosur 50 familje dhe jane prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive jane zhvilluar ne vitet 1967 1970.

    Amfiteatri i Durresit ka arkitekture romake dhe eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit, ne periudhen e perandorit Hadrian.

    Amfiteatri eshte shfrytezuar per dyluftimet e gladiatoreve dhe te kafsheve te egra. Ne shek. V pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatoreve dhe amfiteatri nisi te braktisej. Ne mjediset e tij u ndertua nje kapele (kishez) bizantine, ne muret e se ciles ndodhen disa afreske dhe mozaike.

    Amfiteatri ndodhet ne qender te qytetit dhe 350 metra larg detit ne drejtimin jugor. Ndertimi i tij fillon ne rrafshin e arenes ne kuoten 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy te tretat e tij mbeshteten ne koder.

    Boshti i madh i amfiteatrit eshte 127 metra, ndersa boshti i vogel 103 metra. Permasat e arenes me forme ovale jane perkatesisht 63 dhe 39 metra.

    Deri tani eshte zbuluar me shume se gjysma e amfiteatrit, me pjesen perendimore dhe veriore te shkallareve, si dhe nje pjese e galerive

    Ne fund te viteve 1990 forcat e KFOR it punuan per hapjen e arenes. Specialistet e Departamentit te Arkeologjise te qytetit te Durresit, si dhe ata te Universitetit "La Sapienza" te Romes dhe te Universitetit te Parmes, qe germojne qe prej tre vitesh ne amfiteater me ndihmen e aparaturave dhe teknologjive moderne, kane konstatuar se ne arene ka ndertime ende te pazbuluara, si dhe kane zbuluar muret e nje godine madheshtore.

    Nga te dhenat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirepriste mbi 15 mije spektatore njeheresh.

    Amfiteatri i Durresit ka permasa mesatare mes 30 amfiteatrove te zbuluar te botes antike nga Roma deri ne Budapest dhe Lion.

    Dhjetera artikuj shkencore jane shkruar per amfiteatrin e qytetit 2.700 vjeçar. "Amfiteatri i Durresit dhe raportet urbanistike me qytetin bashkekohes", titullohet libri i doc. Koço Miho, kushtuar kesaj vepre madhore te arkitektures.

    Qe prej dy vitesh, bashkia e qytetit ka nisur procedurat per transferimin dhe sistemimin e 18 familjeve qe banojne mbi arenen e amfiteatrit.

    Ne shtator te vitit 2004, amfiteatri u shfrytezua per here te pare pas afro 1500 vjetesh. Nen kujdesin e Bashkise se Durresit, ne arenen e ketij monumenti te lashte 43 vajza nga e gjitha bota konkuruan ne konkursin e bukurise "Miss Globe International 2004".
    ATSH

  4. #4
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Habia e Arkeologjise, Levizje ne Zanafilla

    Shkenca e arkeologjise kerkon gjenezen e botes, te qyteterimeve dhe te artit, eshte thelbi per rikrijim .Arkeologjia si te gjitha disiplinat shkencore ka evoluar. Ajo ka nje histori te veten, ne mos nje "arkeologji" te sajen. Ketu trajtohet procesi i evolucionit te mendimit, i vepres se njerezve, qe kane realizuar nje hap ose shume hapa zhvillimin e mendimeve te tyre, si dhe se fundi, te teknikave te perdorura, te cilat edhe ato gjithashtu jane perpunuar nga njerezit. Kemi pra nje dimensionim te vertete te sendeve: shikojme arkeologjine me syte e historianeve.

    Gjithashtu mund te thuhet se arkeologjia formohet nga emrat. Qe nga antikiteti ne fakt njeriu ka pasur tendencen t'i ktheje syte drejt te kaluares se tij, per te gjetur atje modele, per t'u qetesuar per te ardhmen e tij, per te gjetur baza te forta, mbi te cilat te ndertoje mendimet e tij, ose ndermarrjet e tij.

    Era e Antikiteteve

    Homeri (shekulli i lX p.e.s.) kengetari i pavdekshem i perendive, eshte marre gjithashtu dhe me njerezit. Vertete qe Homeri, i madhi ndermjet arkeologeve, eshte lexuar dhe rilexuar perhere nga keta te fundit, qe prej tij nxjerrin akoma njoftime. Ne kete kuptim edhe Bibla mbetet per te gjithe ata, qe interesohen per te kaluaren e Lindjes se Mesme nje liber historik i vertete.

    ...
    Tukididi (470 401 p. e. s.) na pershkruan ne nje menyre kaq te sakte, marinen, arkitekturen dhe objektet e kohes se tij, sa qe njeriu mund te ndertohet, duke e numuruar ate ndermjet te pareve ne disiplinen arkeologjike. Herodoti, kryesisht si udhetar, vlen me qs. ate te citohet, m. p. ne tregimet se ka shume gjera jo te verteta. Aristoteli (384 322) na ka dhene bazat e nje klasifikimi metodik.

    Pausania (shek. ll e. s.) me i riu nga greket e vjeter ne vepren e tij "Pershkrimi i Greqise" ua jep te dhena shume verteta mbi momentet dhe pikturen greke qe ekzistonte akoma, shek. ll te e. s. Ksenofani (429 335 ) me "Anabasa" e tij, Straboni me "Gjeografine" ne mos bejne veper te vertete arkeologu, jane informatore serioze.

    Latinet gjithashtu preokupoheshin per t'u hedhur nga e kaluara. Vitruvi ne vepren e tij "Arkitektura" shume referenca ne veprat klasike, ashtu si dhe Plini i Vjeter (27 49) ne "Historia e Natyres" ndersa Ciceroni dhe Adriani kenaqen qe jane admirues te medhenj te antikitetit grek...
    ...
    Sponi (1647 1685), nje mjek nga Lioni, merrej me arkeologji si amator i shkruante si per te kerkuar falje per pasionin e tij: "Antikitetet jane letrat e mia te bixhozit". Ai botoi veprat "Udhetime ne Itali, Dalmaci, Greqi e Levant" sebashku me Velher e me vone "Miscellanea eruditae antiquatis" ku per here te pare kemi nje fare prove per te klasifikuar antikitetin ne nje menyre llogjike. Antikuari i mbretit Luigji i XlV, Pol Luker (1664 1737) udheton ne Lindjen e Mesme me qellim qe te sjelle objekte, monedha dhe kopje mbishkrimesh te vjetra, ndersa prifti Bernard de Montfoko (1655 1741) beri nje pune qe duhet uruar me vepren "Antikitete te paraqitura e te shpjeguara me figura", veper ne 15 volume e publikuar ne v. 1719.

    Jysie me 1623 interesohet per fosilet dhe Lafitoo provon t'i klasifikoje ato. Me 1636 Beatus de Bota i cili studionte gurin strall te punuar, mohoi qe ata te jene "gure rrufeje" ashtu sic nuk mund t'ju atribuoheshin qenieve njerezore (kjo sipas idese se njeriut te Papes, Moreatit), por pohoi qe guret e strallit te punuar jane vullnet i transformuar ne gur. Kjo provokoi nje polemike te zjarrte ne ate kohe.

    Ne shek. e XVlll pasioni per antikitetin filloi te interesoje publiku. Ndikimet, teorite ishin te shumta, te pasistemuara, te fekonduara me gabimet por te gjitha te inspiruara nga nje qellim i lavderueshem qe synonte te provoje se arti i te vjeterve kishin arritur kulmet artistike dhe qe puna me e mire do te ishte te imitoheshin kryeveprat e antikitetit e gjithe vendet e Evropes filluan rradhazi te interesohen per antikitetet dhe sic do te pershkruhet me vone, filluan te luajne rolin e grabitesit per te mbushur muzete e tyre me objektet me te vlefshme antike.
    ...
    Shekulli XVlll eshte vertete shekulli i grabitjeve, por dhe i gjetjeve, ne saje te interesimit qe po tregohej per "guret e vjeter" shume persona qe hidhej pak drite mbi te kaluaren, per te cilen duhet te themi, njerezit dinin pak gje me teper sic thoshte bibla dhe autoret klasike greko romake. Deshira per udhetime gjithashtu u rrit, dhe ne saje te relacioneve.

    Mesjeta shikonte me dyshim sendet dhe monumentet e se kaluares "pagane" u tregua megjithate serioze per kulturen latine. Ne shek. e X Heraklius shkruante per "De elaboribus et artibus Romarum". Dy shekuj me vone, interesimi per Romen dhe qyteterimin e saj ringjall me "Sehedula diversarum" te Theofilit dhe "Mirabilia urbis Romae".

    ...
    Por jane italianet ato qe te paret do te provojne ta konsiderojne shkencen e antikitetit ne vleren e saj te vertete. Kola de Rienza (1310 1351) pat menduar te unifikonte komunet italiane duke marre per baze teorine e antikitetit romak. Pothuaj ne te njejten kohe nje fiorentin Filippo Villani, kerkon origjinen e qytetit te tij: "Liber de origine civitatis Fiorentinae" me vone Lorenco Ghiberti (1380 1455) skulptor i portave veriore dhe lindore te Florencias shkruan "Komentar mbi artin antik", kurse nje tregtar Kiriaku i Ankones (1391 1452) udhetar i madh raporton nga udhetimet e tij ne detin Mesdhe te dhena te shumta, vizatime dhe kopje te teksteve te vjeter.

    Ky thesar fatkeqesisht u shkaterrua ne 1514 gjate nje zjarri ne biblioteken e Sforcave ne Sezaro. Marko Polo, tregtar tjeter e udhepershkrues na ka dhene informata, te cilat megjithese jo arkeologjike jane disa here te cmueshme. Leonard da Vinci, kjo mendje universale heton mbi fosilet, gjithashtu dhe Bernard Palisi u inspirua prej tij ne studimin mbi qeramikat. Geisurne ne 1565 shkruan mbi "Lojerat e natyres".

    ...
    Fillimi i shek. XVl vjen me Gorgio Vasari (1511 1574) i cili jep nje repertuar bibliografik te pashtershem te jetes artistike te kohes se tij. Shekulli i XVl qe i i kushtohet humanizmit nuk e perbuz megjithate artin. Holandezi Gruten (1550 1627) boton kerkimet e tij epigrafike "Inscriptiones antiqua e totius orbis", romani me 1603, Nikolla Klod de Fabri zoteria i Peiresces, keshilltar parlamentar i d'Aix, pervec se importoi ne Evrope macet angora ndermori me agjentet e tij ne Smirna nje korespondence voluminoze, qe deshmon kuriozitetin e tij te palodhur per ploblemet antike.

    Pershkrimi i vendeve te largeta, i dokeve dhe zakoneve te tyre, i monumenteve te tyre i pasionoi mendjet me te shquara. Ne Athine Noetel, markez, i derguar ne v. 1670 si Ambasador prane Portes se Larte, koleksioner i regjur, vizaton me artistet e suites se tij skulpturat e Partenonit ne 1674 te reja diplomatike te lidhura me vendet e largeta, njohja e botes po pasurohej.

    Dolen atehere shume tregime udhetimi, akoma te mahniteshme plot cudira, por qe tregojne per nje deshire te madhe per te pasuruar njohurite. Diplomatet, tregtaret shoqerohen me artiste te ngarkuar per te vizituar per ta, momentet, veprat e artit, mbishkrimet dhe kostumet.

    Vete udhetaret sjellin medalione, monedha si abati Bertolemeu i cili i specializuar ne gjuhet e vjetra (1716 1795), solli ne Itali koleksion te antikiteteve per kabinetin e medaljeve te Parisit dhe shkruajti vepren e shquar "Udhetimi i te riut Anasasis", ose si Konti Shuasel Gufije (1752 1819), diplomat, i cili qe i pari qe germoi ne qytetin e Trojes dhe deri nje muze ne Luver me koleksionet e tij. Ai i tregon fushatat "antikuarit" ne vepren e tij "Udhetim piktoresk ne Greqi".

    ...
    Publikimet shtohen. Stjuart dhe Revett publikojne ndermjet viteve 1762 dhe 1816 "Antiquities of Athens" ne dy volume, Chandler, vepren e tij "The ruins of Palmyra" (1737) dhe "The ruins of Balbeck" 1739.
    Ne Londer krijohet ne 1733 nje "Society of the diletant" e para e ketij lloji per zhvillimin e arkeologjise. Ne Itali jemi ne fillimin e germimeve te Pompeit dhe Herkulanit. Emanueli i Lorences, princi Elbef, me 1719, me vone Karli i lll i Burboneve, mbret i Napolit, germojne galeri ne gjirin vullkanik (tuf) qe mbulonte qytetet per te marre vepra arti.

    U duken njerez te pajisur deri diku me mendje shkencetari, te cilet filluan te provojne te vene pak rregull nepermjet gjithe ketyre rremujlleqeve. Serutes de Aguskur, u instalua ne Rome me 1799, beri germime dhe publikoi vepren e tij te shquar "Historia e Artit sipas monumenteve qe prej shek. lV deri ne shek. XVl".

    ...
    Konti Salys (1692 1765) diplomat ne Kostandinopoje dhe kritik arti gjithashtu vizitoi Trojen dhe i dergoi shume memuare akademise se mbishkrimeve dhe letrave te bukura dhe publikoi nje "Permbledhje te antikiteteve egjyptiane, etruske, greke dhe gale". Pothuajse ne te njejten kohe me 1737 Giovani Bottari shkruan "Sulpture et piture saere, estratte da i cimiteri di Roma". Ennio Auirino Visconti (1751 1808) publikoi ne Paris "Ikonografia e vjeter" pastaj Vinkelmann (1718 1768) bibliotekari i Vatikanit shkroi "Geschichte des Kunst der Alterenns" dhe nje "Histori te artit te romakeve" qe u duartrokit nxehtesisht dhe nje "Histori te artit te Romakeve" qe u duartrokit nxehtesisht nga Gete. Sic shihet deri vone arkeologjia konfondohej me historine e artit.

    Arkeologjia si shkolle

    Termi arkeologji akoma nuk eshte percaktuar shume mire. Akoma ne fund te shek. XlX Litore ne fjalorin e tij te termave antike i dha kete percaktim "Ai qe merret me studimin e antikiteteve amator i artit antik...". Se fundi ne fillim te shek. XlX Luigji Lauri, ruajtes i Muzeut te Titujve (oficereve) ne Florence filloi te merret me etruskologji Fovel i beri dhurate Luvrit disa metope te vjedhura ne Portenon.

    Ne ate kohe kjo nuk konsiderohej vjedhje per "kontribut per shkencen". Eshte e vertete se disa vepra ne saje te ketyre "humanizmave shkencore" munden te shpetojne nga shkaterrimi, por shume monumente mbeten te cfiguruar. Greqia terhiqte shume njerez. Figal (1811 1812) bashke me Fon Stakelbergun vjedhin ne ish Egine. Lord Eglin vjedh Akropolin e Athines ne dobi te British Muzeum.

    Por nje prej ekspeditave te para me qellime shkencore te verteta qe ajo qe shoqeroi Napoleon Bonopartin ne Egjipt dhe lejoi Francua Shampolionin te zbuloje gurin e famshem te Rosetit qe u deshifrua me 14 shtator 1822. Te gjithe mendjet e ndritura te kohes preokupohen ose interesohen tashme per arkeologjine.

    Tani ne Rusi V.N. Tatishev hartoi ne 1739 "Instruksionet per germimet" dhe Lomonosovi ne 1763 mbasi germoi varre skithesh shkroi nje "Histori te Rusise vjeter" te pajisur me hartat e para arkeologjike. Kur veprat e artit nuk i pervetesonin i blinin. Ne 1821 Riviera ambasadori i Frances ne Kostandinopoje bleu me anen e Viskontit te Marcelys Venusin e Milosit.

    ...
    Shkollat arkeologjike po krijoheshin, me 1846 formohet shkolla franceze ne Athine me 1828 ne Rome, shoqeria gjermane veriore transformohet me institut te korrespondences arkeologjike ne te njejten kohe qe nje mision francez studion tempujt e Olimpit dhe publikon raportin e tij te titulluar "Ekspedita shkencore ne More". Qe prej kesaj kohe deshira per antikitetin jo vetem greko latine por gjithashtu dhe per ato egjiptiane u rrit. Publikimet behen te panumerta. Secili kerkon te beje nje veper personale te zbuloje me cdo cmim dicka duke perbuzur ndershmerine me elementare shkencore.

    Fushatat e germimeve te quajtura "ekspedita" ne ate kohe kjo ishte e vertete, vinin njera mbas tjetres dhe emrat e zbuluesve kishin favorin e faqes se pare. Secili punonte per llogari te tij, ose te vendit te vet, shpesh duke mos hezituar te grabise fqinjin. Arkeologjia ne shek. XlX eshte aventure, lavdi nganjehere. Aty bashkohej kerkimi shkencor me konkurrencen nderkombetare dhe spiunazhin.

    Qeverite benin njefare lufte te vogel, per te patur privilegjin e nje zbulimi sensansional. Mbas kaqe kohesh, sot kjo na duket nje loje femijesh. E megjithate keta qe vepronin keshtu ishin zoterinj shume serioze me rendigota "Shkencetare te degjuar".

    Kjo frenezi shkencore qe bente nga udhetari me i parendesishem nje njeri te ndershem te pushtuar nga "cthurja morale" vinte ne suaze arkeologjine e vjeter. Sukseset shtoheshin cdo vit. Burkardi, qe zbuloi Petran ne 1812, Rishard Lepsiys ne 1843 1845 eksploroi Nubine dhe Egjiptin. Tesieri vizatoi momentet kritike dhe te Lindjes se aferme (1833 1840), Flaudin e Kost ato se Iranin, ndersa Botta, konsulli francez ne Ninive e pastaj Viator Plas germoi Babilonine, Niniven, Horsadadin ne 1840 duke konkurruar nga Lajerd.

    Germime beheshin dhe ne Algjeri perpara pushtimit francez 1840. Filloi gjithashtu studimi i siteve (vendbanimeve qytezave) te Evropes Qendrore dhe te Rusise. Prosper Merieme (1803 1870) publikoi raporte te inspektimeve, shume te rendesishem per njohjen dhe konservimin e monumenteve ne France. Arsis de Kom themeloi shkollen franceze te arkeologjise. Konti Uaror (1824 1884) themeloi shoqerine arkeologjike te Moskes, Zabolini krijoi muzeun e historise moskovite.

    Gjenerali Stoffel ne kohen e Napoleonit 111, zbuloi kampin rromale te Jel Cezarit, Teilor eksploroi Indine dhe perkoi disa site megalitike. Canon Greeuvvell ekzaminoi dhe Palestinen, pastaj ne 1860 Ernest Renan germoi dhe publikoi Misioni i Finikise. Perrot shkon ne Galate, Hezey ne Maqedoni, Shlimani ben zbulimin e bujshem te Trojes, Mikene dhe Tirinth me 1870. Ne 1874 dolen ne drite pikturat e Altamires.

    Gjermanet germojne ne Olimp dhe Pergam, francezet ne Delos, ne Egje dhe Delf, ne Suze (Dielafo ne 1884, anglezet ne Naukratis, austriaket ne Efes. Amerikanet duan dhe ata te kene pjesen e tyre ne Korinth. FurtWangler botoi ne 1839 vepren "Kryevepra te plastikes greke". Ne 1888 Gorodsov pershendetet ne Rusi si arkeologu me i madh.

    Ne fund te shek. XlX vazhdojne germimet ne Troje dhe zbulimet e qyteteve minoike te Kretes nga Artur Evans. Me 1901 Strigovski publikoi ne Laipsig vepren e tij te famshme: "Orient oder Rom", me vone ne Delf Replat "anastilosen" e thesareve te Athinasve dhe Flinders Petrie publikoi vepren "Methods and archeology" me 1904. Vepra te tjera me prova per interpretime shkencore vazhdojne te botohen, ajo e doktor Can Giffen dhe ajo e doktor Gerhard Berseu.
    ...
    Njerezit fillojne te kuptojne arkeologjine dhe te konsiderojne ate jo si kalim te kendshem por si nje shkence te vertete qe ka disiplinat e saja. Shekulli XX eshte ai i zhvillimit te vertete te kesaj shkence qe megjithese disi e thate, vazhdon te apasionoje publikun, qe behet akoma me i ndjeshem per romantizmin e te kaluares antike.

    Dr. Moikom Zeqo

  5. #5
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Zbulohet shpella mitike e Butrintit

    Në rrugën për Butrint është zbuluar këto ditë një shpellë e përmasave të mëdha. Një vend historik i banuar. Një qëndër regjilioze, shpellë kulti. Për arkeologët dhe specialistët e monumenteve të kulturës ka rëndësi të veçantë zbulimi apo evidentimi i çdo objekti që sjell diçka nga lashtësia. Jo vetëm qytetit antik të Butrintit, shpella e sapo zbuluar i erdhi si dhuratë nga qielli, por dhe qytetit të Sarandës iu shtua një smerald në gjerdanin e monumenteve kulturore. Deri tani një objekt i munguar dhe shumë i kërkuar. Ajo mungonte për të plotësuar ansamblin e vlerave të antikitetit të largët. Një shpellë në trekëdshin, Sarandë-Butrint -Lëkurës.Fati trokiti këto ditë në portën antike të Butrintit. Pikërisht në rrugën që të çon në këtë qytet, buzë liqenit të Butrintit. Eshtë fjala për shpellën e sapo zbuluar. Shpellë e përmasave gjigande e kompletuar. Me një shtrirje nëntoksore më shumë se 200 m 2. Eshtë zbulimi më i ri, që i shtohet gjetjeve shumëvjeçare në këtë trevë, e cila është e mbuluar nga vepra që udhëtojnë prej mijëra vitesh për t`u shpalosur para qytetërimit të sotëm, vlera të shumta e të papërsëritura të kulturës shqiptare. Për të verifikuar gjetjen më të fundit, shpellën e Butrintit, nën shoqërinë e arkelogut, Dhimitër Çondi, i cili ka fituar edhe autorësinë zyrtare të zbulimit të veprës së rrallë, e cila ishte atje prezente prej mijëra vjetësh, mbuluar nga shkurret që i ruanin asaj magjinë mistike të fjetur, për të parë nga brenda këtë shpellë. Befasia është e para që ndesh në një shpellë. Po ndryshe nga shpellat e eksploruara e të njohura tanimë, shpella e Butrintit, është në rrugën ku mund të vizitohet nga turistët, të cilët janë të privilegjuar që në një kalim të takojnë kaq shumë mistere të historisë dhe lashtësisë shqiptare. Cili është prezantimi i parë me shpellën? Dera e shpellës të lë përshtypjen se ke të bësh me një “pallat” të nëndheshëm që ka një shtrirje disa qindra m 2. Po befasia shuhet shpejt. Sapo zbret përmes një shkalle provizore, shkallët e gurta që kanë egzistuar prej shekujsh janë rrëzuar, e gjendesh në një mjedis ku të bie në sy tavani dhe dyshemjeja e gurtë. Stalaktitet dhe stalagmitet zbresin dhe ngjiten si shufra të qelqta nga tavani në dysheme. Janë krijuar për mjera vite nga shkrirja e shkëmbenjëve. Para syve të shfaqen materialet e shumta objekte të prodhuara nga banorët që në parahistori. Pasi eksploron shpellën së bashku me arkeologun vë re se në këtë shpellë ka fragmente qeramike të jetës që nga shekulli i XI dhe në vazhdim. Edhe pse një rastësi zbulimi një shpelle të tillë krahas bukurisë natyrore, shpalos për turistët, pamje të veçanta që janë karakteristika të shpellave shumë të hershme, në të cilat kanë jetuar njerëzit e parë. Sipas studimeve paraprake kjo shpellë ka shërbyer si vendbanim dhe vend religjoz kulti, që i shërbente zonës përreth. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë shpellë të ketë patur jetë të organizuar dhe padyshim një marrëdhëie të shumëanshme me tërë trevën përreth. Vet pozicioni i saj në segmentin që të shpie në qytetin antik dhe në të kundërt në Murin e Demës dhe pikat mbrojtëse të tij si dhe në liqenin e Butrintit, flet për një vendbanim të hershëm që pritet të evidentoj shumë vlera historike të zhvillimit të shoqërisë në një periudhë të hershme. Funksioni i shpellave sipas studimeve është shumë dimensional. Në to arrihen përfundime të rëndësishme. Një e tillë ka qenë shpella e Kërshmoit në Konispol. Studimi i saj tërhoqi vëmëndjen e studuiesve nga e tërë bota. Mjaft interes u tregua për ata shpellë edhe nga Universiteti i Teksasit në Amerikë. Arkeolog të ardhur nga ky unversitet kryen gërmimet 10-vjeçare për këtë shpellë. Kërshmoi ka hyrë në studimet e mirfillta të Teksasit. Arekelog të shquar qëndruan për muaj me radhë gjatë 10 vjetëve në qytetin e Konispolit dhe kanë arritur në studime të mirëfillta, që i kanë botuar në shumë tema. Përmes këtyre gërmimeve është arritur në përfundime të rëndësishme shkencore të jetës në mijëra vite më parë ku edhe vet shpella e Kërshmoit ka qënë një shpellë ku është organizuar jeta, dëshmuar kjo nga mijëra objekte të zbuluara. Një vlerë të tillë ka edhe ky zbulim i sapo ndodhur. Shpella ndodhet rreth 50 metra larga nga liqeni, buzë rrugës nacionale Butrint-Sarandë. Ajo ka qenë e mbuluar nga misteri i të padukshmes. Ka sfiduar kërkimet e shumë gjurmuesve. Po shpella kishte ruajtur shfaqjen e saj për një ditë prilli 2006. Nga kërkimet e vrojtimet e vazhdueshme të arkeologëve dhe spelologëve nuk ishte arritur të zbulohej kjo shpellë. Asqeri Kola arriti të bënte këtë zbulim të rëndësishëm. Ai informoi zyrën e monumenteve dhe ata shkuan dhe verifikuam menjëherë. Atje panë se veç përmasave natyrore të shpellës, objekte të qeramikës të veçanta dhe të rralla, korinthtike, të importuara nga Korinthi dhe Kerkyra. Këto fragmente qeramike janë gjetur gjatë gërmimeve, vetëm në qytetin antik të Butrintit. Gjë, që fletë për një lidhje të ngushtë mes shpellës dhe Butrintit. Shpella është me përmasa të mëdha. Mjaft e gjerë. Ka lartësi 4 metra. Ka kushte të mira, por jo shumë të përshtatshme. Kjo tregon se banimi në të ka qënë i vështirë. Kjo sipas studiuesve se ka shumë stalktite dhe stalagmite, pra prani të ujit. Fragmentet e qeramikës dolën në sipërfaqe, pa bërë gërmime. Janë enë të ndryshme, buzë ariballi. Janë mjaft të veçanta. Ndër to janë amfora me buzë të gjera të tipit “B”, të shek.XI para lindjes së Krishtit Gjithashtu janë evidentuar disa zbukurime të ngjashme me pesë valltaret e zbuluara në simotrën e saj të Kërshmoit në Konispol, të cilat janë në pozicion valleje. Këto figurina janë prej balte dhe i takojnë shek.V-XI para lindjes së Krishtit. Janë të veçanta për nivelin kulturor të kësaj zone. Sipas arkeologëve ato duhet të jenë vendase. Ky është një element shumë pozitiv sepse kemi një vendbanim tjetër pranë Butrintit.. Kjo favorizohet nga pozicini i shpellës në brigjet e liqenit, gjë që qytetarët e Butrintit mund të kenë shkuar atje, si në një vend të shenjtë.Shpella e sapo zbuluar është mjaft pozitive pasi vendas dhe mbi 50 mijë turistët që vijnë nga Korfuzi, në Butrintit, të shikojnë edhe një shpellë. Kjo nuk është thjesht një shpellë me stalaktite dhe stalagmite, por një shpellë me elementë kulturorë, qeramikë dhe enë të tjera. Gjetja e saj ishte një rastësi sepse është shumë pranë një vendi të ulët. Ky është edhe favori kryesor i kësaj shpelle. Ka edhe shpella të tjera, siç është ajo e pëllumbave në Tiranë, e Xarrës, e Shën-Marinës, e Kërshmoit dhe e Himarës. Po ato janë shumë larg dhe nuk mund të shkojë vizitori. Kjo shpellë është shumë pranë vizitorit. Zbuluesit me të drejtën se ishin të parët që arritën të gjejnë një vepër të tillë e pagëzaun “Shpella e Butrintit”. Kjo edhe pse Butrinti nuk kishte një shpellë. Menjëherë shpella u mor në mbrojtje nga Departamenti Arkeologjik i Burintit. Së afërmi do fillojnë gërmimet për vet impaktin e turizmit që ka. Ansamblit Kulturor të Sarandës i’u shtua edhe një perlë e re. Bazilika e “ 40 shenjtorëve ”, u bë me një simotër tjetër. Saranda tashmë ka monumente antike, kristiane, hebraike. Së fundmi edhe një shpellë. E pasur me elemente. Ashtu siç kanë shërbyer katakombet e “ 40 shenjtorëve ” për gjithë jugun, ashtu mendohet të ketë shërbyer edhe kjo shpellë për një rajon të gjerë të vendit. Shpella e sapo zbuluar është që tani e vizitueshme. Në axhendat turistike për gjithë ata që do vijnë në Sarandë, ka edhe një qendër të re. Një portë e hapur për të pritur vizitorët. Saranda ishte me fat në këtë pranverë.

  6. #6
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Tempujt e Europës Qendrore

    Udhëtim në tempujt e hershëm të Europës. 200 vitet e shkëlqimit dhe zhdukjes së kulturës

    Si u zhduk një kulturë e tërë monumentale

    ''The Independent''

    Civilizimi i tyre mund të ketë jetuar vetëm 200 vjet dhe zbulimet e fundit arkeologjike janë kaq të reja saqë kultura e ndërtimit të tempujve ende nuk ka një emër. Ky është edhe zbulimi më i ri arkeologëve në zonën qendrore të Europës, që ka nxjerrë në dritë një ndër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të lashtë. Gërmimet janë kryer gjatë viteve të fundit dhe kanë nxitur rivlerësimin e komplekseve të ngjashme, edhe pse më së shumti pa datë, të identifikuara me anë të fotografimit nga ajri në Europën Qendrore. Arkeologët tashmë dyshojnë se qindra nga këto qendra të hershme monumentale fetare, secila me gjatësi 150 metra, u ndërtuan përgjatë një zone prej 500 kilometrash në vendin ku tashmë ndodhet Austria, Republika Ceke, Sllovakia dhe Gjermania Lindore. Kompleksi më i njohur deri tani ndodhet në brendësi të qytetit të Dresdenit dhe përbëhet nga një hapësirë e brendshme e rrethuar me vargje shkëmbinjsh, tri ndërtesa prej qeramike dhe katër hendekë. Monumentet duken si pjesë e një kulture të lidhur në mënyrë ekskluzive me periudhën e konsolidimit dhe progresit që erdhi menjëherë pas lindjes së kulturës bujqësore në qendër të kontinentit. Ka shumë mundësi që monumentet e zbuluara së fundmi, të epokës së hershme neolitike, të kenë qenë pasojë e rritjes në përmasa dhe konkurrencës mes tribuve neolitike, që mund të kenë qenë minishtetet e hershme të Europës. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, ?ndoshta 100-200 vjet?, domosdoshmëria apo aftësia politiko-shoqërore e ndërtimit të këtyre tempujve u bë e panevojshme dhe monumente të kësaj natyre nuk u ndërtuan më deri në mesin e Epokës së Bronzit, 3000 vjet më pas. Arsyeja e zhdukjes se gjithë kësaj kulture monumentale ka mbetur ende mister. Por hetimet arkeologjike të tre viteve të fundit në tempujt e Epokës së Gurit kanë zbuluar edhe mistere të tjera. Së pari, secili nga këto komplekse është përdorur vetëm për pak breza, ndoshta 100 vjet më së shumti. Së dyti, zona qendrore është në të gjitha rastet me përmasa të njëjta, rreth një e treta e hektarit. Dhe së treti, secili nga hendekët qarkues, pavarësisht diametrit, zhvendos të njëjtin vëllim të tokës. Me fjalë të tjera, ndërtuesit e këtyre tempujve reduktonin thellësinë apo gjerësinë e secilit prej hendekëve në proporcion të zhdrejtë me diametrin, në mënyrë që vëllimi të ishte konstant dhe në këtë mënyrë edhe koha e shpenzuar të ishte e tillë. Arkeologët thonë se kjo mund të ketë pasur për qëllim që në secilën nga zonat e ndërtimit të punonin një numër i caktuar punëtorësh për një kohë të caktuar, ndoshta edhe për të plotësuar kërkesat rituale të një lloj kalendari fetar.

    Sistemi i gardheve mbrojtëse, ndërtimeve më të ulëta dhe hendekëve, që mbron hapësirën e brendshme, të quajtur ?të shenjtë?, duket se nuk është ndërtuar për qëllime mbrojtëse, por për të mos lejuar njerëzit e zakonshëm të tribuve të shihnin ritualet e shenjta dhe të fshehta që kryheshin në zonën e brendshme. Sipas specialistëve, secili prejtempujve është mbyllur në fund të përdorimit me anë të pirgjeve të dheut. ?Gërmimet tona kanë treguar deri edhe shkallën e vizionit monumental dhe sofistikimit të përdorur nga komunitetet bujqësore, për të krijuar komplekset e para të kësaj natyre në Europë?, tha drejtuesi i arkeologëve, Harald Staeuble, i Departamentit të Trashëgimisë së autoriteteve lokale të Saksonisë. Hetimet shkencore lidhur me komplekset e zbuluara po zhvillohen tashmë në Dresden dhe arkeologu shpjegon se njerëzit që i ndërtuan tempujt e vjetër ishin pasardhës të emigrantëve që mbërritën shumë shekuj më parë nga fusha e Danubit, që është Serbia Veriore ose Hungaria.

    Pergatiti: Elira Çanga

    Vjetërsia

    K ompleksi daton para Epokës së Gurit dhe piramidave të Egjiptit. Specialistët thonë se ky civilizim që ka si dëshmi tempujt mund të ketë jetuar vetëm 100-200 vjet dhe është aq i ri saqë nuk ka as emër

    Ndërtimi

    Tempujt e lashtë janë ndërtuar nga tributë fetare, ekonomia e të cilave ishte bazuar në kulturën bujqësore. Kompleksi u zbulua në zonën e Dresdenit në Saksoni, në lindje të Gjermanisë si dhe në zonën e Austrisë dhe Sllovakisë.

    Veglat e punës dhe jeta urbane

    N dërtuesiat e këtyre tempujve ishin baritorë, kishin vegla druri dhe hekuri si dhe statuja të vogla qeramike që paraqisnin njerëz dhe kafshë. Ata kishin enë balte të dekoruara dhe jetonin në banesa të mëdha në fshatrat përreth. Një nga komplekset e fshatit dhe tempullit në Aythra, në afërsi të Lajpcigut kishte një sipërfaqe prej 25 hektarësh. Këtu u gjetën edhe dy banesa shumë të mëdha. Popullsia këtu jetonte në mënyrë të organizuar, gati 330 vetë në një koloni prej 15-20 banesash.

    Romantizmi i Musolinit

    ROME - Për 62 vjet shtëpia e Benito Musolinit ka qenë e mbyllur, edhe pse është konsideruar si objekt i kuriozitetit të vazhdueshëm, por dhe i kujtimeve të hidhura të kohës së fashizmit në Itali. Tashmë, vila romane ku lideri jetonte së bashku me familjen, do të kthehet në një muze të veprave të artistëve të shkollës së romantizmit. Autoritetet lokale shpresojnë që hapja e vilës ku Duçja jetoi për 18 vjet t'i largojë të gjitha hijet e së shkuarës. Villa Torlonia u ndërtua në vitet 1802-?06 nga arkitekti Giuseppe Valadier për princin Giovanni Torlonia. Musolini e mori atë në vitin 1925, duke i paguar një qira prej një lire në vit dhe pasardhësve të princit. Në vitin 1944 trupat britanike dhe amerikane e morën nën kontroll atë, por në vitet që vazhduan vila u kthye në objekt të kuriozëve, vandalëve dhe grupeve ekstremiste të djathta.


    Verërat e Miteranit

    PARIS - Një koleksion verërash i liderit francez Fransua Miteran u shit javën e kaluar në Paris për 15 000 euro. Një shishe verë Armagnac u shit 20 herë më shumë se sa ishte parashikuar, ndërsa në koleksion përfshihen edhe një shishe konjak e vitit 1865 si dhe disa verëra të tjera të dhuruara nga zyrtarë të lartë. Media njoftoi se koleksioni u shit për të mbuluar borxhet e djalit të presidentit, Jean-Christophe. Ai është dënuar me 30 muaj burg për evazion fiskal në vitin 2004, dënim që është pezulluar. Koleksioni prej 50 shishe verërash i presidentit socialist francez përfshinte disa prej verërave më të mira franceze, si ?Chateau d'Yquem?, ?Montrachet? dhe ?Meursault?. ?Blerësit ishin socialistë francezë, nostalgjikë ndaj kujtimeve të presidentit të ndjerë?, tha David Dessaigne, një koleksionues verërash. tempujve është mbyllur në fund të përdorimit me anë të pirgjeve të dheut. ?Gërmimet tona kanë treguar deri edhe shkallën e vizionit monumental dhe sofistikimit të përdorur nga komunitetet bujqësore, për të krijuar komplekset e para të kësaj natyre në Europë?, tha drejtuesi i arkeologëve, Harald Staeuble, i Departamentit të Trashëgimisë së autoriteteve lokale të Saksonisë.

  7. #7
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Sfinksi me buzeqeshjen e Mona Lizes

    C'perfaqeson koka femerore, e cila ka shpetuar mrekullisht, si te ishte koka e nje Mona Lize te prere ne gijotine shekuj me pare dhe qe ruhet e balsamosur?
    Sot perpara tere botes shkencore dhe artistike ngrihet sfinksi femer prej terakote, me buzeqeshjen e Mona Lizes. Nje Mona Lize e Durresit te para 26 shekujve. Nje Mona Lize perbindesh, nje bukuri e rrezikshme , tunduese por dhe nje tabu e pakapercyeshme. Sfinksi femer i Durresit, fare mire mund te quhet sfinksi i enigmes me te madhe, i tempullit te artit te mijevjecareve te Shqiperise.

    Nuk eshte kuptuar si duhet, se Mona Liza, nuk eshte gje tjeter, vec nje rimisherim modern i Sfinksit te lashte. Ajo eshte Sfinks. Vini re me kujdes portretin e saj ballor. Jo vetem qe ngjan me tere arketipinin e Sfinksave te botes, por mbart edhe fatalitetin e krejt enigmave te botes. Studiuesit kane zbuluar gati 100 nuanca te psikologjise se buzeqeshjes. Ata jane ndalur ne menyre te vecante edhe te duart e Mona Lizes, qe nuk jane gje tjeter vecse nje maskim estetik, i sterholluar i putrave te frikshme prej luani. Keto duar, jane te gatshme te kapin prene.

    Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone

    Ne vitin 1979 ndodhi nje nga cudite me te rralla per arkeologjine ne Shqiperi. Ne sektorin e varrezave te qytetit te Durresit, ne Spitalle, varrmihesit po hapnin token per te strehuar aty nje te porsavdekur. Papritur ata preken me veglat e tyre te punes fragmente qeramike te pikturuara dhe midis tyre u shfaq nje koke 35 cm e larte e nje gruaje qe, ashtu e baltosur sic ishte nga shekujt, ngjante si koka e prere e nje aktoreje te nje teatri antik, qe ka mbi fytyre nje maske groteske. Varrmihesit paten nje dridhje te shenjte dhe gati nje frike bestyte.

    ***
    C'ishte ky fall i nentokshem, mos qe koka e nje demoni femer?

    ***
    Ekspedita me e habitshme e jetes sime si arkeolog ka qene germimi jo ne hapesiren brenda varrit tashme te mbyllur (aty qe varrosur nje pergjegjes i fshesareve te qytetit te Durresit), por ne hapesirat e lira rreth e qark ketij varri. Punimet u zhvilluan me kujdes dhe me ankth. Dolen dhe dy koka te tjera po femerore, por te demtuara, si dhe dy koka terakote prej luani. Se bashku me keto u gjeten fragmente dhe struktura po prej terakote te pituruar qe deshmonin qarte se kishin te benin me nje tempull shume te lashte, nga me te lashtet ne Shqiperi. Eshte fjala per nje tempull arkaik te periudhes me te skajshme, kur tempujt kultike ende beheshin prej druri te gdhendur dhe strukturash prej terakote (balte e pjekur), perpara se sa te kalohej ne ndertimin monumental te tempujve prej mermeri.

    ***
    C'perfaqeson koka femerore, e cila ka shpetuar mrekullisht, si te ishte koka e nje Mona Lize te prere ne gijotine shekuj me pare dhe qe ruhet e balsamosur?

    ***
    Kjo koke femerore eshte nje nga skulpturat artistike qe hyn ne koleksionin me te shkelqyer te artit arkaik te botes. Si kohe i takon vitit 525 p.e.s. Ky datim kaq i sakte eshte bere i mundur duke vene ne perdorim metoden krahasimtare ndermjet nje koleksioni prej afro 12 kokash te tilla te ngjashme, qe ndodhen ne muzete e botes dhe sidomos te disa prototipeve te datuara perafersisht te vitit 525 p.e.s. me origjine nga ishulli i Korkyres. Koka e femres ka nje fytyre vezake, floket jane te modeluar dhe te formesuar si paruket egjiptiane. Ky formesim eshte bere i mundur me ane te perdorimit te shufrave prej hekuri te ngrohura ne zjarr.

    ***
    Mbi koken e vajzes ka nje kurore te vogel, te quajtur stefane. Syte jane te medhenj, por ajo qe te ben me teper pershtypje eshte buzeqeshja, e quajtur ne literaturen shkencore si "buzeqeshja arkaike". Kete buzeqeshje kane gati te gjitha figurat qofte femerore, qofte mashkullore te skulpturave te epokes arkaike, duke filluar nga shekulli Vlll deri ne shekullin V p.e. s. Buzeqeshja arkaike eshte quajtur si nje buzeqeshje e dyzuara qe tregon edhe gezim edhe pikellim, pra eshte nje buzeqeshje e papercaktuar. Kete tip te buzeqeshjes e kane pergjithesisht skulpturat etruske dhe ne historine e artit quhet edhe si "buzeqeshje etruske". Ketu eshte tere sekreti i pashpjeguar deri me sot, plotesisht i te ashtuquajtures "buzeqeshje enigmatike e Mona Lizes", alias Xhokonda.

    ***
    Ajo qe eshte e padiskutueshme eshte se koka femerore prej terakote e Durresit eshte koka e nje sfinksi. Dalim keshtu tek ideja dhe kulti i sfinksit te epokes arkaike. Sfinksi eshte nje qenie e tmerrshme, qe ka atribute apotropoike, d.m. th, ruajtese, te karakterit te tabuse, qe nuk te lejon per te kapercyer cakun, as per ta profanizuar dhe shkelur nje vend te shenjte. Sfinksi, si qenie, eshte e dyfishte. Eshte kaq i dyfishte saqe duket se i perket nje fantazie surrealiste. Sfinksi ka perhere koken njerezore te nje vajze dhe eshte simbol seksual femeror, kurse pjesen tjeter te trupit nuk e ka prej njeriu, por prej kafshe dhe i perket nje luani, simbol seksual mashkullor. Pra Sfinksi eshte nje qenie gjysmenjeri, gjysmekafshe dhe gjysmefemer dhe gjysmemashkull, pra eshte nje qenie me kater dimensione konceptuale.

    ***
    Te gjitheve na kujtohet sfinksi i Tebes. Ai tregonte nje enigme dhe nese ai qe e degjonte nuk dinte ta shpjegonte enigmen, sfinksi e gllaberonte dhe e vriste. Dihet qe enigmen e sfinksit e zgjidhi Edipi, por zgjidhja e kesaj enigme e coi ate ne nje krim te llahtarshem, ne incestin e parafolur nga orakujt, te marteses se Edipit me mbretereshen Jokasta, qe qe ne te vertete nena e tij. Gjithe jeten, nje dijetar determinist i ditur dhe kokeforte si Frojdi, ia kushtoi studimit te te ashtuquajturit "kompleksi i Edipit".

    ***
    Fytyra sfinksore e vajzes se Durresit ka qafen dhe me pas ka qene ngjitur me nje sime apo fasade terrakote te pikturuar. Duke u bazuar ne faktin se edhe koka e skulptures dhe struktura tjeter kane qene te pikturuara me motive te percaktuara qarte dekorative, kemi bere te mundur rikonstruktimin hipotetik te pamjes se dikurshme. Fasada paraqitese e tempullit arkaik prej terakote te Durresit ka patur, krahas kokave prej femre dhe kokat e luaneve. Eshte pak e habitshme kjo gje. Ikonografia e cdo sfinksi paraqitet si fytyra e nje femre ne trupin e nje luani, pra si nje sinteze dhe jo vec e vec. Ne rastin e tempullit arkaik te Durresit dy pjeset hibride te sfinksit jepen te ndare, koka e femres vec dhe koka e luanit vec. Ky eshte nje element i ri konceptual, qe lidhet me nje diferencim te ri mitologjik dhe me nje ikonografi te re dhe te ndryshme. Sfinksi femer i Durresit ka buzeqeshjen e Mona Lizes dhe perben nje nga bukurite me te medha artistike te kultures arkaike te botes. Vlera historike dhe artistike e kesaj koke eshte e jashtezakonshme.

    ***
    Pauzania, nje dijetar i madh enciklopedik i shekullit te ll te te e.s ka shkruar nje liber me shenime per monumentet e lashte te Greqise se Vjeter, qe i kishte vizituar dhe pare me syte e tij. Ne librin e tij "Elida" ll, 19 Pauzania flet "se ne Olimp ka pare ende ne kembe nje thesar godine kulti te epidamnasve te bere si dhurate eks voto, pra nje lloj tempulli i vogel qe kishte te skulpturuar boten, te mbajtur nga Atllasi dhe Herakliu, Pemen e Hesperideve, mollen me gjarprin e perdredhur rreth saj.

    Te gjitha keto jane punuar prej dru kedri, nga Theokleu, i biri i Hegulit. Qe boten e beri bashke me te birin, e tregon mbishkrimi qe gjendet aty. Hesperidet, te mbartura me pas nga banoret e Elides, jane po ato qe ne kohen time (d.m.th ne shekullin ll p. e. s. ku jetonte Pauzania), ishin ne Heraion. Tempullin e epidamnasve e bene Pirroja dhe djemte e tij Lakrati dhe Hermoni". Ne librin "Greek Architectural teracotas", Oxford, 1993, f. 131 eshte botuar fotoja e nje fragmenti te tempullit te ndertuar nga banoret e Epidamnit ne Olimp te Greqise. Eshte fjala per nje tempull arkaik prej terakote dhe te pikturuar, te datuar si i vitit 525 p. e. s. Fragmenti i ketij tempulli te epidamnasve eshte zbuluar ne Olimp dhe per te kane shkruar arkeologet me fame boterore Dorpfeld, Bordman, si dhe Mallsits, Barte dhe Merteus.

    ***
    Sipas specialistes se famshme Nancy A. Sinter stili i pikturuar i fasades se tempullit te epidamnasve i takon "llojit ikonografik te rrymes arkaike greke perendimore". Pra ky stil arkaik, qe eshte i njejte me stilin e dekoracionit figurativ te tempullit arkaik te Durresit, tregon nje vektor me teper perendimor te artit te ndryshem nga nje ndikim me i madh lindor i tempujve te tille arkatike, p.sh. ne Azine e Vogel. Kjo gje radhit Durresin, Epidamnin e lashte, ne qytetet me te medhenj dhe me te fuqishem qe kane zanafille artin me te shkelqyer arkaik te botes.

    ***
    Le t'i rikthehemi zbulimit tone. Ne varrin ku eshte varrosur nje njeri i zakonshem i shekullit XX (nje nepunes i komunales se qytetit), doli ne drite kryevepra tronditese e sfinksit femeror te Durresit. Kjo gje eshte me shume se sa paradoks dhe e tejkalon cdo lloj kurioziteti.

    ***
    Per fat te keq, ne nuk mund te germojme brenda varrit te mbyllur. Sot perpara tere botes shkencore dhe artistike ngrihet sfinksi femer prej terakote, me buzeqeshjen e Mona Lizes. Nje Mona Lize e Durresit te para 26 shekujve. Nje Mona Lize perbindesh, nje bukuri e rrezikshme , tunduese por dhe nje tabu e pakapercyeshme. Sfinksi femer i Durresit, fare mire mund te quhet sfinksi i enigmes me te madhe, i tempullit te artit te mijevjecareve te Shqiperise.


    ***
    Keneth Klark, historian i famshem i artit, ka studiuar imtesisht arketipin antropologjik te Mona Lizes. Ky portret i sterfamshem,
    eshte bere si kalimi i Rubikonit midis Mesjetes dhe Rilindjes. Ne te vertete, portreti i Mona Lizes, e ruan traditen shekullore te ikones. Mona Liza eshte nje Shen Meri e laicizuar. Ky shekullarizmin i artit, eshte i pashembullt, eshte nje rruge kalim i madh. Keneth Klark, eshte marre posacerisht me enigmen e Mona Lizes. Teza se Leonard da Vinci, duke qene nga nje territor i mirefillte etrusk, ka pare ne femijerine e tij terrakotat etruske me "buzeqeshjen arkaike", ka nje vertetesi pa dyshim. Ajo qe nuk eshte shpjeguar sic duhet, eshte pse ka lindur ne konceptin artistik, ideja e nje buzeqeshje te dyfishte.

    Kjo buzeqeshje, te kujton edhe brengen, edhe gezimin. Perse pikerisht Sfinksi i kulturave egjiptiane, greke dhe romake, e ka buzeqeshjen e dyfishte? Pse pikerisht e zgjodhi kete buzeqeshje te dyfishte Leonard da Vinci? Dalim keshtu ne nje hulli teper interesante. Deri me sot, eshte thene se artisti ka pikturuar portretin konkret te nje femre. Duket sikur ai ka kryer thjesht nje porosi te paguar. Ai ka bere nje portret sic kane bere te tere piktoret. Ketu qendron edhe intriga e portretit. Nuk eshte kuptuar si duhet, se Mona Liza, nuk eshte gje tjeter, vec nje rimisherim modern i Sfinksit te lashte. Ajo eshte Sfinks. Vini re me kujdes portretin e saj ballor.

    Jo vetem qe ngjan me tere arketipinin e Sfinksave te botes, por mbart edhe fatalitetin e krejt enigmave te botes. Studiuesit kane zbuluar gati 100 nuanca te psikologjise se buzeqeshjes. Ata jane ndalur ne menyre te vecante edhe te duart e Mona Lizes, qe nuk jane gje tjeter vecse nje maskim estetik, i sterholluar i putrave te frikshme prej luani. Keto duar, jane te gatshme te kapin prene. Keshtu, Mona Liza eshte nje pergjithesim gjenial, i sintezes, i Sfinksit mitologjik me fytyren e Eves se pare, si edhe Eves se dyte, sipas terminologjise teologjike te Shen Marise.

    Dendesia simbolike eshte aq e madhe, sa gati te cmend. Por le te qetesohen njerezit. Nuk ka nevoje aspak per cmenduri. E tere ikonografia antropologjike e portretit, lidhet me nje njerezim te vetem. Ne kete kuptim, Sfinksi i Durresit, nuk eshte gje tjeter vecse nje modul. Ne art, modulet jane substance. Da Vinci nuk e ka njohur kurre Sfinksin e Durresit. Po ta njihte, edhe ai do te buzeqeshte i dyzuar, por krejtesisht i qete.

    ***
    Po Dan Braun e di kete histori te Sfinksit te Durresit? E di kete kod te panjohur te Leonard da Vincit? Me mire qe nuk e di. E perse valle duhet ta dije? Ai di ate qe kerkon vete. Te tjeret dine ate qe dine ata vete. AMEN!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    uroj që të drejtvlersohet si qyterim paragrekë=pellazgë pasi dijetarët tanë "nuk e njohin mirë kohardhjen greke në athine edhe i bëjnë grekët më tëvjetër në shqipëri se sa athinë....kur e gjith bota quan athinën si qytetin e parë pellazgë të grekëzuar?

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Bolivi, zbulohen gjurmë dinosauri 144 milionë vjecare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 09:09
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •