gjynaf paska vdek ollga. e modhe ka qen. ju preft shpirti nparajs.
gjynaf paska vdek ollga. e modhe ka qen. ju preft shpirti nparajs.
no glove no love
Me erdhi shume keq. Aktore e madhe ka qene.
Ndahet nga jeta Artistja e Popullit Violeta Manushi
Eshte ndare nga jeta sot ne moshen 81-vjecare nje nga ikonat e Teatrit Kombetar, Violeta Manushi. Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, ne shtepine e saj, pasi prej vitesh vuante nga nje semundje
Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende.
Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene. Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne Zonja nga qyteti ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine Pallati 176. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit, Morali i zonjes Dulska. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne Karnavalet e Korēes, Zyhrane te Fytyra e dyte, Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena
Jeteshkrimi:
Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek Zonja nga qyteti) ashtu edhe ne drame (Nica tek Gjenerali i ushtrise se vdekur). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine Streha e te harruarve. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen Oret e Kremlinit (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit (1959) dhe Morali i zonjes Dulska (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te Karnavalet e Korēes (1964), Zyhrane te Fytyra e dyte (1968), Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur (1971), Ollgen te Zonja nga qyteti (1975) dhe teton te Pallati 176 (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga Tana (1958) e deri tek Rrethimi i vogel (1989) dhe nje teledrame Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976). Per rolin e teto Ollges tek Zonja nga qyteti fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.
Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (1958)
Si aktore kam shume respekt per te ndieren, por filmi, Zonja nga qyteti per mendimin tim eshte filmi me i politizuar i realizmit socialist.
kush ka qen i politizu koci apo ollga
vetem kon tregu realitetin
kur mileti ta harron emrin ene te thir me emrin qe ke pas ne film trego se ene filmi ene aktorja kon qen te medhenj
no glove no love
Iiiii sa keq. Ka qene brilante ne skenen tone..
Ngushellime te afermve te saj..
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Komplet filmi ,pothuajse te gjithe personazhet e tij .Edhe nje here ,kur Violeta Manushit nganjihere i therisnin teta Ollga kjo ndodhte sepse ajo si aktore ka qare kete personazh si dhe shume personazhe te tjera.
Shume keq me erdhi tash e morra vesh nga lajmet, shpejt ke ne nje emision e tani vdiq![]()
pse kishte ndonje gje me papolitizuar ne ate kohe.Postuar mė parė nga ajzberg
![]()
do me mungoje teto Ollga .kishim shume filing ne te dyja![]()
"Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."
Me ka ardhur shume shume keq kur e kam marre vesh lajmin
Ngushellime familjes dhe dheu i qofte i lehte
R.I.P. teto Ollga![]()
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Krijoni Kontakt