Roli i argatëve të Makosllavisë !· Në të vërtetë, tradicionalizmi kriminalizues i një sistemi të gjatë është aq thellë i rrënjosur në vetëdijen e atyre që deridje kanë krijuar strategjinë goditëse kundër shqiptarëve! Sot ata kanë bërë argat të fortë që besnikërisht ua ruajnë pozicionet! Duke e analizuar urtinë popullore se: Ujku qimen e ndërron por hujin jo!, fare lehtë mund të konstatojmë se emëruesi i përbashkët i veprimit në sistemin e këtij shteti qoftë nga pozita e maqedonasve dhe nga opozita e tyre del se ata kanë një dozë të madhe të ngarkesave që e shprehin si urrejtje ndaj shqiptarëve në përgjithësi! Tani e kanë edhe ma lehtë se i kanë stërvitur dy Liderë që grinden kush do ta mbrojë makosllavinë!
ORBITA E PAPREKSHMËRISË !
Shkruan: Ferit RAMADANIKërçovë, 29. II. 2008
Specifika e kultit shqiptarë
Kompleksi i kultit të personalitetit nëpër sisteme të ndryshme të zhvillimit shoqërorë të shpeshtën është reflektuar si variantë që i hap ose i mbyll proceset! Në këtë drejtim, janë ndeshur të gjitha trajtat e idesë që synojnë të bëhen çështje! Megjithatë specifika e kultit shqiptarë është univers që kërkon një trajtim të veçantë! Kështu bie fjala, çështja e cilit do kulti nga kombet tjera në hapësirën ballkanike është trajtuar shumë ndryshe, sepse të ndryshme i ka pasur mundësitë e glorifikimit! Edhe kur nuk ka pasur profil as nivel , për të , janë mbledhur tok mekanizmat e sistemeve dhe ia kanë profilizuar veçoritë për t’ia dhënë shkëlqimin e përjetësisë! Ndërsa , kulti krijues i çështjes shqiptare, është penguar të duket si i tillë dhe, për ta shporrur nga rruga e zhvillimit atë e kanë plagosur qysh në ide! E kanë plagosur perandorët bashkë me ata që u shërbenin vetëm për një qëllim: Ta shtypin e ta zhbëjnë kauzën! Pikërisht për të, të gjithë ata që synuan ta jetësojnë idenë, me një fjalë ta mbajnë ndezë xixën e kauzës u shpërblyen me kërbaqë, me linqe, me dënime , me vrasje! Me një fjalë u shtypën me thundrën e robërisë!
Hapat e mbijetimit të idesë
Është e domosdoshme të definohet koha e orbitës që bën hapat e mbijetimit të idesë në binarët e sëmbarës! Për të s’ka se si të ketë dilema e, para sëgjithash duhet falnderuar ata që nuk u mbrapsën nga rruga dhe u përballën me sistemin unitar të plakut Qorr Gligorov që edhe kur e luftonte çështjen shqiptare, me strategji shumë dinake e, hap pas hapi, krijonte rrethana ekuidistancash që të shpienin larg e më larg prej drejtimit të vërtetë të zgjidhjes shqiptare ! Një gjë të tillë, të përcaktimit të saktë të raporteve të ekuidistancës , kurrë nuk e kishte ndërmend ta bëjë me Sërbinë ku e kishte të lidhur kërthizën e djallëzisë !Atje e kishte gjithë : shikimin, diplomacinë, përkrahjen, zemrën , shpirtin! Në atë drejtim diplomacia gligoroviste kishte bërë shumë hapa, pasi edhe rrënjët i kishte thellë e, duke i përgdhelur ca lazdranë të PPD, përfitoi nga dobësitë dhe servilizmi i tyre, për ta rrëmbyer rrafshin e unitarizmit autoqefal ta mbjellë gjithkah shëncirilikën e kryqit ortodoks në esencë sërbizëm milosheviqist, e me demokraci të ambalazhuar me shkëlqim mellasi !
Edhepse në botë, veçanërisht në Evropë, kishin përfunduar përpëlitjet e ndjenjës së tillë në zhvillim, ai krijoi shumë hapësirë veprimi për një dekadë, dhe mori pjesë nëpër shumë vende të botës me korin e tij diplomatik, për të dërguar e dëgjuar në përvjetorë ku bëhen kritika mbi ndjenjën e tillë që krijoj Dahaon, Mathauzenin dhe Ausshvicin e Rajhut Gjerman dhe ai, në vend që të marrë mësim kthehej turravrap me korin e tij diplomatik e sistematik të dhunës, për të vepruar sipas teorisë së kapilaritetit dhe rrjetit të marimangës, dhe, sa mundi krijoi proceset e Bit Pazarit, Ladorishtit, Gostivarit...! Me një fjalë, ai shkonte gjithmon në botën demokratike të Amerikës dhe të Evropës, merrte pjesë në manifestime e përvjetorë duke ëndërruar për modelet e zhvillimit të Hrushovit, Primakovit e Milloshit! Ishte krejtësisht një stil i veçantë i natyrshmërisë së qetë, por me një thellësi misterioze aq të shprehur që në relacionin e ngritjes së marrdhënieve kishte qëllimin për të fituar nga sinqeriteti i shqiptarëve të Kosovës dhe rrethanat e saj, bile, edhe nga logjika politike e Shqipërisë! Atyre gjithmon ua shtronte me lule pritjet e përcjelljet!
Atyre gjithmon ua shtërngonte dorën dhe ua përqafonte idetë! Atyre gjithmon u premtonte parajsën për ne shqiptarët, që ishim dhe mbetëm nën okupimin makosllav, Pastaj , këtu krijonte shtresa gjembore e dëbime në komunikim! I refuzonte variantat e bashkëpunimit! I nënshtronte idetë!
Me këtë mjeshtri Gligorovi përfitoi shumë për të vepruar sipas transparencës se është i gatshëm për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve! Në realitet, kjo farsë shpërlarjeje , i kapërcente binarët e orbitës me një dredhi sfiduese dhe ai hynte në shtigjet që ishin kundër gjithë të vërtetës që priste trajtim të drejtë! Në realitet, relacioni diplomatik gligorovist dhe e vërteta shqiptare nuk ishin në një rrafsh të njëjtë të përballjes për t’u krijuar pozicioni i barasvlerave! Nga njëra anë, transheja e së vërtetës shqiptare nuk i kishte mekanizmat mbrojtës të së drejtës natyrore, të urtisë, dhe të hises që e kërkonte në sistem! Nga tjetra anë, transheja e sistemit gligorovist bashkë me të lazdruarit e PPD-së, krijonin një orbitë paprekshmërie të hapsirës që kërkonte zgjidhjen e drejtë, por atë e kaptonin në binarët e të qenëmit të përshtatshëm , demek, lojal, të durueshëm për t’u zgjidhur problemi hap pas hapi në relacione të ekuidistancës!
Në këtë univers të kësaj sipërfaqeje manifestohej marshi i marathonomakëve dhe marshi i tiranëve! Dhe pikërisht në këtë përballje dilnin e profilizoheshin : sistemi kriminalizues me një esencë kolonizuese dhe, zëri politik i shqiptarëve të quajtur “ një grup i ardhur nga shkolla e Kosovës”, që e rrezikonte sistemin që deshi ta zhbëjë kauzën shqiptare!
Manifesti i këtill i veprimit drejt orbitës për çështjen shqiptare nuk ishte as i sforcuar nga rastësitë, as i ndërsyer nga “zlloduhët” e shpifur nga urrejtja dhe tirania LSDM-iste! Thjeshtë, ishte një konglomerat i madh i faktuar mbi të drejtën legjitime dhe natyrore të shqiptarëve që e kishin përjetuar thundrën e rëndë të robërisë, kishin kuptuar teoritë e satanizimit, dhe kapilaritetin e metodës së dozave në zhvillim! Por, meqë kishin energji të përballen me tiraninë e realitetit që rrezatonte shkëlqimin e mellsait, dhe hëpërhë krijonte një vargan grahmash e deliriumesh në idenë e zhvillimit të vërtetë, po ai “grup” i artikuluar në ide që hapte kutinë e kauzës shqiptare, doli jashtë kornizave të orbitës servile e të përshtatshme dhe, me një ngritje të ndërgjegjësuar veproi për kahet e zhvillimit !
Karakteristika e parë e këtij veprimi politik të shqiptarëve ishte shumë e qartë dhe natyrore! Megjithatë ishte aq e pamundur të dilte në sipërfaqe të përballej me transhenë e sistemit. Duhej një kohë e mundimshme e përballjeve dhe nëpërmjet goditjeve parabolike ta gjuaj transhenë e sistemit unitarë gligorovist, sepse në linjën frontale qëndronte gjithë instalimi partiak - dekor sistemi shqiptar , i koordinuar mirë për bariton! Edhepse mekanizmat që i përdori “zëri politik I shkollës së Kosovës” ishin transparenca më e arsyeshme dhe humanizmi që kërkonte korrigjim nga shkarrjet programore të sistemit u satanizua deri në ekstrem, sepse koordinimi i baritonëve dëshmonte të kundërtën duke përkrahur sistemin kriminal lsdm-ppdist!
Meqë në fillim të veprimit ishte zë i palegjitimuar, bile për shumë arsye edhe i pastrukturuar në hapsirën shqiptare, por i njohur në përmasa shekullore, doli aq elokuent fal pjekurisë dhe maturisë në veprim e në deklarim të Kreut udhëheqës, që pati sens për gjithë ato që i kërkoi dhe i vu në jetësimin e veprimit politik. Në realitet, në orbitën e veprimit të Kreut udhëheqës ishte gjithë identiteti i vërtetë që e kishte bartur shqiptari krajatave të përballjeve kundër kushtetutave rigjide dhe ndjenjës mohuese në zhvillim por, që nuk kishte ditur ta artikulojë për shprehje e për veprim. Në atë krijim misteri të veprimit çalaman të deriatëhershëm, ishte krijuar një tymnajë! Ishte artikuluar një bindje se shqiptarët nuk dijnë se çka kërkojnë! Me një fjalë dalja e shpeshtë nga binarët e orbitës që do të na shpiente atje ku duhej të mbërrinim, ishte pozicioni i përshtatshmërive sipas situatave që i krijonte dhe i deshi Gligorovi dhe kori diplomatik i tij! Me atë lëvizshmëri në qëndrime ai nëpër instancat më të larta të vendosjes dëshmonte lehtë paformësinë shqiptare!
Këmbëngulja e kërkesës dhe veprimit politik sipas orbitës së binarëve që shpienin në cakun e zgjidhjes së çështjeve, padyshim ishte përballje shumë e vështirë dhe që ia prishi oreksin dhe gëzimin të parit të sistemit, sepse maturia e Kreut udhëheqës të atij veprimi politik ndryshe i zbërtheu misteret dhe fenomenet që manifestoheshin, ndryshe i kategorizoi qëndrimet e qytetarit ndaj ligjit që e aprovonin zyrtarët e administratës së korruptuar qëndrimi i të cilëve ngritej mbi autoqefalinë dhe urrejtjen sa herë që u trokisnin në zyrë për shërbime shqiptarët. Kjo e vërtetë e të djeshmes u manifestua gjithkah nëpër institucione të sistemit që synoi një zhvillim të keq . Gjithë komplekset e ngritura nga ideja politike për nga koncentrimi flasin se në planin horizontal kategoria e barabarësisë si vlerë nuk kishte koeficientë. Nëse në gjuhën analitike hyn studimi i strukturave, pikërisht në këtë plan, zëri politik i shqiptarëve ka qenë shumë faktografik, për arsye se ishin të përjashtuar deri në ekstrem nga aktivitetet e zhvillimit ku mund të merrnin pjesë.
Karakteristika e dytë e veprimit politik të shqiptarëve u manifestua si orbitë që shpiente në kultivimin dhe ruajtjen e pavarsisë së tyre në mendim. Ata krahas pozicionit jo lakmues që e kishin; të papunësuar, pa mjete të informimit , pa kapital material, pa privilegje politike - gjegjësisht të përndjekur, u ballafaquan edhe me politikën e sofistikuar të lajkatarëve shqiptarë të përkrahur nga sistemi informativ i reçetave dhe shërbimeve të jufederalizmit titist - lsdmist, që i kishin të gjitha, përveç asaj që u mungonte ideja, humanizmi, racionalizimi për zgjidhjen e supravlerave gjegjësisht kauzave! Prandaj, zëri politik i shqiptarëve i ngritur fortë mbi binarët e idesë, humanizmit dhe racionalizmit u ndesh kundër një elite të njerëzve të përgdhelur e të kultivuar nëpër kabinetët e gjithë sistemeve ortodoksiste - komuniste deri në përfundimshekullin e kohës së arbitrazhit kur ata dolën mbi sipërfaqe të luajnë rolin e masonëve!
Karakteristika e tretë e veprimit politik të shqiptarëve u veçua me orbitën e paprekshmërisë në marrjen e pozicionit të cilën e krijoi ndaj kontekstit historik, politik, juridik, ekonomik e kulturor...! Ai zë ishte aq artikulues kundër vendimit dhe nivelit kriminal të Deklaratës për Pavarësi të Makosllavisë unitare, dhe vendimeve të niveleve e deklaratave të tjera kriminalizuese, për të cilat toborri i lajkatarëve të privilegjuar ppd-hiçët, përqafoheshin me suitën e inkuizitorhartuesëve kushtetutarë, pa u shqetësuar, bile pa e bërë dallimin prej atyre që e fitonin sistemin, por njëkohësisht si ata, manifestonin e ndjeheshin fitues! Me një fjalë, njëkohësisht ndjeheshin njësoj, barazoheshin sikur janë në binarët e një ecjeje përpara, jo se atëherë rrokulliseshin nëpër kolonizimin e përjetshëm ! Prandaj, pa i barasvlerësuar pozicionet e fituesit dhe humbësit ata u rreshtuan në punët e mëtutjeshme të Parlamentit dhe vazhduan në orbitën e pakufishme pa fituar asnjëfarë garance për qytetarët dhe për hisen shqiptare! Megjithatë, ata dilnin artikulues të përhershëm se vetëm ashtu bëhet fitorja. Ndërsa zëri politik i shqiptarëve “ të shkollës së Kosovës”, në orbitën e shenjëzimit bënë cakun artikulues dhe duke i mohuar pozicionet e pranimit kolonist për shkak të karrierrës individuale të një grupi lazdranësh, njëkohësisht kundërshtuan strategjinë kriminalizuese të sistemit që ngritej në korrupsion dhe në makinacione për afera të ndryshme sa herë që vinte koha e zgjedhjeve parlamentare dhe koha e zgjedhjeve lokale!
Karakteristika e katërt – Çdo gjë pati rrjedha të ndryshme, por befasisht hyri në jatakun e një transheje që e përkrah kolonizimin makosllav! Kanë ndryshuar vetëm reagimt sofistike. Ata “ të shkollës së Kosovës” nuk janë kundërshtarët e integrimit ! Bëjnë kërkesa që Makosllavia të pranohet në strukturat e Bashkimit Evropian, në Nato, e gjithkah! E kanë harruar Non Paper-in, dhe i kanë flak kërkesat për çlirimin shqiptar, sepse, “edhe po ta çlirojnë, apo ta ndajnë me marrëveshje, atë copë të kolonizuar, nuk dijnë cilit t’ia bashkangjisin” !!!
Ata të mërgimit, “komandant luftëtarët”, sepse asnjë nuk ishte ushtarë, i harruan komunikatat, dhe liferuan tymnajën se janë për të drejta të barabarta, dhe për integrim tek syri Qorr i Gligorovit, t’i përmbushet zbrazëtia Qikllopit nga atentati që e la pa dritë ! E drita e tij, siç deklaron shpesh kur jep intervista është ajo cope e gllabëruar e quajtur Pollog - Pellagoni! Dhe komandantluftëtarët e integrizmit, u turrën gjithkah të nënshkruajnë e të shoqërojnë Branko Zhugën edhe nëpër takimet me mërgimtarët e Amerikës ku zbrazën kupa e pjata deri sa u përmutën, edhe në Dibër shkuan të dëgjojnë se si Branko Zhuga turfullin se : Definitivish Maqedonija do të jetë unitare ! Për këtë histori të çudive, nuk mbetën pas as toborri i “shkollës së Kosovës “, duke i rënë borisë se : Maqedonia do ta njohë Kosovën kur të themi ne ! Ja gjthë kjo specifikë e kultit shqiptarë që pretendon të mbetet Orbita e paprekshme ! Pa “e ditur” se janë në rolin e argatëve !
Vegjetimi i ligjërimeve nga shtr
esimi opozitar
Nëse koha e tillë e njohur si “unitarizëm gligorovist me ekuidistancë”, përfundoi , sot ajo vegjeton si oazat në ligjërimet e parlamentarëve shqiptarë : pozitarë dhe opozitarë! Në vendosje dhe ekzekutim ajo nuk ka strukturë! Por s’do të thotë se nuk zhvillohet nëpër nënsitemet e zhvillimit! Lirisht mund të konstatohet se orekset dhe animet drejt po asaj tendence kanë një disponim të madh! Dhe futen qorthazi vetëm të jenë në system! Kurrsesi nuk e pranojnë të mbesin opozitë ! Po qoftë edhe si ajo ala Rrugova !
Në të vërtetë, tradicionalizmi kriminalizues i një sistemi të gjatë është aq thellë i rrënjosur në vetëdijen e atyre që deridje kanë krijuar strategjinë goditëse kundër shqiptarëve! Sot ata kanë bërë argat të fortë që besnikërisht ua ruajnë pozicionet! Duke e analizuar urtinë popullore se: Ujku qimen e ndërron por hujin jo!, fare lehtë mund të konstatojmë se emëruesi i përbashkët i veprimit në sistemin e këtij shteti qoftë nga pozita e maqedonasve dhe nga opozita e tyre del se ata kanë një dozë të madhe të ngarkesave që e shprehin si urrejtje ndaj shqiptarëve në përgjithësi! Tani e kanë edhe ma lehtë se i kanë stërvitur dy Liderë që grinden kush do ta mbrojë makosllavinë!
Në këtë “kohë procesesh” kur bëhet hapi i mbijetimit të idesë së shqiptarëve që synojnë të ngjiten në binarët e ecjeve zhvillimore në sipërfaqen që e mbuloi guri i madh i peshës së robërisë duke e përdorur si poligon eksperimental për shumë fushata goditëse, s’ ka se si të mos trajtohen nga distanca e analizave gjithë qëndrimet ndaj fenomeneve në zhvillim, bile, përse të mos trajtohen temat tabu të së djeshmes që e mprehi Shpatën e Demokleut dhe pa një e pa dy u ra mbi qafë shumë krijuesëve që kishin horizonte në përballjet politike, sociologjike, ekonomike, administrative, artistike...!
Ditari i së djeshmes për arsye të qëndrimeve sistematike kriminalizuese është shumë tragjik! Gjithë ajo pengesë e ngritur deri në dhunim të zhvillimit, sot ka një karakter aq përçudnues saqë e shprehur me gjuhën e variablave shkencore reflekton një pamje shkretëtire! Vetëm paraqitja e aty-këtushme e ca oazave krijuese nëpër fushat e larttheksuara ka krijuar gjurmët e një egzistence, dhe plagët e hapura nga ai zhvillim goditës janë dëshmi se zhvillimi i bërë, si i tillë është zhvillim gjenocidal! Nëse bëjmë krahasime se cila metodë është përdorur në zhvillimin shoqëror, përse gjithë ai diferencim, përse gjithë ato ndjekje e përndjekje nga policia inkuizitore në nivelin vertikal dhe horizontal, del qartë ndjenja mohuese në çdo sferë të jetës, gjegjësisht të jetës praktike por edhe të asaj letrare...!?
Prej gjithë këtyre postblloqeve prej nga dolën pengesat direkte të zhvillimit, mund ta kuptojmë se aparati i dhunës shtetrore jo vetëm që i ka ruajtur ato metoda, por njëfarëdore, edhe motivet i ka sofistikuar e modifikuar që t’ i shprehë sipas dëshirës e nevojës, vetëm për t’ia mbërri qëllimit të vet!
Shumë padrejtësi të së djeshmes në zhvillim i kanë trashëguar edhe sot ca surrogatë! Dhe ato, veçmas në provincë kanë shumë mundësi që t’i shpërndajnë viruesët prej të cilëve vuajnë vogëlsitë intelektuale dhe, përpiqen të dominojnë në sistem! Nëse sot hedhim pikëshimin e lirë dhe synojmë të bëjmë një analizë sa më të saktë për dozën e zhvillimit, padyshim se do të konstatojmë dy linja të orbitës së paprekshmërisë!
E para të shpie deri në thyqafje për gjithë botëkuptimet bindëse se shqiptarëve asgjë nuk u takon pos Kushtetutës, ligjet , dhe institucionet që i shtypin! Ata duhet të jenë të ndërprerë nga vaji i parë i lindjes deri tek lamtumira e jetës! Ata mund të jenë vetëm punëtorë krahu nëpër gragjevina, ose objekte për të ushtruar dhunën! Ata mund të jenë vetëm kujdestarët e fajsisë që trazojnë fabulën e urtisë se qengjave , pardon luanëve!, që do të kërkojnë mbrojtje gjatë proceseve - sistemeve goditëse për ta bërë gjithë shtetin çisto makedonsko!
E dyta të shpie deri në mbijetim ! Padyshim kjo orbitë paprekshmërie na obligon t’ia ngrisim nivelin! Jo për atë se duhet të na japë poste! Por, për atë se duhet të na japë pozicione të identitetit të vërtetë shqiptarë! Ashtu siç ishte transparenca në dimensionin shqip! Dhe atë për arsye se sot motivet e mbijetimit shqiptar nuk maten me hekurosjen servile, por me hekurosjen e integrimit si njerëz të një niveli! Njerëz të fjalës dhe të besës! Njerëz të integruar në strukturën e sistemit të plotë me identitetin e vërtetë! Njerëz që kanë shumçka të kohës moderne , por, edhe gjithçka ngja gjaku gjuha dhe tradita legjendarëve që u përballën me perandoritë, dhe me dinamizëm dhe heroizëm legjendarë fituan!
Koha e zvarritjeve dhe e përplasjeve sipas interesit është kohë shterpë! Koha që i ka motivet për integrim jo të drejtë në sistemin kolonial, prej ku nuk vjen asnjë e drejtë nëse ne nuk përpiqemi ta sjellim me mundime deri në gjakderdhje ! Edhe pse nga ai system kriminal ishim në shumë variante e metoda të penguar, edhe sot na fajsojnë se kishim faj !!!
Nëse bota qyshkur i krijoi strukturat dhe di të agregojë në sisteme, si e tillë e njohu edhe Kosovën – Shtet i Pavarur dhe Sovran! Deri ku arritën shqiptarët të organizuar me parti, duke deklaruar se jemi faktorë të randësishëm për agregim në system u pa! U pa se kyçemi si gjymtyrë të përdala gjithkah në sistemin e autoqefalisë ortodoksiste të shpërlarë me ajazmë e temjan...!
http://www.pashtriku.org/
Krijoni Kontakt