yhyyy bjeri :d
Leji mer daje njerzit te propozojne per qejf te vet :d
Psh:
E nderuar bashkeqytetare,
marr guximin ne kete dite me re dhe pa agim te shpreh ndjenjat e mia per individin dhe personaltitetin tuaj te dalluar. Sic me siguri do te keni vene re kohet e fundit ne pranine tuaj kam pasur simptoma te nje tensioni te larte trupor shoqeruar nga nje lekundje e crregult temperature ne ekstremitetet e trupit tim. Te tilla si: Veshet, duart, kembet, hunda ...
Pa dashur te emeroj te gjitha ekstremitetet qe pesojne ndryshime ne pranine tuaj do te kisha deshiren t'ju sugjeroja nje marrdhenie bilaterale* me synime afatgjata² dhe serioze³ me qellimin e shmangjes se simptomave si dhe natyrisht zhdukjen e tyre perfundimtare pas disa vitesh. Duke shpresuar se prania ime ka shkaktuar tek ju te njejtat simptoma dhe nisur nga hamendja njerzore se keto simptoma paraqesin kushtet e duhura per nisjen e nje marredhenie te tille bilaterale, ne gjuhen popullore e njohur me fjalen dashuri, do te isha teper i ngazellyer nese ju do te pranonit kete oferte.
Pershendetje te sinqerta
Xhemal Hafezi
* Rruga dhe instanzat e nevojshme ligjore per krijimin apo mbylljen e kesaj marrdhenie mbeten te hapura.
² Synimet afatgjata mbeshteten ne baze te kontrates mbi marrdhenien bilaterale, si te tilla nuk ndertojne nje premtim apo hapesire padie.
³ Mbeshtet vetem qellimet e marrdhenies bilaterale dhe nuk perben eliminim e faktoreve humoristik gjate saj.
§§ Te gjitha synimet jane si ndertues themelor te nje kontrate te cialt pa miratimin dypalesh te kontrates bien ne menyre imediate dhe nuk perbejne objekt padie ne baze te §§ 131- 453 CZSh
Ah ka lezet propozimi apo jo ?

Krijoni Kontakt