PD homologe me komunistet e Kines
E Hene, 27 Gusht 2007
Partia Demokratike hedh nje hap te madh drejt forcimit te miqesise me Kinen komuniste. Nje agjenci kineze lajmesh tha mbreme se partia e kryeministrit Berisha do te jete mikpritese e nje delegacioni te Partise Komuniste te Kines. Sipas agjencise, ka qene vete PD ajo qe ka bere ftesen per delegacionin e Partise Komuniste Kineze ne Shqiperi. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, njoftoi mbreme se nje delegacion i Partise Komuniste te ketij vendi do te vizitoje vendin tone me ftese te Partise Demokratike te Shqiperise. Delegacioni ne fjale do te jete ne Shqiperi ne kuadrin e nje vizite ne pese vende aziatike dhe europiane ku pervec Shqiperise ne axhende ka edhe Taxhikistanin, Gjeorgjine, Maqedonine dhe Turkmenistanin. “Delegacioni i Partise Komuniste te Kines, u nis nga Urumqi, kryeqyteti i rajonit veriperendimor te Xinjang Uygur, te dielen mbrema per te vizituar pese vende te Azise dhe Europes”, shkruante agjencia Xinhua e cila listonte mes vendeve te vizites edhe Shqiperine. Delegacioni i cili do te kryesohet nga Eang Jiarui, kryetar i Departamentit Nderkombetar te Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Kines, ka marre ftesa, sipas agjencise nga forca politike ne te gjitha vendet qe do te vizitoje. Teksa rreshton emrat e partive qe kane derguar ftesat, bie ne sy se homologia shqiptare e PK te Kines eshte pikerisht partia qe proklamon me se shumti luften kunder komunizmit ne Shqiperi. Partia Demokratike, e kryeministrit Sali Berisha
Korrieri
Krijoni Kontakt