109 emrat e të dënuarve me burgim të përjetshëm

Në burgjet shqiptare janë 109 të dënuar me burgim të përjetshëm. Gazeta "Tirana Observer" boton listën me emrat, moshën e tyre si dhe burgun ku vuajnë dënimin kapital. Sipas të dhënave, kjo është shifra më e lartë në historinë e shtetit shqiptar. Janë 109 persona, të cilët do të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre në qelitë e burgjeve të vendit tonë. Por më e rëndësishme nga të gjitha këto është fakti që mosha mesatare është 29.6 vjeç.
Ndërkohë mosha më e vogël në listën e këtyre të dënuarve është 20 vjeç dhe ajo më e larta është 46 vjeç.
Lista
Shifra është më e madhe se e të gjithë viteve. Burgim të përjetshëm kanë mbi supe 109 persona. Akuza që ka dërguar përjetë në qeli kanë qenë të rënda, ku numrin më të madh të tyre e zënë vrasjet. Mosha e tyre varion nga 20 deri në 46 vjeç. Ata ndodhen në pesë burgjet e vendit në seksionin e sigurisë së lartë. Duke filluar nga Agim Pepa, Elidon Kotorri, Jaho Mulosmani, gjithashtu Dritan Kateshi e Myrteza Çaushi.
Vendimet
Të gjithë kanë marrë një vendim të formës së prerë të gjykatës së shkallës së parë në qytetin që kanë kryer krimin. Por mbi supet e disa prej tyre rëndon edhe një vendim i Gjykatës së Apelit, por nuk lihet pas as ajo e Gjykatës së Lartë. Kështu, nuk ka mjaftuar vetëm një vendim, por edhe dy. Kjo pasi duke mos rënë dakord për vendimin e parë të gjykatës së shkallës së parë, një vendim i dytë bënë më të bindur mbrojtësit.

Dritan Kateshi
Është i njohur me nofkën “Kateshi”, drejtuesi i bandës me të njëjtin emër, u kap gjatë një aksioni spektakolar të policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës në vitin 1999. Akuzohet për një sërë krimesh të kryera gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

Elidon Kotorri
I dyshuar si anëtar i grupit të quajtur “Djemtë e Rrugës së Kavajës”, është arrestuar në vitin 1999. Kotorri është dënuar për akuzën e vrasjes me paramendim të pesë shtetasve në Tiranën e Re në vitin 1999 e në vazhdim, në vitin 2000.

Myrteza Çaushi
Është i njohur si “Zani i Vlorës”. Arrestohet në vitin 1998. Më pas më 22 mars 1999, Myrteza Caushi lirohet në sallën e gjyqit. Tre muaj pas lirimit, më 7 korrik 1999, Zani akuzohet se ishte protagonist në një ngjarje ku mbeten të vrarë tre persona.

Agim Pepa
Agim Pepa është dënuar më burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu.

Shifra

109 të dënuar me burg për jetë. Kjo është shifra më e lartë ndër vite të personave që kanë marr një dënim kapital në Kodin Penal të Shqipërisë. Të gjithë këta persona do të qëndrojnë pjesën tjetër të jetës në qeli.

20 vjeç është mosha më e vogël që mban mbi supe një i dënuar me burg përjetë. Krimi që kanë kryer këta persona në këtë moshë, është vrasje me paramendim, por edhe vrasje për shkak të cilësive të veçanta si dhe vrasje të dyfishtë.

46 vjeç është mosha më e madhe e një të dënuari me burg të përjetshëm. Nëse do të shohim listën e të dënuarve përjetë, i ekstraduari i fundit që akuzohet për vrasje ka mbi supet e tij moshën 46-vjeçare.

1995 është viti i fundit kur është ekzekutuar shqiptari i fundit i dënuar me burg përjetë. Ky ka qenë edhe viti kur është hequr nga Kodi Penal dënimi kapital me vdekje. Heqja e këtij dënimi ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

30 vjeç është mosha mesatare e të gjithë të dënuarve me burgim të përjetshëm. Sipas moshës që kanë të dënuarit, rezulton që nga 109 që kanë marrë vendimin e formës së prerë, të jetë mosha mesatare e tyre 30 vjeç.

6 persona është numri më i madh që janë vrarë nga një person i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata me burgim të përjetshëm. Numri më i madh i viktimave të të dënuarve me burg kapital është 6.


Të dënuarit me burgim të përjetshëm

1. Shkëlqim Selman Keka, 36 vjeç Burgu 302
2. Alfred Gani Selimi, 30 vjeç Burgu Tepelenë
3. Anton Gjergj Arapi, Burgu Tepelenë
4. Durim Dervish Leka, 22 vjeç Burgu Tepelenë
5. Gëzim Mino Cuko, 36 vjeç Burgu Tepelenë
6. Glodian Sami Saliaj, 25 vjeç Burgu Tepelenë
7. Pëllumb Nuri Yzeiraj, 35 vjeç Burgu Tepelenë
8. Qamil Petrit Gjolena, 30 vjeç Burgu Tepelenë
9. Sulo Bektash Jaupaj, 25 vjeç Burgu Tepelenë
10. Tomorr Shyqëri Çaushi, 30 vjeç Burgu Tepelenë
11. Vasil Ali Mema, 27 vjeç Burgu Tepelenë
12. Xhemal Hajri Halili, 30 vjeç Burgu Tepelenë
13. Luan Ymer Isufi, 25 vjeç Burgu Tepelenë
14. Qemal Çuman Memushaj, 35 vjeç Burgu Tepelenë
15. Kastriot Sadik Maksuti, 29 vjeç Burgu Tepelenë
16. Gazmir Namik Krenari, 30 vjeç Burgu Tepelenë
17. Pashk Jak Koçi, 36 vjeç Burgu Krujë
18. Agim Ndue Pepa, 39 vjeç Burgu Peqin
19. Alfred Todi Shani, 30 vjeç Burgu Peqin
20. Altin Kujtim Myrta, 25 vjeç Burgu Peqin
21. Arben Eqerem Grori, 37 vjeç Burgu Peqin
22. Arben Gjelosh Nika, 30 vjeç Burgu Peqin
23. Arsen Metush Kapaj, 25 vjeç Burgu Peqin
24. Artur Demir Gora, 30 vjeç Burgu Peqin
25. Azem Isuf Peca, 27 vjeç Burgu Peqin
26. Aleksandër Xhemal Xhelaj, 35 vjeç Burgu Peqin
27. Agron Fehta Alushaj, 30 vjeç Burgu Peqin
28. Arben Nezir Fasho, 28 vjeç Burgu Peqin
29. Ardian Qamil Shkalla, 32 vjeç Burgu Peqin
30. Bashkim Zenel Sulo, 35 vjeç Burgu Peqin
31. Bledar Burim Boraj, 25 vjeç Burgu Peqin
32. Dritan Sefedin Kateshi, 29 vjeç Burgu Peqin
33. Elidon Dilaver Kotorri, 32 vjeç Burgu Peqin
34. Edmond Nazif Xhavarra, 25 vjeç Burgu Peqin
35. Erion Musa Veziri, 26 vjeç Burgu Peqin
36. Flamur Rexhep Lika, 27 vjeç Burgu Peqin
37. Fuat Lutfim Basriu, 35 vjeç Burgu Peqin
38. Fatmir Lutfi Veliaj, 30 vjeç Burgu Peqin
39. Fatmir Gani Xhixha, 35 vjeç Burgu Peqin
40. Gjon Nikoll Prenga, 32 vjeç Burgu Peqin
41. Gëzim Gjergj Guri, 28 vjeç Burgu Peqin
42. Ilir Jemin Gjerko, 27 vjeç Burgu Peqin
43. Gëzim Kodhel Hatija, 30 vjeç Burgu Peqin
44. Hekuran Kodhel Hatija, 26 vjeç Burgu Peqin
45. Ilir Naim Paco, 32 vjeç Burgu Peqin
46. Ilir Shyqëri Dybeku, 34 vjeç Burgu Peqin
47. Krenar Ali Maci, 29 vjeç Burgu Peqin
48. Kadri Hamit Kullolli, 26 vjeç Burgu Peqin
49. Luan Vesel Balliu, 38 vjeç Burgu Peqin
50. Lulëzim Ramadan Brahja, 27 vjeç Burgu Peqin
51. Lorenc Kostandin Ilia, 38 vjeç Burgu Peqin
52. Nazmi Hamdi Avdillari, 40 vjeç Burgu Peqin
53. Prel Mark Vuçaj, 35 vjeç Burgu Peqin
54. Paulin Zef Buja, 34 vjeç Burgu Peqin
55. Pelivan Zini Hysenaj, 39 vjeç Burgu Peqin
56. Petrit Nak Verri, 33 vjeç Burgu Peqin
57. Renato Viktor Zallimi, 25 vjeç Burgu Peqin
58. Shkëlqim Ali Sula, 34 vjeç Burgu Peqin
59. Sokrat Dhimitër Delijorgji, 26 vjeç Burgu Peqin
60. Sovran Agim Qeleposhi, 25 vjeç Burgu Peqin
61. Skënder Halil Birja, 35 vjeç Burgu Peqin
62. Selami Islam Shpardhi, 32 vjeç Burgu Peqin
63. Skënder Enver Hyseni, 39 vjeç Burgu Peqin
64. Shkëlzen Sefer Trako, 28 vjeç Burgu Peqin
65. Taulant Hiqmet Balliu, 39 vjeç Burgu Peqin
66. Valmir Sali Hoxhaj, 27 vjeç Burgu Peqin
67. Vath Ibrahim Kallaku, 35 vjeç Burgu Peqin
68. Valter Asllan Leka, 34 vjeç Burgu Peqin
69. Arben Ndue Lushi, 29 vjeç Burgu Burrel
70. Din Bajram Kafica, 33 vjeç Burgu Burrel
71. Edmond Gjovalin Batra, 23 vjeç Burgu Burrel
72. Edmond Zef Çupi, 25 vjeç Burgu Burrel
73. Erion Ton Bushi, 27 vjeç Burgu Burrel
74. Estref Ramiz Lita, 25 vjeç Burgu Burrel
75. Fran Pal Mazashi, 35 vjeç Burgu Burrel
76. Gazmir Mendi Brakaj, 28 vjeç Burgu Burrel
77. Gjon Ndre Ndokaj, 27 vjeç Burgu Burrel
78. Guri Myftar Dumani, 23 vjeç Burgu Burrel
79. Hashim Xheme Mema, 27 vjeç Burgu Burrel
80. Hysni Qemal Rrepaj, 19 vjeç Burgu Burrel
81. Ilir Mark Perdrecaj, 28 vjeç Burgu Burrel
82. Jaho Sali Mulosmani, 30 vjeç Burgu Burrel
83. Jurgen Malo Baçja, 27 vjeç Burgu Burrel
84. Luan Kamber Murra, 29 vjeç Burgu Burrel
85. Mazin Ndrec Molla, 30 vjeç Burgu Burrel
86. Mehdi Halil Braho, 34 vjeç Burgu Burrel
87. Muharrem Jakup Daka, 39 vjeç Burgu Burrel
88. Myrteza Gjovalin Gjoka, 32 vjeç Burgu Burrel
89. Myrteza Skënder Çaushi, 35 vjeç Burgu Burrel
90. Nikolon Ndue Topalli, 33 vjeç Burgu Burrel
91. Njazi Rakip Çeka, 27 vjeç Burgu Burrel
92. Petrit Zef Murrani, 29 vjeç Burgu Burrel
93. Premtim Shaban Tola, 26 vjeç Burgu Burrel
94. Prend Ndue Mushaj, 23 vjeç Burgu Burrel
95. Rexhep Ded Memia, 28 vjeç Burgu Burrel
96. Rifat Ram Bajraktari, 29 vjeç Burgu Burrel
97. Rrok Nikoll Pacaj, 26 vjeç Burgu Burrel
98. Viktor Ymer Ymeri, 25 vjeç Burgu Burrel
99. Vizon Drijtat Ranohitaj, 24 vjeç Burgu Burrel
100. Ali Adem Rushi, 39 vjeç Burgu Burrel
101. Dashamir Rifat Hasanaj, 34 vjeç Burgu Burrel
102. Gjovalin Ded Kadilli, 33 vjeç Burgu Burrel
103. Ylli Frok Lepuri, 25 vjeç Burgu Burrel
104. Lavdërim Tufa, 32 vjeç Burgu 313 Tiranë
105. Dritan Vila , 30 vjeç Burgu 313 Tiranë
106. Ramiz Onuzi , 28 vjeç Burgu 313 Tiranë
107. Pashk Lleshi, 35 vjeç Burgu Lezhë
108. Nertil Kello, 22 vjeç Paraburgimi Korçë
109. Përparim Matja, 46 vjeç Burgu Lezhë